VOAL

VOAL

Në tokat pellazgjike ka patur shumë vende me emrin Hyllis

May 4, 2017

Komentet

FOTOT- Kate Middleton bën daljen e parë publike pas përfundimit të kimioterapive, Princesha fotografohet krah familjes mbretërore

Princesha Kate Middleton, bëri daljen e saj të parë publike që kur njoftoi se kishte përfunduar kimioterapinë.

 

Kate u pa duke marrë pjesë së bashku me Mbretin Charles, Mbretëreshën Camilla dhe bashkëshortin e saj Princin William në një kishë në Balmoral, Skoci.

Middleton, e veshur me një kapelë ngjyrë kaki dhe një palë vathë ari, u fotografua në sediljen e pasagjerit të makinës, e cila drejtohej nga bashkëshorti i saj.

kate e

Vetëm javën e kaluar u bë e ditur se ajo u rikthye në punë pas përfundimit të disa muajve të trajtimit për kancerin nga i cili ajo vuan.

Sipas Daily Mail, Middleton drejtoi një takim si pjesë e iniciativës së saj të fëmijërisë së hershme. Para kësaj, takimi i fundit zyrtar ku ajo kishte marrë pjesë ishte më 6 dhjetor 2023.

Kate Middleton (1)

Pjesën tjetër të kohës ajo punoi nga shtëpia dhe shmangi plotësisht daljet publike, ndërsa shtrimi dhe trajtimi i saj në spital vazhduan.

Në verë ajo bëri dy paraqitje publike, në paradën vjetore të Mbretit Trooping the Color dhe në finalet e Wimbledon. Në videon në të cilën njoftoi përfundimin e trajtimit, ajo tha se ka planifikuar pak dalje publike deri në fund të vitit, megjithëse do të fokusohet të bëj gjithçka për të qëndruar e pastër nga kanceri.

Kate Middleton (3) Kate Middleton (2)  kate middelton kate william

Panorama

FOTOGALERI- Refugjatët ukrainas mbeten të pastrehë pasi Hungaria ua ndal ndihmat

Të paktën 120 qytetarë ukrainas, kryesisht nga rajoni i Transkarpateve, mbetën pa strehë, derisa mijëra të tjerë përballen me dëbim pasi Hungaria po zbaton një dekret që kufizon strehimin e subvencionuar nga shteti për ata që janë prekur drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Image
1. Fëmijët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit që të rrinë ngrohtë ndërsa përpiqen të flenë në trotuar me gjërat e tyre në qytetin hungarez, Kocs, rreth 70 kilometra në perëndim të Budapestit, më 22 gusht.

Image
2. Refugjatët, nën mbikëqyrjen e rojeve civile, ngritën një kamp pranë një stacioni autobusi pasi u dëbuan nga vendet ku ishin strehuar përkohësisht.

Image

3. Dyshekët e dhuruar u shpërndahen familjarëve me fëmijë të vegjël derisa përgatiten për ta kaluar natën në stacionin e autobusëve.

Image
4. Gjatë gjithë natës, policia monitoroi zonën për t’u siguruar që fëmijët të mos dilnin në rrugë.

Image
5. Olga Berki, e fotografuar me mbesën e saj, iku nga Badalo, Transkarpatia, duke lënë pas burrin e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes, në mesin e tyre edhe një dajë, i cili vdiq duke luftuar ndaj forcave ruse.

Image
6. Olga (djathtas) dhe vajza e saj Kata (majtas, duke mbajtur vajzën e saj) tani jetojnë në këtë vend.

Image
7. Shumë prej të zhvendosurve ose po paguajnë për strehimin e tyre, ose po qëndrojnë me familjen, miqtë ose vullnetarët, në përpjekje për të gjetur stabilitet në mes të luftës së vazhdueshme.

Image
8. Organizatat qytetare paralajmërojnë se legjislacioni i ri mund të lërë mijëra refugjatë të pastrehë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mjete për të paguar për strehim, ose nuk janë të gatshëm të kthehen në shtëpi derisa vazhdon pushtimi rus i Ukrainës.

Image
9. Përfaqësuesi i Qeverisë, Norbert Pal, e mbrojti ndryshimin si “të arsyeshëm dhe proporcional” pas dy vjetësh e gjysmë lufte. Ai i tha gazetës proqeveritare, Magyar Nemzet, se “ata që donin të ngriheshin përsëri në këmbë në Hungari, kanë mundur ta bëjnë këtë”.

Image
10. Kur trupat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt 2022, Këshilli i Bashkimit Evropian aktivizoi Direktivën e tij të Mbrojtjes së Përkohshme të vitit 2001, duke u dhënë refugjatëve ukrainas leje qëndrimi, qasje në shërbime publike dhe në tregun e punës në vendet pritëse.

Image
11. Aktualisht janë rreth 4.19 milionë ukrainas të zhvendosur në të gjithë Bashkimin Evropian – me mbi 1.2 milion në Gjermani, gati 1 milion në Poloni dhe 400.000 në Republikën Çeke – që janë më pak se numri i zhvendosurve në Hungari./REL

FOTOT- Sky News: Hyni brenda ‘Guantanamos’ së Italisë në Shqipëri

Rrjeti televiziv britanik Sky News u bë media e parë ndërkombëtare që hyri brenda ambienteve të qendrave të pritjes së refugjatëve në Shqipëri.

Sky News sjell pamjet e para brenda asaj që e quan ‘Guantanamoja’ e Italisë në Shqipëri.

Këto qendra të vendosura në Lezhë do të presin të paktën 36 mijë refugjatë çdo vit.

Qendra e parë e pritjes është në Shëngjin. Bëhet fjalë për një hapësirë prej 6 mijë metrash katrorë. Më shumë se 40 kamera monitorojnë zonën e mbrojtur nga një gardh metalik me lartësi pesë metra.

Në Shqipëri do të sillen vetëm ata meshkuj që janë shpëtuar në ujërat ndërkombëtarë.

Në Shëngjin do të jenë të punësuar të paktën 70 persona, mes tyre oficerë policie italianë dhe kontraktorë privatë që do menaxhojnë qendrat.

Emigrantët që do mbërrijnë këtu do i nënshtrohen një kontrolli mjekësor, do u jepet ushqim, ujë dhe rroba dhe do kenë akses për këshillim të pavarur ligjor.

Kurse në Gjadër punimet vazhdojnë akoma. Por zyrtarët italianë thonë se kampi do jetë gati për pak javë.

Hapja e kampit është shtyrë disa herë.

