Ceremonia në nder të kësaj dite, ka filluar me fjalën e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe më pas besimtarët, por edhe qytetarë të shumtë kanë vizituar ambientet e selisë së Kryegjyshatës…
TIRANË – Besimtarët bektashianë në të gjithë Shqipërinë kanë kremtuar sot Festën e Ashurës, ku është organizuar edhe një ceremoni e veçantë në selinë e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë.
Ceremonia në nder të kësaj dite, ka filluar me fjalën e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe më pas besimtarët, por edhe qytetarë të shumtë kanë vizituar ambientet e selisë së Kryegjyshatës për të shijuar ashuren he për të shkëmbyer urimet me njëri-tjetrin.
Selinë e Kryegjyshatës e kanë vizituar edhe personalitetet shtetërore, si ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, Blendi Klosi, deputetë të Kuvendit, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, ku me tyre ishte edhe ambasadori i Turqisë në Shqipërisë, Hidayet Bayraktar.
Besimtarët e shumtë që vijnë nga të gjithë qytetet e Shqipëria vizituan edhe Faltoren Qendrore të Komunitetit Bektashi (Odeoni) që u inaugurua në fillim të muajt shtator të këtij viti.
Kjo ditë nga bektashinjtë ka nisur të kremtohet në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist dhe rihapjes së institucioneve të besimit në vend, për të vazhduar pa ndërprerë.
Komentet