VOAL

VOAL

Në Salcburg të Austrisë u mbajt turneu ndërkombëtar i integrimit

July 1, 2015

Komentet

Mbrëmje e zjarrtë folklorike në Klubin ARDHMERIA- Nga Florim Zeqa

Të shtunën e kaluar më 26.10.2024, në Tezze sul Brenta (VI-Itali), në Klubin ARDHMERIA u mbajt mbrëmje e madhe folklorike me trashëgimtarët e ikonës së folklorit burimor shqiptar, nipat e Sefë Mleqanit, vëllezërit Ismet Beqir Gashi, Shpëtim Beqir Gashi dhe Sefë Brahim Gashi.

 

Jehonë e madhe e zërit të bilbilave të këngës shqipe

Disa qindra metra largë klubit dëgjohej zëri kumbues i nipave të Sefë Mleqanit duke e kënduar këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”, i përcjellur me duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit e shumtë në brendi të Klubit ARDHMERIA.

Kapacitetet e mëdha të klubit kësaj radhe ishin të pamjaftueshme për të pranuar të gjithë të interesuarit që kishin ardhur nga pjesë të ndryshme të Italisë veriore për për t’i dëgjuar dhe takuar nga afër nipat e Sefë Mleqanit, për çka më dhjetra bashkatdhetarë kishin mbetur duke pritur në radhë për të hyrë në brendi të lokalit.

Ishte kjo vetëm java e tretë nga kur është hapur klubi ARDHMERIA, ndërsa për vëllezërit Gashi nga Mleqani ishte hera e parë që erdhën në Itali. Aureola e gjyshit dhe prindërve të tyre kishte bërë që të hasin në një pritje jashtëzakonisht madhështore.

Ana tjetër më e bukur e kësaj medalje është se Ismeti, Shpëtimi dhe Sefa i magjepsën mërgimtarët me zërin e bukur e karakteristik që e dëshmuan në vepër trashëgiminë artistike të ikonave të folklorit burimor shqiptar, “Të bijve të Sefë Mleqanit”.

Vlen për të theksuar, se më 5 tetor të këtij viti u hap Klubi ARDHMERIA në Tezze sul Brenta. Është ky klubi i parë dhe i vetëm i mërgatës shqiptare në Itali. Është kjo shtëpi e të gjithë mërgimtarëve, dyert e së cilës janë të hapura çdo të shtunë në mbrëmje për të gjithë mërgimtarët pa dallime moshe, përkatësie politike apo fetare.

“Qëllimi i këtij klubi është bashkimi dhe përafrimi i mërgimtarëve mes tyre, kënaqja dhe argëtimi i lirshëm sikurse në vendlindje me muzikë dhe këngë shqipe nga të gjitha trevat kombëtare”, rrëfen pronari i klubit ARDHMERIA, z. Kujtim Hajzeraj.

Vazhdimësi e traditës familjare shqiptare

 

Ne që jemi rritur me zërin e Sefës, Osmanit, Imerit, Brahimit dhe Beqës, e pritëm me padurim të dëgjojmë zërin e brezit të ri me këngët e përzgjedhura nga brezat ikonik të rapsodëve popullor. Dhe vërtetë ndodhi ajo që e prisnim, nipat e Sefë Mleqanit e dëshmuan në vepër se janë trashëgimtarë të denjë të paraardhësve të tyre.

Situata në lokalin e madh të klubit ARDHMERIA u elektrizua pas këngëve për dy ikonat e pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, e vazhduar më pas me këngët epike për heronjët dhe dëshmorët e luftës së fundit çlirimtare, e cila kulmoj me këndimin e “Marshit të UÇK-së”.

Ishte kjo një situatë madhështore dhe e paparë në organizimet e mërgatës sonë, si për nga pjesëmarrja ashtu edhe për nga organizimi i shkëlqyer i vëllezërve Hajzeraj me Xen Shalën në rolin e banakierit, i cili i shërbente pjesëmarrësit me pije freskuese dhe ushqime të ndryshme me çmime tepër të ulëta, do të thoja simbolike krahasuar me trendin e shitjes së të njëjtave në organizimet e tjera.

Sikurse luftëtarët që e kishin gjetur vendin për t’u rreshtuar në vijat e frontit, edhe mërgimtarët e gjejnë vendin dhe mënyrën për t’u argëtuar.

Sikurse luftëtarët që nuk shkuan në luftë si anëtarë të partive politike, edhe mërgimtarët tubohen, jo si anëtarë të partive politike, por si vëllezër të një gjaku dhe ashti dardan të bashkuar në Klubin ARDHMERIA.

“Qëllimi i themelimit te klubit tonë është ruajtja e identitetit tonë kombëtar, gjegjësisht gjuhës, kulturës dhe traditave të bukura shqipe, si një nga format më të mira për të mbrojtur gjeneratat e reja nga rreziku i asimilimit”, e përfundon rrëfimin Bekim Hajzeraj.

Përmes folklorit burimor i kemi ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet e bukura popullore, e kemi mësuar historinë e heronjëve të vërtetë të kombit tonë nga ajo që na ka mësuar historia nën regjimet antikombëtare dhe antipopullore të kohës së shkuar. Si bie fjala, përmes rapsodëve popullor e kemi mësuar historinë e vërtetë të Oso Kukës, Selman Kadrisë, Tahir Mehës, Imer Berishës e shumë e shumë trimave dhe tribunëve popullor.

 

Ishte nder dhe kënaqësi që isha prezent në një ambient kaq të ngohtë dhe vëllazëror, në frymën sa unifikuese po aq edhe tolerante të bashkatdhetarëve të ardhur nga pjesë të ndryshme të pjesës veriore të Italisë.

Florim Zeqa, 28.10.2024

E Lumja  Marie Tuci shembull i qëndresës heroike- Nga Msc.Kristinë Oroshi

 

 

(Në kujtim të Marie Tucit  me rastin e 74 vjetorit të mbytjes me torturë)

Heroinat shqiptare historikishtë kanë qendruar përkrah heronjëve tanë.Ato asnjëherë nuk janë përkulur por kanë qendruar trimeresha edhe kur janë përballë me torturat më çnjerëzore që njeh historia e njerëzimit.Një ndër ato heroina është edhe martirja Marie Tuci ,mirditorja që asnjëherë nuk nxori asnjë fjalë nga goja por qëndroj heroikisht torturave çnjerëzore ndër më të rreptat që kanë mundur ti kryejnë vetëm satanët dhe të patenzotët të tipit të Hilmi Seitit, që përdoren metodën më të mbrapshët duke e futur në një thes me maqokun.E heroina mirditore nuk u dobësua asnjëherë por më një krenari të madhe dha jetën për Shqipërinë Etnike, duke ju treguar pansllavistëve komunistë se toka, qielli dhe dielli shqiptarë lindin gjithmonë në perëndim.

Më, 24 tetor 2024 e kujtojmë të Lumen Marie Tucin në shtatëdhjetë e katër vjetorin e vdekjes nga torturat më të tmerrshme që i njeh njerzimi, nga bishat e egra  komuniste .

