VOAL

VOAL

Në Qytetin e Dritës, mbrëmë ishte nata e errësirës Nga Pierre Briançon

November 15, 2015

Komentet

Prof Dr Eshref Ymeri ose Filozofi modern mes dy kohёve- Nga Fatmir Terziu

Fatmir Terziu: Jetё tё gjatё Prof Dr Eshref Ymeri!

Prof Dr Eshref Ymeri është ende në tryezën e tij të punës, pasi ai po përcjell mes faqeve shënimet e krasitjet e fundit në veprën e tij të radhës që mbetet si një pasqyrë globale, jo vetëm për Tjetrin, por dhe për vetë ekzistencën e rrjedhës së një shteti që ka kusuret e mëdha jetike para kësaj pasqyre. Ai ka vite që mbledh e shkruan një vepër për Rusinë egoiste, që ndoshta ky është thelbi i saj, thelbi i kësaj vepre, që vetë Rusia të jetë në gjëndje të kuptoj vetveten e saj anarkiste. Janë qindra e qindra intervista e mbledhje faktesh që flasin dhe e bëjnë këtë vepër madhore jo vetëm mjaft të pritshme, por dhe të ndihshme, pikërisht njësoj si atë mitin e pasqyrës që ka ekzistuar që në lindjen e saj. E kështu mendja dhe dora e Prof Dr Eshref Ymerit e ka harruar ardhjen në jetë, ka harruar ditëlindjen, ndërsa në tryezën e tij të ngushtë familjare trokiten gotat e urimit për ditëlindjen, Havaja e tij e shtrenjtë dhe e dashur, i kujton se tashmë është koha për të trokitur Gëzuar, si atëherë, si atë ditë… kur gëzimi vinte me një zjarr nga sytë.

Tjetra është ajo që vjen nga të gjitha anët, se Prof Dr Eshref Ymeri, ka miq e kolegë, ka shokë e akademikë, ka vlera e të vlerësuar, ka mjaft e mjaft që rendin të dërgojnë urimin e parë, urimin plotë mall. E kush nuk do të dëshironte të uronte një vlerë kaq të madhe Kombëtare? Ai është ideator, krijues, botues dhe realizues i disa fjalorëve me thelb Gjuhën Shqipe dhe kontekstin në disa gjuhë të huaja, ai është autor i qindra e qindra artikujve me karakter Kombëtar, ai është zëri i qindra kritikave me dorë të mbarë, ai është ashtu sikurse e kam cituar Filozofi modern mes dy kohёve. Dhe ky Njeri modest, që është Akademik, dhe jo me cipalin ilustrues të atyre që vijnë nga ndonjë shoqatë në Amerikë, por me thelbin e tillë të merituar nga puna e tillë. Dhe ky intelektual që është autor i disa librave natyrisht mbetet dhe intelektuali më i thukët i sfidave. Sot, ndoshta me një tjetër arsye ai vjen më i fortë në këtë ditëlindje, pasi ai e kupton se pas ardhjes së ditëlindjeve pas çdo kohe, ka dhe një arsye moshe. Dhe këtë e themi pa frikë, për Prof Dr Eshref Ymerin ditëlindjet janë thjesht aritmetikë.

Teksa pija njё gotё raki Shqipёrie nё kryeqytetin shqiptar, Tiranё, pas disa vitesh larg saj, me tё ndjerin, njё nga penat qё bёri mjaft pёr letrat shqipe, shkrimtarin Siri Sulejmani, natyrisht dhe njё nga shёndetet tona, do tё shkonte pёr Prof. Dr Eshref Ymerin, (tё cilin atëherë nuk e kisha takuar fizikisht). Nё bisedё e sipёr ai mё tha fjalё pёr fjalё kёshtu: “Eshrefi ёshtё njё “antioksidant” ideologjik i ditёve tona qё jetojmё”. E thellova pyetjen time dhe kurreshtja ime dёgjoi me vёmendje se “Eshrefi, pra pёr njeriun tё cilin e dёgjoja nё atё bisedё nga njё shkrimtar si Siriu, mjaft rebel nё mendime, ishte dhe mbetej njё intelektual mjaft i rrёndёsishёm, fisnik, i kompletuar dhe mjaft didakt. Pra, i saktё, i qashtёr, i rreptё nё mendimet e tij.”

E kёshtu fillova tё lexoj ngadalё dhe me vёmendje, hap pas hapi njeriun qё kishte lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Ndёrkaq nё jetёrrugёtimin e tij do tё gjeja edhe shkollimin e tij qё fillonte me arsimin fillor nё Mesaplik, shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe me Gjimnazin “Ali Demi” tё Vlorёs qё e kishte mbaruar në vitin 1959 me rezultatin “shkёlqyeshёm”.

Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, i ishte dhёnё e drejta pёr tё studiuar nё Leningrad të ish-Bashkimit Sovjetik pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte vazhduar Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e kishte mbaruar me rezultate të larta nё vitin 1966. Emёrimi pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse dhe mё pas shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990, e kishin formёsuar mё tej figurёn komplekse tё Profesor Ymerit. Gjatё kёsaj periudhe ai kishte drejtuar redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja. Mё pas viti 1992 sërish me punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, e mbajti nё vёmendjen e madhe dhe pasionin e tij intelektual deri kur doli nё pesion. Dhe vёrtet ka dalё nё pension Prof Dr Eshref Ymeri? Kёtu qёndron enigma e njё intelektuali tё tillё “antioksidant” ideologjik, qё nё leximin e filozofit tё kohёve moderne, Slavoj Žižek ёshtё i lidhur jo thjesht me reklamёn, por me punёn qё jep dhe merr Tjetri nga njё “benefit” i tillё i mjaftёdobishёm mendimi, filozofie dhe intelektualizmi nga mё tё radhёt nё shoqёrinё e sotme shqiptare.

Ndёrsa Slavoj Žižek e lidh kёtё me paketёn e çajit “Çaj qiellor”, ku ka një shpjegim të shkurtër të përfitimeve të tij: ‘Çaji jeshil është një burim natyror i antioksidantëve, të cilat neutralizojnë molekulat e dëmshme në trup të njohura si radikalet e lira. Duke zbutur radikalet e lira, antioksiduesit ndihmojnë trupin të mbajë shëndetin e tij natyror.” Ky lloj “çaji qiellor” nё kuptimin filozofik, është nocioni i pastёr qё lufton me rrёnjё aspektualitetin e totalitarizmit dhe ёshtё një nga antioksidantët kryesorë ideologjikë, funksioni i të cilit gjatë gjithë funskionit jetik ёshtё të zbusё radikalët e lirë dhe kështu të ndihmojё trupin social që të ruajё shëndetin e tij politiko-ideologjik. A nuk e bёn njё tё tillё Prof Dr. Eshref Ymeri me tё gjitha shkrimet dhe veprat e tij? A nuk e ka treguar dhe me analizat e thelluara, apo dhe me komentet e thjeshta?

Shkrimet e tij, thellimet nё mendime, sigurisht që janë jo thjesht një lexim stimulues, por dhe njё morfologji dhe sintaksё mё vete pёr mjaft udhёrrёfime nё fusha tё ndryshme, pёrfshirё historiologjike, gjuhёsore, inter-kёrkuese, nacionaliste dhe mё tej artdashёse. Në stilin tipik të tij Profesor Dr Eshref Ymeri, prezanton tёrёsinё e tematikave qё trajton si një meditim mbi përdorimin e nocionit logjik të shprehjes. Ajo që Ymeri shërben, është një diskutim i çuditshëm rreth temës sё sotme tё shqiptarit tё kudogjendur, rreth angazhimeve dhe mendime intelektuale dhe politike, rreth tёrёsisё sё vlerave dhe mangёsisё qeveritare, duke u mbështetur në interesin e gjerë akademik, duke filluar nga psikoanalizmi deri te materializmi dialektik dhe studimet moderne kulturore.

Por për të gjitha këto, ai të bën të mendosh. Seksioni i shkrimeve tё tij mbi tё sotmen dhe tё djeshmen shqiptare sfidon lexuesin të reflektojë nëse ekziston një shpjegim i thjeshtë dhe çfarë mund të thotë një kompleks. Ai si njё njohёs didakt dhe mjaft profesional nё shkrimet e tij shfaq atё qё kundërshtohet nga një analizë e spastrimeve dhe shkrimet dhe faktet e tij tregojnë sprovat e BRSS-së staliniste të bazuara në psikoanalizë dhe çfarë do të thotë kjo për natyrën e shtetit sovjetik.

Në esetё e tij, nё reagimet e hershme e nё ato tё mëvonshme të publikuara shumicёn edhe tek “Fjala e Lirё”, stili i Ymerit bëhet shumё më i çuditshëm dhe intelektual, dhe më i vështirë për t’u ndjekur jo-akademikët, apo dhe nga ata qё mbeten ende tek leximi didakt i mendimit. Tёrsia e mendimit tё profesorit, mbetet nё njё udhё qё rrreket e thellohet me këmbëngulje dhe e bёn lexuesin tё jetojё me të.

Profesor Dr Eshref Ymeri nё tё gjitha shkrimet e tij përfundon duke diskutuar “mënyrën e tretë” dhe ngritjen e shoqërisë sё destinuar tё mbetet nё role mbikqyrëse. Me vetëm një rimeso të liberalizmit, kufizimi i debatit të vlefshëm politik rreth terrenit të qendrës dhe përdorimi i një shansi “tjetër” të së djathtës për të siguruar kredencialet demokratike pavarësisht nga mungesa e zgjedhjes, do të thotë se mendimi i tij shkon teka ajo qё nё si shqiptarё prej mendimit tё tij, po rritemi dhe po bёhemi  të gatshëm për të parë zgjidhje radikale jashtë kësaj “anti-totalitar” qё ёshtё dhe konsensusi liberal i propozuar dhe lexuar nё mjaft shkrime tё tij. Kam nisur tё shkruaj dhe kam tentuar tё rishkruaj për këtë më parë dhe gjithnjё shkrimi i bazuar nё mendimin e kёtij njeriu tё mençur e tё kulturuar mbetet një argument bindës se e meriton njё mijё herё mё shumё, se frymëzimi nis që nga shtrëngimi i parë i duarve

Shtrëngimi i duarve

Vlora nga Uji i Ftohtë më hapet para syve të mi si një tifoz oleandri, i rënduar nga dielli dhe pluhuri, dhe i varrosur në mjedisin rënor të një shfaqjeje antike të papërfunduar. Kthesa të strukura në mushkëritë e brendshme më bëjnë të trullosur si nga pamjet e rrufesë. Zig-zagët e botës dhe harku i bukur i parkingut shikojnë me lakmi nga unë. Të më gëlltisë dhe të më shpëtojë. Dua një dush, ajër të kondicionuar dhe çarçafë të freskët. Kur imagjinata bllokohet, trupi e zëvendëson atë me dëshira të shkurtra dhe të sakta. Heshtje, të lutem! Dua edhe një pjesë heshtje! Nga ballkoni ku jemi vendosur dëgjoj zëra. Natyrisht zëra që ndjekin radhën e bisedës. Dhe këtu vëmendja më ysht të ndjej atë që natyrshëm menjëherë të rrëmben. Hap derën dhe në korridorin e gjerë të apartamentit të Vlorës shikoj çiftin e respektuar jo vetëm për moshën e modelin e dashurisë mes tyre, por dhe për tërë ekzistencën dhe kohën, Prof. Dr. Eshref Ymeri dhe zonja e tij e nderuar Hava. Dhe aty shtrëngojmë duart, shtrëngojmë duart bashkërisht për herë të parë dhe takohemi për herë të parë fizikisht, edhe pse më parë leximi dhe pena na kishte bërë bashkë dhe thuajse të dyja këto vlera që na bashkojnë na kishin zënë pritë në kusurin tjetër që vjen në të qënit familjar përditë. E ajo ditë më pas ishte pushim, plazh respektiv dhe biseda e biseda me aperitiv…Dhe kështu biseda prek letërsinë, krijimtarinë, gjuhët, politikës, familjen, jetën, shoqërinë, dashurinë, Shqipërinë tonë të dashur e të shtrenjtë…E mbi të gjitha familja…

Ndonjëherë harrojmë se jeta reale është gjithçka që ne nuk mund ta imagjinojmë, vetëm kur jemi bashkë, bashkë me atë që duam me zemër e shpirt, me atë që ndajmë të mirën e të keqen përditë. Dhe kur ndodh kjo e kuptojmë se jemi me atë njeri që është bërë pjesë e jetës, e përditësisë. Unë jam me Luçin tim të dashur, ndërsa rëra, ulliri, qielli dhe deti, katër elementët e kësaj toke të bardhë skulpturore, të përjetshme në zhveshjen e saj klasike, më rrethojnë me një mjaftueshmëri të heshtur. Në anën tjetë mbetet edhe ndjenja e ngopur dhe e lodhur që është vetëm maskë për mrekullitë që do të vijnë.

Vera e Vlorës po më godet si një çekiç me avull. Nxehtësia dhe kilometrat nëpër të cilat shpirti im bërtet për një oaz ndoshta e kanë kusurin tjetër. Plotë tinguj dhe aroma. Vetëm ngjyrat përmes të cilave vibron aura e holluar dhe një dëshirë e furishme për paqe trazohen nga gjuhët e fqinjëve veriorë e jugorë që kanë zënë shazllonët afër nesh. Dhe aty kujtoj paksa me frikë se mençuria e folur nga një i huaj me fjalë të humbura në përkthim shpesh i shmanget egoizmit turistik. Deri në ngarkim të plotë dhe ringjallje është biseda tjetër me Prof. Eshrefin. Që të mund të kthehesha në botë. Deri herën tjetër.

Unë jam duke udhëtuar. Për herë të parë, po udhëtoj me atë ndjenjën e pritjes tërheqëse, si pëllumb i asaj destine që ka marë paqen dhe mirësjelljen qytetare nga duart e një Njeriu të veçantë, intelektuali poliglot e Njeriu me karakter të sinqertë e të fortë, e le ta them përtej efektit, është një shtrëngim duarsh që më ka shpëtuar gjithmonë në lodhjen e realitetit.

Efekti diskursiv i urimit mes shkrimit

E gjithkush e kupton ngacmimin që të sjell idenë e një shkrimi. E kur ky ngacmim vjen nga deti, natyrisht është më i ndjeshëm diskursi që shtrydhet nga sikleti. Dhe ngacmimin e trazon… Jam ulur në shezllon. Po ju shikoj. Ju uleni në plazh gjithë ditën. Ti shikon malin që ia ke kaluar me punë e me mendje të shëndoshë intelektuale dhe më vjen keq që mali nuk e di këtë. Të mendosh dhe të mos e mendosh, kjo është situata. Dhe në jetë ka gjithmonë një kënaqësi të vogël dhe një të madhe.

Dhe u kthehem bisedave të shprishura padashje nga stërkalat e detit…, që yshten të dëgjojnë e të  përcjellin diskursin tjetër përtej sikletit. Sepse një person së pari duhet të kuptojë se ai është në botë vetëm një herë. Kjo është arsyeja pse ai argëtohet pak. Dhe kënaqësia e madhe vjen kur ai është gati të lërë Zotin në shpirtin e tij, në mënyrë që t’i bëhet e qartë se çfarë është për të, sapo ta godasë nga brenda derisa të shpërthejë. Nëse e humbni durimin, Ai lart nuk do t’ju falë. Kështu punoni për brezat! Tani do t’ju tregoj për jetën e patreguar… Për dashurinë e zemrës, për…. E bëj gjithmonë në përvjetorët tanë, kur ngre e trokas gotën me Havanë. Kur mbaron sezoni dhe kur ulem me të, për të rikujtuar kujtimet e verës e urimi më ysht në korr si atëherë kur sytë u dashuruan në auditor. Para syve të mi kërcejnë të gjitha gjërat e bukura që janë ndalur pranë udhës jetike. I shikoj, i buzëqesh dhe më thonë gjëra të ndryshme. Por unë i shoh vetëm këmbët dhe kokën që u përhumbet në ajër dhe them me vete, hej Njeri, pse nuk je kaq i ri dhe i bukur, që t’i prekësh secilin, siç e meriton, o …!

