VOAL – Ujë në sipërfaqen e Hënës ka gjithandej, nuk është i kufizuar vetëm në rajonet polare apo në tipa të posaçëm të terrenit siç besohej: këtë e kanë zbuluar analizat e reja të dhëna nga dy misione hënore të udhëhequra nga Goddard Space Flight Center i NASA-s dhe të publikura në revistën e Nature Geoscience.
Në qoftë se uji është në sasira të mëdha dhe i pijshëm, eksploratorët e ardhshëm mund ta përdorin për ta pirë ose për ta shndërruar në hidrogjen ose oksigjen për raketat, apo edhe në oksigjen për frymëmarrje.
Kërkuesit, prirë nga Joshua Bandfield, i Space Science Institute i Boulder, në Kolorado, janë bazuar në të dhëna të mbledhura në vitet 2008 e 2009 nga misioni indian Chandrayaan-1 e nga misioni Lunar Reconnaissance Orbiter, lëshuar nga NASA më 2009.
Të dhënat mbi përhapjen e molekulave OH e H2O tregojnë se uji i pranishëm në Hënë mund të jetë sjellë nga era diellore, ose nga vërshime të grimcave të rëna nga Dielli, të cilat kanë goditur supërfaqen hënore, por nuk përjashtohet që uji mund të vijnë nga brenda satelitit tokësor, duke kulluar gradualisht nga shkëmbinjtë.
Komentet