ONIXI Maj 2018
Në mbremjën e parë të javës të muajt Maj,Shoqata e Artistëve dhe Intelektualve shqiptar „Art Club“ udhëhequr nga kryetari dhe aktivisti i vyer në Ulqin prof Ismet Kallaba, organizoi Përurimin e monografisë dhe ekspozitës retospektive të piktorit Rudi Goga .Kështu salla e shtëpisë Kulturës ishte e mbushur plotë mysafirë te ardhur nga qyteti i Ulqinit me rrethinë nga Shqipëria,Kosova,dhe Diaspora.! Salla e shtëpisë se Kulturës ishte e dekoruar me pikëtuarat e artit famor të piktorit të vyer dhe shumë dimensional Rudi Goga.Kështu krayetari i „Art Clubit „ztr. Ismet Kallaba ju drejtue familjarëve të piktorit Rudi Goga dhe të pranishëmeve;
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Sonte, një vit më parë, ka vdekur piktori Rudi Goga, prandaj ne kemi menduar që njëvjetorin e vdekjes së tij, njëkohësisht 70-vjetorin e lindjes, ta shënojmë me këtë mbrëmje homazh në kujtim të jetës dhe veprës së tij, për të vlerësuar kontributin e tij në fushën e artit te shqiptarët në Malin e Zi, artin kombëtar dhe atë malazias.
Pasi që pothuajse të gjithë që jeni të pranishëm e keni njohur mirë piktorin, unë do të lexoj vetëm një biografi të shkurtër të tij.
Rudi Goga ka lindur në vitin 1948. Studimet universitare i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, në klasën e prof. Muslim Mulliqit, në vitet 1975-1979, dhe në Diseldorf -Gjermanisë te profesori Joseph Beuyes, 1980-1982.
Ka hapur rreth 70 ekspozita individuale, në vend dhe në shtete të Evropës, ndërsa me punimet e tij është prezantuar në shumë ekspozita kolektive. Për veprat e tij kanë shkruar shumë kritikë të njohur arti.
Rudi Goga ka qenë anëtar dhe fituesi i parë i Çmimit Vjetor të SHAI „Art Club“Ulqin.
Ai jo vetëm që kishte shpirt artisti, por e gjithë jeta e tij ishte e lidhur me artin. Edhe vdekja e gjeti duke u kthyer nga një ekspozitë në Tivar.
„Arti është jetë, jeta është art“
Në foto publicist Ali Salaj,kryetari i“ Art Clubit“Ismet Kallaba dhe kritiku i artit Qazim Muja
Ishtin moto e jetës së tij thëniet: dhe „Ars longa, vita brevis“ që do të thotë „Arti është i gjatë, kurse jeta është e shkurtër“. Dhe mund të thuhet që ai jetoi në harmoni dhe në përputhje të plotë me këto thënie;
Të menduarit është formë
Monografia „Të menduarit është formë“ është botuar në vitin 2014 nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.
Të nderuar të pranishëm;
Për të folur mbi vlerat e kësaj monografie dhe të krijimtarisë së Rudi Gogës, fjalën mori publicistin dhe ish spikeri i Radio Televizionit të Kosovës ztr.Ali Salaj.i cili ne fjalën përshëndetese para të pranishmëve tha;
Piktor i dimensioneve surreale
Rudi Goga me krijimtarinë artistike i kaloi përmasat e një krijuesi të suazave lokale duke u shndërruar në një artist të niveleve rajonale dhe ndërkombëtare.
Këtë e arriti me veprimtarinë e tij që përfshinë ekspozitat e shumta nëpër qendrat më të njohura rajonale dhe evropiane dhe çmimet prestigjioze me të cilat u shpërblye për kreativitetin në artin figurativ famor.
Studiuesit dhe kritikët e artit hetuan fuqinë e penelatës së tij me frymën ekspresive, të cilin e cilësuan si një artist “autonom” me kompozicione të veçanta figurale. Studiuesit e veprës së tij si Rene Berger, Hivzi Sulejmani, Suzana Varvarica-Kuka, Pavle Pejoviq, Ruzhdi Ushaku etj e përkufizuan si “bartës i fuqishëm i të shprehurit ekspresiv” me “ kompozicione të intonuara lirike”.