Dhe unë dua të bërtas për të tronditur universin. Dhe kjo është arsyeja pse, atëherë filloj të ngjitem në malin e jetës. E pi një gotë ujë të pastër dhe kthehem. Aq shumë u argëtova, e kuptova që jam ende gjallë, do të jem mirë!

Dhe eja përsëri – kthehu në jetën time rinore, studentore, e dashura ime e shtrenjtë Hava! Deri në ditëlindjen e ardhshme…i bërtas diskursit që më shtyn e më ysht…, më ysht të shkruaj edhe kur është mjaft lehtë për ta kuptuar. Aty është stili, mendimi, udha dhe modeli i një jete, dhe fundi i një ferri të cilin gjithnjë e ka shigjetuar pena, mendimi dhe shkrimi që vjen nga dora dhe mendja e një filozofi të tillë sikurse është Prof Dr Eshref Ymeri. Sa me fat që jemi me këtë thirrje grumbulluese. Sa me fat…

Mbështetur nga kjo thirrje grumbulluese e shpirtit intelektual, për të marrë përgjegjësinë për mundësitë e ofruara nga stili dhe mendimi i kёtij profesori tё vlerёsuar shqiptar, natyrisht edhe dita e sotme qё pёrkon me ditёlindjen na jep njё rast urimi mё tё fortё e mё tё ndjeshёm qё tё na afrojё akoma mё shumё vlera dhe mendime qё na mbeten tё pavdekshme nё jetё tё jetёve. Jetё tё gjatё Prof Dr Eshref Ymeri!

100 VJET – TRIUMFI I LEGJITIMITETIT SË VOTËS LIRË (1924 – 24 dhjetor – 2024) – Nga Ekrem Spahiu

 

Sot, është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë një reflektim i ndërgjegjes dhe e vullnetit politik të gjithë spektrit politik të Shqipërisë, për të njohur zyrtarisht arritjen e 100 viteve më parë të rikthimit të legjitimitetit në Shqipëri.

Legjitimiteti – e drejta dhe pranimi popullor i një autoriteti për të ushtruar fuqi në emër të shumicës është guri i themelit për një shtet të qëndrueshëm. Vetëm mbi bazën e këtij legjitimiteti mund të ngrihen e të funksionojnë institucione efikase, të cilat, nga ana e tyre, krijojnë kushte për stabilitet politik, siguri kombëtare e prosperitet social-konomik. Vetëm mbi bazën e këtij legjitimiteti mund të sigurohet edhe njohja, edhe respekti ndërkombëtar.

Në këtë prizëm duhen parë procesi dhe produkti politik legjitim në Shqipëri, të nisura në vitin 1923, të devijuara me rrugë e mënyra ilegjitime në qershor të vitit 1924 dhe të rivendosura në 24 dhjetor 1924.

Pas zgjedhjeve të 27 dhjetorit 1923 për Kuvendin Kushtetues, Ahmet Zogu krijoi qeverinë e re. Duke u nisur nga fakti që Zogu ishte Kryeministri më afatgjatë nga 1912 dhe me humbjen në zgjedhje, grupet opozitare e shihnin shumë të vështirë ardhjen në pushtet me rrugë legale, prandaj u bënë më agresive dhe intensifikuan veprimtarinë e tyre për të penguar konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe zhvillimin normal politik kushtetues të vendit. Duke mos e arritur dot qëllimin me anën e zgjedhjeve, atëherë ato iu drejtuan mjeteve jodemokratike: eleminimit fizik të kryeministrit Ahmet Zogu me atentat.

Atentati në Parlament ndaj kryeministrit të vendit e ndërlikoi shumë situatën politike. Ahmet Zogu, për t’i mos i dhënë shkak një ndërlikimi të mëtejshëm dhe të pakthyeshëm të stabilitetit dhe sigurisë së vendit, pas dy ditësh më 25 shkurt 1924 dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, duke dhënë qartësisht dhe urtësisht mesazhin se, për atë, më të rëndësishme ishin stabiliteti politik dhe siguria e vendit.

Pas atentatit dhe dorëheqjes së Ahmet Zogut, vendin e mbuloi kriza e qeverisjes. Edhe pse opozitës iu bënë shumë lëshime nga qeveritë pasardhëse, duke i dhënë disa ministri, ndër to edhe Ministrinë e Luftës, ajo nuk i përdori këto si instrumente ekuilibri parlamentar, por si instrumente potenciale për përmbysje pushteti.

Duke shfrytëzuar si karrem rrethanat e paqarta që shoqëruan fillimisht krimin e vrasjes së Avni Rustemit, opozita braktisi misionin e saj parlamentar, nuk pranoi të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Kushtetuese. Ajo e shndërroi këtë ngjarje në një manifestim politik dhe në histeri revolucionare. Në përputhje me këtë filozofi, u organizua kryengritja e armatosur për të përmbysur organet legjitime, duke përdorur për këtë qëllim edhe ushtrinë.

Brenda pak ditëve, forcat kryengritëse, nga të gjitha anët e vendit, hynë në Tiranë më 10 qershor 1924. Kështu, opozita erdhi në pushtet me armë dhe në mënyrë antikushtetuese.

Historiografia komuniste e ka cilësuar këtë si revolucion, duke e reklamuar si vlerë ngjashmërinë e tij me Revolucionin Rus të vitit 1917. Por, realisht, përdorimi i institucioneve ushtarake nga anëtarë të parlamentit për përmbysjen e qeverisë legjitime nuk mund të emërtohet ndryshe përveçse grusht shteti.

Në rrethana të tilla të marrjes së pushtetit, Asamblea Kushtetuese u shpërnda vetvetiu. Zgjedhja e kryeministrit të këtij “revolucioni”, më 16 qershor 1924, u bë me short, sikur të ishte lojë fati. Parlamenti tashmë ishte inekzistent, por edhe sikur të kishte, deputetët e “revolucionit” nuk përbënin shumicën.

Zotimet për reforma radikale që mori qeveria “revolucionare”, jo vetëm që nuk u realizuan, por u shkatërruan edhe ato vlera që ishin arritur, sepse Noli nuk kishte asnjë instrument me identitet kombëtar për realizimin e programit tij. Në këto kushte të një qeverie jo legjitime dhe të paaftë të garantonte sigurinë kombëtare, anarkia mbuloi vendin.

Mungesën e legjitimitetit të qeverisë së ardhur në pushtet me revolucion e dëshmon, mbase më qartë, niveli i njohjes ndërkombëtare. Sikurse është e njohur, Qeveria e Nolit, e cila nuk erdhi në këtë rrugë, u njoh vetëm nga dy shtete, Greqia dhe Bashkimi Sovjetik. Ky fakt është shumë domethënës: Bashkimi Sovjetik komunist ndjehej se ishte e izoluar dhe kërkonte eksperimentim të bolshevizmit në Ballkan, ndërsa Greqia llogariste kështu më shumë mundësi për të realizuar synimet e saj ekspansioniste.

Britania e Madhe dhe vendet e tjera të demokracive perëndimore nuk pranonin asnjë kontakt së paku derisa në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhje që legjitimonin qeverinë me vullnet popullor. Për më tepër, Shqipëria shihej kështu si një vatër destabiliteti e bolshevizmit në Ballkan.
Në këto kushte, rikthimi i Ahmet Zogut në pushtet ishte e vetmja alternativë që mund të rikthente besimin në popull. Ndërkohë, fuqitë europiane, veçanërisht ajo britanike, nuk do të donin të lejonin një vatër komuniste në Ballkan, prandaj shprehën mbështetje diplomatike dhe politike për rikthimin e legjitimitetit.

Për këto arësye, rikthimi i legjitimitetit më 24 Dhjetor 1924 është kontribut madhor për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare dhe për shtetin shqiptar. Ndërkohë, rikthimi i procesit politik legjitim shtroi linjat e njohjes pothuaj të menjëhershme ndërkombëtare. Me këtë kontribut, Zogu dhe shumica legjitime shpëtuan Shqipërinë nga zhvillime të paparashikuara që po sillnin vorbullat e turbullta dhe retë e zeza midis dy luftërave botërore.

Prandaj, është në nderin, vullnetin dhe kulturën e kombit shqiptar, të institucioneve të tij shtetërore, për të vënë në vend mohimin e padenjë që i është bërë datës 24 Dhjetor 1924.

Tani, një shekull më vonë, kur besohet se kemi një ndërgjegjësim më të plotë politik kombëtar dhe europian, këto institucione i bëjnë nder vetes të njohin se periudha 1920-1924, e cila kurorëzohet me rikthimin e legjitimitetit më 24 Dhjetor 1924, është periudha shkollë e demokracisë shqiptare.

Në vlerësim të kësaj date të rëndësishme historike, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, shteti Shqiptar me një ceremoni dinjitoze më 24 dhjetor 2012, në Bulevardin “Zogu I” u vendos monumenti i Ahmet Zogut si protagonisti kryesor i “Triumfit të Legalitetit”.

Është në denjitetin e Institucioneve të Shtetit shqiptarë që datën 24 Dhjetor 1924 ta vendosë në kalendarin e ditëve të shënuara të kombit dhe shtetit shqiptar.

AGO AGAJ – “KOSOVARI NGA VLORA” – Në 30-vjetorin e kalimit të tij në amshim- Nga Frank Shkreli

Ago Agaj ka ndërruar jetë me 24 dhjetor 1994, në Clearwater të shtetit Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në moshën 97 vjeçare. Gati një shekull jetë në shërbim të Shqipërisë etnike. Dr Ago Agaj i përkiste atij brezi shqiptarësh patriotë të cilët regjimi komunist i Enver Hoxhës, ose i dëboi nga Atdheu ose i vrau dhe i burgosi në burgjet dhe kampet e përqëndrimit dhe të punës së detyrueshme, anë e mbanë Shqipërisë. Ishin këta, të urryer dhe të përjashtuar nga komunizmi enverist, cilët ndonëse edhe në mërgim përjetëshëm, nuk e harruan kurrë Atdheun e tyre. Shumë prej tyre të dëbuar dhe të burgosur nga regjimi zogist e komunist enverist, janë arratisur anë e mbanë botës të përjashtuar e ndonëse të shpallur tradhëtarë dhe armiq të atdheut – në të vërtetë ishin një brez patriotësh të pas Luftës së II Botërore, të cilit i përkiste edhe Prof Ago Agaj. Ndoshta i fundit i kësaj gjenerate burrash të vyer – të pa-përsritshëm — të kombit, mund të ishte Profesor Sami Repishti — cili ndërroi jetë disa javë më parë këtu në Amerikë. Ata ishin patriotë që ushqenin bindje dhe besim të pa lëkundur tek virtytet, vlerat dhe traditat arbërore shekullore të Kombit shqiptar. Ago Agaj, ishte i këtij brezi që për fat të mirë e të keq të tyre, u përfshi në përplasjet e mëdha botërore të shekullit të kaluar. Një brez që pak gëzoi e shumë vuajti nepër tallazet e historisë së fillim shekullit të kaluar e deri në Luftën e II Botërore por edhe më vonë në jetën e tyre në mërgim. Kjo për fat të zi të vetin e të familjeve të tyre që kishin lën pas në Shqipërinë komuniste, por edhe për fat të keq të Kombit, pasi idetë e tyre dështuan përball komunizmit ndërkombëtare të kohës, ndërkohë që tani e dimë se Kombi e pësoi si e pësoi, për pothuaj gjysëm shelulli diktaturë komuniste.

Në këtë 30-vjetor të kalimit në amshim të Dr Ago Agajt, kujtojmë me disa fjalë të këtij shkrimi — modestësisht dhe shkurtimisht – por me qëllim që emri i tij dhe i brezit të tij të patriotëve shqiptarë anti-komunistë të mos zhduket në terrin e interpretimit komunist të historisë, as të mos hidhet në harresë. Inxhinjer Ago Agaj ishte një prej intelektualëve të Kombit që gjithë jetën e tij në atdhe dhe më vonë në mërgim – ia kushtoi fatit dhe interesave të Kombit– anë e mbanë trojeve shqiptare, por sidomos fatit të Dardanisë së okupuar nga Serbia fashisto-komuniste. Megjithse edhe ata i kishin ndryshimet e veta politike me njëri tjetrin, ishte ky brez jo komunist i shqiptarëve të periudhës së luftës dhe më vonë, që pothuaj, pa përjashtim, besonte bindshëm se, “pa Kosovë nuk ka Shqipëri”.

Ai njihej në komunitet për dashurinë e tij të madhe për Kosovën. Si i tillë, Ago Agaj njihej edhe si “Kosovari nga Vlora”. Nëqoftse Agim Karagjozi ishte “kosovari” nga Gjirokastra, atëherë edhe Dr Ago Agaj mund të themi, me gojën plot, se ishte “kosovari” nga Vlora. I emëruar Prefekt i Mitrovicës në vitin 1941, ai kishte mbetur shumë i lidhur me Kosovën gjithë jetën e tij, madje edhe në mërgim. Në një letër të shkruar disa muaj para se të ndërronte jetë në Florida, 30-vjetë më parë, e që qarkullon në disa shkrime rreth jetës së tij, ai kishte shprehur besimin se fati i Kombit shqiptar është i lidhur ngusht me fatin e Kosovës:

“Jam në shtratin e vdekjes. Flas nga përvoja njëqindvjeçare e jetës sime. Kam pasur dhe kam bindjen se fati i Kombit Shqiptar do të vendoset në Kosovë. Nëse Kosova do të shpëtojë nga kthetrat e kuçedrës Serbe, atëherë do të kemi një komb tetë milionësh dhe askush nga fqinjët keqdashës nuk mund të arrijë atë që dëshiron. Në rast se Kosova, mos e dhëntë Zoti, mbetet nën pushtimin Serb, paraqitet rreziku edhe për Shqipërinë. Pra, unë kur përpiqem për Kosovën, përpiqem për Kombin, për Shqipërinë, për Vlorën… O sot, o kurrë, populli shqiptar duhet të bëjë përpjekje për shpëtimin e Kosovës. Kjo bindje i ka rrënjët te babai i kombit, Ismail Qemali, i cili, në mbledhjen e madhe me parinë e Vlorës, mori një telegram dhe, pasi e lexoi, filloi të qante. Ismail Aga Mezini, mik i tij, i tronditur i tha: “Mblidhe veten, na thuaj se ç’pësuan djemtë?” Ismail Qemali u përgjigj: “Jo, djemtë nuk pësuan gjë, po e pësoi atdheu ynë. Kosova mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë. Shpresoj se lotët e babait të kombit do të bëhen armë e fortë për realizimin e ëndrrës së tij”, janë fjalët e Ago Agajt se fati i Kombit shqiptar — si në kohën e Ismail Qemalit, ashtu edhe sot – është lidhur në mënyrë të pandashme me fatin e Kosovës, se “pa Kosovë, nuk ka Shqipëri”!

