Voal.ch – Sot dhe nesër në Bürgenstock, Zvicër është duke u mbajtur Konferenca e Paqes për Ukrainën ku mikpritëse si promovuese e dialogut është Zvicra. Në këtë Samit të nivelit të lartë janë ftuar 100 delegacione shtetërore, nga ku 57 kryetarë dhe kryeministra shtetesh. Përveç faktorit institucional në këtë samit është ftuar edhe Faktori Religjion.
Duke iu referuar komunikatës nga qeveria e Zvicrës dhe RSI.ch vihet re se “në Bürgenstock marrin pjesë pjesëmarrës të mëdhenj, por ka edhe karrige bosh. Përfaqësues të lartë të bllokut perëndimor do të jenë atje, por jo Rusia – e pa ftuar – dhe Kina, në mungesë plus një grup i madh BRICS, vendet në zhvillim.” Në Konferencën e Paqes për Ukrainën do të thotë edhe Faktori Religjion fjalën e vet, ku do të jenë të pranishëm “disa përfaqësues të Kishave më të rëndësishme, Kishës Katolike dhe Patriarkanës Ekumenike Ortodokse të Kostandinopojës. Megjithatë, një përfaqësues i Patriarkanës së Moskës do të mungojë – dhe kjo është një mungesë e konsiderueshme – një aleat solid i pushtetit shtetëror rus që nga koha e Carit të parë Mikhail Romanov.””Papa Françesku u ftua në Bürgenstock drejtpërdrejt nga Presidentja e Konfederatës, Viola Amherd, e cila po vizitonte Vatikanin 4 majin e kaluar. Bergoglio nuk do të vijë, por do të jetë Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit – “ministri i Jashtëm” numër dy në hierarkinë e Vatikanit. Do të jetë i pranishëm Bartolomeu I – primus inter pares i galaktikës ortodokse – i profilizuar si arkitekti i madh i ribashkimit të Kishës Ortodokse të Ukrainës në Kostandinopojë, prandaj, patriarku i Kostandinopojës konsiderohet më i afërt me Kievin sesa me Rusinë e Putinit, ndërkohë që do të mungojë me përfaqësim Patriarkana e Moskës”, sipas RSI.ch.
Diplomacia zvicerane në Konferencën e Paqes në Bürgenstock mund të shërbejë për të dhënë një përgjigje ndaj ndarjeve të paraqitura nga faktori Religjon, përfundon RSI.ch/