Këtu emigrantët do të vendosen në dhoma 15 metra katrorë. Katër emigrantë do flenë në çdo dhomë të tillë.

Gjadri është i ndarë në tre zona. Në zonën e parë do vendosen ata që janë në proces të përpunimit të kërkesës për azil. Mendohet se kjo procedurë do zgjasë 28 ditë.

Në zonën e dytë do vendosen ata persona, të cilëve iu është refuzuar azili dhe janë në proces deportimi.

Kurse në zonën e tretë do vendosen personat që janë kapur duke kryer krime në qendër.

Personat që do fitojnë azilin, do dërgohen në Itali me traget.

Një zëdhënës i BE tha për Sky News se ata po monitorojnë me kujdes këtë skemë.

Kurse politikani italian, Riccardo Magi tha se ky projekt është ‘Guantanamo italiane’ për shkak se nuk respekton të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare. sn

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

FOTOT- Protesta kombëtare e 11 korrikut, mijëra të rinj iu bashkuan thirrjes së opozitës shqiptare

Mijëra qytetarë u mblodhën dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”për të protestuar ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Image

Protesta u thirr nga opozita e vendit, e cila tashmë është e bashkuar dhe po artikulon kërkesa të qarta politike siç janë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike për t’u mundësuar shqiptarëve të votojnë të lirë.

Image

Lirimi i liderit të opozitës, i cili mbahet padrejtësisht dhe me urdhër nga prokuroria e gjykatat politike në arrest shtëpie, pa patur asnjë provë e fakt ndaj tij, edhe pse ka mbi tre vite që hetohet ishte një ndër kërkesat e protestës së djeshme.

Sali Berisha është i vetmi lider opozite në Europë i burgosur politik.

Image

Refuzimi i projektit të shpopullimit ishte një tjetër kërkesë e opozitës dhe qytetarëve.

Ajo që ra në sy nga protesta e djeshme (11-korrik 2024) ishte prania e shumë të rinjve dhe profesionistëve të lirë, krahas pensionistëve e punëtorëve të thejshtë.

Image

Kjo tregon se opozita po ngjall shpresë dhe rezistenca e saj e qëndresa liderit Berisha po jep sinjale pozitive në gjithë shoqërinë.

Image

Më poshtë Syri.net po sjell disa nga fotot më pikante të protestës së djeshme para kryeministrisë dhe bashkisë së Tiranës.

Intervista- Escobar: Dorëheqja e kryetarëve në komunat veriore të Kosovës do të ishte rruga më e shpejtë dhe më e lehtë

VOA/Garentina Kraja, Milan Nesic

Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës të martën se pret nga palët të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj. Takimi mes dy udhëheqësve do të mbahet të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas disa muajsh tensionesh dhe përshkallëzimi në Kosovë.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar thotë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe frutdhënëse ndërmjet dy vendeve”.

“Do të donim t’u kërkonim palëve t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre nga kjo marrëveshje dhe të fillojnë të përparojnë me përmbushjen e detyrimeve ekzistuese dhe të mëparshme nga dialogu dhe nga marrëveshja dhe të fillojnë të shënojnë përparim këtë vit”, thotë ai.

Zëri i Amerikës: Fillimisht, kishte pak shpresë që Kosova dhe Serbia t’i afroheshin arritjes të një lloj mirëkuptimi. Jemi tashmë sidoqoftë në pritje të takimit mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiç, në rrethana edhe më të vështirësuara. Kosova po përballet me masat e Perëndimit për shkak se fajësohet për situatën në veri dhe Serbia vazhdon ta pengojë Prishtinën. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

Gabriel Escobar: Marrëveshja për të cilën u pajtuan palët, ishte e një spektri të gjerë dhe shumë historike. Është me të vërtetë marrëveshje normalizimi me kushte evropiane, por është edhe një udhërrëfyes për mënyrën se si të dy vendet mund të harmonizojnë integrimin e tyre në strukturat evropiane. Marrëveshja ofron potencial të madh për përparimin e të dyja vendeve dhe për objektivat e tyre strategjike për integrimin evropian. Që kur është nënshkruar marrëveshja, kemi parë një sërë përshkallëzimesh dhe aktivitetesh të padobishme dhe veprime që kanë frenuar përparimin. Tani na duhet të tejkalojmë të gjitha sfidat që janë krijuar që nga muaji mars. Dhe kam besim se mundemi. Shpresojmë që nëpërmjet trajtimit të detyrimeve dhe kërkesave që nuk janë zbatuar ende nga Marrëveshja e Ohrit, do të mund t’i zgjidhim të gjitha çështjet, që nga zgjedhjet dhe deri tek targat e makinave dhe letërnjoftimet, dhe çështje të tjera që u shndërruan në burim përshkallëzimi. Është shumë e rëndësishme që të zgjidhim një mori gjërash.

Zëri i Amerikës: Po flisni për procesin e shtensionimit, një fjalë që është përdorur shumë muajve të fundit. A mund të na shpjegoni më shumë se çfarë duhet të zbatojnë palët për ta arritur këtë?

Gabriel Escobar: Më lejoni t’ju them se për çfarë përshkallëzimi bëhet fjalë. Nga njëra anë, i bëmë kërkesa qeverisë së Kosovës. Kuptuam nevojën për zgjedhje të veçanta pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave. I kuptuam dhe njohëm rezultatet e zgjedhjeve, ndonëse dalja në zgjedhje ishte jashtëzakonisht e ulët meqë nuk ka votim të detyrueshëm dhe zgjedhjet ishin të lira dhe të drejta, njerëzit ishin ftuar të merrnin pjesë, të votonin. Megjithatë, pajtohemi, të gjithë pajtohemi, përfshirë qeverinë e Kosovës, se pjesëmarrja prej 3 për qind në zgjedhje nuk është zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e këtyre komunave. Por, ne po ashtu pajtohemi me marrjen e detyrës nga kryetarët e komunave. Dhe ne u siguruam që kryetarët e komunave nuk do të ndërmerrnin masa të debatueshme, se do të ishin në detyrë thjesht për të administruar detyrat e përditshme në komuna. Dhe megjithë këtë premtim dhe megjithë përkrahjen tonë ndaj Kosovës dhe sistemit të saj, pa u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, ata vendosën të marrin disa prej këtyre ndërtesave komunale. Siç e kam thënë në të kaluarën, qeveria amerikane, kur e kërkon situata, ka braktisur ndërtesa për shkak të stuhive, zjarreve, përmbytjeve, COVID-it, edhe madje për shkak të protestave. Kjo gjë nuk e dëmton besueshmërinë apo legjitimitetin e qeverisë amerikane. I kemi thënë qeverisë së Kosovës se nuk ka pasur nevojë të përshkallëzohen tensionet duke vendosur kryetarët e komunave në ato ndërtesa. Kjo ishte njëra pjesë. Sa i përket palës serbe, jemi shqetësuar shumë për faktin se ndonëse 90 për qind e protestuesve ishin paqësorë, kishte disa që ishin shumë të dhunshëm dhe që kishin ardhur të përgatitur për të lënduar policinë dhe KFOR-in gjatë protestave. Disa gazetarë, gazetarë të pavarur, u lënduan gjithashtu. Kjo ishte një pjesë e përshkallëzimit. Ndërkohë, ajo që na shqetëson në Kosovë është mungesa e vazhdueshme e koordinimit mes dy palëve për rrugën përpara, përfshirë shfrytëzimin e njësive të posaçme të policisë për shpronësime dhe dëbimin e disa institucioneve serbe nga ndërtesat qeveritare. Të gjitha duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut, dhe po u bëjmë thirrje dy palëve që të sigurohen që të gjitha çështjet të koordinohen me bashkësinë ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Në telefonatën tuaj me Kryeministrin Kurti duket se keni marrë një lloj zotimi nga ai për zbatimin e marrëveshjes dhe aneksit të saj dhe se ai është zotuar për pjesëmarrje në “negociata aktive.” A morët një zotim të ngjashëm nga Presidenti Vuçiç kësaj radhe, meqë ai nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit?