Ago Agaj, siç thashë më lartë, i përkiste atij brezi të patriotëve anti-komunistë të pas Luftës së II Botërore së cilët ishin të vetdijshëm të këtij fakti e realiteti historik, por fatzi, kombëtar; të ndarjes së Kosovës dhe trojeve të tjera arbërore nga Shqipëria. Të gjithë ata, ashtu siç veproi edhe Ago Agaj, secili në mënyrën e vet, kanë bërë atë që kanë mundur, nën rrethanat e Luftës së II Botërore, për të shpëtuar Kosovën, gjuhën dhe kulturën shqipe anë e mbanë trojeve shqiptare. Ja si e ka përshkruar Ago Agaj kontributin e njërit prej atij brezi patriotësh shqiptarë, Profesor Ernest Koliqit – mikut të tij dhe bashkpuntorit të ngusht – në hapjen e shkollave dhe në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Me rastin e vdekjes së Profesor Koliqit, Dr. Ago Agaj, një shërbestar i vyer i Shqipërisë Etnike dhe njëri prej të pareve që shkoi në Kosovë në vitin 1941, ka kujtuar rolin e Koliqit në hapjen e shkollave shqipe në Dardani: “Në hidhërimin tonë nuk duhet të harrojmë se Aji (Koliqi) qe fatbardhë në jetë e në vdekje. Shumë njerëz janë përpjekur me zell për një qëllim të lartë e të mirë, por pak janë ata që patën fatin të shohën farën e mbjellë gjatë jetës, përhera duke u rritur e përparuar. Ernest Koliqi e pati ketë fat. Dardanët në Kosovë e Maqedhoni, farën që mbolli Ky, e kultivuan me zell të madh e zotësi të pashoqe dhe arrijtën në një shkallë arsimi e cila gëzon e krenon të gjitha zemërat shqiptare kudo që janë dhe – natyrisht, atë të Ernestit, ca më shumë. Ai ishte një ndër më të mirët që kemi pasur gjer më sot, veçse ai mbillte ushqim për shpirt e mendje të Kombit”, është shprehur Ago Agaj, për Ernest Koliqin, njërin prej bashkpuntorëve të tij më të ngusht politik.

Brezi i këtyre patriotëve ia dinin njëri tjetrit meritat dhe kontributet e tyre. Por për fata të keq, brezi i sotëm i shqiptarëve vazhdon të ndjekin shembullën e ish-regjimit komunist të përjashtimit të këtyre figurave të mëdha të Kombit. Mohimi i veprimtarive të figurave të ndritura të Kombit dhe përjashtimi i tyre nga historia kombëtare si Ago Agaj e Ernest Koliqi, ndër shumë të tjerë të shekullit të kaluar, jo vetëm gjatë komunizmit por edhe ç’prej shembjes së Murit të Berlinit e deri në ditët e sotme, është njё mёkat ndaj historisë së shqiptarëve, një turp i pashlyeshёm për qeveritë “post-komuniste” të Shqipërisë, por edhe të Kosovës. Për akademitë e shkencave të dy shteteve shqiptare, për shkollat e universitetet – turp për intelektualët dhe mediat shqiptare në përgjithsi që nuk kujtojnë këta burra të Kombit, për kontributin e tyre historik.

Duke i hedhur në harresë figurat e Kombit si Ago Agaj, Ernest Koliqi, Gjergj Fishta, Faik Konica e shumë e shumë të tjerë simkëta, dy shtetet shqiptare, sa i përket këtyre figurave kombëtare, Tirana dhe Prishtina zyrtare janë bërë tanimë pjesë e pandarë e krimeve të harresës e të shlyerjes së emrave të këtyre burrave nga historia e trojeve shqiptare. Doni s’doni, pas 35 vjet tranzicion, ju jeni po aq përgjegjës për trajtimin e keq dhe harresën historike të këtyre kontributit të këtyre burrave, aq sa ishin shekullin e kaluar edhe ish-regjimet komuniste anti-kombëtare sllavo-aziatike të Tiranës dhe Beogradit në trajtimin e këtyre burrave të Kombit dhe familjeve të tyre të nderuara.

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i ngusht i Profesor Ernest Koliqit. Foto nga darka e Vatrës, Nëntor, 1969 në Nju Jor: Ernest Koliqi me Ingj. Dr Ago Agaj

Disa nga pjesëtarët e brezit të patriotëve shqiptarë në mërgim, bashkohas dhe bashkpuntorë të Ago Agajt: Dr Rexhep Krasniqi, Prof. Vasil Allarupi, një i paidentifikuar dhe Dr Hamdi Oruçi. Në sfondin e pikturës Ernest Koliqi me Profesor Ago Agaj. Një brez me kontribute të mëdha kombëtare, por megjithkëtë, “Një brezni orëzezë”, do ta cilësonte Ernest Koliqi.

Ish-kolegu im në Zërin e Amerikës dikur, Xhevat Kallajxhi më thoshte se me Dr Ago Agajn kalonte verën në Teqenë Bektashiane Shqiptaro-Amerikane të Baba Rexhepit në Detroit

 

——————————————————————————————

NJË PROFIL I SHKURTËR I DR AGO AGAJT Nga burime të ndryshme. Lindur në Ramicë, Malësi e Vlorë me 7 mars 1897, ndërsa ka ndërruar jetë në Clearwater, të shtetit Florida me 24 dhjetor 1994). Me profesion ka qenë agronom, nëpunës dhe ministër i Ekonomisë Kombëtare. Pjesëmarrës në Luftën e Vlorës, në Lëvizjen e Qershorit dhe i dënuar për pjesëmarrjen në Kryengritjen e Delvinës. Pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist emigroi së pari në Egjipt dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, ku iu bashkua shumë bashkevendasve të tij anti-komunistë.  Mësimet e para i ka marrë mori në Vlorë. Studimet e mesme dhe të larta I ka kryer në Vjenë të Austrisë për Inxhinieri-Agrikulturë. Ndërkohë kthehet në Shqipëri më 1919. Ka marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes dhe në Luftën e Vlorës. Gjatë viteve 1920 – 23, Dr Ago Agaj ka bashkëpunuar me Prof. Dr. Ernst Nowack (1891 – 1946), të Universitetit të Kölnit, për hartimin e Kartës Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë dhe më 1924 bëri pjesë në Komisionin për caktimin definitiv të nomenklaturës së Hartës së Shqipërisë. Punoi edhe dy vjet në Poloni e Moldavi dhe kur kthehet në Vlorë, u emërua agronom i zyrës së bujqësisë. Ishte ndër nënshkruesit e mbledhjeve të opozitës në ceremonitë e zhvilluara pas vrasjes së Avni Rustemit. Njihej gjithashtu si mbështetës i  Lëvizjes së qershorit. Më 1937 arrestohet, gjykohet dhe dënohet me tre vjet burg për pjesëmarrje në kryengritjen e Delvinës.  Dita 7 prill 1939 kur Italia pushtoi Shqipërinë, Agajn e gjen në burg. Pas vitit 1941 shkoi në Mitrovicë të Kosovës, ku u emërua prefekt. Atje drejtoi organizimin e administratës shqiptare, atë të xhandarmërisë vendase dhe të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohë organizon rezistencën kombëtare, se i duhej të mbrohej edhe nga sulmet çetnike të Drazha Mihajloviçit, me të cilët ndërmerr edhe përpjekje direkte, derisa edhe plagoset. Në bashkëpunim me Vehbi Frashërin bën të mundur shpëtimin e jevgjve të Mitrovicës nga “zgjidhja përfundimtare” naziste. Më 1943-1944 shërben si ministër i Ekonomisë Kombëtare në qeverinë Mitrovica. Më 1944 inspektor epror në këtë ministri. Pas vendosjes së regjimit komunist në atdhe, Dr Agaj u largua fillimisht në Austri e Itali dhe më pas u vendos në Egjipt, për të përfunduar më vonë në Shtetet e Bashkuara.

Kur u largua nga Shqiperia, Dr Ago Agaj e pati të pamundur të merrte me vete bashkshorten me 5 vajzat e tyre të cilat, si rrjedhim, u internuan dhe vuajtën dënimet dhe persekutimin komunist për gjatë gjithë kohës së sundimit komunist në Shqipëri.

Frank Shkreli

Si 11 vjet më parë, Tirana metropoli i shqiptarëve, nuk ka elitë Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Këtë esse e kam shkruar e botuar në dhjetor të 2013, dmth 11 vite të shkuara, por mjerisht në Tiranë është e njëjta status quo. Po afrojnë zgjedhjet dhe kasta me sy të skuqur nga pangopësia synon të rreshtohet në listën e deputetëve pa garë që do t’i përpilojë lideri i PD. Janë të njëjtat fytyra si më 2013, vetëm tani kanë ndryshuar make up-in. Shqiptarët dhe Shqipëria kërkojnë tjetër gjë, kërkojnë garë të ndershme, meritokraci, vyrtyte, vlera, transparencë dhe integritet. Mos bëni më kot pyetjen retorike se përse nuk dalin shqiptarët në protesta, kur situata në vend kërkon që protestat të mos ndalen as ditën dhe as natën dhe kur varfëria e padrejtësia janë dy rreziqet kryesore të shkombëtarizimit.
———————–

Dhjetor 2013

Në Tiranë nuk ka elitë. Si përkufizim, elita është ai grup apo kategori sociale që ka vendin më të lartë në hierarkinë e vendit. E shprehur metaforikisht, elita është ajka e shoqërisë, aristrokracia, fisnikëria, bujaria. Në origjinë, statusi i elitës nuk është i veshur me pushtet, por ai njihet si autoriteti apo integriteti moral i padiskutueshëm.  Ka elitë dhe elita.

Në Tiranë nuk ka elitë ka pseudoelitë, që përfiton privilegje jo për shkak të arritjeve të saj në të mirë të vendit dhe shoqërisë, por për shkak të simbiozës me politikën e krimbur nga korrupsioni dhe të qelbur nga injoranca. Servilizmi si definicion vjen nga latinishtja dhe lidhet me shtresën më të ulët dhe fundin e shoqërisë, të skllavit me shërbimin e bindur e të verbër ndaj skllavopronarit.

Këtë pozicion ndan sot elita e Tiranës me politikën. Kur do të duhej që elita të ishte në shërbim të vendit dhe rimëkëmbjes fizike e shpirtërore të tij pas 70 vitesh diktaturë e tranzicion.

Nëse degradimin gjysmë shekullor i dedikohet diktaturës. Degradimi 23 vjeçar i tranzicionit i dedikohet edhe elitës së degraduar.

Ismail Kadare është shembulli në kushte të jashtëzakonshme i përfaqësuesit të elitës së një vendi    pasi veprën e krijoi në një sistem që e përjashtonte dhe ekskomunikonte elitën. Vepra e Kadaresë i shërbeu afirmimit të identitetit kulturor kur kombi po kalonte një krizë të thellë identiteti, pasi regjimi totalitarist iu mohoi shqiptarëve të drejtat elementare të njeriut siç ishte fjala e lirë, mendimi i lirë, lëvizja e lirë. Kadare i sfidoi këto barriera. E sfidoi metodën e realizmit socialist që ishte mënyra më efikase për të lejfenizuar shqiptarët. Shkrimtarët që përqafuan këtë rrymë, apo u detyruan ta bëjnë, i takojnë elitës së diktaturës jo të një shteti të lirë dhe demokratik. Vepra dhe arti i asaj kohe duhet të merret në analizë historike, si produkt i së keqes dhe jo si shembull e vlerë. Kadare i bashkangjitet elitës së Kombit, sepse, përmes veprës së tij, pati ndikim tek publiku i gjerë shqiptar dhe botëror. Tek shqiptarët ndikoi për të mbajtur zgjuar koshiencën e lirisë përmes një arti të kulluar; tek lexuesi botëror për t’i treguar publikut dhe elitës botërore se shqiptarët janë komb i civilizuar dhe europian. Kadare është maja e elitës shqiptare dhe pjesë e elitës europiane për rolin që pati për të ndikuar në të mirë të fatit të kombit të tij në momente shumë dramatike, siç ishte periudha e rrëzimit të diktaturës dhe Lufta në Kosovë.

Në çdo shtet demokratik, që garanton tregun e lirë dhe liritë e njeriut, elitat i krijon vetë sistemi, të cilat bazohen në meritokracinë dhe vlerat.

Elitat dallohen nga turmat pasi jetën dhe veprën e tyre e venë në shërbim të shoqërisë. Pra, elitat sakrifikojnë, nuk janë përfitues privilegjesh kur vendi mbytet në mjerim dhe dekadencë.

Sot, po ashtu jemi më të çoroditur se kurrë nga inflacioni i fjalës “intelektual” ku me këtë etiketë konsiderohet çdokush që ka mbaruar universitetin, ka marrë tituj e grada dhe ka siguruar një jetë të suksesshme profesionale personale. Pra, arritjet personale i kanë siguruar një jetë të lumtur e pa telashe. Profesionalizmi është i dobishëm dhe i domosdoshëm, është themel për të krijuar intelektualin por prapë është pak. Intelektualët krijojnë vlerë dhe dallohen me përkushtimin, talentin, aktivitetin, kontributin e ndikimin në të mirë të shoqërisë, të komunitetit apo vendit. Domosdo që intelektualët më të shquar janë pjesë apo kontigjent i elitës. Ermonela Jaho, Saimir Pirgu dhe kjo kategori brilante artistësh shqiptarë në Perëndim, që me emrin e tyre të mirë, jo vetëm përfaqesojnë majat e artit, por i shërbejnë përmirësimit të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë padyshim pjesë e elitës së re shqiptare.

Në Shqipëri nuk kemi elitë. Kemi satelitë të politikës. Janë në shërbim të tyre, janë servitorë, skllevër, të pafytyrë, maskarenj, dallkaukë, sharllatanë sepse satelitizmi i tyre është koshient, e bëjnë me ndërgjegje, pasi ata janë të vaksinuar prej kohësh dhe e dinë se çfarë është mirë dhe keq.

Në diktaturë satelitizmi të imponohej, sot në Tiranë satelitët bëhen të tillë për arsye utilitare, sepse duan një jetë personale me privilegje e me luks. Kjo e deelitizon ose e çelitizon elitën. Dhe këtu fillon korrupsioni i elitës. Sepse ata e dinë të vërtetën dhe e përçudnojnë atë.

Si përçudnues të elitës, ata janë pa publik, nuk kanë simpatizantë, as adhurues. Ata nuk dinë as të flasin. Nuk dinë të bëjnë për vete as gruan e tyre, e cila adulteron me të parin që beson se nuk është rrenacak si bashkëshorti.

Ata shkruajnë libra pa idé dhe pa shpirt. Ata botojnë e promovojnë vepra që i bëjnë doktorë, por që nuk lexohen. Ata nuk thonë asgjë, ose thonë të kundërtën e asaj që duhet, por ata përbëjnë katastrofën natyrore ndaj shoqërisë, shumë më zi se cunamët, sepse e detyrojnë audiencën, publikumin që t’i ndjekë në të gjithë pushtetin multimedial, të cilin e kanë shpërblim për shërbimin që i bëjnë politikës. Pra, ata e ushqejnë popullin me të pallavra, me të pavërtetën.

Në Shqipëri nuk ka elitë ka vetëm satelitë faqezinj, që dhjamosen për të prodhurar fabrikate mashtrimesh në dëm të shoqërisë, në dëm të vendit, duke e shndërruar demokracinë shqiptare në gogol dhe duke e përdhosur të vërtetën. Kjo është drama kombëtare shqiptare. Sepse e ashtuquajtura elitë, shumica bijtë e bijat e ish-nomenklaturës të kuqe e kanë monopolizuar rolin e elitës.