Historia jonë kombëtare është sa e dhembshme por edhe shumë tragjike. Vend të rëndësishëm e të veçantë në historinë tonë zë edhe femra shqiptare që nga periudhat e lashta e gjerë në ditët e sotme. Ku ajo përgjatë shekujve ishte simbol i durimit, vuajtjes,dashurisë, trimërisë, mirësisë dhe i qendresës. Popujt që e harrojnë të kaluarën e tyre, janë të mallkuar që ta përserisin” thoshte shkrimtari amerikan G. Santayana.

Në skajë të rrugës së sotme të Kombit, në krah të autostrades ndodhet një fshat i vjetër me shumicën banorë të ardhun prej fshatit Orosh të Mirditës. Ky fshat quhet Ndërfushas. Aty ku ndahet kufiri i këtij fshati me fshatin e Ndërfanes që në shumë dokumenta arkivore i gjendet edhe emri ’’ Ndërfandinë’’ në kodrinën ma të dukshme të këtij fshati ndodhet kulla nder kullat   me të vjetra të këtyre trevave, kulla e Nikollë Mark Tucit.I takon familjes princore të Prengë Bibë Dodës që ishtë një figurë e njohur dhe e rëndësishme në historinë shqiptare të asaj periudhe kohore.

Më, 12 mars 1928 u lind Marie Tuci e bija e Nikollë Tucit dhe e Dilë Fushës . Në vendlindje Maria hodhi hapat e parë të fëmijërisë .Familja e Maries kishin një gjendje të mirë ekonomike sepse merreshin me punimin e arave dhe me kullotjen e bagëtive. Babai Nikollë Tuci e nënë Dila kishin katër fëmijë: Markun, Marien,Luçijën dhe Lizën. Bashkë me familjen e Nikollës jetonte edhe motra e tij e pamartuar Angilia  dhe vëllai Zefi me bashkëshortën e tij  Dilën.

Maria ishte nxënëse në shkollën e motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës prej moshës 12 vjeçare ku edhe mbaroj shkollën fillore dhe të mesme.

Veç virtyteve fisnike që Maria kishte marrë nga familja e saj në kolegjin e motrave Stigmatine fitoi edhe dije të bollshme për pregatitje për infermjere por Maria kishte vendosur t’i shërbente kishës dhe ëndërronte të bëhej murgeshë.

Gjatë vitit 1946 Marie Tuci bashkë me Davida Gjomarkun filluan punën si mësimdhënëse në fshatin Fan dhe Gojan të Mirditës të ftuara nga abati i Oroshit Frano Gjini.

Bashkëkohësit tregojnë  se ishte një mësuese e mirë, e rregullt me nxënësit dhe kërkuese ndaj vetes , me qëllim që t’u shërbente nxënësve në shkallën më të lartë të mundshme , që ata të përvetësonin kërkesat shkollore sipas programit.

Pas vrasjes së Bardhok Bibës më, 7 gusht 1949 sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë dhe deputet i Parlamentit , tri ditë më vonë në shenjë revolte dhe hakmarrje ndodhi ditë e zezë për Mirditën dhe mirditorët sepse u varën dhe u pushkatuan katërmbëdhjetë veta, u burgosën mbi 25 veta dhe u internuan mbi 300 veta në mesin e tyre edhe mirditorja e re dhe e bukur Marie Tuci.

Ajo arrestohët në Mirditë tri ditë pas vrasjës së Bardhok Bibës, më 10 gusht 1949  se bashku me të vëllanë e saj Markun.

Ishte moment i dhembjes edhe i tmerrit kur Maria dhe vëllau i saj Marku të dytë të arrestuar nga bishat e egra komuniste e shiquan njëri – tjetrin nga kamionët dhe nuk kishin mundësi për të biseduar e ai moment dhe ajo ditë ishte hera e fundit që vëlla e motër u panë bashkë.

Pasi u lirua nga burgu vëllau Marku në vitin 1957 gjeti në shtëpi një letër të shkruar me pika gjaku prej motrës së tij Maries ku nder të tjera thoshte:  “Jam e dënuar me tre vjet burg me kusht kur e dijnë fare mirë se ditët i kam të numëruara. Jam e lumtur që po i plotësohet deshira kolonel Hilmi Seitit që do të më bëjë që as familja ime mos të më njohë. Pas arrestimit të dytë të tij Marku tha: gjithçka mund të harroj por jo motrën time që vdiq gjatë hetuesisë. Kjo letër është marrë dhe askush nuk ka njohuri se në duart e kujt ka përfunduar ajo letër.

Vepra që kishte kryer Maria ishte sepse ishte e bukur dhe model i qytetrimit, dijës, menqurisë, bukurisë dhe virtyteve të pastërta . Kjo vepër i ra në sy ish shefit të sigurimit të Shkodrës , Hilmi Seitit i cili kishte tentuar të abuzonte me trupin e saj por duke parë se Maria kishte një dinjitet të lartë dhe karakter të rrallë pranoj të torturohej e të vdiste e jo të behëj peshqesh për një moster. E Lumja Marie Tuci më qëndrimin,guximin dhe dinjitetin e saj na dëshmoi edhe na pasqyroi nderin dhe fuqinë e fesë së krishterë.

Xhelati i egër komunist Hilmi Seiti urdhëroi që mbi vajzën e bukur dhe me virtyte të larta njerëzore të ushtrohët një dhunë nga ato më mizoret që ta fusin në thes dhe brenda atij thesi të fusin edhe një mace të egër dhe duke e goditur macën me shufra hekuri që të terbohët dhe ta shqyej Marien.

E mbijetuara Olimbi Baruti , për një muaj shoqe qelie me Marien, duke folur për kushtet e paimagjinueshme të burgut ka thënë:Burgu ishte një birucë… edhe pse e quanin qeli,ishte qelia nr.13 pa dritë,as ajër, pa pasur mundësi të laheshim e të ndërroheshim, ushqimi i përditshëm ishte bukë,ujë,groshë ose makarona. Marija ishte inteligjente, guximtare, me një fe të madhe,lutej shumë në burg dhe ishte kundër komunizmit. Gjatë gjithë muajit vetëm një herë i dhanë ndërresa edhe i ndau me mua .

Deshmitarja tjetër Vida Matlia e cila ishte shoqe burgu për disa muaj me Marien kishte thënë : Nga të ftohtit rrinim të përqafuara për t’u ngrohur . Qelia ishte plot me ujë,sepse binte shi edhe mbi dyshek.

Motër Jorgjia Bulgareci ishte bashkëmoshatare me Marien, pasi u mbyll kuvendi i motrave Stigmatine e kishte marrë malli për të parë qytetin e Shkodrës dhe nga Tirana e bëri një vizitë.

Kur erdhi në qytetin e Shkodrës e kupton se Marie Tuci ishte e shtrirë në spital dhe shkon për ta kërkuar.

Nuk arrita ta dalloja kaq e kishin shpërfytyruar. Maria që më njohu duke folur me veshtirësi me tha: Jorgjia shiko si me ka bërë Hilmi Seiti.  Më kanë hedhur vazhdimisht e ngadalë ujë në kokë. Trupi im ishte i lagur gjithmonë. Pa pushim më linin mbi një shtrat të lagur. Për vdekjen e Maries e ka kuptuar gjatë vitit 1990, kur ka ra regjimi i egër komunist.