Gabriel Escobar: Nuk kam marrë zotim nga Kurti.

Zëri i Amerikës: Por, ai tha mbrëmë se kishit diskutuar për takimin e radhës mes tij dhe Presidentit Vuçiç dhe se ishte zotuar për zbatimin e marrëveshjes, sipas postimit në Twitter, dhe “negociatave aktive”.

Gabriel Escobar: Ne duam zotim konkret për fillimin e zbatimit (të marrëveshjes). Dhe sa i përket Kosovës, kjo përfshin prezantimin e draftit të asociacionit për komunat me shumicë serbe. Ai nuk u zotua për ta bërë këtë gjë. Ai, në thelb, u zotua të shkonte në Bruksel dhe të ishte i pranishëm në takime, por asgjë përtej kësaj.

Zëri i Amerikës: Cilat do të jenë pasojat nëse palët nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi që u është dhënë?

Gabriel Escobar: Tashmë po fillojmë t’i shohim pasojat. Megjithëse Kosova i quan sanksione, ato nuk janë vërtet sanksione – masat që BE-ja ka vendosur, për të mos vazhduar me disa nga mekanizmat e anëtarësimit, janë mjaft serioze. Edhe për Serbinë, do të jetë po kështu. Por, për Kosovën – mundësitë për njohje të reja, për konferencë donatorësh, për dialog strategjik dypalësh me Shtetet e Bashkuara dhe për një marrëdhënie të afërt me NATO-n. Fatkeqësisht, nëse nuk shënojmë përparim, do ta humbim këtë (mundësi) këtë vit. Edhe për Serbinë do të jetë shumë e ngjashme. Bashkimi Evropian do të dëshirojë të shohë shenja më të qarta nga Serbia se është e interesuar ta zbatojë këtë marrëveshje të normalizimit ndërkohë që vendos për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit.

Zëri i Amerikës: Kritikët thonë se Perëndimi po ndjek një politikë lehtësuese ndaj Serbisë dhe se një politikë e tillë është e gabuar. Serbia nuk i është bashkuar ende Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. A po provon Perëndimi të joshë Serbinë në orbitën e tij në dëm të fqinjëve të saj?

Gabriel Escobar: Kjo temë po qarkullon. Është faktikisht e gabuar. Që me Ohrin, ne kemi njohur autoritetin e Kosovës dhe të drejtën e Kosovës të mbajë zgjedhje. Kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht pjesëmarrjes në zgjedhje prej 3 për qind (të votuesve). Njohëm autoritetin e kryetarëve pasi kishin marrë detyrat. Mirëpritëm aplikimin për (anëtarësim) në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e vizave. Asnjëra nga këto nuk mbështeten nga Serbia. Në fakt, të gjitha kundërshtohen në mënyrë aktive nga Serbia. Dhe mbi të gjitha, ne vendosëm sanksione ndaj shefit të shërbimit të zbulimit të Serbisë. Prandaj, dua t’i pyes kritikët se kur kemi qenë në favor të Serbisë. Është tërësisht gabim. Është keqinformim.

Zëri i Amerikës: Ka zëra që thonë se Serbia mund të mbajë zgjedhje në të ardhmen, ndoshta në muajin mars. Si do të ndikojë në gjasat për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë?
Gabriel Escobar: Nuk do të duhej (të ndikonte), sepse marrëveshja nuk është ndërmjet Vuçiçit dhe Kurtit. Marrëveshja është ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe ato marrëveshje mbeten në fuqi pavarësisht se cili udhëheqës është në pushtet.

Zëri i Amerikës: A keni besim se udhëheqësit aktualë do ta zbatojnë marrëveshjen?

Gabriel Escobar: Ata e arritën marrëveshjen dhe tashmë është çështje zbatimi. Duhet të shohim vullnet politik nga dyja palët për të zbatuar pjesën e tyre të marrëveshjes. Nuk është çështje besimi. Ka të bëjë me detyrime me efekte ligjore për njerëzit dhe qeveritë.

Zëri i Amerikës: Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke cituar marrëveshjen e vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe NATO-s rreth dërgimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, kërkoi nga Presidentja e Kosovës që çdo hap, përfshirë vendosjen e policisë, duhet të koordinohet me NATO-n. A mbështesni një ndryshim të tillë të qasjes? A pritet tani që autoritetet e Kosovës të koordinojnë vendosjen e policisë së Kosovës në veri me bashkësinë ndërkombëtare?

Gabriel Escobar: Kjo është kërkesë, që është vërtet e rëndësishme. KFOR-i ka pjesë të përgjegjësisë për të siguruar një mjedis të sigurtë brenda, ashtu siç e ka edhe EULEX-i. Shpresojmë që qeveria e Kosovës do ta konsiderojë bashkësinë ndërkombëtare, dhe në veçanti NATO-n, si partner të rëndësishëm me të cilin duhet të këshillohet dhe koordinohet. Absolutisht që e mendojmë kështu. Dhe do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria e Kosovës të mbajë komunikim të afërt me NATO-n dhe KFOR-in në terren. Mendoj se është shumë e rëndësishme për të parandaluar ndonjë përllogaritje të gabuar.