Në sallën e shtëpisë se kulturës;Pamje nga perurimi i monografisë të Rudi Goga
Duke e njohur krijimtarinë dhe egocentrizmin e Rudi Gogës, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, vendosi që të botonte një monografi luksoze ku do të inkorporoheshin disa shkrime të studiuesve dhe kritikëve të artit për autorin, tablotë e piktorit të punuara në disa cikle dhe albumi i fotografive të autorit nëpër ekspozitat e ndryshme ndërkombëtare ose gjatë formimit të tij në shkollë dhe shoqëri.
Monografia u quajtë “ Të menduarit është formë” e që paraqet diapazonin e gjerë të referencave ideore dhe figurative që autori i projektonte në punimet e tij. Edhe gjatë përgatitjes së kësaj monografie për botim R. Goga insistonte në detale duke mos toleruar asnjë projektim të gabuar në komunikim me adhuruesit dhe artdashësit e shumtë.
Kjo monografi përmbajtësore që mbet si amaneti i fundit i Rudi Gogës u shndërrua në një homazh për autorin tonë të denjë që pasuroi artin modern shqiptar.
Rudi Goga ka qenë një piktor produktiv. Veprat e tij janë një pasuri e çmuar e qytetit tonë dhe artit në përgjithësi. Por fatkeqësisht, një pjesë e mirë e tyre tashmë nuk ndodhen në qytetin tonë e as në institucionet kulturore kompetente, të cilët është dashur të bëjnë më shumë për ruajtjen e trashëgimisë artistike.
Këto vepra që janë ekspozuar sonte në këtë ekspozitë janë vetëm një pjesë nga krijimtaria e piktorit, të cilat janë marrë nga familjet ulqinake. Prandaj gjej rastin që të falënderoj përzemërsisht: Jenuz Muharremin, Mersiha Mavriqin, Gjekë Gjonajn, Hajredin Kovaçin, Asllan Bishën, Jusuf Likën, Syme Kokajn, Gazmend Çitakun dhe Sabahet Durakun, të cilët na i kanë dhënë pikturat sepse pa ndihmën e tyre nuk do të ishte realizuar kjo ekspozitë .
Falënderoj po ashtu kolegët e piktorit – Mersiha Mavriqin, Edin Kapllanin dhe Vahida Nimanbegun që kanë ndihmuar për përgatitjen dhe rregullimin e ekspozitës.
Tani për të paraqitur një vështrim të shkurtër mbi krijimtarinë artistike të piktorit Rudi Goga, auditorit ju drejtue piktori dhe kritikun e artit ztr.Qazim Muja,i cili në fillim të fjalës se ti tha; Çdo mendje e mprehtë ka edhe definicionin e vet për artin.“Arti është jetë,jeta është art“, siç duket edhe ka dalë nga bindja e Bojsit se vetëm arti mund ta ndryshojë jetën dhe se jeta është vepër e artit.
Krijimtaria e piktorit Rudi Goga është shumë e frytshme dhe e larmishme,ai jep mesazh prandaj dhe është e vështirë që e gjitha te pë rfshihet në një vështrim të shkurtër. Fusha e tij e interesimit në kuptimin psikologjik dhe artistik,shikuar globalisht është njeriu bashkëkohor me mikro dhe makrokosmosin e tij të cilin Goga e prezanton në formë jo të zbukuruar,por te zhveshur,të thjeshtësuar,pothuaj si një grafi rentgeni,si një organizëm që vështirë se eksponon pjesët e tij përbërëse si një hije apo njollë duke mos iu përshtatur shijeve të publikut, por duke ecur rrugës së vet të individualizimit me vetëbesimin për të krijuar artin e tij me karakteristikat e njohjës origjinale.