Për martirën legjendare që la emër në historinë tonë kombëtare sa të dhimbshme por edhe krenare janë thurur edhe vargje njëkohësisht:

Nan’ e dashtun, sot po vdes

më kanë futur, në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti

po ma merr nan’, shef Seiti

jashtë thesit, shqip po flasin

më shqelmojn’, e më godasin

ligësia, nuk ka ngjyrë

shqelm në bark, shqelm në fytyrë

Po vdes nanë, sot po vdes

një lëmsh gjaku, brenda n’ thes

nuk ka vend imagjinata

kriminel, shpirtzinj si nata

më kanë ça, bark e zorrë

hajde nan, e ver’ një dorë

Mbaju nan’, mbaju burrneshë

më sill teshat, e m’vish murgeshë

mos qaj nan, jam bij Mirdite

s’na kanë mposht, tash ndër vite

as dhe shkau, as dhe turku

as Enveri, as dhe burgu

as bollshik, e as titista

as hetues, as komunista

Po vdes nanë, moj un’ e zeza

shko më sill, një palë ndresa

njëzet e dy, sapo kam mbush

nuk du’ nan’, me m’qa kurkush

as n’ Orrosh, e as Ndërfush

as në bjeshkë, atje thellë

as në Fan, e as në Kthellë

as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë

as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë

më ka dërgu, të vdes e lirë

më sill ndresat, po të pres

po vdes nanë, sot po vdes.

Kënga :Maria Martire për fe i kushtohet qendresës heroike të Martirës Marie Tuci dhe gjithë Martirëve tjerë kundrejtë barbarizë së egër komuniste:

Në një natë të errët t’grabitën lirinë,

Të morën me dhunë me hekura në duer.

Ti strehë të mundimit pate qelinë,

Ku njohe hetuesin, me zemër si gur.

Por në at’ vend ferrit ti s’u ligshtove,

Torturat durove me t’madhe qendresë,

Kushtimin për Zotin kurrë se mohove,

Provove cdo vuejtje, s’e preve ne besë.

Maria, Maria,

Vijnë Jonet prej qiellit,

Maria, Maria,

E lume Ti je,

Maria, Maria,

Ndrit rrezja e diellit.

Maria, Maria,

Martire për fe.

Oh, sa poshtnimet ti i durove,

At rrobe t’murgeshës e ruejte pa prekë,

Ti me trimni xhelatin s?dove,

Për fe e nder pranove, pranove me vdekë.

Një tjetër këngë që iu kushtua Maries është edhe kënga: “Martirja Marie Tucie kënduar nga mirditorja Angjelina Mena – Nikolli, nga Rubiku i Mirditës:

Për jetë e mote,

dhimbja s’harrohet,

Por i bashkojmë lotit një melodi,

 Për një Martire, lavdia t’knohet,

 Për mirditoren, të Lumen Mari.

Në mes t’martirëve, vetëm një motër,

 Prej derës Gjomarkut, lind në Mirditë,

Për lavdi t’Krishtit e t’besës s’Zotit,

E fali jetën si me lind!

Shëndriste ndërgjegjen e zemrës së Krishtit,

Dhe arsimtare n’Gojan dhe n’Fanë,

I’a ndalën hapin hijenat e rregjimit,

Kështu hyjneshe s’pat lind në këto anë.

 N’qeli të burgut e ndanë nga prindrit,

S’e lanë me u fal, as me t’vetmin vëlla,

 Shkruan me gjak t’plagëve e me dritën e shpirtit,

 Lamtumirë se, s’do t’më shihni ma.

Brenda një thesi ma i zi se nata,

Në tortura të egra shpirti tu i dalë,

 Veç një fillë rroba më merrni te nana,

E t’mbuloj trupin mos me mu pa plagtë.

E dashte jetën, e jetën dhurove,

Si rreze dielli motra Mari,

 Kurrë s’të tret toka por veç naltohet,

Si shenjëtore në përjetësi… !

Marie Tuci vdiq në spitalin e Shkodrës më , 24 tetor 1950 në moshën njëzet e dy vjeçare. Pas vdekjes kusheriri i saj Kolë Shtjefni nga qyteti i Shkodrës lajmin e hidhur familjarve të Mariës iu kumtoj me anën e një telegrami. Familjarët e saj ishin të internuar në Tepelenë. Ai u kujdes që Maria të varroset në varret katolike të Rrëmajit në Shkodër.

Pranë eshtrave të së bijës dëshiroi të varroset i ati, që së bashku me të shoqen e me fëmijët e tjerë, nuk e panë më Marien e tyre, as edhe të shpërftyruar. Të shndërruar, patjetër që e ka takuar mes Shenjtërve Martirë në parajsë.

Eshtrat e Maries u zhvarrosën me emërim arqipeshkvnor në praninë e anëtarëve të Komisionit special më, 23 tetor 2006. Të nesërmen më rastin e 47 vjetorit të saj të vdekjes u varrosën  në kishën e Motrave Stigmatine.

Zgjedhja e këtij vendi u motivua edhe nga fakti se pikërisht ajo kishë, sekuestruar së bashku me shtëpinë nga regjimi, u shndërrua  në gjyq, ku shumë veta u gjykuan dhe u dënuan me vdekje.

Maria është e vetmja femër që gjindet në listen e  martirëve shqiptarë që u flijuan për Jezu Krishtin gjatë regjimit të egër komunist në Shqipëri që u shpallën të Lumtur më datën 5 nëntor të vitit 2016.

Marie Tuci është trimeresha e lumturuar midis 40 martirëve të kishës katolike dhe gjatë procesit dioçezian të kanonizimit janë dhënë shumë deshmi të njejta për këtë ngjarje dhe të gjitha deshmitë e akuzojnë shtetin e egër dhe barbar komunist me krye diktatorin Enver Hoxha i cili më 1967 shembi edhe kishat e burgosi dhe torturoi ajkën e këtij vendi.

Marie Tuci nuk përfaqëson thjeshtë sakrificën e një vajze të re por është njëra nder përfaqësueset shqiptare pra ,ajo ishte symbol i gruas që di të mbrojë bindjet e veta dhe t’i shpalosë ato pavarësisht rrethanave që janë kundër saj. Ajo e donte dhe e respektonte larine e saj duke e mbrojtur atë deri në fund. Maria ishte dhe do të mbetet symbol i një gruaje moderne që mbart idetë e veta dhe i shpreh ato, bën përpjekje ti zbatojë me bindje dhe me trimëri…

Me veprën dhe heroizmin e martirës se re mirditore sot krenohen jo vetëm Mirdita por tërë trojet etnike shqiptare.

Vajza e re nuk u gjunjëzua dhe u tregoi përbindshave komunistë se ishte tamam mirditore me dinjitet dhe me vlera të larta morale. Deshira e saj ishte t’i sherbente kishës dhe Zotit por ishte në pamundësi sepse në kohën kur veproi dhe jetoi Maria, Shqipëria ishte e okupuar nën kthetrat e egra të bishës së egër Enver Hoxha për pesëdhjetë vjet. I përjetshëm do të jetë kujtimi për martirën Marie Tuci, ajo ishte krenaria,nderi, frymëzimi dhe lavdia e kombit dhe kishës katolike shqiptare.E lumja Marie Tuci para se të vdiste tha:Të gjitha torturat e mundura i ushtruan mbi trupin tim. Falënderoj Hyun se po vdes e lirë .