Zëri i Amerikës: Ndërkohë, Kosova po përgatit një nismë peticioni rreth kryetarëve të komunave. Cili është qëndrimi juaj për këtë, është nismë që e përkrahni apo konsideroni se dorëheqjet janë zgjidhje më pak e komplikuar?

Gabriel Escobar: Nëse doni të keni zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, mendoj se dorëheqjet janë rruga më e shpejtë, më e lehtë. Peticioni si nismë nuk është provuar ndonjëherë më parë. Në fakt, nuk ekzistojnë shumë nga rregulloret dhe ligjet për këtë. Megjithatë, po kërkojmë për çfarëdo mundësie brenda Kushtetutës, që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Po kërkojmë nga serbët që të marrin pjesë plotësisht në zgjedhje kur ato të vendoset të mbahen. Se si arrijmë deri aty, është çështje që do të diskutohet mes palëve. Por, gjithsesi besoj se dorëheqjet do të ishin më të shpejtat. Megjithatë, po e përcjellim situatën me shumë vëmendje.

Në lidhje me formimin e qeverisë në Malin e Zi

I pyetur për përpjekjet për të formuar qeverinë në Malin e Zi, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Escobar tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë, përfshirë NATO-n, kanë rekomanduar që “Mali i Zi të shmangë nga koalicioni qeverisës një parti politike, që është kundër NATO-s, kundër Perëndimit, kundër Bashkimit Evropian”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara i mbajnë sytë nga “partitë që i konsiderojmë partnerët tanë… e që janë të përkushtuar në rrugën evropiane, që janë të përkushtuar ndaj anëtarësimit në NATO dhe që janë të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit”.
I pyetur rreth përfshirjes së mundshme të partive anti-perëndimore në koalicionin e ri qeverisës, zoti Escobar tha se: “Nëse Mali i Zi e bën një gjë të tillë, atëherë po zgjedh të pranojë trysninë nga një shtet tjetër dhe jo rekomandimet e komunitetit transatlantik. Shpresoj që të mos kemi nevojë të mendojmë se çfarë do të ndodhë pastaj. Mali i Zi është një anëtar shumë solid dhe shumë i mirë i NATO-s dhe një aleat, dhe presim që të vazhdojë të jetë i tillë”.

Ai hodhi poshtë zërat se mospërfshirja e partive me qëndrime anti-perëndimore kundërshton vullnetin e votuesve dhe kritikoi përfshirjen e mundshme të partive që marrin urdhëra nga Beogradi.

“Ekziston të paktën një parti që thotë se është e gatshme të pranojë çfarëdo vendimi të qeverisë për çështjet e politikës së jashtme nëse Beogradi do ta lejonte një gjë të tillë. Ideja që një pjesë e koalicionit do të kontrollohej nga një shtet i huaj dhe që do të ishte më besnike ndaj një udhëheqësi të një shteti të huaj se ndaj kryeministrit apo votuesve të Malit të Zi, është thellësisht jodemokratike dhe e papranueshme”, deklaroi zoti Escobar.

Ker Sadria n’fushë të Gurëzit- Nga NDUE HOTI

 

Ne Stakaj te Rugoves degjohet nje pushke gezimi,
Sadri Bardhi u shtua me djale, u shtua nje pushke,
Kohe e veshtire me sakrifica plot,
Ker Sadria emrit i thon’
N’puhine e bjeshkes shtatin e hodhi n’bjeshk’ t’Rugoves,
Bjeshka force i dha, kanga baritore ia dha ambelsine shpirtnore,
Etjen dhe dashurine per liri. Edukaten kombtare familja ia mekoi,
Me shoke kryengritjet i bane pjese e jetes.

Ker Sadria bahet figure e njohur,
Frymzim, udheheqes dhe shpirti i tyre,
Ne lufte bir i Rugoves kreshnike, patriot,
Mbrapa e ndjekin lufttaret,vorr u bane per armikun,
Rrezikun trimi e parandjen, strehe i bahen malet,
Shtupeq te Vogel e Peklene, mali i Boges,
Andej vrojtonte armikun, zbritte, aksione kryente n’Peje,
Ma i sigurte, ndihej ne Rugove. Trimi i mire shoke kishte shume,
Rugovasit, si ata te gatshem jeten me dhane,
Te paraardhsit, atdhedashurine, traditat trashegoi Keri,
Ne perpjekje me armikun tregonte strategji.
Armiku parreshtur e ndjek, n’Rugove nuk ia doli,
Kish linde dragua Keri i Sadri Bardhit, ishte i betuar,
Ne xhami, ne Ruhot lidhi besen, vete e kishte ndertuar,

Te prenden aty e rrethuan, I thirren te dorzohej,
Rugovasve te paarmaosur iu vune kushtin,
Do t’iu carsim, do ta pesoni,
Kerin nese nuk dorzoni,
Vllaznit do t’mi masakrojne, mendoi Keri,
Merr vendimin e burrit, te sakrifikohej.

Ata kerkojne koken time, randesi ka ju te shpetoni,
Une po dorzohem, po nisem,
Kryeplakun shqiptar nuk e perfillin, donte t’i behej ndihme,
Nguli kambe ta shoqeronte, jeten t’ia shpetonte,
Pa gjyq te mos vritej, Keri perseri mendje te ftohte,
Ka guxim edhe shprese, i provuar si strateg:
Birin tim ma njoftoni, fatbardhsisht nuk ndodhi ekzekutimi,
Nje shqiptarit aty afer i tha,
Per cetat e kacaket informimi ishte me i mire se vete Keri.

Kulla-burg me tri kate, ishte edhe komuna, me kryetar Steven Llabocani,
Ky njihej per aparteid, per ndjenja armiqsore ndaj shqiptarve,
Ne Muzgun e mbramjes, Steve e siguron pas deres me dy roje,
Po kalonte oret duke pi raki,
Vone naten,ta nxirrnin, ta ekzekutonin,
Keq Pjeter Marku, njeri nga rojet, ne moshe i ri,
Per Ker Sadrin kish degjuar, per vepra te medha shqiptarie, atdhetar,
Jeten dhe familjen para tij nuk i dua, i flijoj per kete burre,
Shpejt zbret nga kati i dyte, kuajt i zgjidh,
Serbit xhandar i thote: te shkojme te kuajt,
Shenjen Kerit ia dha nga dritarja e Vogel te zbriste, te ikte.

