Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë qytetet Tiranë, Kukësi, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Fier, etj, ndërsa sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, në të gjithë vendin janë evakuuar rreth 315 persona
TIRANË – Në Shqipëri vazhdon moti me reshje të dendura të shiut në disa qytete të vendit, ndërsa aktualisht në disa zona ku ka përmbytje janë angazhuar edhe forcat e armatosura dhe forcat policore për të ndihmuar në evakuimin e banorëve.
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë qytetet Tiranë, Kukës, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Fier, etj. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, në të gjithë vendin janë evakuuar rreth 315 persona.
Rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u angazhuan për menaxhimin e situatës në zonat më të prekura nga moti, kryesisht në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Gjirokastrës.
Në një deklaratë për mediat, ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, theksoi se forcat e armatosura janë angazhuar në disa qytete të vendit, për të garantuar sigurinë e jetës për të gjithë banorët e prekur. Sipas saj, gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit.
Ndërkohë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, ka vendosur që të pezullojë sot procesin mësimor në institucionet e arsimit parauniveristar, për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin.
Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka urdhëruar aktivizimin e planit të gatishmërisë shëndetësore si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin. aa
Une them qe per te parandaluar permbytjet qeveria duhet ti jape shtepi per banim
te gjithe atyre banoreve qe u jane permbytur shtepite buze lumejve.