Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov, tha se 2 719 shtetas të Rusisë kanë shkuar në Siri nga të cilët 160 janë vrarë
MOSKË – Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov ka thënë se janë vrarë 160 shtetas të Rusisë qa kanë luftuar për organizatën terroriste ISIS në Siri, bëjnë të ditur mediat ruse.
Sipas tij, 2.719 shtetas të Rusisë kanë shkuar në Siri nga të cilët 160 janë vrarë.
“73 shtetas janë kthyer dhe më vonë janë përballur me akuza nga më të ndryshmet, ndërsa 36 janë arrestuar”, ka thënë Syromolotov.
Ai ka shtuar se janë rreth 25 mijë ushtarë të huaj që luftojnë për ISIS-in në Siri dhe Irak.
Organizata terroriste ISIS së fundmi mori përgjegjësinë për sulmin me bombë të avionit rus i cili u rrëzua mbi Gadishullin e Sinait në Egjipt ku humbën jetën 224 njerëz. aa
Komentet