N’shekllin kur hyjt për menden tonë janë bindë,
N’at ver’ kur n’fusha ka ramun tri her’ shi,
Në nji ksoll’ në fshat im vllà ka lindë;
At ditë e mbrapa em am’ s’m’dha mâ gji.
Pra bim’ që rrnon nji ver’ nuk jam as drû
I rritun n’rranxën e shkambit – në pyll.
Gacat n’votër m’i dijn’ fshefsit në trû
Si bleta n’terr të zgjonit birat n’dyll.
Zdathun shkela mbi gur, n’ferra e n’gjarpën
Mes barit t’njomë, e mandej n’kalldrêm.
N’fundin e shpirtit ndij nji zâ që harpën
E kangës s’fortë kurr mos ta vari n’gêm.
Komentet