Mjaftueshem kohe i jepet Kerit, kuajt duke i lidhur ngadale,
Mandej Keqi dhe xhandari me kot shtine ne ajer, ne tisin e nates plumbat fluturonin,
Steve Llabocani kur degjoi rakia i shkoi ne koke,
Darka ne shtepine e Mal Pjetrit kishte qene loje,
Arratisja e prijesit indinjoi armiqte, inkurajoi cetat clirimtare te Rugoves, Kosoves,
Ker Sadria mbetigjithmone mbeti ne balle te luftes.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ne kryengritjet clirimtare ne vijim Keri i Sadri Bardhit sic njihej ne Rugove e Gurez, do te shquhej si njeri nga organizatoret kryesor te luftes per clirimtare te atyre viseve shqiptare.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Keq Pjetri, roja shqiptare e burgut afer Pejes, gjate pushtimit italian, qe sakrifikoi veten dhe vuri ne rresik familjen per shpetimin nga ekzekutimi i sigurte i Ker Sadrise, dyshimi ishte evident te drejtuesit e organeve qe perndiqnin shqiptaret.Ai me vone ishte nje aktivist i dalluar ne perpjekje per hapjen e shkollave shqipe. Ne kohen kur po shikohej se forcat komuniste jugosllave po e fitonin luften Keqi nuk u largua per ne Shqiperi, sepse UDB-ja mund t’i rrezikonte familjen.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ne rrethanat te vecanta per jeten dhe familjen e tij, Keri i Sadri Bardhit, kaperceu kufirin shtetror jugosllav-shqiptar dhe hyn ne token shqiptare, vendoset fillimisht ne nje fshat afer Tropojes, ishte v. 1928. Ne v. 1930 ben dasmen e vajzes se tij, trimereshe, Sofies, por aty mund te dekonspirohej dhe i drejtohet Gurezit te krujes, ku pritet nga paria si hero. Mark Miri e Mark Staka i gjenden prane e ndihmojne e strehojne si vellajne e tyre, edhe se Keri e kishte te ndaluar strehimin ne Shqiperine veriore. Kete ultimatum ia kishte dhene edhe mbreti Ahmet Zogu. Keta nderhyjne deri ne pallatin mbrtnor, futen garant per jeten e tij dhe qendrimin e tij, se Ker Sadria hiqte dore nga qendrimi armiqsor ndaj Zogut, nuk ishte me ai i risjelle ne pushtet nga serbet, e njihte per mbret e do t’i qendronte besnik ne cdo situate, tani ishte mbret i njohur nga fuqite e botes.
Nen ndikimin e gurzakve dhe krutaneve, mbreti ia fali gabimin, e pranoi kerkesen e tij per te qendruar ne Gurez e te gezonte te gjitha te drejtat si komuniteti paraardhes ne kete vend.
Ker Sadria kishte patur mardhanie te mira me shume familje te njohura ne Gurez e Bregu i Mates, nga Dod Prec Syku ne Gryklumi-Tale deri Zef Prek Hoti ne Gorrene e Poshtme e Pal Buli ne Koder Reke. Ne Boge gjeti perkrahje nga gjyshi i gjyshit tim Gjon Marka – Kol Noka, flamurtari i Boges qe banonte ne Gurez, nga nena, ndersa Zef Preka Hoti shume here dilte per gjyeti ne pyjet e fushes, i kishte dhuruar qenin me te mire te gjyetise-kete ma ka treguar burri me i vjeter, sivjet ne korrik 2023 festoi me miq e shoke 100 vjetorin e lindjes, me shendet dhe i forte, Avdi Smajli.
Ne Gorrene e siperme, mes fqinjeve malsore e kosovar, Keri ndertoi shtepine e tij me materiale te vendit. E vendosi mbi trupica per tu siguruar nga permbytjet, me mure derrase lisi, trente prej frasheri, pullazinat prej dru vidhi, po keshtu edhe dyshmene. Guzhinen e la 7-8 metra larg shtepise dhe e lidhi me nje ure druri. Aty banonte me te birin e familjen e tij, dhe dy nipat e vegjel.
Rreziku i tij erdhi ne pleqerine e tij, me gjithese ishte mire me shendet dhe i forte. Ne pranveren e vitit 1941, Shqiperia ishte nen okupimin italian dhe qeveria denonte ata qe mbanin arme ne shtepi.Ne kete kohe nga mesi i nates, Kerit e therrasin te dera e shtepise, ishin 12 veta. I biri nuk ndodhej ne shtepi. Ne krye te tyre ishte nje i njohur i Kerit por menjehere e kuptoi se ishte nje vizite jo per mire, nje kontroll policor nga Kruja. Me shpejtesi tentoi te kthehej te arma pa leje, por i paftuari e kapi nga krahu dhe e qelloi me pistolete ne krah. Ndderkohe ne der te dhomes se saj cfaqet e reja dhe permend emrin e njerit qe kishte ngrene buk disa here ne shtepine e tyre, dhe pernjehere ky e qellon per vdekje te rene, Shkurten, grua shtatzane. Kerin e terheqin me force deri jashte ne fund te oborrit dhe menduan se vdiq nga plaga qe mori. I nipi i vogel Ramizi 12 vjec, degjon renkimet e gjyshit dhe shkon te gjyshi i cili e kish marre veten. Kthehen ne shtepi dhe Keri i thote te marre laps e leter dhe nipi shenoje emrin e vrasesit. Leten dorzoja kur te kthehet Haxhes, djalit te tij.
Keri u varros me nderime te medha, me pjesmarrjen e gjithe popullit te Gurezit. Vorri tij dhe i te rese, Shkurtes ndodhen 2 m lag themeleve te xhamise ne Gurez, ne anen veriore. Haxh Bardhi e mori gjakun e te atit. Ai ishte i biri i Sadri Bardhit dhe populli i gurezit i besoi per disa vite vendin e kryeplakut.
Brezat e rinj le te mesojne se kush ishte Keri i sadri Bardhit, biri i Rugoves, i Kosoves dhe Gurezit, se si mund t’i sherbejne shqiptarise, si mund ta meritojne pavdeksine.

 

Dikur ishte Shtëpia e Luigj Gurakuqit – sot ju flasin vetëm themelet – Shënim i Fritz RADOVANI-T

Dikur.., ishte edhe kjo… Shtëpia e Luigj Gurakuqit!
As kjo nuk asht mâ !!
SOT JU FLASIN VETEM TEMELET…

Melbourne, 28 Prill 2023

Lexuesit të nderuar të Voal.ch po i sjellim edhe një poezi – sonet të Luigji Gurakuqit kushtuar shtëpisë së tij, që tash ajme ka mbetur gërmadhë

SHTËPISË SIME – Poezi nga LUIGJ GURAKUQI

Te ti m’fluturon mendimi, o shpiza ime,
Kur m’vjen ma i thershëm malli me m’trazue;
Te ti ku nisa s’parit me jetue,
Ku çela sytë, ku qava e pata gëzime.

