Në stacionin e largët në fushë,
Klithi sirena e trenit të fundit.
Mbi çatinë time, si jehonë iu përgjigj kukuvajka.
Kë pres unë sonte?
Kush mori rrugën në errësirë
Dhe i kërrusur përmes shiut,
U nis për tek unë.
Më kot më shkon mendja
Tek ata që më deshën.
Më kot kujtoj sonte
Ata që i desha.
Asnjëri
S’do shkundë pika shiu
Në pragun e derës sime këtë natë.
Rrugën e ka mbuluar
Balta dhe nata
Dhe në errësirë
Askush nuk do niset për tek unë…
Ja, kështu do më rrjedhë tërë jeta,
Larg atyre që më deshën,
Larg atyre që i desha.
Komentet