Sargent Shriver, një burrështeti amerikan dhe aktivist i shquar, kunat i vëllezërve Kennedy – themeluesi i “Peace Corps” Trupave të Paqes e përkufizonte elitën si një kategori e pastër e përbërë nga ata burra e gra që sakrifikonin jetën e tyre për hir të drejtësisë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kam parë burra e gra që pretendojnë e krenohen se janë elita shqiptare ndërsa nuk guxojnë të shqiptojnë as minimumin e mundshëm të së vërtetës. Këta në fakt janë njerëzit më të rëndomtë të shoqërisë. Sepse, duke u nisur prej interesave personale ata e çorodisin shoqërinë, e intimidojnë atë, ia fusin frikën, sepse krijojnë tema taboo, diçka e pafalshme kjo për një vend si Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, që do të thotë pak a shumë një demokraci që aspiron të jetë si motrat e saj Perëndimore.

Përkufizimi që ia bën elitës Sargent Shriver është ai i shqiptuari më shqip. Sot në Shqipëri nuk ka luftë midis qytetërimesh, as midis feve apo ideologjive. Në Shqipëri ka antishtet. Dhe antishtetin e mban në pushtet pseudoelita, antielita, njerëz surrogato, shumë më të rrezikshme se rreziku i armëve kimike, sepse disorientojnë shoqërinë, duke e deformuar ndërgjegjen njerëzore dhe konceptet themelore me të cilat krenohet me të drejtë një shoqëri demokratike, që janë vlerat dhe morali.

Pseudoelita shqiptare nuk dallohet as për veprat, as për vlerat dhe as për talentin e saj. Ajo nuk dëshmon virtuozitet as në fjalë, as në shkrim dhe askund. A dini ndonjë oratori të shqiptuar prej tyre që ka prekur mendjen dhe shpirtin e popullit shqiptar këta 23 vjet tranzicion. Mjerisht nuk ka. Sepse elitat e vërteta lindin nga një motivacion i madh, për të ndryshuar për të mirë vendin dhe jetën e popullit. Ndërsa pseudoelita shqiptare është produkt i tregut të zi, korrupsionit, i shoqërisë së padekomunistizuar, i pisllikut dhe llumit të njerëzve me dosje dhe me skeletë nga diktatura.

E mira e kësaj të keqe madornale është se ky llum nuk ka dishepuj. Nuk kanë popull që u shkon pas. Nuk kanë ndjekës. Followers. Në dallim nga elita e vërtetë, e cila krijon shkollën, filozofinë,vijimësinë me qëllim mbarëvajtjen e shoqërisë duke respektuar të vërtetën. Por megjithatë përmes pushtetit medial ata e manipulojnë turmën.

Filozofi i antikitetit grek Sokrati, babai i filozofisë së etikës së jetës, që njihet si një nga mësuesit më të mëdhenj të Perëndimit, shoqërisë së cilivilizuar perëndimore, endej rrugëve të Athinës duke inkurajuar dialogun dhe komunikimin e duke i fokusuar qytetarët në zbulimin e së vërtetës. Sokrati kishte një ndikim të jashtëzakonshëm tek elita e rinisë dhe u arrestua me akuzën se “po korruptonte mendjet e rinisë duke i larguar nga rruga e Zotave”.

Sokrati nuk kërkoi as falje dhe as mëshirë por reagoi përmes “Apologjisë”, sipas së cilës janë Zotat ata që i kanë bërë thirrje Sokratit të kërkonte të vërtetën dhe drejtësinë. Kaq sublime është ajo në jetën e një shoqërie dhe kombi.

Sot Sokrati është një nga përfaqësuesit më të denjë të elitës në historinë e njerëzimit. Ai konsiderohet babai i mendimit të lirë, frut i dijeve. Një nga paradokset e Sokratit ishte se ai e barazonte virtytin me dijet. Dmth kush është i dijshëm duhet të jetë patjetër i moralshëm, njeri i vlerave dhe me integritet.

Kështu duhet të jetë, por në Shqipëri nuk është kështu. Sepse pseudoelita e Tiranës me pretendimet se është e dijshme, i ka kthyer kokëposhtë deduksionin e Sokratit, që për ta do të thotë se kush është i dijshëm, është i lirë të bëjë çfarë të dojë dhe të jetë kush të dojë, të jetë edhe i pamoralshëm, i pavirtytshëm dhe i korruptushëm.

Këta janë sofistët e tranzicionit shqiptar, pseudoelita, produkt i së cilës është edhe lejimi i degradimit të shtetit demokratik fraxhil. Sepse elitat në shtetet demokratike i shpëtojnë dhe i nxjerrin kombet nga tunelet dhe qorrsokakët, ndërsa këta të Tiranës i mbajnë në tunele dhe në terr.

Siç është rasti më i fundit rreth shfaqjes së portretit të diktatorit në një ceremoni zyrtare shtetërore. Apo imponimi i 29 nëntorit nga një segmenti ekstremist i politikës si dita e çlirimit të Shqipërisë, kur kjo datë, edhe nëse përkon me largimin e gjermanit të fundit, po ashtu shënon fillimin e kalvarit më tragjik të shqiptarëve.

Po të ishte elita, po të mos ishte kjo faqezeza, do t’i ofronte një pyetje retorike si presidentit të Republikës, ashtu kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. “Zotërinj a do të lejonte shteti gjerman në një protokoll zyrtar, siç është ai bashkimit të Gjermanisë, që, bashkë me Angela Merkel dhe Presidentin Gauck, të shfaqej në sfond fotografia e Hitlerit?”

Kjo është e vërteta. Sa më tepër ta zbulosh, aq më mirë është. Nëse Edi Rama, Ilir Meta dhe Bujar Nishani do t’i referoheshin të vërtetës, se çfarë u ndodhi shqiptarëve prej 29 nëntorit 1944 deri në rrëzimin e diktaturës, që të tre do të përgjigjeshin: “Jo” Atëherë ata më së paku do t’iu kërkonin ndjesë shqiptarëve! Dhe nëse në Tiranë nuk e mbron askush të vërteten, dmth nuk ka elitë, ka vetëm antielitë, prandaj them ka satelitë, ka shërbyes, shërbëtorë, skllevër të skllavopronares politikë.

Por megjithatë e vërteta ekziston, pavarësisht plehut, kënetës dhe moçalit intelektual që ka pushtuar Tiranën, që jeton nën diktatin dhe diktaturën e deformimit të së vërtetës.

E vërteta po ashtu ka gojë dhe flet, ashtu si thotë Sokrati në një nga fjalimet më të bukura të historisë së oratorisë botërore, një pjesë të cilës po jua përcjell me qëllim që t’i thërrasim mendjes, sepse po marrim në qafë brezat që vijnë: “Dikush nga ju mund të thotë: Sokrat, po ti a nuk mund ta mbash pak gjuhën, e pastaj mund të shkosh në një qytet të huaj, ku nuk të njeh kush e ku pastaj askush nuk do të merret më me ty? Mesa po shoh, unë e kam të vështirë që t’ju bind me përgjigjen time në këtë pikë. Nëse unë do t’ju thosha se, po të bëja si më thoni ju, kjo do të jetë një mosbindje ndaj Zotit dhe, prandaj, unë nuk e mbaj dot gjuhën, ju prapë nuk do të më besonit; dhe nëse unë prapë do t’ju thosha se fjalimi për virtytin që më dëgjoni të shqiptoj, duke ekzaminuar veten dhe të tjerët, është e mira më gjigande e njeriut, dhe se jeta e paanalizuar nuk ia vlen të jetohet, ju prapë nuk do të më besoni”.

Por siç e thashë, shkolla e Sokratit është një nga filozofitë në themel të civilizimit Perëndimor. Dhe ky sistem është i krijuar. Elitat e një vendi veç i mbrojnë këto vlera në vendin e tyre! Jo si vepron pseudeelita e Tiranës, që jo vetëm nuk po lejon të mbillen vlerat e civilizimit Perëndimor, por po çrrënjos edhe vlerat e konstitucionit shpirtëror të shqiptarëve, falë të cilave u kemi mbijetuar tallazeve dhe të gjithë të këqiave.

©

Parlamenti i Kosovës dhe Shqipërisë, në seancën e përbashkët të miratojnë REZOLUTË mbi DISKRIMINIMIN në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – Nga REFIK HASANI

 

Është paralajmëruar se Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës, do të mbajn një seancë të përbashkët me 20 dhjetor të këtij muaji në sallën e seancave plenare të Parlamentit të Kosovës.Kjo është mbledhja e përbashkët e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo mbledhje e përbashkëtë do të duhej të ngrisin dhe mbrojn gjithë hapsirën shqiptare jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe diasporës duke përfshi edhe Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.
Dy Parlamentet, të diskutojn përmesë një pike të rendit të punës dhe do të duhej të miratojn REZOLUTË mbi spastrimin Etnik-DISKRIMINIMIN në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes pasivizimit të adresave Është momenti të themelojn e funksionalizojn një Komision Parlamentar mikst për shqipëtarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Angazhimi intenziv i përbashkët do të sjell hapa konkret përmesë bashkëpunimin të thellë, të përafërt, zgjerim e shumëfishim bashkëpunimi miqësor e vllazëror, por edhe binjakzim i komunave.
Përcaktimi me prioritete në interes jo vetëm të këtyre dy shteteve, por gjithë shqiptarëve në hapsira shqiptare dhe diaspor do të sjellë rezultate konkrete. Dy legjislativet do të duhej të afrojn përafrimin e legjislacionit, por edhe në arsim, trashigimi, financa publike, investimeve, shkëmbimeve tregtare, sigurisë dhe mbrojtjes, kërkime shkencore, kulturës, medias, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Në caktimin e bashkëpunimit, në mbështetje të veprimtarive prodhuese e sipërmarrjes private, administratës publike, bujqësisë e zhvillimit rural, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, infrastrukturës dhe transportit, energjisë, qeverisjes vendore, etj.
Do të duhej të ngrisin funksionalizojn një SEKRETARI TË PËRHERSHME E TË PËRBASHKËT që do tē jetë me detyra e aktivitete edhe në interes të shqiptarëve jashta këtyre dy shteteve dhe për diasporën. Dy Parlamentet, do të duhej trajtuar diskriminimin, pasivizimin dhe pastrimin etnik, të mbështesin formimin e Universitetit në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë dhe përfaqësimi proporcional në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.
Krahina Shqiptare e mbeturë padrejtësisht nën administrimin e Serbisë që përfshin Preshevë, Medvegjë,dhe Bujanoc kan mbajur dhe organizuar Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pasi kan zhvilluar dhe një kryengritje të armatosur luftën nga UÇPMB-ja dhe mbajtur nën garancion ushtarak dhe civilë nga faktori ndërkombëtarë Marrëveshjen e Konçulit.
Dy Parlamentet, të adresojn diskriminimin në mekanizma të BE-ës dhe instancave më të lartë të OKB-ës. Për shqiptarët shumicë në këtë Krahinë, e vetmja shpresë është në Parlamentin e Kosovës dhe Shqipërisë.
18 dhjetor 2024
Autor i vështrimit, Refik HASANI

Përse parlamenti shqiptar shkel Kushtetutën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit- Nga Lavdie Nela

LAVDIE NELA ISH-E BURGOSUR POLITIKE PËR 10 VITE, BASHKËSHORTE E POETIT MARTIR TË LIRISË, HAVZI NELA, I DREJTOHET PARLAMENTIT DHE FORCAVE POLITIKE SI DHE TRUPIT DIPLOMATIK TË AKREDITUAR NË TIRANË: PËRSE PARLAMENTI SHQIPTAR SHKEL KUSHTETUTËN PËR ZGJEDHJEN E AVOKATIT TË POPULLIT!

 

Zonja dhe Zotërinj! Shkëlqesi Ambasador! Unë jam Lavdie Nela, ish-e burgosur politike nga regjimi Stalinist i Enver Hoxhës. U burgosa së bashku me burrin tim, heroin Havzi Nela në moshën më të bukur të rinisë, u dënova me 10 vite burg politike, dhe im shoq u dënua për gjithë jetën, duke e kryer dënimin në kampet shfarosëse të Burrelit, dhe Spaçit, dhe në kampin e internimit në një fshat malor të Arrnit Kukës deri në dt. 10 gusht 1988 kur diktatura e vari në litar kur binte muri i Berlinit në Europë.

Asht me këtë frymë që mora iniciativën me ju drejtue sot anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, forcave politike, dhe trupit diplomatik të akreditur në Tiranë, me shfaqë shqetësimin tim të pakufishëm për një zhvillim sa të papritun aq edhe të pafalshëm nga ana juaj si ligjëvënës!

Zonja dhe Zotërinj Parlamentarë! Kushtetuta asht ligji themeltar i vendit, dhe esenca e këtij ligji asht mbrojtja e jetës dhe lirisë së qytetarëve, e të drejtave dhe lirive të tyre?

Fatkeqësisht shoh me keqardhje se ju si deputetë për interesa të pushtetit me vendime politike të partive që përfaqësoni e shkelni kushtetutën ndaj atyre qytetarëve shqiptarë të aftë për t’i shërbyer shtetit, por që ju nuk i keni militantë e zbatues të vendimeve tuaja politike.

Kemi tri dekada që në institucionet Kushtetuese nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë.

Gjatë 34 viteve janë promovuar dhe kanë drejtuar këto institucione individë që i kan shërbyer diktaturës, ose kanë lidhje politike me regjimin e diktatorit Enver Hoxha, dhe të votuar nga PD & PS. Sot fatkeqësisht të gjitha institucionet kushtetuese drejtohen nga të privilegjuarit e diktaturës.

Zbatimi i vendimeve politike të partive duke anashkaluar Kushtetutën, ndaloni të drejtën e antikomunistëve të konkurrojnë dhe drejtojnë institucionet kushtetuese. Institucionet kushtetuese janë të shqiptarëve jo vetëm për politikanët dhe interesat e tyre për pushtet.

Vendimet politike që shkelin kushtetutën janë luftë klasash ndaj atyre që u mbijetuan krimeve komuniste. Siç po veprohet dhe tani me kanditaturën për Avokat Populli. Paralelisht me ata nuk është edhe respekti për viktimat e pafajshme të këtyre krimeve janë dy aspekte të së njëjtës monedhë: natyra dhe pesha e përgjegjësisë sonë, si dëshmitarë të kësaj tragjedie thellësisht njerëzore dhe rranjësisht kombëtare, asht një problem ekzistencial për të gjithë njerëzimin e ndershëm, problem që ka karakter politik e personal dhe fetar për ata që besojnë! Këtu kemi të bajme me

“…një terrorizëm shtetëror të markës shqiptare që nuk denon krimet e komunizmit dhe sot me mandatin e deputetëve juve si ligjvënës nuk lejoni që institucionet kushtetuese të drejtohen nga kapacitete që vijnë nga shtresa antikomuniste ish-të përndjekur nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës. Boll ma me urrejtje ndaj nesh. Kemi 34 vite që po provojmë përçmimin e kësaj klase politike ndaj nesh të mbijetuarve të diktaturës.

Zonja deputete! Në moshë tuaj jam dënuar dhe kam filluar kalvarin e vuajtjeve të cilat fatkeqësisht dhe sot në të ashtuquajtur demokraci vazhdojnë.