Gjithherë të kam ndërmend ty, ku lash kujtime
T’ambla, që jetën m’pa një ditë gazmue;
Vetëm n’dhe t’huej, tue vuejt tue largue,
T’kam n’zemër ty, ku ndieva t’parët dashtnime.

Ai skaj ma i vogli yt, ma e vogla skut
E jotja, ka për mue aq ambëlsi
Sa veç kujtimi yt shpirtin m’kput,

E kur me ra shkoj n’mbramje, me mjeri
Ty t’mendoj, e i thom vedit: oh â ma i but
Shtrati e ma i kandshëm pushimi n’shpi

Sali Berisha: Shikoni: Padroni me vasalin

Lideri i opozitës Sali Berisha ka botuar në rrjetin social një foto të Ramës dhe Vuçiç që duarshtrëngohen me diçiturën: Padroni me vasalin!

Është vetë Vuçiç që e ka deklaruar se Open Ballkan është inisiativë e tij.

 

Ferri mbi Sazan- Nuk ka helikopter për zjarrin, por për video-propagandë

Fotot që sjell SYRI TV nga ishulli i Sazanit nuk kanë nevojë për shumë koment. Ato tregojnë ferrin mbi këtë ishull.

Disa ushtarë dhe zjarrfikës po tentojnë me mjete rrethanore të vënë nën kontroll flakët e papërmbajtshme.

Nuk ka dyshim se ky është një mision i pamundur. Nga ajri nuk ka asnjë ndihmë.

Por teksa SYRI TV po filmonte, një helikopter u shfaq. Por më kot, nuk ka asnjë shans që ai të lëshojë ujë mbi zjarrin e furishëm.

Helikopteri është ngritur për të bërë një video Edi Rama. Në bord është kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i ‘armatosur’ me syze dhe kufje, ndërsa celularin e mban në dorë.

Nuk ka dyshim se kjo është qeveria e propagandës, e formës dhe aspak e përmbajtjes.

Rama u tregoi shqiptarëve se si po digjej Sazani i tyre, a thua se kishte shumë nevojë që të tregonte se po fluturonin mbi ishull.

Ndërkohë agjencia BIRN në një investigim të para disa ditëve zbuloi se si Edi Rama e ka degraduar flotën ajrore shqiptare.

ImageImageImageImageImageImage

FOTOT – Ekspozita në Kiev me tanket e shkatërruara ruse

Prej 24 shkurtit Rusia sulmon Ukrainën ndërsa janë shënuar qindra viktima dhe të plagosur. Por ushtria Ukrainase ka rimarrë disa territore të saj ndërsa ka shkatërruar edhe tanke ruse.

Në Kiev është hapur një ekspozitë e tankeve ruse ndërsa shihen qytetarët që i fotografojnë.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk do të tërhiqen deri në fitore ndërsa ka theksuar se do rimarrin territoret e tyre./BBC/

syri.net

Arkiv i Voal.ch 17 Maj 2013 Shembulli i trafikimit të Nard Ndokës, shenjë e degradimit të sistemit politik Nga Elida Buçpapaj

 

Demokracia në Shqipëri është duke përjetuar traumën më të thellë. Atë të trafikimit të deputetëve, i cili është kthyer në gangrenë për sistemin politik.

Trafiku i deputetëve, kalimi sa majtas-djathtas, i të njëjtave fytyra, me qëllimin e vetëm për të uzurpuar pushtet paraqet sot fenomenin më negativ, ku amoraliteti i politikës është kthyer në modë, duke rënë në veshin e shurdhër të mediave dhe shoqërisë civile. Dhe përbën një dramë të madhe fakti që zëri kritik luftohet me të gjitha mjetet, dhe ata gazetarë të paktë që guxojnë të kritikojnë, sulmohen nga skalionet e zagarëve të militantëve si „tradhtarë“ të idealeve të partisë të Sali Berishës apo si „të shitur“ tek opozita apo të ashtuquajturit kundërshtarë. Them të ashtuquajtur, sepse sot ata janë armiq për vdekje midis tyre, nesër janë aleatë të përbetuar. Shembulli tipik është Sali Berisha-Arben Imami, Berisha-Meta, Rama-Meta tj.

Trafikimi i deputetëve ka goditur në zemër standardet, vlerat dhe parimet e demokracisë, sepse mbajtja e pushtetit apo marrja e pushtetit është kthyer në paranojë, duke rrezikuar stabilitetin e vendit.

Nëse mediat do të operonin me mjete të ndershme, plagët kishin shans të kuroheshin. Ndërsa kur mediat operojnë me mjete të pista, kur tregojnë atë që kanë interes të tregojnë dhe fshehin atë që kanë interes të fshehin,  duke e privuar opinionin publik nga e vërteta, dhe duke e dirigjuar opinionin publik atje ku duan ata, si duan ata dhe për kë duan ata, atëhere vendi jonë po rrezikon të kthehet në një shtet rogue, të paaftë për të qeverisur bazuar në shtetin e së drejtës, ku tre pushtetet duhet të ushtrojnë në mënyrë të pavarur detyrimet kushtetuese, sikundër edhe pushteti i katërt, që duhet të jetë barrikadë në mbrojtje të demokracisë.

Fati i gjithçkaje është në dorën e njëshit dhe interesave të tij. Deputetët hyjnë e dalin nga listat si të jenë dele. Dalin pa zhurmë dhe futen pa zhurmë.

Nuk ka garë, nuk ka meritokraci, ka trafik dhe memecëri. Nuk po marr këtu të diskutoj rastin e Kastriot Islamit, siç po e diskutojnë disa, të mbetur jashtë listave sot, si „Kaçi i zi“. Profili i Kastriot Islamit si politikan ka ndryshuar, ka qënë konsekuent në kritikat e tij për hir të interesave madhore të vendit. Do të ishte e ndershme që Islami të krijonte parti të tijën të majtë, se sa të ndryshonte kravatën nga të kuqe në blu, por ky është stili.

Do të fokusohem tek Nard Ndoka, jo si person, por si një prototip i deputetit të trafikuar.

Si kryetar i Partisë Demokristiane, Nard Ndokës në zgjedhjet e 23 qershorit, i është dhuruar karrikja e deputetit, pasi është i katërti në listën e PD në Shkodër.

