Të zgjuarit, të mençurit, të diturit, të urtit, intelektualët dhe profesionistët e vertetë shesin cigare, gazeta, libra, veshembathje ose peme e perime neper tregjet e ndryshme kosovare, ndersa, çobanët, blegtorët, mizivirët, mizantropët, filisterët, analfabetët, gjysëmanalfabetët, demagogët, hipokritët, spiunët, udbashët, joshqiptaret, puroshqiptaret, antishqiptaret, hajdutët, matrapazët, psikopatët ose maniakët e ndryshëm depresivë, infantil dhe patologjikë, bartin poste, pozita ose funksione të ndryshme shtetrore, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike, policore, ushtarake dhe te tjera në kuadër të të ashtuquajturit “shtetit sovran, ligjor, sovran, integral, qytetar dhe demokratik” në Kosovë!
Në Kosovën e kontrastëve, paradoksëve, anomalive dhe patologjive të panumërta reaksionare dhe anakronike në jetën e atjeshme institucionale dhe funksionale, ku të diturit, të edukuarit, kulturuarit, arsimuarit, intelektualët ose profesionistët e vërtetë, ose duhët të përcakohën si agjent, spiun, vasal, poltron, kameleon ose rrogtarë të “etërve” ose “baballarëve” të ndryshëm pushtetmbajtës ose institucional, ose duhet të punojnë si punëtor krahu, apo si shitës ordiner ose ambulant në Kosovë dhe jashtë saj! Duke u shndërruar në imitues (mimesis) ose vegla të thjeshta te rendeve ose sistemeve te pandryshuara natyrore ose ordinare (ligjëve të thjeshta jetësore ose natyrore) pa kurrfarë vlerash, parimësh ose atributësh të preferuara njerëzore, morale, shkencore, intelektuale dhe profesionale.
Ndërkohë që shteti, populli (kombi), pushteti, politika ose diplomacia kosovare, më tepër janë “fryt”, konstrukt ose “substitut” i pakuptueshëm (aglutinativ), atavist, absurd ose tepër abstrakt i egove, antiegove, superegove, libidove, imagjinatave ose fantazive të ndryshme paranormale, parapolitike, imagjinare, fiktive, iracionale, negative, karieriste, profiteriste dhe te tjera, se sa formnulë, platformë, shprehje ose sublimim i ideve, teorive, koncepteve, definicioneve, idealeve dhe vizioneve të njohura shkencore ose humaniste mbi njeriun, popullin(kombin), shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme qytetare ose politike.
Se këndejmi, filozofia e artit të njohur politik ose diplomatik, përmes analizës së njohur shkencore ose metodologjike, parasegjithash i ngritë, projekton ose rindërton elementet (instrumentet), mjedisin (ambientin), formulat, platformat dhe konceptet e njohura nga të cilat lindin, krijohen ose ndërtohen shteti dhe pushteti. Ndërkaq, politologët ose filozofët politik janë kundrues dhe studiues të artit politik ose diplomatik i cili e bën të qarta dallimët themelore ose esenciale në mes individit dhe tërësitë.
Ndryshe nga kjo, jeta është një ‘numratore e madhe’ më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond….Një ‘tabelë e madhe’ shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi.. ku brenda saj futën ose përbirohen koha dhe vitët e ikura në pakthim, lëkura thahët, terët dhe bëhet e vrazhdë, sytë rrudhën dhe nuk shohin më si dikur, mendja vyshkët, vërbohet.., trurit i mungon kimia ose biokimia e brendshme, shpirtit fizika dhe metafizika e dikurshme , trupit ose organizmit të njeriut i mungojnë gjaku i freskët, albuminët, kaloritë, forca (fuqia), enërgjia, vitaminat ose lëngjët e preferuara dhe kështu me radhë. Njeriu fillon të bëhet i egër dhe tepër i vrazhdë sipas natyrës dhe moshës së tij…Aty pra ku çdo gjë ikën ose emigron nga ai (njeriu) me tendencën e natyrshme dhe të logjikshme për t´u kthyer përseri në fillim ose embrion… Kur ka qenë i mitur ose fëmijë (tabula rasa).
“Pyesni gratë dhe mjekët pse (përse) njerëzit lindin dhe vdesin vetëm përmes sekretit, dhimbjes, mundimit dhe sakrificës?” Do thoshte dikur një filozof i njohur gjerman.