Keni 34 vite që votoni në parlament xhelatët e regjimit të Enver Hoxhës. Dhe nuk votoni një të përndjekur politik në drejtimin e këtyre institucioneve të shtetit shqiptar. Ka mbi 3 vite që i ka mbaruar mandati Avokatit të Popullit, dhe ligjërisht duhej zgjedhur i riu. Por jo ju të nderuar deputetë e shkelni kushtetutën për interesa të partive dhe tuajat personale duke e lënë atë institucion kushtetues pa Avokat mbi 3 vite. Kur keni intersa personale tuajat, dhe të Partive që përfaqësoni veproni menjëherë për t’i zgjedhur. Si mundeni Zotërinj të pushtetit dhe opozitës ta shkelni kushtetutën vetëm se për këtë post kanditon një ish-i përndjekur politik që nuk është militanti juaj dhe mbron të drejtat e liritë e njeriut prej 34 vitesh në fushën e përndjekjes politike, një personalitet me përmasa kombëtare që nderohet nga institucionet ndërkombëtare për mbrotjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Një personalitet që e pret dhe e nderon Shenjtëria e tij Papa Francesku, në Vatikan, Një Marting Luterking shqiptar që për 34 vite nuk hesht për dokumentimin e dënimin e krimeve të komunizmit e mbrotjen e të drejtave dhe lirive të përndjekurve politikë shqiptarë.

Në emër të nënave, motrave që sakrifikuan rininë e tyre, që ngelen pa fëmij siç kam ngelur unë, e qindra të tjerë nga krimet e komunizmit, ju bëj apel; Ndërgjegjësohuni, mos u turpëroni..Nëse doni të mbroni moralin, doni paqen, dënoni urrejtjen, votoni për Avokat Populli kanditaturën e të përndjekurve politikë dhe të shoqërisë civile, Aktivistin e shquar në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut për tri dekada, birin e një nëne burrneshë që mbrojti hebrenjtë nga nazizmi, duke sakrifikuar ushqimin për fëmijët e saj. Djalin e një luftëtari antifashist, qëndrestarit antikomunist që përballoi torturat çnjerëzore të sigurimit të shtetit dhe që u dënua me 17 vite burg politikë si agjent anglo-amerikanëve. Nipin e tre të pushkatuarve, dhe dy të mbytur në hetuesi.

Votoni përfaqësuesin tonë Dr. Besim Ndregjoni. Anëtar të Kuvendit të Shqipërisë Kanditaturat tona i demokratizojnë institucionet nuk i politizojnë ata. U bëjmë thirrje të 140 deputetve të pozitës dhe opozitës: Bëni demokraci me votë dhe jo me vendime politike. Vota e juaj nuk i shërben një individi, por kauzës dhe kontributeve për ndërtimin e shtetit të së drejtës për të cilën ka nevojë shoqëria shqiptare.

Shkëlqesi të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Ju po shqyrtoni kapitullin e të drejtave dhe Lirive të njeriut për ta pranuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, për të cilën u sakrifikuan dhe u pushkatuan mbi 6000 burra dhe gra shqiptare, që s’kanë një varr në tokën e tyre, 36.000 burra dhe gra që provuan gjenocidin enveriste, 60.000 familje që provuan internimet monsturoze të enverizmit shqiptar duhet t’ia ktheni demokracinë Shqiptarve.

Bashkoheni me ne të nderuar Diplomatë që mbas 34 vitesh në Shqipëri të votohet një antikomunist për të drejtuar një institucion kushtetues që mbron të drejtat e liritë e njeriut, e kush më mirë dhe më paqedashës se Zoti Ndregjoni, që Lufton urretjen e përçon paqen prej tri dekadash mund ta drejtoi Avokatin e Popullit e mund t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut. Na ndihmoni që të jemi qytetarë me shanse të barbarta siç bëni në vendet tuaj demokratike. Shembjani këtë mur politik tridhjetekatërvjeçar që është ndërtuar me heshtje ndaj të përndjekurve politikë se i shërbeni paqes dhe jo urrejtjes. Dënoni së bashku me ne, vendimet politike që merren nga politikanë e forca politike për interesa klienteliste për miq e shokë, kundër kanditaturës të Përndjekurve Politikë. Jo narcizmit politik ndaj të përndjekurve. Ua keni borgj të përndjekurve politikë që keni 34 vite që u merrni votën dhe mandatohej me votën tonë dhe për të drejtat dhe liritë e tyre nuk çani kokën, dhe votoni të përkëdhelurit e diktaturës. Urrejtja është fenomeni më i lig që ka kaluar shoqëria shqiptare. Mos harroni se nëse nuk e dënoni urrejtjen ajo ka me u kthy bumerang dhe për ju! Votoni përfaqësuesin tonë! Të jeni shtet i së drejtës, demokratik!

Si t’iu besojmë premtimeve për “ndryshim” nga partitë e vjetra?!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Çdo ditë e më afër po shkojmë drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Sa më afër zgjedhjet, aq më shumë po shtohet kurreshtja e qytetarëve, se cili subjekt do të jetë fituesi i garës së re zgjedhore me akter të vjetër të politikës!

 

Zgjedhje për riciklim të pushtetit

 

Vetëm naivët politik mund të shpresojnë se këto zgjedhje do të sjellin ndryshim! Ishin normale pritjet e qytetarëve para zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2021 kur erdhi në pushtet LVV-ja, e cila e rrëmbeu votën e elektoratit, porqë erdhi në fund të mandatit politik pa e plotësuar asnjë kërkesë të qytetarëve!

Tashmë kur janë provuar të gjithë në pushtet, u provuan politikan të profileve të ndryshme dhe politikan të kalibrave të ndryshëm, por i vetmi koalicion që nuk është provuar është ai mes LVV-së me krahët e luftës, përkatësisht me PDK-në dhe AAK-në e përforcuar me NISMA dhe figura tjera të ricikluara politike!

Mbase kjo do të ishte risia e vetme e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të tjerat paraqesin vetëm përseritje të pushtetit dhe vazhdimësi të qeverisjeve paraprake.

Edhe pse në dukje të parë mendohet se kemi një vetëdijësim më të madh të elektoratit, asnjëherë nuk kanë qenë hamendjet më të mëdha të elektoratit kë për ta votuar më 9 shkurt!

 

Premtime boshe dhe pa mbulesë

 

Kësaj radhe duhet duhet marrë me rezerva premtimet elektorale, madje duhet pasur një kujdes të shtuar ndaj atyre që kan gojën plot ndryshime, porqë në listat e tyre elektorale i kanë të njëjtët njerëz që i mashtruan qytetarët për një gjysëmshekulli rresht.

Si t’iu besohet politikanëve që nuk i përmbushën zotimet dhe premtimet elektorale nga njëri pushtet tek tjetri, si t’iu besohet politikanëve që më shpesh i ndërruan partitë sesa brekët në trupin e tyre!

E kur jemi tek ‘brekët’, disa prej politikanëve që pa brekë i zuri nata, mëngjesi i zbardhi milionerë!

E si t’iu besohet këtyre kusarëve, të cilët me patriotizmin politikë mashtruan qytetarët dhe mërgimtarët duke ua rrëmbyer votën në emër të ndryshimit!

Në fakt, patriotizmi folklorik është bërë një instrument fitimprurës për shumicën e elitave partiake dhe vartësve të tyre, varësisht prej shkathtësisë mashtruese dhe nivelit të ngritjes intelektuale të elektoratit.

Si çdo herë në zgjedhjet e kaluara, edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit radhe mundësia më e madhë e mashtrimit është ndaj shtresave të varfëra përmes ofrimit të lëmoshës në kohë fushate.

 

Bojkot ose vazhdimësi politike

 

Në mungesë të një alternative të re dhe serioze politike, elektorati i ka vetëm dy mundësi: t’i votojë të njëjtat parti ose t’i bojkotoj me mosdalje në zgjedhje, gjë e cila do t’i bënte të ndërgjegjësohen politikanët dhe të reformohen deri në themel partitë aktuale të skenës politike.

Ngase që 24 vite rresht i kemi të njëjtat parti në garë me njëra-tjetrën, dhe po të njëjtat në bashkëqeverisje me njëra-tjetrën!

Si rezultat i kësaj, legjislaturat e Kuvendit nuk dallojnë njëra nga tjetra, ndodhë vetëm ndërrim i kolltuqeve, herë në anën e djathtë, në mes apo në anën e majtë të sallës luksoze të Kuvendit të ndërtuar me paratë e Behgjet Pacollit!

Kjo është pasqyra reale e Koloseumit (Kuvendit) në të cilën përballën të njëjtët gladiatorë (politikan) me gojën plot patriotizëm folklorik për Kosovën dhe interesin e qytetarëve, sa për të ngjallur emocione patetetike të momentit për realizimin e kauzave partiake.

Qytetarët tashmë janë ngopur më të njëjtat refrene mashtruese të politikanëve në Parlament, që shiten si heronj të këtij vendi duke u thirrur në emër të qytetarëve për të përfituar poste dhe pasurim të paligjshëm nga buxheti i shtetit!

Dihet kush janë heronjët vertëtë të lirisë së atdheut. Janë ata që kanë luftuar dhe kanë sakrifikuar veten për lirinë e atdheut dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Porqë, ky heroizëm duhet të dëshmohet edhe në paqe duke e sakrifikuar interesin personal për të mirën e qytetarëve duke iu kundërvënë çdo lloj abuzimi të pushtetit, filluar nga ulëset e Parlamentit, Qeveri, Presidencë dhe abuzimet që bëhen në bashkrendim me pushtetin lokal.

Patriotizmi i kandidatëve për deputet në Legjislaturën e Re pas 9 shkurtit 2025 duhet të jetë në parandalimin e zbrazjes së Kosovës nga popullata e saj, me krijimin e kushteve të barabarta për jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët pa dallime partiake.

 

Gjaku i dëshmorëve na e solli lirinë, kurse politika është duke e dërguar shtetin drejt greminës dhe ua humbi shpresat popullatës për jetë në shtetin e lirë dhe të pavarur! Sa e dhimbshme, po aq trishtuese është kur takon çlirimtar dhe djem të dëshmorëve në shtetet evro-perëndimore duke e shkrirë trupin e tyre në Dhe të huaj për një jetë më të mirë!

 

Ju tregoj për takimin me Parashqevi Simakun në New York Nga Elida Buçpapaj

VOAL – Nëse shkoni në profilin e Facebook-ut të këngëtares së njohur shqiptare dhe nëse kërkoni pak, do të gjeni foton e një kopertine shkëputur nga një gazetë me titull : Parashqevi Simaku nga Kavaja në Hoollywood. Është gazeta Zëri i Rinisë e vitit 1993 dhe autorja e atij shkrimi, një interviste, e treguar si narracion jam unë. Fakti që Parashqevi Simaku vazhdon ta mbajë në arkivin e saj artistik tregon se i ka pëlqyer. Kur u botua, pata rastin të bisedoja me Elena Kadarenë dhe asaj i kishte pëlqyer shumë. Natyrisht që unë e kisha punuar me dashuri, si veproj gjithmonë, për të nxjerrë në pah portretin e një artisteje shqiptare të cilën e do publiku. Sot kur jam duke i shkruar këto rradhë, pashë se në faqet e shtypit të Tiranës, mjeshtri i famshëm Agim Krajka flet në superlativa për zërin e Parashqevisë dhe « mallkon » ëndërrën e kësaj artisteje për Hollywood-in.

Takimi me Parshaqevinë në New York daton vitin 1993. 22 vite më parë. Skënderi dhe unë ishim për një vizitë në SHBA. Hera e parë që vizitonim SHBA. Qendronim në një qytezë të New Jersey, Elizabeth që ngjan si lagje e New York-ut. Prej andej shiheshin rrokaqiejt dhe ishte jo më shumë se 20 km larg nga 5th Avenue. Ne bujtnim tek miku jonë Petrit Hoxha, një njeri i artit dhe kulturës, që tani nuk jeton më. Prej andej lëviznim nëpër SHBA. Skënderi kishte ftesë edhe nga CBN – The Christian Broadcasting Network në Virginia Beach. Ishte maj, mesmaj tamam-tamam. Gjithçka lulëzonte. Për në Virginia Beach morëm avionin nga aeroporti i New Jersey-it Newark Liberty International Airport. Ndërsa në Washington D.C. ku u takuam me stafin e Zërit të Amerikës, udhëtuam me veturë. Aty na shoqëroi Mustafë Demaliaj,një zotëri i nderuar, asokohe kryetar i Lidhjes së Prizrenit për SHBA. Rrugës për në Washington nuk e harroj shiun që binte me gjyma në autostradën e kufizuar prej pyjesh të gjelbër. Prej furisë së atij shiu i marr me mend kur dua t’i përfytyroj edhe hurricanët.

Janë kujtime të bukura. Mbrëmjeve të lira merrnim ftesa prej miqve tanë në restaurantet e shqiptaro-amerikanëve, të cilat janë me emër dhe famë, siç është Familja Bytyçi, shtyllë e patriotizmit, Vatranë të përbetuar që i mbajnë dyert hapur e mirëpresin me bujarinë e njohur shqiptare.

Një natë nga këto na ftuan të kalonim mbrëmje të veçantë në restaurantin ku performonte çdo natë Parashqevi Simaku. Shkuam me shumë dëshirë. Dhe u gjendëm përpara një surprize të bukur, sepse orkestra drejtohej nga mjeshtri i shquar Agim Krajka, në violinë interpretonte gjithashtu edhe bashkëshortja e Krajkës. Kaluam shumë mirë. Diaspora shprehte kënaqësinë duke hedhur dollarë. Kjo traditë jombresëlënëse vazhdon, por për artistët shqiptarë ishte ndihmë e madhe, sepse në Amerikë, ata e kishin nisur gjithçka nga zero. Pikërisht aty më lindi ideja për t’i marrë intervistë Parashqevisë. E cila e pranoi menjëherë.

Skënderi ishte Drejtori i RTSH në atë kohë me një format intelektuali 180 gradë ndryshe nga drejtorët pararendës. Ishte drejtori i parë i këtij institucioni pas rrëzimit të sistemit ndërsa unë posa e kisha nisur profesionin e gazetares.

Lamë takim disa ditë më vonë në një restaurant të vogël ku Parashqevija drekonte. Hollësitë i kam të shkruara në portretin që ia kam bërë 22 vite më parë. Nuk e harroj menynë e asaj dreke të Parashqevisë. Preferonte asparaguse. Por ajo që na befasoi ishte vetë Parashqevija. Përballë nesh kishim një young lady elegante me një anglishte të përsosur dhe një shqipe si të ishte lindur e rritur në SHBA. Parashqevija kishte vetëm 2 vite në SHBA dhe shqipja me aksent të theksuar amerikan të linte të kuptoje se ajo më tepër donte të ndihej amerikane. Në Shqipëri kishte studiuar Art Dramatik, duke ndjekur gjurmët e këngëtareve më të famshme si Vaçe Zela, Justina Aliaj dhe ëndërra e saj në sirtar ishte Hoollywood-i.  Ajo i kishte të gjitha të dhënat për t’ia ushqyer vetes këtë ëndërr, që unë e nxora në pah edhe në intervistën time me të. Sepse ishte shumë dalluese, gati e identifikuar me Parashqevinë. Ëndërr që Profesor Krajka tani e konsideron si një makth e ankth. Sepse të hysh në Hollywood nuk mjafton talenti.

Atë drekë që zgjati disa orë biseda jonë shkoi edhe tek jeta private e artistes. Ne gazetarët e kemi të drejtën të pyesim, por jo t’i manipulojmë faktet dhe as të jemi dashakeqë. Unë e pyeta për lidhjen e saj me Luan Pobratin, që njihej si shefi i ish-Sigurimit në Tiranë për artistët dhe intelektualët. Parashqevija ishte tepër e kujdeshme, përgjigjet e saj i merrje edhe si pohime edhe si mohime, por e vërteta është se ajo ka patur lidhje me Luan Pobratin. Se si ishte krijuar kjo lidhje pastaj këtu qëndron problemi.

