Disa nga rregullat naziste në Serbi, për shfarosjen e hebrejve!
Hebrejtë:
Urdhëresa për çifutët dhe ciganët: (…)
Neni 2. “Çifutët duhet të lajmërohen në afat prej dy javësh në tërë territorin e pushtetit policor serbian.
Neni 3. Çifutët në çdo hapësirë komunikatave duhet të bartin në dorë shenjën e kaftë me shkronja “JUDEN”.
Neni 4. Çifutët nuk mund të janë ma nëpunës publik. Largimin nga institucionet duhet ta kryejnë pa përjashtim pushtetarët serbianë menjëherë.
Neni 5. Çifutët nuk mund t’u lejohet ta kryejnë veprimtarinë e avokatit, mjekut, dentistit, veterinarit dhe farmacistit.
Neni 7. Çifutëve u ndalohet vizita në teatër, filma dhe tubime publike në tërë Serbinë.
Ciganët:
Nenit 18. Ciganët janë të njehtë sikurse çifutët.
Lidhur me këtë detyra e pushtetit serbianë përshkruhet në nenin 21 të Urdhëresës ku thuhet: “Pushteti serbian është përgjegjës për ekzekutimin e urdhëresave që i përmban kjo Urdhëresë”.
Në kreun e IV-të sanksionohen “masat ndëshkimore”, të cilat e sanksionon in me neni 22: “Kush e kundërshton Urdhëresën, do të dënohet me burgim dhe dënim me para. Në rastet e rënda dënimi do të jetë me burgim të gjatë e deri me pushkatim”, kuptohet ai, ose ata, që u ndihmojnë çifutëve ose ciganëve, të maskohen kudo nëpër Serbi.
Burimi:
Lista e urdhëresave të përfaqësuesit ushtarak për Serbi nr. 7, nr. 8 nga 31. V. 1941; Novo Vreme, 3 VI 1941.
Urdhëresa është nënshkruar nga Turneri më 29. V. 1941 në Beograd, në prani të Millan Aqimoviqit, Dimitrije Lotiqit dhe zëvendësit të Patrikut serbian.
Në qershor të vitit 1942 në zyrat e Rajhut në Berlin arriti një telegram nga Beogradi. “Në Serbi nuk ka më asnjë çifut”, i njoftonte me krenari shefit të tij Heinrich Himmler, Emanuel Sheferi, komandanti SS i Policisë së Shtetit në Serbi. Kështu Serbia ishte vendi i parë ballkanik, që rreth 14 muaj pasi trupat gjermane kishin marshuar në Beograd, pretendoi se kishte realizuar qëllimin e shpallur të nazistëve, zhdukjen e çifutëve apo sikurse thuhej “zgjidhjen përfundimtare”.
Disa prej rreth 12,500 hebrenjve që jetonin asaj kohe në Serbi u deportuan në kampet gjermane të përqendrimit si Aushvic, Buhenvald dhe Mauthausen.
Shumica e tyre u vranë në kampet e përqendrimit në Beograd, tregon shkrimtari dhe publicisti Ivan Ivanji, “pikërisht në kampin tek zona e panairit të vjetër Staro Sajmishte, ku u vranë rreth 6,300 hebrenj ndër ta edhe nëna ime, dhe në kampin Topovske Supe, ku gjetën vdekjen rreth 3,000 vetë, ndër ta edhe babai im.” Ivanin vetë e internuan në kampin e Aushvicit dhe më pas në atë të Buhenvaldit.
Pas vrajes së hebrenjve në Serbi, në tri kampet e Beogradit u sollën të burgosur të tjerë.Vetëm në kampin e përqëndrimit të Sajmiste, u mbajtën dhe u torturuan gjatë luftës rreth 40,000 vetë dhe u vranë më shumë se 10,000 të tjerë.
Vendi i Lekës, 27.01.2024