Përsosshmëria ose perfeksionizmi i njeriut, në radhë të parë i kërkojnë mëshirën e fatit dhe shëndetit të përgjithëshëm, përvojen e vitëve, krihët e kohës, dritën e dijes ose diturisë, shpatullat ose flatërat e besimit dhe dorën e Zotit.
Në instancë të fundit, sytë më të cilët ne e shohim Zotin (Hyjin) dhe njeri tjetrin, janë të njejtit sy më të cilët Zoti (Hyji) na sheh ose shikon neve.
Të gjithë ne ose shumica prej nesh, jemi thjeshtë aktorë ose “protagonist të njohur” të ngjarjeve ose ndodhjeve të ndryshme që tentojmë të kontrollojmë ose menaxhojmë fatin, reitingun dhe imazhin tonë sociofetar, sociokulturorë, sociopolitikë, sociohisdtorik, socioekonomik etj.
Në këtë prizëm, ne veprojmë ose reagojmë kryesisht duke u bazuar në atë se si na shohin, njohin dhe pranojnë të tjerët dhe jo se si e shohim, njohim dhe pranojmë ne realitetin së bashku me vetvetën tonë. Mbi “bazën” e instikteve.
Sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore ose humaniste: Mënyra më efektive për t´i përmbysur ose shkatërruar njerëzit, popujt (kombet), shtetët ose kulturat e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh të drejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar si dhe për të fituar dhe mbrojtur lirinë, të drejtat, kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike dhe kështu me radhë.…!
U mor vesh se shteti, pushteti ose shoqëria poroze, fragjile, inkompakte, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, patologjisë, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe paditurisë individuale dhe kolektive të një populli ose kombi të tërë. Ndaj, mu për këtë, sipas Dostojevskit, “Krimi është protestë ose rezistencë spontane kundër padrejtësive të ndryshme sociale dhe politike!”
Në
këtë kontekst të “suspektshëm” ose tepër dubioz, edhe grafikoni ose rubikoni i i rënies dhe ngritjes së “prodhimtarisë” së gjithëmbarshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike në vendin tonë (Kosovë)- vazhdon të ndikohet dhe imponohet nga disa faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm. Skenën e përgjithshme politike në Kosovë vazhdojnë të dominojnë ose ambivalojnë ashpërsimet e vazhdueshme të pikëpamjeve, konceptëve, përceptimëve, anticipimëve ose më mirë t´u themi kontradiktave të njohura politike të blloqëve dhe taborreve të barrikaduara dhe betonuara , kryesisht në dy pozicione ose pozicionime të ndryshme : për shtetin ose republikën si dhe ato për “demarkacionin” dhe “asociacionin” ose “korigjimin e kufinjve” në mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ngjashme.
Ndë
rkohë që antagonizmat ose konfliktet e mësipërme reaksionare dhe anakronike që po ndodhin në Kosovë, patjetër sikur të çveshin (xhveshin) ose t’ç‘armatosin nga imuniteti i shpërqëndrimit, mosinteresimit ose pozicionimit të distancuar ose ndaj tyre. Pavarësisht largësive ose distancave të ndryshme kohore, gjeografike, politike, partiake, rajonale, krahinore dhe të tjera. Kjo për faktin se situata e përgjithshme në vendin ose atdheun tonë, sikur reflektohet ose interferon drejtpërdrejt në përditshmërinë vepruese si dhe në gjendjen e përgjithshme shpirtërore dhe emocionale të njeriut shqiptar në Kosovë dhe diasporë. Madje, edhe muza e njohur krijuese dhe patriotike së bashku me konceptët, idealet dhe vizionet e larta shkencore, intelektuale dhe profesionale sikur tremben nga përballjet e vazhdueshme në mes vlerës dhe antivlerës.
Politikës, shtetit, popullit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme shqiptare ose kosovare, sikur iu duhen ose nevojiten anamneza, skanime, ekzaminime, ekpspertiza, përqëndrime, analiza dhe studime të veçanta; për t´i njohur, zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar ato dhe “ata” deri në fund.
Ndërkaq, për të nxjerrur ose mësuar diçka nga skena ose mozaiku i përgjithëshëm shqiptar ose kosovar, në këtë veçanti ose specifikë shkencore ose metodologjike, do i kisha futur edhe dallimet esenciale ose substanciale në mes analizave të njohura shkencore, politike, strategjike ose gjeopolitike dhe interesave të larta shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera të Kosovës dhe shqiptarëve.
Komentet