E Lumja Marie Tuci ka filluar tė rikthehet në memorien shqiptare përmes librave,dramave,këngëve, emërtimit të rrugëve dhe shesheve. Por historia e saj në të ardhmën duhet të shkruhet e plotë që ta dijnë brezat e ri se si veproi barbaria komuniste ndaj një vajze të re shqiptare vetëm e vetëm që lutej shqip dhe jetën ia kishte falur Zotit por punonte natë dhe ditë që rininë shqiptare ta edukonte në kulturën dhe traditën tonë kombëtare.

Diaspora i dërgoi një letër Scholzit, kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe

Diaspora përmes Organizatës së Akademikëve dhe Studentëve Shqiptare në Hamburg, ka kërkuar nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, heqjen e shtetësisë serbe për kosovarët në Republikën Federale të Gjermanisë.

Përmes një letre, kjo organizatë konsideron se kjo praktikë vazhdon të aplikohet edhe pas ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Në kërkesën e tyre, ata theksojnë rëndësinë e ndryshimit të ligjit të shtetësisë gjermane dhe udhëzimeve të ardhshme, duke kërkuar që shtetësia serbe të shfuqizohet për kosovarët dhe shqiptarët etnikë që jetojnë në Gjermani.

“Është e papranueshme që qytetarët kosovarë të vazhdojnë të regjistrohen me shtetësi serbe, përkundër faktit që Gjermania ka njohur pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008. Kjo situatë krijon ndasi të padrejta në trajtimin e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në letër.

Në fund, organizata ka kërkuar që kjo praktikë të përfundojë dhe të fshihet automatikisht shtetësia serbe për të gjithë kosovarët, duke përfshirë edhe fëmijët e lindur në Gjermani, të cilët nuk duhet ta trashëgojnë këtë shtetësi.

Me një komunitet prej 565 mijë shqiptarësh të mirë integruar në Gjermani, organizata shprehet e gatshme për një takim me përfaqësuesit qeveritarë për të diskutuar më tej këtë çështje të ndjeshme.

Diaspora i dërgoi një letër Scholzit, kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe

Letra e plotë:

I nderuar Zoti Kancelar Olaf Scholz,

i nderuar Dërguar Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, Zoti Manuel Sarrazin,

Në kuadër të aktivitetit tonë si kryetarë të Organizatës së Akademikëve Gjermano-Shqiptarë me seli në Hamburg, Organizatës së Akademikeve dhe Studentëve të Diasporës Shqiptare e.V. në Berlin dhe të Studentëve dhe Akademikëve Shqiptarë e.V. në Stuttgart, si nismëtarë dhe si përfaqësues të organizatave të tjera me prejardhje shqiptare në Republikën Federale të Gjermanisë, ju shkruajmë sot lidhur me një çështje të rëndësishme për komunitetin tonë me lutjen për shqyrtim dhe zgjidhje sa më të shpejtë.

Bëhet fjalë për praktikën e vazhdimit të shtetësisë serbe për shtetasit kosovarë në Republikën Federale të Gjermanisë pas ndërhyrjes së NATO-s në Luftën e Kosovës 1998-1999 dhe shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës në vitin 2008.

Ne, si aktorë të shoqërisë civile dhe shtetas gjermano-kosovarë të prekur nga kjo çështje, kërkojmë që në kuadër të modernizimit të ligjit të shtetësisë dhe udhëzimeve zbatuese të ardhshme për administratat e landeve të ndryshme, të ndryshohet kjo praktikë dhe të shfuqizohet ose të fshihet shtetësia serbe për shtetasit shqiptarë etnikë dhe shtetasit gjermanë me rrënjë në Kosovë.

Na lejoni një përshkrim të shkurtër të problemit: Republika Federale e Gjermanisë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkurt të vitit 2008 si një nga vendet e para të botës pas një lufte shkatërruese me mbi 14.000 të vdekur, 20.000 gra të dhunuara, mbi 1617 njerëz të zhdukur që ende mungojnë dhe mbi një milion refugjatë në vendet fqinje. Me njohjen juridike u pranuan gjithashtu edhe dokumentet administrative të Republikës së Kosovës dhe legjislacioni i saj. Populli i Republikës së Kosovës, me pavarësinë pas përfundimit të luftës dhe sakrificave të tij të mëdha, u shkëput nga shtypësi i mëparshëm. Me këtë u refuzua dhe nuk pranohet më autoriteti administrativ i shtypësit. Për ne si shtetas gjermanë me shtetësi kosovare është e papranueshme që Republika Federale e Gjermanisë të vazhdojë të na regjistrojë dhe dokumentojë me shtetësi serbe! Prandaj kërkojmë përfundimin e kësaj procedure për të gjithë shtetasit kosovarë në Republikën Federale të Gjermanisë dhe njohjen e vetëm shtetësisë kosovare si e vetmja shtetësi legjitime.

Parimet e trashëgimisë dhe vazhdimësisë, si dhe statusi juridik ndërkombëtar që deri tani është aplikuar, nuk duhet të luajnë më një rol për administratën gjermane. Përmes procedurës aktuale ligjore dhe menaxhimit të çështjes, e cila për ne nuk është e qartë, po praktikohet një klasifikim i shtetësisë gjermane në qytetarë të klasit të parë dhe të dytë. Diskriminimi dhe disavantazhi i shumëfishtë burokratik që rezulton nga kjo, si dhe rreziqet që për ne paraqet ky akt juridik pa pëlqimin tonë, janë të papranueshme dhe sugjerojnë, nëse jo qëllim, atëherë të paktën një neglizhencë të qëllimshme nga ana e shtetit gjerman.

Fshirja e shtetësisë serbe kushton deri në 5000 euro dhe mund të realizohet vetëm me përpjekje të mëdha diskriminuese. Nuk është vetëm e papranueshme të kërkohet ky hap, por përbën një rrezik të madh për çdo shtetas kosovar që detyrohet të përballet me ish-shtypësin dhe shtetin e tij. Përmes vizitës në Serbi ose në përfaqësitë e saj diplomatike, ku përfaqësuesit e shtetit, të cilët janë përgjegjës për krimet e luftës, mund të përballen me viktimat, për të humbur shtetësinë, vendoset në rrezik jeta e njerëzve.

Në kuadër të modernizimit të ligjit të shtetësisë, kërkojmë që:

Për të gjithë shtetasit kosovarë të fshihet shtetësia serbe.

Në të gjitha regjistrat në Republikën Federale të fshihet shtetësia serbe për shqiptarët etnikë nga Kosova.

Me njohjen e plotë të garantohen trajtim i barabartë dhe siguri për të gjithë shtetasit kosovarë me përkatësi etnike shqiptare në zonat serbe, si dhe të garantohen të drejtat e barabarta për ta, si për çdo shtetas tjetër gjerman.

Fëmijët e lindur në Gjermani të mos trashëgojnë automatikisht këtë “trashëgimi të rëndë” të prindërve dhe të lirohen automatikisht nga shtetësia serbe.

565.000 shtetas kosovarë me prejardhje shqiptare janë shumë mirë të integruar në Gjermani dhe identifikohen shumë fort me Republikën Federale të Gjermanisë. Kontributi i tyre në kulturë, sport, ekonomi, shkencë dhe në fushën sociale është i pazëvendësueshëm. Edhe si qytetarë dhe votues, ata po fitojnë një ndikim gjithnjë e më të madh përmes kontributit të tyre në politikë dhe shoqëri civile.

