Shtëpi bosh
shtëpi të bukura
të ndërtuara
prej ëndrrash
të ngritura me mund e sakrifica
me ngazëllimin e kthimit
ku presin nënat dhe baballarët
bijtë e tyre
që shtëpitë
të mbushen
me frymën e fëmijëve
larguar nga shtëpia fëmijë
tani bërë burra e gra
me fëmijë të rritur
shtëpi bosh
të zbrazura nga fjalët
të zbrazura nga frymët
të zbrazura nga zërat
që do të kumbonin
nga të qeshurat
nga bisedat
nga zënkat
nga hahatë
dhomat do të merrnin jetë
dyshemeja do të kthehej
mozaik hapash
dritaret do të hapeshin
e mbylleshin
nga duar që i presin
perdet do të vallzonin
valcet e vëllezërve Shtraus
shtëpitë bosh
të mbushura me
psherëtima
me tymin e mendimeve
të etërve
prej pezmit se përse i lanë fëmijët
të iknin
shtëpi bosh
të mbushur nga malli i nënave
që po të matej
do ta shëmbte gjithë qytetin prej peshës
shtëpi bosh
ku nënat zbrazëtinë
e mbushin me lutje
drejtuar Zotit
që t’i mbrojë fëmijët atje
ku kanë ndërtuar jetën
atje ku i kanë lindur fëmijët
në të panjohurën
ku gjithçka e nisën nga zero
atje ku nuk njihnin njeri
ku nuk i priste njeri
shtëpi bosh
me ditë e javë e muaj e vite
që presin më kot kthimin
e fëmijëve
ku nënat e baballarët
i djegin si cigare e hidhur
ditët e jetës
deri kur nga cigarja
mbetet vetëm hiri
i frymës së fundit
e zilja e telefonit bie e bie
në gjirin e pajetë të nënës
nëna nuk e priti dot
telefonatën e fundit
të lamtumirës
që bashkë me bekimin
t’u linte fëmijëve amanetin
që të ktheheshin
zemra e djegur e nënës plasi
prej pritjes e mallit
për fëmijēt
që ikën nga shtëpia fëmijë
e tani i kanë fëmijët burra
e ata vetë prindër
me flokë të thinjur
që mes ngashërenjës i betohen vetes
nëse jetën do ta kthenin mbrapsht
ata nuk do të iknin
për t’i lënë nënat
me sytë nga dera
me celularët në gji
në shtëpitë bosh
ku banon tash vetëm pritja
Poezi e cila reflekton rrugëtimin e dhemshëm të njeriut tonë nëpër periudha kohore dhe historike…
Një temë që prekë e dhemb tek secili, dhe se kjo poezi sikur i ngjanë rrëfimeve rrënqethëse dhe si zë çortimi mbase edhe si këshillë…
Ju përgëzoj për këtë këndim poetik me peshë dhe me mesazh shumëdimensional.
I nderruar Sejdi, ju falenderoj me mirenjohje. Te falat e Skenderit e te mijat. Me respekt, Elida
Poezi me një domethënje te madhe, ju përgzoj e nderuara poete.
Ju falenderoj shume. Pershendetjet e mija. Elida
Poezi qe me rrenqeth te teren. E kam proviar 13 vite. Jane vite dhimbje boshlleku pritje ankthi. E vogla ime gazi i shtepise hiku ne vorbullen shqipetare te psikologjise kolektive te hikjes.
Zonje e dashur. E kush nuk e ka provuar kete ankth. Te shkosh drejt te panjohures arrogante, nga ku te vjen te marresh iken, por pastaj qendron se ne vendin ku ndodhet shtepia ku pretsin nena dhe babai nuk ka shanse te jetohet me dinjitet. Ju pershendes. Elida
Ju lumté … e keni përshkruar në tërêsi ….
ZOTI na ndihmofté ……… !!!!!!!!
Ju flm shume Besim. Pershendetjet e mia. Elida
Keni kapur nje teme te ndjeshme, perplot me dhimbje dhe e keni trajtuar me shume mjeshtri. Ju lumt poete! Mbase na jep te drejten per ta exojme ne emisioni “Zeri i mergates” ne Radio Liria.
Ju flm shume i nderuar Haxhi. Natyrisht mund ta lexoni. IJu përshendes ju dhe gjithe degjuesit e Radio Liria.
Elida Buçpapaj