Populli mik gjerman sot shënon 31 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë. Lëvizja për bashkim filloi nga poshtë (nga një lëvizje masive qytetare). Parulla popullore “Ne jemi populli!” (gjerm. “Wir sind das Volk!”), do të shndërrohej shpejt në thirrjen “Ne jemi një popull!” (gjerm. “Wir sind ein Volk!”). Elita politike gjermane e kuptoi frymën e kohës. Ajo i dha rrugë legale shansit historik për ribashkim në paqe dhe liri, pa luftë dhe gjakderdhje. Programi 10-pikësh për bashkimin e dy Gjermanive i kancelarit Helmut Kohl, i paraqitur më 28 nëntor 1989 para Bundestagut, u realizua më 3 tetor 1990 në një atmosferë gëzimi e lotësh, feste e mirëkuptimi. Vendosja e procesit të bashkimit të Gjermanisë në kuadrin e parimit të vetëvendosjes dhe si vazhdim i Evropës së bashkuar paraqet artin e lartë të të kuptuarit të frymës integrative të kohës.
Më 3 tetor 1990 flamuri gjerman valoi i lirë në Sheshin e Republikës në Berlin. Aty valon dhe sot. Qytetarët gjermanë morën frymë të lirë, pa murin e Berlinit, pa kufirin dhe ideologjinë që i ndante. Rënia e Murit të Berlinit krijoi një moment lirie dhe entuziazmi, jo vetëm në Gjermani, por gjithandej botës, në mënyrë të veçantë te ne shqiptarët. Në këtë ditë kombi gjerman e zuri vendin e vet të merituar në Evropë, Evropa e theu murin ndarës ideologjik, kurse bota i dha fund Luftës së Ftohtë.
Në fakt bashkimi i Gjermanisë u realizua përmes përgjegjshmërisë së lartë politike të të gjithë pjesëmarrësve, si dhe vetëdijes e respektit për suksesin ekonomik dhe social të Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore. Ribashkimi erdhi edhe si rezultat i diplomacisë së shkëlqyeshme të Gjermanisë. Procesi negociues për bashkim mund të konsiderohet një nga veprat më mjeshtërore të diplomacisë së lartë në shekullin e 20-të.
Me këtë rast, Kancelares Angela Merkel, Qeverisë Federale të Gjermanisë dhe gjithë popullit mik gjerman i urojmë Ditën e Bashkimit!
Në çeljen e fushatës së PD- ASHM-së, lideri demokrat I çoi një mesazh kundërshtarit të tij politik duke I thënë se lufta e tij me PD-në, është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e er . . .
Në nisje të fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së fushatës elektorale të 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh para mijëra mbështetësve se, sonte shqiptarët . . .
Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish?
Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump.
Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dës . . .
Drejtuesi i fushatës së Opozitës, Chris LaCivita, pohoi se u përpoqën të burgosnin Donald Trump në 2024-n, ashtu si socialistët në Shqipëri tani duan të burgosin Opozitën.
“Është fantas . . .
Kryestrategu i fushatës së opozitës, Chris LaCivita, arkitekti i fitores historike të Donald Trump, postoi një tjetër mesazh paralajmërues për Edi Ramën.
Pak përpara nisjes së fushatës . . .
Strategu i rikthimit të Donald Trumpit në pushtet, i cili do të jetë edhe udhëheqësi i fushatës së rikthimit të Sali Berishës ka nisur ofensivën e tij elektorale.
Vetëm pak orë para . . .
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të hapin në sheshin ‘Nënë Tereza’ fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Momentet kulmore të kësaj ceremonie do t . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të fundit ka thënë se Kosova synon të forcojë aleancën me SHBA-në gjatë administratës Trump.
Osmani në intervistën e dhënë për . . .
Gajtë një dalje për gazetarët kreu i opozitës deklaroi se, “Brukseli ishte dje në anën e shqiptarëve!”. “Nuk mund t’u mohohet atyre e drejta e një procesi ligjor me reformën e Soros . . .
Media e madhe amerikane, Bloomberg, publikoi një shkrim për ndikimin e Donald Trumpit në zgjedhjet shqiptare të 11 Majit.
Shkrimi përmban ato informacione që janë cituar më përpar . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe ndërtimit të një demokracie t . . .
Radio Evropa e Lirë
Besimi i ndërsjellë, koordinimi dhe bashkëpunimi, si dhe përparimi në dialogun me Serbinë janë disa nga pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjerman . . .
Komentet