Ne do të ishim mirënjohës për një përgjigje dhe zgjidhje të shpejtë dhe gjithashtu ofrojmë një takim personal në Berlin për të diskutuar këtë çështje më nga afër. Deri atëherë, mbetemi me respekt.

Me respekt,

Muhamet Idrizi

Agon Kamberi

Rainold Maçi

ODA e.V. OASA e.V. ASAS e.V.

Serbia ia këndon këngën ,,Osman Aga,, Erdoganit në Beograd!- Nga Skënder Karaçica

Ndodh edhe kjo
Ivica Daçiq,shef i policisë serbe dhe pioneri i S.Millosheviq në stinën e gjenocidit kundër shqiptarëve dhe Kosovës,sa herë që vjen delegacioni i Turqisë me presidentin Erdogan për vizitë zyrtare në Beograd,ky pioneri në shenjë të miqësisë serbo-turke,nuk harron dhe ia këndon këngën ,,Osman Aga,,!
Kjo është Serbia që asnjëherë nuk ndryshon,për miqtë e vet në Evropë u këndoi këngë dhe,gjatë shekullit të kaluar kur i pushtoi tokat shqiptare dhe Kosovën,shumicën e miqëve evropianë i bëri miq shtëpie me martesa të vajzave serbe!
Kjo është Serbia që ia këndoi këngën Erdoganit për të dytën herë në Beograd,,Osman Aga,,!
Çikago,më 14 tetor 2024

Kurti në Shtutgart: Mërgata është përbërësi i fuqishëm historik, ekonomik, politik dhe diplomatik i Kosovës

Kryeministri Kurti sot ka qenë në Shtutgart, ku gjatë një tubimi është takuar me mërgimtarët atje.

ZKM njofton se “bashkë zhvilluan një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në vend, zhvillimit të vendit dhe rolin historik të mërgatës si dhe të kontributit që vazhdon”.

Kurti ka thënë se mërgata janë përbërësi i fuqishëm historik, ekonomik, politik dhe diplomatik i Kosovës.

“Nuk harrojmë asnjëherë ta themi sepse e kuptojmë në shkallën e duhur që mërgata jonë është përbërësi i fuqishëm historik, ekonomik, politik dhe diplomatik i Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar mban…prandaj themi me plot zemër se ju jeni zemra e përpjekjeve tona për liri dhe përparim”, tha Kurti.

“Mërgimi i rëndë që na karakterizonte fort në të kaluarën, tash ka rezultuar me mërgatën që është e ardhmja. E ardhmja e kthimit në atdhe, në Kosovën që po përparon nga kontributi i dikurshëm e i vazhdueshëm i juaji i cili ju bën juve thelb të së ardhmes sonë”, tha ai.

“Ndërkaq zëvendëskryeministrja Gërvalla-Schwarz, duke e cilësuar Shtugartin si kryeqytet të mërgatës shqiptare, tha se nga ky qytet u organizuan shumica e aksioneve në ndihmë të Kosovës, nga aty u nisën veprat më të mëdha në solidaritet me qytetarët e Kosovës në kohë të zymta, dhe po nga ky qytet Sali Çekaj u nisë me djemtë dhe vajzat e tij për të mbrojtuar me gjakun e tij Republikën e Kosovës. Ajo falënderoi bashkatdhetarët për rolin e tyre vendimtar e të vazhdueshëm në fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe për mbështetjen e tyre, teksa u bëri thirrje që të regjistrohen sa më parë në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme parlametare të shkurtit 2025″, thuhet në komunikatën e ZKM’së.sn

Rrokaqielli i këputur, zhburrnimi i të zhburrnuarve dhe qëndresa e femrës shqiptare – Nga Nue Oroshi

 

Rrokaqielli i këputur shpeshherë flet me diellin mistik. E dielli mistik gjithmonë këputej rreth realitetit i cili nuk ka të bëj me diellin real që sa herë që rrezon është në të mirën e njerzëimit. Njerëzimi shpeshherë këputë hallka në mes të realës dhe imagjinarës ku këputën fijet e penjëve që shpeshherë ngatërrohen në lëmshin i cili kërkon zgjidhje për  tu drejtuar por prapë përfundon i rreshtuar në mbrojtje të ftoftësisë të cilën e sjellin rrezet e henës të cilat nuk shkëlqejnë asnjëherë.

Rrezët e hanës gjithmonë janë si ata burra të zhburrëruar të cilët mbetën vetëm duke shikuar punën e suksesët e tjetrit, dhe duke gjelozuar për punën që kryejnë të tjerët me plot mund e sakrifica, por kurrën e kurrës nuk u banë burra të vërtetë për ta parë realitetin në sy qoftë edhe realitet i hidhur. E në anën tjetër kur shikon pjesën tjetër të medaljes në krahë të rrinë burra dhe gra atdhetare të cilët janë të lidhur ngushtë me rrezët e Diellit. Ata dhe ato asnjëherë nuk i kaplojnë hijet e hënës. Janë të lidhura fortë për diellin, ajrin,tokën dhe nënëlokën.E në skajin e një burimi aty ku një krua sjell ujin e pastër sillën e pshtillën vërdallë katranët (peshvagjitë) për ta ndotur pak ujin e pastër të tokës Arbërore. Aty shpeshëher me kujtohet dialogu dhe kërkesat e një djali të ri që i drejtohet nënës se vetë duke i thënë: ” Nënë e dashur pse të gjithëve ju këndohet kënga e mua jo? Nëna i thotë i dashuri djalë puno e shikoj punët e shtëpisë se atyre që ju këndohej kënga, janë marrë dhe mirrën me punë të tjera kombëtare. Por Prenushi ishte punëtor, gjithmonë insistonte që ti këndohej kënga. Një ditë herët në mëngjes ai duke prerë dru i kërcen sëpata dhe i bie këmbës. E lëndon bukur shumë këmbën dhe vjen me vrap në  shtëpi. Kur e sheh nëna e vet në atë gjendje edhe pse kishte dhmbje ajo nga mbrendësia e shpirtit i nxjerr këto fjalë:  “ O Prenush- Prenushi i nanës tuj pre dru nër hije të hanës të kcej sakica e të ra kambës, ja kajte vetit rrakatelin e samës. E po sikur Prenushi të priste Diellin dhe të prente drutë nën rrezët e diellit jam thellë i bindun se nuk do ta priste këmbën. Por është fatkeqësi se shumë shqiptarë kishin pasë punuar nën rrezët e hanës dhe nuk e kishim pas ditur. Ata tash deshën apo nuk deshën patjetër duhet të dalin në rrezët e diellit dhe të  arsyetohën para shefave të tyre për pagesat që ju kanë kryer për ta dëmtuar çështjen shqiptare tash e shumë vjet me radhë. E po çfarë janë burrat e zhburrnuem më pyeti një mik. Çfarë e dallon burrin e vërtetë atdhetarë nga ata burrat e zhburrnuem?! Burrat e zhburrnuem janë ata burra që asnjëherë nuk kanë qenë vetvetja.  Ata kanë hedhur vallën dhe e hedhin serish në bazë të udhëzimeve qe ju jep punëdhansi i tyre. Dhe quditërisht ata marrin punë çdo kund ata punësohen edhe të armiku vetëm e vetëm për ti mbushur xhepat e tyre.

