Në qytetin e Pejës më, 13 tetor 2023 me rastin e 120 vjetorit të lindjes mbahët sesion shkencor me temën:” Profesor Ernest Koliqi mendjendrituri dhe dritëdhënësi i kombit shqiptar ”
Shoqata ”Trojet e Arbrit” në bashkëpunim me” Qendrën për Studime Shoqërore dhe Historike”, në qytetin e Pejës më, 13 tetor 2023 organizojnë Sesionin e VII-të, të veçantë shkencor për Profesor Ernest Koliqin, me rastin e 120- vjetorit të lindjës me temën: ”Profesor Ernest Koliqi mendjendrituri dhe dritëdhënësi i kombit shqiptar”.
Në këtë sesion shkencor do të trajtohën tema të ndryshme lidhur me veprimtarinë atdhetare, shkencore, letrare, politike, dhe antikomuniste të Profesor Ernest Koliqit.
Të flasësh dhe shkruash për profesor Ernest Koliqin duhet një angazhim i madh për të gjitha ato vepra që i bëri në shërbim të kombit shqiptar dritëdhënësi dhe mendjendrituri i kombit tonë profesor Ernest Koliqi.
Ai prej dritëjetës e deri tek dritëvdekja më një përkushtim të madh dhe një angazhim të pashoq la vepra të shkruara dhe e orientoi me shkrimet e tij Shqipërinë Etnike drejt lindjes se diellit perëndimor.
Profesor Koliqi ishte dritëdhënesi i fillimit te arsimimit shqip në Kosovë ku në të gjitha pjesët e Dardanisë ai i solli rrezët e diturisë.
Shoqata ”Trojet e Arbrit ”fton të gjithë studiuesit shqiptar anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe nga mërgata e madhe atdhetare në Evropë dhe Amerikë që të marrin pjesë në këtë sesion shkencor madhështor.Studiuesit fillimisht duhet bërë një projekt të shkurtër te temës që do ta elaborojnë.
Temat mund t’i dërgoni në këto email adresa: [email protected] dhe [email protected].
Sesioni shkencor do të mbahet në Pejën e Lekë Dukagjinit bashkëluftëtarit më të afert të Gjergj Kastriotit i cili pas vdekjes se Gjergj Kastriotit 1468 e deri në vitin 1479 për plot 11 vite i udhëheqi kryengritjet shqiptare kundër Peradorisë Osmane.
Ju mirëpresin: Shoqata ”Trojet e Arbrit” –Prishtinë
Qendra për Hulumtime Shoqërore dhe Historike- Pejë