Për 45 vite diktaturë, dihet se artistët shqiptarë kanë qenë viktima të terrorizuara nga Sigurimi i Shtetit. Le të kujtojmë listat e publikuara tash së fundi që i përgatiste Çajup Rusmali për Ramiz Alinë. Le të kujtojmë Festivalin e 11-të se çfarë rrjedhojash pati për artistë të formatit kombëtar. Le të kujtojmë dramat dhe tragjeditë e artistëve, shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë. Për të cilët vijohet dhe heshtet.

Në kushte të tilla terrori, tutorizmi ishte modus vivendi. Për tutorët shkruan edhe Flutura Açka, por tutorizmi ishte i imponuar. Prandaj Flutura Açka me shumë të drejtë i merr në mbrojtje këngëtaret tona, sepse figura e femrës edhe sot e kësaj dite trajtohet nga bota mashkullore shqiptare në mënyrë tribale. Ndërsa se kush ishte Parasheqevi Simakut si këngëtare, kur thotë Agim Krajka se ajo ishte talent dhe zë i shkëlqyshëm kaq mjafton për ta marrë artisten në mbrojtje. Por jo për t’i mbyllur derën debatit. Se si e qysh e ka hapur këtë temë kantautori Gjergj Leka, ajo vlen të mbahet hapur, të mos mbetet temë tabu, por të vërtetat se si janë të tregohen nga njerëz kompetentë, që iu dalin për zot fjalëve të tyre dhe që gëzojnë kredibilitet tek publiku.

Tutorizmi ishte pjesë e persekutimit, kur flasim për artistët e talentuar. Diktatura kriminale në Shqipëri e hiqte qafe elitën me dy pretekste: ose si armik i popullit ose si imoral. Dhe ky rrezik ka qëndruar si Shpata e Demokleut në kokat e artistëve shqiptarë të cilët jo për faj të tyre, por prej tmerrit dhe frikës, shpesh depersonalizoheshin. Sepse, nëse nuk bindeshin, rrezikonin burgun ose ekskomunikimin. Të kujtojmë Justina Aliajn, Alida Hiskun, Sherif Merdanin e plot e plot të tjerë. Është një listë e gjatë emrash që diktatura i ka eleminuar, duke qenë talente dhe yje. Dhe këto figura duhet të kujtohen, emrat e tyre duhet të rehabilitohen e të nderohen. Në libra të historisë të artit shqiptar, që nuk i ka shkruar askush deri më tani.

Le të mos harrojmë se RTSH deri në rrëzimin e diktaturës ishte një bastion i propagandës së regjimit komunist. Aty kishin të drejtë të punonin vetëm njerëz të besuar dhe me biografi të mirë. Të punësuarit e tjerë jetonin me frikë, sepse mund ta pësonin prej çdo kapriçio të njerëzve syçelur të partisë. Këtë presion e vuanin të gjithë të talentuarit. Të cilët ishin në qendër të vemendjes të organeve të partisë dhe intrigave sadiste të hallkave të saj!

Parashqevi Simaku ka lindur në shtatorin e 1966 dhe ka dalë për herë të parë në skenën e Festivalit të Këngës në vitin 1983, pra 17 vjeçare. Vinte nga Kavaja, nga një familje e thjeshtë, por e fitoi zemrën e publikut me zërin, talentin, bukurinë dhe performancën e saj. A e përdori ish-Sigurimi i Shtetit? Po ish-Sigurimi ishte i plotfuqishëm. Bënte gjithçka. Fuste në burg, pushonte nga puna, largonte nga skena, internonte. Artistet shqiptare të talentuara ishin vulnerabile dhe pa mbrojtje. Ishin pré dhe viktima. Prandaj përpara se të flasim për to duhet t’ia nisim nga persekutorët. Kjo është rruga, rrugë tjetër nuk ka.

Nëse nuk tregoni për persekutorët atëhere mos flisni fare. Le të flasin ata që nisin të tregojnë andej nga duhet. Hapja e Dosjeve do t’ua lehtësojë rrugën, por kush ka ç’të thotë, le ta thotë sepse i ndihmon kujtesës të vuajtjeve që kanë hequr artistët shqiptarë në përgjithësi.

Ndërsa roli moralistëve është i outsider-ve. Mjafton të shikoni ku ka degraduar sot arti shqiptar, kur në qendër të mediumeve vihet lumpeni dhe ku pothuaj gjithçka arrihet permes parasë dhe imoralitetit profesional. Sepse me jetën private çdokush mund të luajë si t’ia marrë mendja.

Duke u kthyer tek Parashqevi Simaku. Fakt tjetër shumë domethënës, që e vë në dukje edhe Flutura Açka, është se artistja u largua shumë herët nga Shqipëria. Ishte nga të parat, sapo u rrëzua diktatura, në vitin 1991-1992. Kur e takuam ne në New York ishte vetëm 26 vjeçe, me një ëndërr të madhe në zemër që e bëri të kalonte Atlantikun. Për të arritur në Hollywood. Dhe ajo menjëherë iu përvesh punës për ta realizuar atë. Që i doli një mission impossible. Jo sepse nuk kishte talent, por se ndoshta nuk kishte fat. Ashtu si plot e plot këngëtarë shqiptarë të suksesshëm që nuk patën fat. Edhe vetë Agim Krajka, një mjeshtër dhe vyrtuoz i vërtetë, në Amerikë nuk çau dot. Jo se i mungonte talenti. Mblodhi para, shkolloi fëmijët dhe u kthye në atdhe. Sherif Merdani për Agim Krajkën ka deklaruar se ishte vegël e sigurimit që i ka spiunuar artistët. Edhe sot pas më tepër se dy dekada pas hapjes, skenat e artisteve shqiptare mjerisht kanë mbetur pubet dhe klubet e natës të diasporës, por megjithatë tani janë plot artistë shqiptarë që kanë pushtuar skenat botërore. Megjithatë shijen e suksesit të Hollywood-it e kanë arritur pak emra si Stan Dragoti, vëllezërit Belushi, Eliza Dushku, e tash edhe Rita Ora, por të gjithë me një background të ndryshëm nga Parashqevia dhe artistët shqiptarë që karrierën e nisën në Shqipëri.

Pas takimit tonë në New York,  Parashqevi Simaku për një kohë e ka vijuar jetën artistike në SHBA, diasporë, Shqipëri e Kosovë.

Bashkë jemi takuar edhe një herë. Këtu në Zvicër. Posa kishte mbaruar lufta në Kosovë. Ishte këmbë e kokë e dashuruar. Me babain e djalit të saj, lindja e të cilit e bëri të arrijë qiellin e shtatë prej lumturisë.

Ndërsa prej disa kohësh nuk shkruhet më për jetën artistike të kësaj artisteje të talentuar që i kishte bërë për vete aq shumë zemrat e shqiptarëve dhe artdashësave! Kur biseduam atë drekë të gjatë, Parashqevija më tregoi se e donte dhe e çmonte shumë Vera Grabockën, e cila nuk duhet ta ketë harruar magjinë e këngëtares nga Kavaja që dëshironte të hapte dyert e hekurta të Hollywood-it.

Unë do t’i uroja Parashqevisë një kthim sa më të shpejt në skenë, sepse skena dhe emri i saj bëjnë së bashku një sinonim.

Gusht 2015

 

 

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Jo influencës komuniste në shkollat amerikane!- Nga Frank Shkreli

Rrallë ndodhë që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të jetë aq i bashkuar në miratimin e një propjekt-ligji cilido qoftë, sa ç’ishte me 6 dhjetor 2024 kur Dhoma e Përfaqsuesve miratoi me vota dërmuese prej 327 në favor të Aktit Vendimtar të Mësimdhënies mbi Komunizmin dhe 62 kundër. Text – H.R.5349 – 118th Congress (2023-2024): Crucial Communism Teaching Act | Congress.gov | Library of Congress Ky akt — autore e të cilit ishte përfaquesja republikane Maria Salazar e shtetit Florida — është miratuar nga përfaqësuesit republikanë dhe demokratë të Kongresit në një frymë bashkpunimi, me vota dërmuese, me qëllim për të edukuar studentët e shkollave të mesme mbi rreziqet që vijnë nga komunizmi dhe totalitarizmi dhe se si këto sisteme janë në kundërshtim të plotë me parimet bazë të lirisë dhe demokracisë në Shtetet e Bashkuara, thuhet një njoftim të Kongresit, me këtë rast, për median. Sipas këtij Akti, materialet e mësimdhënies, mbi të vërtetat dhe rreziqet e komunizmit, do të shpërndahen nga Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit me qëndër në Washington – me përqëndrimin në të kaluarën kriminale komuniste dhe në trashëgiminë e vazhdueshme të komunizmit edhe sot e kësaj dite.

Miratimi i këtij akti u cilësua si një “fitore monumentale për brezat e ardhëshëm të studentëve amerikanë”, nga Presidenti i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, Dr. Eric Patterson. “Muri i Berlinit mund të jetë shembur në vitin 1989, por ideologjia djallëzore që fshihej pas tij nuk është zhdukur ende. Akti Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin, i miratuar ditët e fundit nga Kongresi amerikan, “është një akt legjislativ i cili garanton që studentët tanë të mësoinë të vërtetën – të kaluarën dhe aktualën – mbi këtë ideologji vdekjeprurëse… pasi studentët amerikanë janë gjithnjë e më shumë të keq-informuar ose aspak të informuar mirë mbi historinë dhe trashëgiminë e komunizmit”, citohet të ketë thenë Drejtori i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, Dr Eric Patterson.

Komunizmi botëror ka një histori të gjatë dhe të errët shtypjesh politike, persekutimesh, dhune, vrasjesh dhe në përgjithsi, një histori krimesh kundër njerëzimit, gjatë shekullit të kaluar e deri në ditët e sotëme. Një trashëgimi kjo, për të cilën, për fat të keq, po flitet gjithnjë e më pak, ndërkohë që aktorë të huaj djallëzorë po përpiqen ta infiltrojnë këtë ideologji kriminale edhe në institucionet arsimore amerikane.

Image

Pamje nga dhoma e Përfaqusesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara

 

Kështuqë, sipas autores së këtij akti legjislativ, Përfaqësueses republikane nga shteti Florida, kubano-amerikanes, Maria Elvira Salazar, “Me miratimin e Aktit Vendimtar të Mësimdhënies mbi Komunizmin, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara siguron se brezat e ardhëshëm do të kujtojnë vuajtjet dhe krimet e shkaktuara nga ideolgjia brutale komuniste. Komuniteti im në Miami i njeh shumë mirë krimet e komunizmit, prandaj ne duhet të sigurohemi që të gjithë amerikanët të kenë të dhënat dhe të njihen me mizoritë dhe vdekjet e shkaktuara nga komunizmi”, është shprehur ajo pas aprovimit të Aktit nga Dhoma e plotë e Përfaqsuesve e Kongresit amerikan, me mbështetjen dërmuese nga të dy partitë kryesore të vendit, demokratët dhe republikanët.

Zonja Maria Elvira Salazar, Përfaqsuesja republikane nga shteti Florida me disa kolegë të saj, ka punuar për një kohë të gjatë tani për të bindur opinionin publik amerikan dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara mbi krimet e komunizmit në botë — Frank Shkreli: Kongresi i Shteteve të Bashkuara denoncon tmerret e socializmit | Gazeta Telegraf — në të kaluarën dhe aktualisht si dhe për rreziqet që kjo ideologji kriminale paraqet për brezat e ardhëshëm. “Akti Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin”, u shpreh ajo, “do të sigurojë që brezat e ardhëshëm do të kuptojnë më mirë historinë e tmershme dhe tragjike të komunizmit. Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur që të ruajmë dhe të mbrojmë parimet themelore të lirisë dhe të demokracisë së vërtetë. Përpjekjet për mbrojtjen e endrrës amerikane për brezat e ardhëshëm, fillojnë që tani”, me miratimin e këtij Akti, ka thenë Maria Elvira Salazar.

Image

Kongresistja Maria Elvira Salazar, nga shteti Florida — autorja e Aktit Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin, miratuar pak ditë më parë nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara me një numër dërmues votash nga përfaqsuesit e dy partive kryesore politike amerikane – republikanë e demeokratë

 

Ndërkaq, Kryetari i Dhomës së Përfasueseve, Mike Johnson përshëndeti miratimin e Aktit duke thenë se ndërkohë që përballemi me sfida gjithnjë e më të mëdha nga kundërshtarët tanë ideologjikë, siç është Partia Komuniste e Kinës, Akti Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin i aprovuar nga Kongresi amerikan është një qëndrim i qart legjislativ kundër prirjeve të tilla të rrezikshme komuniste. “Sot është më e rëndësishme se kurrë që studentët tanë të mësojnë mbi rreziqet e vërteta që vijnë nga komunizmi, por edhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së lirive tona”, është shprehur me këtë rast Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit amerikan, duke shtuar se ky Akt garanton që sistemi arsimor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i ketë rrënjët thellë në të vërtetën e historisë së regjimeve komuniste dhe në ruajtjen e vlerave tona.

Ndërsa përfaqsuesja e shtetit Indiana, me origjinë ukrainase, në fjalën e saja citoi Winston Churchillin i cili ka thenë se, “Ata që nuk mësojnë nga historia janë të destinuar ta përsërisin”, duke shtuar se ne duhet tu kujtojmë brezave të ardhëshëm, miliona viktimat e komunizmit, jetët e shkatërruara nga komunizmi ndërkombëtar, anë e mbanë botës, dhe që të mos harrojnë rëndësinë për të mbrojtur Republikën tonë të lirë dhe të fortë”, ka theksuar kongresistja me origjinë ukrainase.

Miratimi me vota dërmuese (327 në favor-62 kundër) e Aktit Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin, miratuar këto ditë nga Dhoma e Përfaqsuesve të Shteteve të Bashkuara në Washington, pason një numër përpjekjesh nga ana e një numri shtetesh amerikane për të pasqyruar krimet e komunizmit ndërkombëtar, ndonëse, historikisht dhe realisht, komunizmi kurrë nuk zuri rrënjë në Shtetet e Bashkuara, si regjim totalitar. Duket se me miratimin e këtij Akti, Kongresi i Shteteve të Bashkuara solidarizohet – 35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — me viktimat e gjenocidit komunist ndërkombëtar, duke kujtuar dhe duke dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit. Ashtu që breznitë e ardhëshme të amerikanëve ta njohin më mirë të vërtetën mbi krimet dhe kriminalitetin e regjimeve komuniste kundër miliona njerëzve, anë e mbanë botës, gjatë shekullit të kaluar e deri në ditët e sotëme.

Të gjitha këto përpjekje gjatë viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara në nivel federal dhe në nivel shtetëror, në mbarë Amerikën, tregojnë se amerikanët — me gjithë se shembja e Murit të Berlinit mund të ketë qenë një simbol i rënjes së komunizmit të shekullit të kaluar – janë tani të vetdijshëm se ndoshta jo, doemosdoshmërisht, rrëximi i Murit të Berlinit të ketë simbolizuar gjithashtu edhe zhdukjen e trashëgimisë së kësaj ideologjie kriminale shkatërruese për shumë popuj anë e mbanë botës, përfshir Kombin Shqiptar. Është një përpjekje, mendoj unë, nga populli amerikanë dhe përfaqsuesit e tij legjitim në Kongres, që krimet e regjimeve komuniste kundër njerëzimit dhe 100-milion viktimat e komunizmit, anë e mbanë botës, të mos harrohen kurrë por të kujtohen, ashtu siç ka paralajmëruar Winston Churchilli, me qëllim që historia e komunizmit të mos përsëritet më.