Kurrë nuk u nginë të shkretit por gjithmonë mbetën të zhburrnuar me kokën poshtë. Ata e mbajnë gjithmonë kokën ulur për faktin se asnjëherë nuk janë në gjendje ta shiqojnë shqiptarin e vërtetë  në sy.Nuk mund ta shiqojnë për faktin se kanë punuar gjatë nën hije te hanës, por si duket do të vjen koha kur do ti bien sakicë kamës dhe do t´ia kajnë vetit rrakatelin e samës.E derisa flitët për rrokaqiellin e këputur dhe zhburrnimin e të zhburrnuarve dua ti them edhe disa fjalë për femrat tona heroina. Shumica prej tyre kanë punuar dhe po punojnë drejt për çështjen tonë shqiptare. Jo vetëm Marie Shllaku që fjalët e fundit që i tha se Kosovë në çfarë gjendje të gjeta dhe sa te mjerë po te la, Kosovë gjaku im tu baftë dritë. Por edhe shumë nëna tona heroina ishin ato që i lindën dhe i rritën luftëtarët e Shqipërisë Etnike dhe ju thonin kur shkonin që ta mbrojnë atdheun: Shko bir shpejt se u

vonove-shko aty ku prehën zanat-se në mal do të prijnë  Marku e Lleshi dy Kapidanat. Këto ishin fjalët e nënës së Gjon Mëlyshit që e përcillte djalin në luftën antikomunsite. E heroinës tjetër Bardhe Krosit  ata të zhburrnuarit komunista që luftonin kundër shqiptarve atdhetar dhe kishin në krah rus e serb përveç torturave i dhanë edhe një kilogram kripë por nuk u dorzua asnjëherë dhe nuk i doli asnjë fjalë nga goja. Kurse heronës Marie Tucit kriminel Seiti e kishte futur në një thes me maqokun –ajo fjalët e fundit i tha:

’’Nan’ e dashtun, sot po vdes

më kanë futur, në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti

po ma merr nan’, shef Seiti

jashtë thesit, shqip po flasin

më shqelmojn’, e më godasin

ligësia, nuk ka ngjyrë

shqelm në bark, shqelm në fytyrë

 

Nënat tona heroina asnjëherë nuk e njohën  nënshtrimin.Ato i rritën fëmijët si molla në rrem i bënë dijetar dhe luftëtar dhe nuk ishin të rastësishme fjalët e kriminelit Çubrilloviç i cili në prag të vdekjës tha „Fitoj nëna shqiptare“.E derisa shikoj rrezët e diellit shpeshherë në portretët e atdhetarve dhe atdhetarve me shfaqën rrudhat e ballit, këto rrudha te trimërisë që personifikonin heqjet dhe veshtirsitë që kishin kaluar gratë dhe burrat atdhetarë më rrinë gjithmonë në mendje dhe me thërrasinë se gjatë tërë jetës duhet të qëndrosh vertikalishtë. Sepse te shikuarit drejtpërdrejtë në sy çdo person pa tu trembur qerpiku i syrit  kur gjatë tërë jetës e ke ruajtur vetën për të mos  ra pre e lakmisë së momentit, të japin forcë për ta vazhduar luftën dhe përpjekjët deri në momentët e fundit të jetës. Kurse ata te zhburrnuarit që ishin kanë mshefur nën hijën e hanës do ti përcjellin fjalët e nanës së Prenushit…Hajt Prenush -Prenushi i nanës………..

 

Në Athinë më 8 tetor – Lulja e Vlorës në greqisht – e pranishme edhe autorja Dr. Anna Kohen

ATHINE 8 Tetor 2024 ora 19.00 (7 μμ)

Per gjithe miqte shqiptare dhe jo vetem qe jetojne ne Athine !

Mos humbisni rastin te njiheni me perkthimin me te ri ne gjuhen greke te librit te Dr Anna Kohen “LULJA E VLORES / ΤΟ ΛΟΥΛΟΥΔΙ ΤΗΣ ΑΥΛΟΝΑΣ / Το να μεγαλονεις ως Εβραια στην κομμουνιστικη Αλβανια”

Vete Znj Anna Kohen do jete prezente ne event !

Nje liber ne te cilin trajtohet jeta e saj qe nga femijeria e hershme, koha e Luftes dhe strehimi ne fshatrat e Vlores qe i bene shqiptaret familjes se saj, arratisja kaq misterioze e gjithe familjes nga Shqiperia ne mes te viteve 60 te , keputja e dashurise ne mes , rifillimi i jetes ne Athine, emigrimi ne Nju Jork, jeta e vrullet e saj per te ndihmuar me cdo menyre Shqiperine dhe ditet e qeta te sotshme ne Sarasota ne Florida e vendosur ne nje gji prane detit qe ngjan kaq shume me Gjirin e Vlores por qe perendimet nuk i ka kurre kaq te bukura sa ato te Vlores.( citim i saj)

Nje liber qe nuk do ta leshoni nga dora e qe lexohet me nje fryme , mbushur me shume karaktere,te fshehta e te papritura, me detaje te mbetura ne mendje nga nje kohe e cuditshme te cilen vetem dashuria per njerezit i heq peshen e rende qe ne e mbartem mbi shpine.

Dr Anna Kohen flet gjithashtu shume mire greqisht dhe mund te ftoni edhe miqte tuaj greke dashamires te Shqiperise dhe letersise.

Date 8 Tetor 2024 , dite e marte ora 7 μ.μ.

Adresa :
Ακαδημιας 20

ΕΣΗΕΑ Αιθουσα “Γεωργιος Καραντζας”

1 οροφος

Osmani takohet me mërgimtarë në Francë: Shteti i Kosovës mban edhe vulën e tyre

Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me mërgimtarë gjatë vizitës që po zhvillon në Francë, raporton Express.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani  ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës.

“Dje, Presidentja Vjosa Osmani takoi mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Francë. Në fjalën e saj, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar”, thuhet në njoftim.sn

Lajm i gëzueshëm, Shkolla shqipe hap dyert për herë të parë në qytetin Hanau të Gjermanisë Bisedë me mësuesen e përkushtuar të kësaj shkolle Alma Hani Nga Nexhmije Mehmetaj

Lajm i gëzueshëm, Shkolla shqipe hap dyert për herë të parë në qytetin Hanau të Gjermanisë

Bisedë me mësuesen e përkushtuar të kësaj shkolle Alma Hani

Ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë është një detyrë e rëndësishme dhe një domosdoshmëri për mbijetesën e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve që jetojnë larg atdheut. Në kushtet e emigrimit, ku ndikimet e gjuhëve të huaja dhe asimilimi kulturor janë të mëdha, mbajtja gjallë e shqipes është një sfidë e vazhdueshme.

Më 10 shtator ’24 në qytetin Hanau të Gjermanisë u hap Shkolla e parë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë ku zhvillon mësim edhe mësuesja e përkushtuar Alma Hani.

Mësuesen beratase Alma Hani e njoha në një seminar me mësues/se të gjuhës shqipe nga mbarë diaspora më 28 korrik 2012 mbajtur në Ulqin. Para disa ditësh në adresën time elektronike ajo më shkruan … vjeshta përveç ngjyrave të saj të arta vjen me zërat e fëmijëve që gumëzhijnë në oborret e shkollave, me aromën e librave dhe jo vetëm… Edhe për mua në ketë vjeshtë, më vjen një lajm i gëzuar në emigracionin e dytë ku do të jem njëra prej mësimdhënësve të gjuhës shqipe. Nuk mund ta lija këtë lajm të mirë larg lexuesve. Më lejoni që të ndaj bisedën e zhvilluar përmes telefonit me mësuesen Alma Hani.