Goga nuk shqetësohej fare për atë se a do të pëlqehej apo jo arti i tij nga shikuesit, janë apo nuk janë përsonazhet e tij të lirë,të frenuar apo të shfrenuar,bizare apo normale,të bukura apo të shëmtuara,me forma të rregullta,të thyera, të deformuara,apo edhe të tejtheksuara.! Megjithatë ata kanë fuqinë e fshehtë psikologjike dhe janë tërheqëse ne mënyrë të çuditshme,sikur janë të hibëruara në momente,të ndaluara në kohë. Goga i vinte në lëvizje ,i çlironte për t´ju gjetur rrugën e tyre dhe për te realizuar misionin e ekzistencës në një hapësirë të tyre klaustofobike brenda së cilës do të përballeshin me aspektet negative apo pozitive të psikës apo asaj hijës misterioze të mjë qenie të dytë që jeton paralel në çdonjerin nga ne ,duke na frikësuar me principin e dualitetit apo me të ashtuquajturën metafizikë të kundërthënjëve ,qofshin këto pozitive apo nefgative.
Një nga pikturat madhore te piktorit Rudi Goga
Është ky një një proces psikologjik i njeriut i realizuar në mënyrë mjeshëtrore nga ky mjeshtër i artit famor,duke individualizuar vetë jetën e tij dhe jo vetëm, si një vetëkrijim apo vetëplotësim duke eleminuar metastazat e rrënimit shpirtëror ,apo duke theksuar ato,sado të dhembshme apo të shëmtuara qofshin sepse ,siç do të theksonte Jung,“vetëm me individualizimin personal ,vetëm me mishërimin e qëllimit të ekzistimit të vet në këtë botë do ta gjejmë veten e vërtetë ne veteveten tonë,apo origjinalin e vetevetes .! Format të Goga,janë të lira dhe jo studioze nè mënyrë anatomike .Krijonte pa i kushtuar kujdes precizitetit ,duke përdorur një shumësi vijash tek vizatimi dhe grafika tek monoprinti ose monotipja bënte ndëhyrjet e drejtëperdrejta kuptimplote ,apo duke përdorur sfumato të theksuaara tek piktura. Të gjitha këto forma pune në tabllotë e tij të krijojnë një vition astral sikur njeri trup apo njëri shpirt del nga tjetri ,me një theks paranormal,gjithëmonë duke potencuar kaonceptualizimin si drejtim,të veçantë në art.Kështu mendonte dhe punonte ai, dhe ps u hsmendur fare dua te vë ne dukje ekscentrizmin e tij,por ne kuptimin e mirë të fjalës,ne favor të artit,qoftë ai edhe ekstravagant,ashtu siç ishin Van Gog Gogen Dega,Salvador Dali ,Pikaso,Shile e shumë të tjerë sot gjeni të artit..!
Rudi Goga,sa ishte gjallësa e vërejm dhe sa interesohemi për veprën e tij tani kur nuk jeton më,dhe a është vallë ky një shqetësim për të gjithë artistet e artit famor- piktorët? Ka vallë ndonjë institucion apo ndonjë subjekt tek shqiptarët në Malin e Zi që të ve dorë mbi këto vepra ,sadopakë që kanë mbetur,pa u zhdukur fare,së paku një koleksion për gjeneratat e ardhshme si dëshmi se këtu jetoi dhe krijoi vepra me vlerë një artist që i kaloi kufijtë e artit kombëttar,duke lënë pas vepra të veçanta dhe me shumë vlerë artistike,si pjesë e kulturës sonë dhe si pjesë përbërëse e atij trungut artistik gjithëkombëtar tha ne fund te fjalës se tij zt. Qazim Muja.
Nga kryetari i Shoqatës Artisteve dhe Intelektualve „Art Club „ ne Ulqim zt. Ismet Kallaba morem informatën se është propozuar nisur nga qëllimi për të vlerësuar dhe përjetësuar kontributin e personaliteteve nga fusha e kulturës, SHAI „Art Club“ në Kuvendin e saj vjetor ka marrë vendim që t’i propozojë Qendrës së Kulturës që Galeria në Kullën e Balshajve në Kalanë e Ulqinit të emërtohet me emrin e piktorit Rudi Goga.
Ne vlerësojmë dhe besojmë se kjo nismë është e qëlluar dhe e realizueshme, dhe se na bën nder edhe neve si qytet dhe institucioneve kulturore të qytetit tonë.
Ulqin ,Maj 2018
Komentet