Lodhun
mi tokë ngulë kâmë
nji plak prej motit zbardhë,
e, gjurmët e jetës tuj njehë, aj lshon nji gjâmë:
nji plak prej motit zbardhë,
mi tokë ngulë kâmë
lodhun.
N’at udhë
s’i ra me ndie
t’i thotë kush fjalë dhime
n’gojë kush s’e xen, s’përmendet emni i ti:
t’i thotë kush fjalë dhime
s’i ra me ndie
n’at udhë.
Verbue
aj i pa fè,
dishmoi se ç’zemër kishte:
mizuer me vedi e me tjerë mi dhè:
dishmoi se ç’zemër kishte:
aj i pa fè
verbue.
Vetun
përkulun shtatit,
nen peshë t’dhimve t’veta
kalon edhe e përcjellë përbindshi i mkatit:
nen peshë t’dhimve t’veta,
përkulun shtatit
vetun.
T’falem!
qe, vjen nji Fmi,
ma i kandshëm se prendvera;
Sa drandofillet shtrojnë rrugën e ti!
ma i kandshëm se prendvera
qe, vjen nji Fmi
t’falem.
Eja,
agimi ndritë
mi ata dy sy t’kthielltë;
sheklli i trazuem me t’knaqun asht tuj t’pritë:
mi ata dy sy t’kthielltë
agimi ndritë:
eja.
Uli,
Zot, mnit qi shtohen
udhën e marë gatoje
e idhujt e ksajë botë ti bân qi t’nxehen:
udhën e marë gatoje
Zot, mnit qi shtohen
uli.
Pagja
flamuri i bardhë
Zot, t’shtiellet m’tana komet
Mretnija e jote n’ket shkreti tuj ardhë,
Zot, t’shtiellet m’tana komet
flamuri i bardhë
pagja!
Kqyrni!
Krygja m’tokë ngulet
e des për t’gjithë i Drejti,
e, pagja ka’ uron, me rrajë, qe mkati zhgulet;
e des për t’gjithë i Drejti,
Krygja m’tokë ngulet
kqyrni!
Krishti,
ngallnimi jonë:
Dashtni e Fe bashkue!
Lum kush i ndjek: do t’gzojë aj me Tenzonë,
Dashtni e Fe bashkue,
ngallnimi i jonë:
Krishti!
Komentet