Po Shqipëria, kur do bëjë një gjë të tillë?! Kur do kujtojë viktimat e komunizmit enverist, zyrtarisht, njëherë e mirë dhe kur do të dënojë krimet e komunizmit në atë vend?! Po viktimat e komunizmit në Kosovë, për të cilat nuk flet askush? Kur do të kujtohen ato?!

Merrni shembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shumë vende të tjera ish-komuniste dhe jo-komuniste në Evropë, nëqoftse besoni në liri e demokraci dhe në një të ardhme më të mirë për fëmijt tuaj. Përballuni, zyrtarisht me krimet e komunizmit! Zbuloni të vërtetën për veten dhe për brezat e ardhëshëm. Nostalgjia ndaj komunizmit enverist dhe mos-përballja me krimet e komunizmit të ish-regjimit të tij në Shqipëri, ish-regjimit sllavo-komunist në Kosovë dhe në trojet shqiptare të Ballkanit Perëndimor — nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë dhe demokracinë perëndimore as nuk përputhet me vlerat amerikane.

Nëse dëshironi që historia e komunizmit në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare të mos përsëritet më, atëherë edhe për hir të brezit të ri të shqiptarëve sot dhe nesër, dënoni dhe denonconi edhe ju krimet e komunizmit sllavo-aziatik dhe mos harroni, por kujtoni viktimat e komunizmit në Shqipëri dhe në Kosovë, në përputhje me vlerat amerikane që ligjvensit amerikanë shfaqen nepërmjet miratimit të Aktit Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin, në mbështetje të studentëve amerikanë për të mësuar të vërtetën mbi krimet e komunizmit –në të kaluarën dhe për trashëgiminë djallëzore të kësaj ideologjie shkatërruese sot e kësaj dite në mbarë botën, përfshir Shqipërinë dhe Kosovën.

Çrregullime të personalitetit të “gjeneral” qoftëlargut Ali Ahmetit- Nga Aurel Dasareti

 

Të jetosh me një çrregullim serioz të personalitetit do të thotë që përvojat e tua për veten, të tjerët dhe botën rreth teje krijojnë shumë dhimbje të brendshme dhe e bëjnë të vështirë për ty funksionimin në jetën e përditshme.

Ekziston një trajtim i mirë dhe shumë prej tyre heqin qafe simptomat brenda një periudhe dhjetëvjeçare.

Kjo i ndodhi Aliut tonë qoftëlargut, ndaj 50 vjet më parë iku në Zvicër për të gjetur shpëtimin.

Dhe Zvicra, duke e parë se ai është jashtë mendjes dhe s’ka dobi prej tij pasi është plotësisht i papërdorshëm, i dha një pension invalidësh.

Dhe Ali qoftëlargu u kthye në shtetin artificial të “Maqedonisë”, ku në vitin 2000 e gradoi vetveten në “gjeneral” me 4-5 yje” (2-3 yje më pak se qoftëlargu “gjeneral” Hashim Thaçi) duke “luftuar” vëllezërit e tij, “maqedonasit”.

Me pasoja e lavdi për vetë Aliun, sepse ishte një luftë në të cilën Aliu personalisht nuk mori pjesë fare; por ky “gjeneral” i famshëm u sëmur edhe nga “stresi post-traumatik”.

Çrregullimi i stresit post-traumatik mund të prekë njerëzit që kanë qenë të përfshirë ose dëshmitarë të një ose më shumë ngjarjeve kërcënuese për jetën…Ekziston një trajtim për këtë, dhe Ali qoftëlargu pasi është një gënjeshtar i ndritshëm, zgjodhi të eliminoj fizikisht, të mashtrojë e vjedhë edhe më shumë ata “20% përqindëshit”, pra shqiptarët. Shqiptarët e meritojnë sepse e kanë duruar për 25 vjet, në vend që ta përzënë me shkop në prapanicë.

***

Përshëndetje e mia, kalofshi mirë. Aurel Dasar

Si e kujtoj unë Dom Prekë Ndrevashaj. Në 20-vjetorin e kalimit të tij në amshim- Nga Frank Shkreli

 

(Fjala e mbajtur me 8 dhjetor, 2024 “JETA, VEPRA DHE TRASHËGIMIA E DOM PRENK NDREVASHAJ” 29350 LAHSER RD, SOUTHFIELD MI 48034

Të nderuar klerikë, pjesëmarrës, miq e dashamirë të Dom Prekë Ndrevashaj – këtij burri të madh të Kishës e të Kombit. Përshëndetjet e mia më të përzemërta të gjithëve.

 

Fillimisht, dua të falenderoj Dr Gjekë Gjelaj për ftesën për të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prekë Ndrevashaj, themeluesit të Famullisë së Zojës Pajtore dhe prijsit të komunitetit katolik shqiptar në Michigan. U kërkoj ndjesë që për arsye të disa angazhimeve të mëhershme nuk kam mundësi të jem në mesin tuaj për të kujtuar, në këtë përvjetor, mikun tonë të përbashkët, Dom Prekën. Por u jam mirënjohës organizatorëve të këtij tubimi përkujtimor që më dhanë mundësinë të dërgoj me shkrim disa fjalë — kujtime të mia në këtë 20-vjetor të kalimit në amshim të Dom Prekës, zemra e të cilit pushoi së rrahuri me 1 tetor, 2004.


Autori me Dom Prekë Ndrevashaj dhe Dr. Elez Biberaj gjithashtu mik i ngusht i Dom Prekës duke dalur nga ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, 1985. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij!

20-vjet më parë u zhduk fytyra fisnike e një meshtari, humanisti e atdhetari të madh shqiptar. Nga qielli i Dukagjinit u shkëput një yll i shkëlqyeshëm, duke lënë pas një dritë që nuk shuhet as sot as mot. Vdekja e tij varfëroi Dukagjinin që e lindi, hidhëroi pa masë dhe mbuloi në zi famullinë e tij në Detroit, ku kreu veprimtarinë e tij fetare e atdhetare për shumë vite. Njëkohësisht, tronditi miq e dashamirë të shumtë në Shqipëri dhe anë e mbanë botës, sidomos mërgimtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan, në përgjithësi, me të cilët kishte lidhje të veçanta.

Si luftëtar i pathyeshëm, Dom Preka ishte dëshmitar i shumë ngjarjeve historike të shekullit të kaluar dhe fillim shekullit XXI, anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe në mërgatën shqiptare. Ndër të tjera, shembjen e diktaturës së zezë komuniste dhe çlirimin e Kosovës nga forcat kriminale të regjimit serbo-rus të Beligradit. Dom Preka ishte shumë i lidhur me fatin e dhjetra mijëra shqiptarëve në mërgim, sidomos atyre në Amerikë.

Dom Prekë Ndrevashaj, i pari majtas me një grup mërgimtarësh shqiptarë në San Biaggio, Itali, maj, 1968. Me të, në rend të parë dallohet Mr. Mckeever (Markivi, siç e thirrnin shqiptarët, Shefi irlandez i zyrës POA për mërgimtarë në Romë dhe Ndoc Vulaj. Në qendër të fotos, rapsodi popullor, Pjetër Çup Qafa duke kënduar me çifteli.

Janë të shumtë ata shqiptaro-amerikanë të ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në jetën e të cilëve Dom Prekë Ndrevashaj ka luajtur një rol të rëndësishëm, qoftë gjatë qendrimit të tyre në kampet e refugjatëve në Itali, qoftë më vonë. këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mijëra familje shqiptare të arratisura nga komunizmi e të cilët, me ndihmën e pa kursyer të Dom Prekës, kanë gjetur në këtë kontinent-planet, lirinë dhe një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Edhe unë jam një prej atyre mijëra shqiptaro-amerikanëve, që me ndihmën e pa-zevendësueshme të Dom Prekës jam vendosur në Amerikë, 54 vjet më parë. Ishte dimri i vitit 1969 kur takova për herë të parë Dom Prekën në një zonë të izoluar të Italisë, të quajtur San Biaggio, Kardito e Atina të mbuluara me borë, ku ai kishte shkuar nga Roma, për t’u takuar e për të qa hallet me refugjatët shqiptarë, të cilët prisnin në kushte mjaft të vështira, miratimin për vendosjen e tyre, kryesisht, në Amerikë ose në ndonjë vend tjetër të perëndimit. Në atë kohë isha 19-vjeç kur kalova kufirin jugosllavo-italian afër Sezhanës në Slloveni drejt Italisë për një jetë të lirë e më të mirë në botën demokratike perëndimore. Ishte vërtetë një periudhë shumë e vështirë për mijëra refugjatë shqiptarë si unë, disa të dëbuar e të tjerët të detyruar të largoheshim nga trojet tona të vendlindjes, qoftë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, qoftë nga sllavo-komunistët jugosllavë. Ishte një kohë mjaft e tensionuar në ish-Jugosllavi për shqiptarët pas demonstrative të shqiptarëve të Kosovës të vitit 1968 kundër regjimit serbo-jugosllav komunist dhe pushtetarëve komunistë shqiptarë.  Kampet e refugjatëve ishin plot me të arratisur anti-komunistë shqiptarë, por edhe nga Evropa lindore e qendrore, pasi ishte edhe një periudhë tensionesh botërore, menjëherë, pas pushtimit të Çekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik, me 20 gusht, 1968.

Për një vit e diçka, gjatë qëndrimit tim në Romë, në pritje për të emigruar në Amerikë, Dom Preka më përkrahu, duke më mundësuar punë në zyrën e emigracionit (Pontificia Opera di Assistenza -POA), ku punonte ai vet dhe duke më dhënë ndihmën e pa kursyer duke më ofruar mundësinë edhe për të mësuar anglisht dhe italisht; gjë që nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë, pasi më vuri bazat për vazhdimin e shkollës në Amerikë.

Ndihma dhe roli kritik i Dom Prekës në jetën time në kampin e refugjatëve në Itali (1969-1970) dhe më vonë në Amerikë, nuk ishte aspak ndryshe nga ndihmat që ai u ka ofruar dhe roli që ai ka luajtur në jetën e mijëra shqiptarëve të tjerë dhe familjeve të tëra shqiptare, pa dallim.


Dom Prekë Ndrevashaj, pjesëmarrës në ceremoninë përkujtimore me rastin e 45-vjetorit të persekutimeve fetare në Shqipërinë ateiste komuniste në Universitetin San Francisco të Shteteve të Bashkuara,  13-14 Prill, 1985

Kur e kam takuar Dom Prekën në San Biaggio-Cardito-Atina në jug të Italisë, në vitin 1969, aty gjeta gegë e toskë, myslimanë, bektashinjë, katolikë e ortodoksë, të gjithë shqiptarë, pothuaj nga të gjitha trojet shqiptare:  Rrugëve të botës, por të gjithë të bashkuar dhe të lumtur për shoqërimin dhe miqësinë që kishin lidhur me njëri tjetrin, si shqiptarë pa dallim, përball një fati dhe rrethanash shumë të vështira, rrugëve të botës.  Mbledhur rreth një prifti katolik, shqiptar, modest e zemërgjerë, i cili përpiqej të ndihmonte të njohurin e të panjohurin, vetëm a ishte shqiptar.  Ai ishte një person për atë kohë që, duke shikuar prapa në atë periudhë historike, por përcaktuese për fatin e shumë mërgimtarëve shqiptarë, nga këndveshtrimi i sotëm, do të thoja se mos të kishte qenë Dom Preka ai që ishte, atëherë, në atë detyrë që ia kishin caktuar Vatikani dhe Organizata e Kombeve Bashkuara, do duhej ta kishim çpikur një person si ai, për një përgjegjësi të tillë kritike dhe humanitare.

Si shumë të tjerë, dëshmitar i këtij fakti dhe përfitues jam edhe unë. Unë nuk do të isha ky që jam sot dhe nuk do të kisha pasur një jetë dhe karrierë të gjatë e të lumtur në Amerikë, po mos të kisha pasur ndihmën dhe përkrahjen e Dom Prekës, ç’prej fillimit në Itali, por edhe më vonë.  Si rrjedhim, unë, falenderoj Zotin që më ka njoftuar me Dom Prekën, në atë kohë në Shtetet e Bashkuara. Në një kohë kur kisha më së shumti nevojë për mbështetje, për këshilla e për udhëzimet e tija. Jam i bindur se po mos të kisha pasur ndihmën e tij, nuk e di se ku do më kishte hedhur mua fati i jetës, por dhe shumë bashkatdhetarë, të cilët sot përbëjnë, “diasporën” shqiptare në Amerikë:  më të fortë se kudo në botë.

Them “diasporë”, duke mos qenë i sigurt nëse Dom Preka preferonte një fjalë të tillë përshkruese për mërgatën shqiptare. Sot, për fat të keq abuzohet me fjalën “diasporë”, qoftë nga Tirana zyrtare ashtu edhe nga Prishtina.  Si një parentezë në lidhje me këtë  më kujtohet një deklaratë e Dr Ibrahim Rugovës më vonë, kur vizitonte shpesh shqiptarët e Amerikës, se nuk i pëlqente përdorimi i fjalës diasporë, sepse kjo fjalë, rrjedh nga greqishtja e vjetër, që sipas tij, do të thotë, “farë e humbur”.  Mërgimtarët tanë në Amerikë dhe kudo tjetër, ka shtuar Rugova, nuk janë farë e humbur. por janë njerëzit më të mirë. Kështu ka menduar edhe Dom Prekë Ndrevashaj për mërgimtarët tanë – për ne të gjithë – të cilët ai, në një mënyrë ose një tjetër, na ka ndihmuar pa kursim; si njerëzit ndër më të mirë të Kombit, por nevojtarë, rrugëve të botës;  “gjak i shprishur”, po, por gjak i mirë përhapur anë e mbanë botës, në kërkim të një jete të lirë e normale.

Prandaj, sot në këtë 20-vjetor të kalimit të tij në amshim kujtojmë, duke falënderuar të Madhin Zot për jetën dhe veprën e këtij shërbëtori të Zotit e të Atdheut, që ka bërë të mundur për mijëra shqiptarë të jetojnë në liri këtu në Amerikën tonë të bekuar – një komunitet i fortë dhe aktiv-. Vërtetë, sot kujtojmë Dom Prekën por, njëkohësisht, falë Dom Prekës, si udhëheqës, jo vetëm fetar, i këtij komuniteti, sot kujtojmë dhe festojmë edhe një histori të lavdishme arritjesh e suksesesh të komunitetit shqiptaro-amerikan në Detroit dhe anë e mbanë Shteteve të Bashkuara ku jetojnë shqiptarë të suksesshëm në të gjitha fushat e jetës dhe të veprimtarisë tonë në këtë vend të lirë e demokratik.