Pyetje: Çfarë ju shtyu të hapni këto klasë të gjuhës shqipe në qytetin Hanau ?
Alma Hani: Faleminderit për këtë mundësi për të ndarë përvojën time. Duke qenë aktive, si mësuese e gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Greqi, gjithmonë kam ndjerë një përgjegjësi të madhe për të mbajtur gjallë gjuhën, traditat dhe kulturën kombëtare – shqiptare për brezat e rinj. Nisma për hapjen e shkollës shqipe në Hanau erdhi nga dëshira e përbashkët e prindërve shqiptarë që jetojnë këtu prej disa dekadash. Kjo është një nismë e mbështetur nga autoritetet shkollore dhe nga Konsullata e Kosovës në Frankfurt- e falënderoj. Ndërsa unë, si mësuese, ndiej një kënaqësi të veçantë që mund të vazhdoj punën time edhe këtu, pas një periudhe të shkëputjes nga arsimi në Greqi. Shkëputja dhe shpërngulja në Gjermani ishte një sfidë, por falë dëshirës për të kontribuar në ruajtjen e vlerave tona kombëtare, unë jam përshtatur dhe jam gati të jap maksimumin tim.

Pyetje: Sa e vështirë ka qenë të krijoni dhe të organizoni klasat e gjuhës shqipe?
Alma Hani: Në Gjermani, organizimi i klasave të gjuhës shqipe ka qenë një proces relativisht më i lehtë në krahasim me përvojën time në Greqi. Këtu shteti ka një qasje më të strukturuar, ku çdo qytet ofron mundësinë e ruajtjes së gjuhës së prejardhjes për komunitetet e huaja. Nxënësit kanë mundësinë të zgjedhin gjuhën e tyre amtare përmes një formulari të thjeshtë, gjë që lehtëson shumë procesin. Ndërkohë, në Greqi, përpara 12 vitesh, kjo ka qenë një sfidë e madhe për komunitetin shqiptar, ku duhej të kërkohej çdo ambient për zhvillimin e mësimit për fëmijët tanë. Këto përvoja më kanë mësuar se me këmbëngulje dhe dëshirë të madhe gjithmonë mund të arrihen rezultate pozitive.
Pyetje: A keni mbështetje nga komuniteti shqiptar ose autoritetet lokale për ruajtjen e gjuhës shqipe?
Deri tani, kemi hasur në një fillim të mbarë për sa i përket bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe autoritetet shkollore. Kjo mbështetje është thelbësore për vazhdimësinë dhe rritjen e numrit të nxënësve, dhe ndjej që ky bashkëpunim do të forcohet akoma më shumë me kalimin e kohës.

Pyetje: Cilat janë disa nga sfidat kryesore me të cilat përballeni si mësuese e gjuhës shqipe në një vend të huaj?
Alma Hani: Sfidat janë të shumta, sidomos kur fillon një punë të re. Një nga sfidat më të mëdha është përballja me klasat heterogjene, ku nxënësit kanë nivele të ndryshme të njohjes së gjuhës shqipe. Kjo kërkon një përpjekje të madhe për të ndërtuar një metodologji që të përshtatet me secilin nxënës. Një tjetër sfidë është që mësuesi shpesh ka edhe angazhime të tjera, çka ndikon në menaxhimin e kohës dhe burimeve të nevojshme për të arritur rezultate të duhura.

Pyetje: Sa i ndihmon mësimi i gjuhës shqipe fëmijët shqiptarë të ruajnë identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor?
Alma Hani: Mësimi i gjuhës amtare nuk është thjesht ndihmë, por një vlerë e jashtëzakonshme për fëmijët. Është një pasuri që u ndihmon të forcojnë identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor, duke i bërë të ndihen krenarë për prejardhjen e tyre. Gjithashtu, kjo u jep mundësinë të jenë më të hapur ndaj kulturave të tjera, pasi njohja e gjuhës dhe kulturës së tyre i ndihmon të mësojnë dy gjuhët shqip dhe gjermanisht dhe të integrohen më mirë në shoqërinë pritëse.

Pyetje: Çfarë këshillash do t’u jepnit prindërve shqiptarë për të mbështetur mësimin e gjuhës shqipe?
Alma Hani: Si nënë e dy djemve, do të këshilloja të gjithë prindërit të flasin sa më shumë me fëmijët e tyre në gjuhën shqipe. Gjithashtu të i çojnë në shkollën shqipe të mësimit plotësues, sepse punën që bën shkolla nuk e bën dot familja. Gjithashtu, do t’u sugjeroja prindërve që, kur është e mundur, t’i dërgojnë fëmijët për pushime në Shqipëri ose Kosovë, në trojet tjera shqiptare ku mund të praktikojnë nga afër gjuhën dhe kulturën e tyre.

Pyetje: Çfarë do të dëshironit të arrinit në të ardhmen me këto klasë të gjuhës shqipe në Gjermani?
Alma Hani: Dëshira ime më e madhe është që nxënësit që vijojnë mësimin shqip të arrijnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të flasin shqip me përpikëri. Në të ardhmen, do të doja që këta nxënës e nxënëse të zgjerojnë ndikimin e tyre dhe të jenë një burim i pashterueshëm për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë për brezat e ardhshëm.

Pyetje: Si reagojnë fëmijët ndaj mësimit të gjuhës shqipe? A është për ta një proces i vështirë apo i lehtë?
Alma Hani: Fëmijët përballen me sfida në mësimin e shqipes, pasi jetojnë në një ambient ku shqipja nuk është gjuha dominuese. Për shkak të angazhimeve të tyre të tjera, si aktivitetet sportive dhe kulturore, ata shpesh kanë pak kohë për të praktikuar shqipen. Teknologjia gjithashtu ndikon në përqendrimin e tyre, por detyra jonë si mësuese është të gjejmë mënyra kreative për ta bërë mësimin më tërheqës dhe lehtë.

Pyetje: A planifikoni të zgjeroni klasat e gjuhës shqipe për moshat dhe nivelet e tjera?
Alma hani: Aktualisht, klasat tona përfshijnë tre nivele fëmijësh: nxënës të vegjël që sapo kanë filluar shkollën, ata që flasin pak shqip por nuk e shkruajnë, dhe adoleshentët që shpesh nuk e flasin fare gjuhën shqipe. Sigurisht, do të dëshironim të zgjerojmë klasat për të përfshirë sa më shumë fëmijë që dëshirojnë të flasin e të shkruajnë në gjuhën e ëmbël shqipe.

Pyetje: Si bashkëpunoni me mësuesit dhe shkollat e tjera për të promovuar mësimin e gjuhës shqipe në diasporë?
Alma Hani: Aktualisht, si fillim nuk kemi ende një bashkëpunim të strukturuar me shkollat e tjera, por kam pasur mbështetje nga mësuesja Etleva Mançe, në vendin ku punon ajo mësimi i gjuhës amtare është i institucionalizuar në sistemin arsimor gjerman. Ky edukim dygjuhësh nuk është i mundur në Republikën e Hessenit ku unë kam filluar të punoj. Zgjedhja e personelit arsimor dhe financimi është detyrë e vendit të origjinës. Andaj do të dëshiroja të shoh një përfshirje më të madhe të autoriteteve shqiptare, si Ambasadat dhe Konsullatat, për të ndihmuar në financimin e mësuesve të kualifikuar. Kështu veprojnë Greqia dhe Kroacia organizojnë dhe i financojnë mësimdhënësit e mësimit plotësues të gjuhës amtare.