Në të largmen e afërme, në protestën e „puçit“ të 21 janarit 2011, ishte i rreshtuar me puçistat ose thënë ndryshe ishte njëri prej puçistave.

Nard Ndoka, po ashtu, është nga më agresivët që nuk i ka ndalur akuzat dhe sulmet kundër Nr.2 të PD, zonjës Topalli. Jo më larg se 17 tetori 2011, Nard Ndoka e quante Topallin publikisht « kone e përkëdhelur e Berishës që shpesh krijon tensione“.  E akuzoi edhe për vjedhje votash më 2009, por pas numërimit doli se kishte dy-tri vota më shumë nga sa duhej. Tani Jozefina Topallit do t’i duhet të dalë në fushatë me Nard Ndokën. Situatë shumë bizare.

Në faqen zyrtare në Facebook të Partisë Demokristiane, ku Nard Ndoka ka vendosur deri fotot më të fundit nga takimi i djeshëm tek Top Story i Sokol Ballës, po të hedhësh një sy kurioz dhe të zbrezësh në 19 marsin e 2012, do të shohësh publikimin e një interviste të kryetarit të saj që mban datën 19 mars 2012, ku Nard Ndoka e akuzon Berishën se „e ka shndrruar Partinë Demokratike në kazermë ku individët trajtohen si merecenarë”.

Por nuk kalojnë as 11 ditë, dhe më 30 mars 2012, Partia Demokristiane e Nard Ndokës publikon po në faqen e saj zyrtare në Facebook se“ PDK po shqyrton ofertat e bashkimit me PD“.

Më tutje shohim mbërritjen e „ofertës“, goxha të majme, ku më 1 tetor 2012, Nard Ndoka emërohet zvministër i brëndshëm nga kryeministri i Shqipërisë! Dhe para disa ditësh iu fut Jozefina Topallit në listat e Shkodrës! Tani shtypi rozë i Tiranës po thotë se zonja Topalli nuk po e përmend më emrin e Berishës nëpër mitingje! Po si t’ja përmendë! Ajo ka ba « hara kiri » politik për të!

Ju pyes, ju njerëz të nderuar, a ka moral këtu? Kush e ka tradhtuar Sali Berishën dhe PD: ne apo vetë ai, ka tradhtuar veten e tij dhe PD dhe shpresat tona, që e mbështetëm për njëzet vjet, sepse besuam që e djathta shqiptare do të kishte rolin kryesor, edhe në ndërtimin e shtetit ligjor, edhe për të krijuar një klasë politike me standarde Perëndimore!

Nard Ndoka s’ka lidhje me asnjë standard perëndimor, veç me trafikun, i cili mund t’i kthehet Berishës në një bumerang me efekt të menjëhershëm, kur të gjithë të listuarit e importuar nga PS dhe pseudoaleancat e tij, të rikthehen nga ardhën. Për një « ofertë » më të mirë! Diçka e ngjashme me Ilir Metën, por jo tre muaj para zgjedhjeve, si veproi kryetari i LSI, por disa ditë a javë pas 23 qershorit! Dhe pastaj Berisha do t’i kërkojë llogari vetvetes se si ia shiti shpirtin Nard Ndokës!

Zhgënjim i Berishës ndaj Nard Ndokës, gjithësesi do të jetë i vogël, po të krahasohet me zhgënjimin tonë 20 vjeçar, por sidomos me zhgënjimin e tij!

Sa të marrë paskemi qënë ! Po gjithësesi tani na janë hapur sytë! Më mirë vonë se kurrë!

 

Arkiv i Voal.ch 17.05.2012 Shqipërisë i duhet një kryetar shteti sipas profilit të presidentit të Gjermanisë Joachim Gauck -Nga Elida Buçpapaj

Ky opinion është botuar më 17 Maj 2012

Në Shqipëri ka kohë që kanë plasur ethet e presidenti të ri, jo si përpjekje për të sjellë në krye të këtij institucioni njeriun e duhur, por si shumësi të interesave të palëve për pushtet, që presidenti i ri të jetë në funksion të pisllikut njëzetëvjeçar të tranzicionit, në funksion të skeletëve dhe hipotekave të klasës politike, ku dëgjojmë tyrli emrash por deri më tani nuk na ka zënë kurrë veshi të dëgjojmë se vendit i duhet një president me integritet, që të mos jetë marionetë apo përfaqësuesi klaneve.

Emrat që qarkullojnë përgjithësisht janë shprehje e qartë e interesave klanore, jo e interesave në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe shqiptarëve. Shqipëria me një demokraci të pakonsoliduar, ku klanet dhe korrupsioni rrezikojnë pluralizmin pasi ka tregues të qartë për një regjim transversal, pra që buron nga një qendër e vetme, ku në këtë qendër bashkohen interesat për pushtet e klaneve më të fuqishme të politikës dhe oligarkëve të rinj të tranzicionit makabër, ku ata si kupolë vendosin për gjithçka dhe ia marrin frymën shtetit ligjor dhe demokracisë shqiptare, duke uzurpuar jetënpolitike, publike, ekonominë, drejtësinë, pushtetit multimedial, një lloj kapje e shtetit, për të cilën ankohej shumë Sali Berisha kur ishte në opozitë. Diçka shumë e frikëshme, aspak fantazi por realitet i prekshëm. Një dramë kombëtare, e shkaktuar nga një klasë politike, e cila fshihet pas imunitetit dhe pas uzurpimit të institucioneve, ku i zgjedh kudo njerëzit e vet, që i ka shërbëtorë të bindur, duke demonstruar një fobi dhe racizëm ndaj personaliteteve me integritet.

Tani zgjedhja e presidentit në Shqipëri është kthyer në një luftë e më të fortit, por jo në përpjekje të përbashkëta për më të mirin. Nuk i duan më të mirët, kanë frikë prej tyre.

Qarkullojnë emra që janë shprehi e qartë e interesave të ngushta politike, por jo interesave të vendit sipas standarteve të një shteti anëtar të NATO-s; qarkullojnë emra, por asnjëherë nuk kërkohet një model sipas standardeve Perëndimore, që të reflektojë Shqipërinë sot dhe të ardhmen e Shqipërisë nesër.

Elitat në Shqipëri në vend që ta qartësojnë realitetin e bëjnë atë edhe më konfuz, sepse nuk janë të pavarura, pasi ekzistojnë vetë në kontekstin e klaneve.

