Sa here qe politikanet kan fole per popull, mua me ka kape trishtimi. Ne nje ligjerate elektorale, eshte me e ndershme sikur t’i drejtoheshin shqiptareve si pjese e tyre .
Degjoni ! Nje popull nuk e ndal dot kush !
Gjithmone kam menduar qe e vetmja gje e qe cileson voten eshte kur ajo tregon deshiren e votuesit.
Por ne keto vite shoh qe votimi eshte me shume i shtyre nga interesa dhe propaganda.
Shumica e votuesve jane te influencuar, per te mos fole per ato qe paguhen e votojne pagatorin.
Duket sikur dy partite kryesore e kan ndare mendjen shqiptareve, ose qeveria ose opozita , doni s’doni per ta do votoni.
Perfaqesimi vertet shpreh voten e tyre , te detyruar ose te manipuluar, por jo te deshiruar . Pse votat e nje individi qe un votoj, t’i numeroje dikush qe un se pranoj ne asnji menyre , si qeveri e as si opozite !?
Kjo nuk eshte liri. Projektet per demokratizim ju kan shku kot.
Kemi kthim pas.
Nje parti politike qe shpreson me ardh n pushtet me parate e kandidateve te saj eshte e rrezikshme. Ne e kuptojme qe rotacioni ka mbet ne zgrip.
Sepse ata qe kan investu per demokratizimin e zones qofshin edhe nga Amerika kane genjyer, nuk e kane pase seriozisht. Kane bere biznes me politiken.
Pasojat dhe faktet tregojne qe ato para jane paguar per interesa grupesh. Sepse nuk ka permiresim politik ne lidhje me zgjedhjet.
Ato qe kanë abuzuar duhet te leshojne nje pjese te mire abuzimeve .
Se as nuk me shkon mendja qe do perfundojne ne burg , sepse bashkefajtoret e lene fajin kopil(me falni)
Ne jemi pak tashme qe besojme e qe jetojme ne ket vend. Nuk duhet perfaqesuesit e turmes te rimarrin administratat.
Duhen njerez te cilesuar, te afte, teknike, nuk na intereson nese flasin bukur apo jo. Pak kohe na ndajnë nga zgjedhjet dhe situata eshte totalisht absurde. Gjithmone ne minutat e fundit per zgjedhje shum te randsishme.
Ne i dime kush e meriton te jete kryetar bashkie dhe te hyje ne keshillin bashkiak.
Jo grupe politike , por njerez punetore e patriote. Qe e duan qytetin e tyr, jo sekretare partie apo administratore politike.
Ne mund te beheshim , por jemi shume te papergjegjshem moralisht. Moralin nuk e ben shteti , por familja, shkolla .
Familjet e pamoralshme duket se kan gjet terrenin e duhur . Dikush me thote, frika run vreshtin. Po jo s’e besoj.
Pse dikur kur makinat i linim jashte u vidhnin deri dhe stemat, sot nuk ndodh.E nese ndodh qe nje ose dy makina te vidhen ,ne mes te Shkodres, ne 7 te masdites, kjo ka lidhje me hakmarrje ose renjen totale te shtetit.
Po ! Ne Shkoder në 7 te masdites jane vjedh dy makina , shum te shpejta .
Vete policia shprehet qe jane grabit per vrasje, kulmi!
Kjo tregon qe shteti ne Shkoder eshte ne doren e banditeve.
Policia kriminale eshte e zene , ndersa rrugorja merret me gjoba. Makinat jane pare ne Lezhe, ne Fushkuqe, por askush s’ka vepruar.
AMA PER TE RUAJTUR KRYEMINISTRINE VEPROJNE MENJIHERE.
MINISTRI RENDIT ÇUÇI NUK ESHTE SERIOZ , PERKUNDRAZI , NE SHKODER KA NDODH DIÇKA QE KA VITE QE NUK NDODH, KRIMINELET NDJEHEN TE QETE !