Pyetje: Çfarë do t’i thoshit një personi që dëshiron të bëhet mësues i gjuhës shqipe jashtë vendit?
Alma Hani: Do t’i këshilloja që çdo mësuese ta bëjë punën me zemër dhe pasion. Vetëm kur e dashuron atë që bën, mund të përcjellësh vërtet vlerat dhe dijen tek fëmijët, duke lënë një ndikim të përhershëm tek ata.

Pyetje: Çfarë ndikimi mendoni se do të ketë mësimi i shqipes te këta fëmijë në të ardhmen e tyre?
Alma Hani: Mësimi i gjuhës shqipe te këta fëmijë ka një ndikim shumë të thellë dhe të shumanshëm në të ardhmen e tyre. Së pari, ruajtja e gjuhës amtare u ndihmon fëmijëve të ruajnë identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor. Gjuha është një urë që i lidh me traditat, historinë dhe vlerat që kanë kaluar brez pas brezi, dhe kjo u jep atyre një ndjenjë krenarie për prejardhjen e tyre. Përmes gjuhës shqipe, ata do të kenë mundësinë të komunikojnë më mirë me familjarët e tyre në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, duke ndërtuar dhe forcuar lidhje më të ngushta ndër personale dhe emocionale.

Gjenevë, 30.09. 2024 Nexhmije Mehmetaj

Jo Shtet Bektashi brenda Shqipërisë!- Nga Atdhe Geci

 

Krijimi i Shtetit të Bektashijve në trupin e gjallë të Atdheut, është një Shtet Turkie në Shqipërinë e Atdheut. Lajmi për Shpalljen e Shtetit të Bektashijve në Shqipërinë e shqiptarëve nga Edi Rama, është lajmi më i zi për kombin. Lajm, për një varr kanceri në Flamurin kombëtar. Bektashij, zgjohuni, kërkojeni dorëheqjen e Edi Ramës, dorëheqjen e e bektashijve që shoqërojnë budallain e Shqipërisë! Tiranë e Atdheut, nuk guxon të heshtësh. Fol Shqipëri e Naim Frashërit e Gjergj Kastriotit, Nënë Terezes dhe Ismail Kadaresë! Shembe nga froni Edi Ramën! Shqipëria s´ka nevojë për Shtet Bektashi, por ka nevojë për kthimin Shqipërisë emrin e vet, Iliri.

Atdhe Geci – Dortmund, 24.02. 2024

Krijohet dega e PD në Emilia Romagna, Vokshi: Rama po përpiqet të ngrejë sistemin e patronazhimit edhe në diasporë

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka njoftuar themelimin e degës së kësaj force politike ne Forli, Itali.

“Interes i madh, dhjetëra anëtarësime te reja. Mes tre kandidaturave, anëtarët zgjodhën kryetar të PD, dega Forli, zoti Gëzim Brunga”, shkruan Vokshi ne një shënim në faqen e saj ne facebook.

Postimi:

Forli, Itali: E nderuar të isha pjesë e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Forli.

Në takim ishte prezent edhe deputetja e ‘Forza Italia’ në rajonin e Emilia Romagna-s, Rosaria Tassinari.

Punë fantastike e Arben Markut, Zef Gjonaj, që së bashku me Bardhok Dodën, Dritan Beqirin, Lindita Bimin dhe Mariela Shkurtën, bënë të mundur shtrirjen e strukturave të PD-së në Forli.

Interes i madh, dhjetëra anëtarësime te reja. Mes tre kandidaturave, anëtarët zgjodhën kryetar të PD, dega Forli, zoti Gëzim Brunga.

Në fjalën e saj, znj. Tassinari theksoi rëndësinë e takimeve të tilla dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy partive, jo vetëm si pjesë e një familje politike, por edhe në kuadër të përfaqësimit në qeverisjen lokale, rajonale apo qendrore.

Në fjalën time theksova: “Në Shqipëri, që prej vitit 2013, nuk ka më zgjedhje të lira e të ndershme. Shqiptarët nuk janë të lirë të votojnë qeverinë e tyre. Vota kontrollohet, shantazhohet, dhunohet, prej sistemit monstruoz të patronazhimit apo prej bandave kriminale. Dy janë problemet madhore në Shqipëri, që për fat të keq furnizojnë njëri tjetrin: 1. Korrupsioni dhe krimi që kanë kapur shtetin dh rritin emigracionin; 2. Emigracioni, që për fat të keq ndihmon në rritjen e korrupsionit dhe krimit.

Shqipëria nuk ka demokraci funksionale. Edi Rama ka më shumë pushtet se Enver Hoxha, kontrollon çdo pushtet. Shqipëria është nën një regjim, ku lideri i opozitës mbahet në arrest politik me dosje false, pa prova, fakte e dëshmitarë, e ku liritë e të drejtat shkelen çdo ditë.

Në 10 vitet e fundit, ky regjim ka larguar mbi 1 milion shqiptarë, 75% e të cilëve nën moshën 40 vjeç, pra pjesa më aktive.

Edi Rama po përpiqet të ngrejë sistemin e patronazhimit edhe në diasporë.

Refuzojeni këtë sistem!

Me insistimin e opozitës u miratuan ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, që i jep të drejtën e votës diasporës.

Vota juaj është shpresë për ndryshim, për rrëzimin e këtij narko-regjimi që Edi Rama ka vendosur në Shqipëri.

Ju jetoni e punoni në vende të lira, me demokraci. Vota juaj, vota e diasporës mund dhe do të bëjë ndryshimin!”

Vijon krijimi i degëve të PD ne diasporë. sn

Sulmi me thikë në autobus- DW: Ja si 3 gra shqiptare ndaluan agresoren: Desh goditi edhe fëmijët…

Ditën e premte, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona, dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën.

Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe.

“Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”,  thotë kryebashkiaku.

Gratë shqiptare shmangin një tragjedi me më shumë pasoja

Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. P, A.B, dhe B, R-P.  (Redaksia e Deutsche Welles në shqip i ka edhe emrat e plotë të tyre dhe fotografitë, por për shkak të gjendjes së tyre dhe shokut që kanë përjetuar, për momentin nuk do t’i publikojmë).

Ne kemi biseduar me B. R-P, e cila shpjegon se çfarë ka ndodhur. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen.

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. P. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. B. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke.

Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr”, rrëfen në një bisedë me telefon për DW B. R-P, e cila gjatë bisedës shpesh ndalonte dhe ofshante.

Vetëm pas daljes nga autobusi A.P. ka vërejtur se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.P. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh.

Trajtimi nga autoritetet

B. R-P. shpjegon se ato i kanë vizituar edhe autoritetet e qytetit. Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktimë.

Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes. Megjithatë frika dhe ankthi ende janë të mëdha. “Sa herë i mbyll sytë, më paraqiten ato pamje të tmerrshme”, thotë B. R-P./DW


Send this to a friend