Nuk ekziston vullneti i mirë midis palëve sepse modeli për presidentin e Shqipërisë mund të huazohet vetëm në Perëndim. Pa qenë nevoja të themi se Shqipëria e posadalë nga një regjim totalitarist nuk mund të krahasohet me SHBA apo Francën, atëhere le të marrim një profil që iu afrohet realiteteve të saj që është profili i Presidentit të Gjermanisë Joachim Gauck, jo si prift, por si një njeri me integritet të pastër, antikomunist dhe veprimtar të shquar të të drejtave të njeriut. Ky është profili me dy fjalë i JoachimGauck, ndaj të cilit pothuaj heshtën opinionistët e Tiranës, jo se nuk e dinin, por për arsye pragmatiste të interesit të tyre personal u autocensuruan. U tha vetëm se Presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck ishte konsensual, se për të në Asamblenë Federale votuan pro 991 nga 1228, ku mungonin 12.  JoachimGauck nuk e votuan Die Linke ( e Majta me rrënjë nga partia e Erich Honecker dhe Egon Krenz), aktualisht 11% në Bundestagun gjerman.

Joachim Gauck, një ish pastor luteran, anti-komunist dhe veprimtar i të drejtave të njeriut në Gjermaninë Lindore që gjatë Revolucionit Paqësor, ishte bashkëthemelues i NEW FORUM, lëvizje opozitare në Gjermaninë Lindore, që i kontribuoi rrëzimit të diktaturës së mbështetur nga regjimi sovjetik. Pas bashkimit të Gjermanisë ai është zgjedhur nga Bundestagu dhe me firmën e Helmut Kohl-it, Komisioneri i parë Federal i Arkivave të Stasit, duke e drejtuar këtë agjenci prej 1990-2000. Pra Joachim Gauck ka udhëhequr procesion e hapjes së arkivave të Stas-it, ndërsa në Shqipëri si Dosjet, ashtu edhe Arkivat e diktaturës qëndrojnë të mbyllura për pasojë të presionit që bën kjo klasë politike me ndërgjegje zgjyrë.

Joachim Gauck, i cili në Dosjet e Stas-it përshkruhet “si një anti-komunist i pakorigjueshëm” (“unverbesserlicher Antikommunist”) është një figurë konseguente dhe një veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut që kërkon dënimin e krimeve të komunizmit si krime kundër njerëzimit. Në qershorin e vitit 2008 së bashku me Vaclav Havel do të inicionin dhe nënshkruanin Deklaratën e Pragës për Ndërgjegjen e Europës dhe Komunizmin, si dhe më 25 shkurt 2010 do të ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Krimeve të Komunizmit, dy Dokumente të rëndësishme në vazhdim të Rezolutës 1481 të Këshillit të Europës për „Nevojën e dënimit ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”,n jë detyrim që Shqipëria edhe sot e kësaj dite, vendi me një nga diktaturat memizore, nuk e ka përmbushur. Këtu qëndron edhe shkaku se përse opinionistët eTiranës nuk e zbulojnë të plotë profilin e Joachim Gauck.

Se kush ishte Joachim Gauck gjatë kohës të DDR e zbulon vetë ai në kujtimet e tij menjë fjali të vetme, kur shkruan: “Fati i babait tonë ishte si një dajak edukues për ne. Kjo çoi në një ndjenjë të besnikërisë së pakushtëzuar ndaj familjes, duke përjashtuar çdo lloj të idesë së vëllazërimit me sistemin.” Pra JoachimGauck nuk kishte asnjë lloj hije apo lidhje me sistemin diktatorial, nuk ishte as pjesë e institucioneve të superstrukturës apo strukturave të policisë sekrete, pra ai e ka të pastër si drita e diellit të shkuarën dhe ndërgjegjen e tij.

Ky duhet të jetë edhe profili i personalitetit të presidentit të ardhëm të Shqipërisë. Së pari, të mos jetë nga klasa politike aktuale, as nga PD dhe as nga PS apo partiçkat e vogla, të cilat janë pa elektorat; të mos ketë qenë nëpunës i lartë i institucioneve të diktaturës apo i institucioneve të superstrukturës diktatoriale; të mos ketë asnjë lidhje familjare me ish-nomenklaturën e kuqe; të mos jetë ish-anëtar i PPSH; të ketë certifikatën e pastërtisë të figurës morale që do të konfirmonte se nuk ka qenë pjestar i ish-Sigurimit, apo i asnjëlloj shërbimi të huaj, kësisoj të jetë një personalitet me që të dëshmojë qartë se në një mënyrë apo tjetrën e ka luftuar diktaturën; të jetë njeri me integritet të pacënueshëm si shprehje e unitetit kombëtar dhe në mbrojtje të pacënueshmërisë të institucioneve për të mbështetur një reformë në drejtësi dhe të jetë në mbështetje të iniciativave që do t’i shërbejnë konsolidimit të demokracisë në vend dhe shtetit të së drejtës. Pra, të mos jetë shërbyes i partive, puthador i politikës dhe të jetë në shërbim tëinteresave kombëtare të shtetit.

Ky duhet të jetë profili i presidentit të ardhshëm të Shqipërisë, i cili nëse i plotëson këto kritere, dhe brenda këtyre standardeve do të duhet të votohet me shumicë të qartë nga Parlamenti i Shqipërisë.

“Do t’i them “po” me të gjithë forcën e zemrës përgjegjësive që do të marr. Sigurisht nuk do të mund të plotësoj gjithçka në pesë vjet, por do të dëshmoj qartë angazhimin tim ndaj zhgënjimit të njerëzve nga politika e do të jam kontributin tim për të afruar më shumë udhëheqësit me popullin”. Këto janë fjalët gjithë emocion të Joachim Gauck, pas votimit. Merreni me mend kur gjermanët janë të zhgënjyer nga politika e një vendi si Gjermania, me ekonomi më të zhvilluar në BE e dhe njëra nga më të fuqishmet në botë, merreni me mend çfarë zhgënjimi kanë njerëzit në Shqipëri nga një klasë politike mizerabël që ka 20 vjet që imashtron dhe që objektivin e ka vetëm të uzurpojë pushtet për interesa të ngushta.

Një president i Shqipërisë sipas modelit të Joachim Gauck do të jetë hapi i parë drejt reformimit të politikës të Shqipërisë, reformim i nevojshëm dhe i domosdoshëm që vendi të mos kthehet prapa, por të vazhdojë rrugën drejt integrimeve europane dhe drejt konsolidimit të sistemit demokratik, që demokracia të hedhë rrënjë në Shqipëri, është njëjtas ashtu si thotë njëri prej baballarëve të SHBA George Washington “se kur hedh rrënjë liria, pema e saj rritet shpejt”.

©


Send this to a friend