Duhet të falenderojmë pra të Madhin Zot, që ekzaktërisht në atë periudhë të historisë sonë të vështirë, dërgoi në mesin tonë Dom Prekë Ndrevashajn, që përveç thirrjes së tij si meshtar për t’u kujdesur për nevojat shpirtërore të popullit të vet ai pranoi të merrte përsipër gjithashtu edhe rolin për të ndihmuar mijëra refugjatë shqiptarë të shpërndarë nepër kampet e Italisë.  Ai nuk kishte nevojë të pranonte një detyrë të tillë plot kokëçarje, pasi mund të shërbente si famullitar në ndonjë kishë të Romës dhe të kalonte një jetë në paqë dhe pa turbullira.  Por, Dom Preka, mbi të gjitha, dëshironte të ishte me popullin e vet, pranë bashkatdhetarve të tij, të cilët si ai vet, kishin vuajtur dhe po vuanin fatin dhe barrën e rëndë të jetës në emigrim, si refugjatë. Të përjashtuar nga atdheu i tyre, vetëm e vetëm se kundërshtonin një regjim krejt të huaj për shqiptarët; diktaturën komuniste. Dom Ndue Gjergji, pasardhësi i Dom Prekës këtu në famullinë Zoja “Pajtore e Shqiptarëve”, ka thënë se tri dashuri të mëdha kishte Dom Preka: “Popullin, Fenë dhe Atdheun!”

Siç mund ta dini, unë kam pasur fatin të punoj për Zërin e Amerikës gjatë luftës së ftohtë, periudhën më interesante dhe kritike për lirinë e demokracinë në botë, në kulmin e luftës midis të mirës e të keqës, në luftën midis të vërtetës dhe gënjeshtrës.  Në mbrojtje të së VËRTETËS historike, Dom Preka nuk ia kishte frikën kujt, megjithëse kishte edhe armiq, që e ndjeknin në Itali dhe në Amerikë, që donin të sabotonin punën e tij humanitare, patriotike dhe fetare në komunitetin tonë mërgimtar. Ata ishin kryesisht agjentë të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe agjentë të regjimit sllavo-komunist të Beogradit. E vërteta, për realizimin e së cilës Dom Preka luftoi me të gjitha fuqitë e veta mendore, intelektuale e fizike, më në fund ngadhnjeu edhe mbi këto mbeturina të historisë. Në kulmin e luftës midis demokracisë dhe komunizmit, Dom Preka ishte një mbrojtës i palëkundur i së VËRTETËS dhe admirues i madh i misionit të Zërit të Amerikës në atë kohë. Gjatë asaj kohe (pasi kisha filluar punën në Zërin e Amerikës në 1974) isha shpesh në kontakt me Dom Prekën, ndërsa interesohej për transmetimet e Zërit të Amerikës dhe për zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë. Si shenjë interesimi, më kujtohet predikimi ditën e Pashkëve në prill të vitit 1975, kur meshën e shënjtë, Dom Prek e ka mbyll me këto fjalë në mbështetje të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, duke u bërë thirrje besimtarëve që të dëgjojnë Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe: “A keni dëgjuar se Zëri i Amerikës flet edhe në gjuhën shqipe? Programet përgatiten nga gjashtë gazetarë shqiptarë të përgatitur dhe shumë të zotë.  Është një gjë pozitive se numri i gazetarëve po rritet e zani i Zërit të Amerikës po na vjen çdo ditë e më i ëmbël në vatrat tona të mërguara.  Një nga këta gazetarë që po dallohet është bashkëpunëtori i revistës së famullisë tonë, “Rreze Shelbuese”, Z. Fran Shkreli. Ai nuk na ka harruar, por na kujton në emisionet që drejton e prandaj po e bekoj zanin dhe punën e tij të shkëlqyer në shërbim të shqiptarizmit dhe të bashkimit tonë.  Kështu them, se është një dobi e madhe që të informoheni me informacionet dhe lajmet e Amerikës dhe krejt botës në gjuhën shqipe. Dëgjojeni pra Zërin e Amerikës, zërin e Fran Shkrelit se është zëri juaj, zëri i së vërtetës, çdo ditë nga ora 2:30 pm dhe 4-4.30 pm, duke përfshirë të shtunën dhe të dielën mbas meshës tonë. Ne i urojmë Zërit të Amerikës plot suksese e shëndet, e të gjithë atyre që përpiqen dhe bëjnë një punë aq të bukur në gjuhën shqipe”, ka përfunduar Dom Preka thirrjen drejtuar besimtarëve në mbështetje të Zërit të Amerikës. Për mua nuk mund të ketë kujtim më të mirë e më të bukur se ky, nga një intelektual, klerik dhe atdhetar, siç ishte Dom Prekë Ndrevashaj.

Trashëgimia e Dom Prekës, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi Zotit dhe mërgimtarëve shqiptarë, vazhdon të jetë e gjallë edhe sot – 20-vjet pas kalimit të tij në amshim, në komunitetin shqiptaro-amerikan, duke na këshilluar që të vazhdojmë me moton: “Jeto në Zotin, e jeto në Kombin!”  Bazuar në këtë moto që e nxiste dhe e udhëhiqte Dom Prekën në jetën dhe veprimtarinë e tij shumë vjeçare në shërbim të Zotit, Atdheut dhe komunitetit shqiqtaro-amerikan, (duke marrë parasysh edhe karrieren time prej dekadash si gazetar) unë e kujtoj atë si një admirues dhe luftëtar i fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit. “Lufta me penë, sjellë fitore”, -ka shkruar ai me një rast. Se shtypi i lirë, në botën e lirë, heret ose vonë, do të ua hapi sytë, se drita e lirisë së fjalës, e “mbrujtur me patriotizmin ka për ta udhëhequr popullin shqiptar për t’u shkëputur nga vargojtë e komunizmit. Lirinë e njerëzve dhe të fesë nuk ka zinxhirë që ta mbajë të mbyllur. Ajo po agon. Të punojmë për to, të bashkuar si një trup i vetëm me zemër e shpirt për Shqipërinë. Krishti na porosit të mos kemi frikë për të Vërtetën!”, është shprehur Dom Preka duke folur me një rast për lirinë e shtypit shqiptar në mërgim. Prandaj, sot unë e kam për nder dhe privilegj që, ndër të tjera, të:

Kujtoj Dom Prekën si organizator, i buzëqeshur, që me një fjalë e largon frymën e urrejtjës dhe të ndarjes. Si një njeri që falë shpejt dhe shëron shumë zemra të plagosura. Mbi të gjitha, siç është shprehur miku i tij, Mons Zef Oroshi, “Dom Preka manifeston tiparet e kullës së Dukagjinit dhe pastërtinë e ligjeve të maleve tona”.

E kujtoj Dom Prekën si klerik i nderuar, atdhetar e humanist, por edhe trim – në ndonjë rast kur përballej me ndonjë të papritur – ai paraqiti gjithmonë meshtarin shembullor, përfaqësoi shqiptarin e kulluet, por edhe përvehtësoi luftëtarin guximtâr. Ai i fali komunitetit shqiptaro-amerikan, mërgimtarëve anë e mbanë botës, por dhe Atdheut të vet, puntorin e palodhshëm, por nuk i mohoi as letërsisë dhe gjuhës shqipe, shkrimtarin e poetin.

E kujtoj Dom Prekën edhe si diplomat që luante gjithashtu rolin e diplomatit. Si përfaqësues i mërgimtarëve i duhej të mirrej me diplomacinë e vjetër të Vatikanit dhe me diplomatë burokratë ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë e Romë, për të siguruar sa më shumë mbështetje për refugjatët shqiptarë të mbetur rrugëve të Evropës, pa ndihmën e askujt.

E kujtoj Dom Prekën, si një përfaqësues të denjë të një brezi klerikësh shqiptarë, të cilët i luteshin Zotit në faltoret e tyre, por siç është shprehur edhe Imam Vehbi Ismaili, ata ishin gjithmonë të “barazpeshuar” në dashurinë e tyre për fenë dhe për Atdheun e tyre, por edhe në respektin për njëri tjetrin dhe për besimin e njëri tjetrit. Dom Prekën e kujtoj si shembull i tolerancës fetare e krahinore ndër shqiptarët!

Sot, e kujtoj Dom Prekë Ndrevashajn si një mbrojtës i së Vërtetës, sepse besonte në të VËRTETËN si një mjet bashkimi, ndërkohë që luftonte gënjeshtrën si një mjet që shkaktonte ndarje dhe përçarje në botën shqiptare, përfshirë edhe diasporën, të cilën e deshti dhe për të cilën punoi aq shumë. Ishte shembull i bashkimit dhe i bashkpunimit me komunitetet e tjera fetare dhe organizatat e tjera të komunitetit shqiptaro-amerikan.

E kujtoj Dom Prek Ndrevashaj, edhe si poet e përkthyes shumë i talentuar, që bashkëpunoi me revistën ‘Shêjzat’ të botuesit dhe shkrimtarit Prof. Ernest Koliqi, dhe të poetit e shkrimtarit Martin Camaj  ; revistë ku ka botuar disa poezi që shquhen për fjalorin e tyre të pasur, karakteristik për të folmen e Dukagjinit. Sipas disa burimeve, Dom Preka ka lenë pas një numër dorëshkrimesh, novela dhe përkthimesh fetare. Njëri prej bashkpuntorëve dhe bashkohas i Dom Prekës, studiuesi dhe gjuhëtari Karl Gurakuqi ka shkruar se Dom Prekë Ndrevashaj, si bir malesh që ishte, në shkrimet e tija, përdorte fjalë të rralla, që janë thjesht shqipe; gjuhën e pastër të maleve tona.  Atje ku “zakonet janë ruejt të paprekuna e gjuha ashtë mbajtun e dlirë’, ka shkruar Gurakuqi, duke porosit lexuesit që t’a rilexojnë Dom Prekë Ndrevashajn, sepse do të, “vërejnë se sa bukur tingëllon shqipja kur e përdor një pendë e mësueme”.

Kujtoj Dom Prekë Ndrevashaj, i cili me ndihmën e  Vatikanit, jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi Kishës Katolike, Atdheut dhe bashkombasve të tij të përhapur rrugëve të Evropës, si grigja pa bari…

Dom Prekë Ndrevashaj, i cili jetoi dhe veproi gjithë jetën e tij në mbrojtje të Lirisë dhe Demokracisë së VËRTETË, për veten, për bashkatdhetarët e tij nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallim feje a krahine, të arratisur nga komunizmi sllavo-aziatik nga trojet shqiptare;  shumë prej të cilëve ua bëri të mundur strehimin në Amerikën e SIMBOLIT të LIRISË — të Washingtonit dhe Xhefersonit, përfshirë edhe autorin e këtyre rreshtave modest, në kujtim të mikut dhe bashkpuntorit tim.

Sot, kujtoj edhe Dom Prekë Ndrevashaj, i cili megjithëse pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në mërgim larg Atdheut, i arratisur nga komunizmi enverist, për të shpëtuar jetën nga diktatura komuniste, e pa besë dhe e pa fe Dom Prekë Ndrevashaj as një sekond të jetës së tij, nuk e harroi kurrrë Dukagjinin e tij të dashur, vendlindjen e tij dhe Atdheun –Shqipërinë, që i mungonte aq shumë.

Unë, kujtoj sot, gjithashtu Dom Prekë Ndrevashaj, i dekoruar për veprimtarinë e tij fetare e kombëtare, me Titullin e lartë të shtetit shqiptar: “KALORËS I URDHRIT TË SKËNDERBEUT” për veprimtarinë e tij jetësore në mbrojtje të vlerave kombëtare, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të jashtzakonshëm në luftën për liri dhe demokraci. Me mirënjohje ndaj njërit prej prijësve më të ndritur të shqiptarëve të Amerikës, i cili gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të idealeve më të mëdha njerëzore duke u shndërruar në shembullin e atdhetarit, mësuesit, misionarit humanist, antikomunistit, publicistit si dhe poetit e shqiptarit të madh”, citohet dekorata e Presidentit të republikës së Shqipërisë akorduar Dom Prekë Ndrevashjt (pas vdekjes), Tiranë, 12-07- 2022.

Kangë kushtuar Dom Prekë Ndrevashaj –Gjovalin Shani – Bir i Brashtes e Dukagjinit Dom Ndrevashaj

Më 3 tetor 2004 Dom Prekë Ndrevashaj u varros në varrezat e Rrëmajit në Shkodër, duke realizuar një ëndërr tjetër të dashur të tijën: pushimin në paqe në tokën amtare.

Foto-kujtime me Dom Prekë Ndrevashaj në Washington dhe në Itali

Në zyrën e Dom Prekës në Romë, (njëkohësisht edhe strehimi im si refugjat në Romë, 1970)  Dom Gjeto Radi me lahutë, Dom Preka me fyell dhe autori me çifteli, (me Dom Gjeto Radin) viti 1970.

Në zyrën e Dom Prekës në Romë, (njëkohësisht edhe strehimi im si refugjat në Romë, 1970),  Dom Gjeto Radi me lahutë, Dom Preka me fyell dhe autori me çifteli, (me Dom Gjeto Radin) viti 1970.

Dom Prekë Ndrevashaj mik i ngushtë i kolosëve të Kombit, Ernest Koliqi e Martin Camaj

                                   

Dom Prek Ndrevashaj me mikun, bashkpuntorin e ngushtë dhe bashkvendasin e tij dukagjinas, Prof. Dr. Martin Camaj.

     

Nga e djathta, Imam Vehbi Ismajli, Dom Jak Gardini, Dom Prekë Ndrevashaj dhe Padër Andre Nargaj – shembuj të tolerancës dhe bashkpunimit.

TË SHANTAZHUARIT ME DOSJE KRIMINALE, KËRCËNOJNË SHTETIN!- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
                       -Testimi  serioz i mësimdhënësve, garanci e suksesit në arsim-
 
 
 
     Është në praktikën e të majtës, sidomos të asaj ballkanike, të përvetësojnë e privatizojnë sindikatat, shoqërinë civile dhe organizma të tjera të ngjashme, për t`i përdorur ato në protesta e demonstrime, madje pa ndonjë motiv të arsyeshëm, për ta kërcënuar ndonjë parti, shtetin, për qëllime elektorale dhe destabilizuese. Kështu po ndodhë me partitë-banda, të koalicionuara në PAN-in kriminal. Ato thirrën në djathtizëm, por, realisht, janë të majta ekstreme, puro staliniste, me një urrejtje patologjike për Perëndimin, në përgjithësi, dhe Amerikën, në veçanti. Thirrjet e tyre në “Amelika, Amelika”, janë individë të kriminalizuar dhe kandidatë potencialë, për t`u zinxhirosur me dosje faktike vrastare e hajnore.
           Shembullojmë:
     Sindikata SBASHK, e drejtuar nga kuadro të thekur të SHIK-ut ilegal e kriminal, vazhdon të manipulojë e sabotojë mbarëvajtjen e procesit arsimor, të kërcënojë qeverinë e shtetin e Kosovës. Vetëm një pikë më dobët, krahasuar me rezultatet e qeverive paraprake, të testuara nga PISA, që kishte Kosova, opozita PAN-iste e bëri namin, edhe pse kjo ishte rrjedhojë e grevës të SBASHK-ut. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në emër të dikasterit, bëri marrëveshjen për pagesën e një muajit të humbur në grevë, në kushtëzim të plotësimit të shumë mijëra orëve mësimore të humbura, sa sabotuese e armiqësore, aq edhe të turpshme e kriminale. Paratë u paguan për mësuesit, natyisht, jashtëligjshëm, por Sindikata e SBASHK-ut, e drejtuar nga Rrahman Jashari, vegël qorre të eksponentëve të SHIK-ut, Reshat Kushe, nënkryetar dhe Imer Imeri, sekretar i  kësaj sindikate, dikur qëndrestare përballë pushtuesit, ndërsa tani mafioze, në shërbim të bandës PAN.
      Sabotimi i drejtëpërdrejtë i procesit mësimor, respektivisht, pengimin e testimit të mësimdhënësve, ka qenë i skajshëm i vrazhdët. Është unike deklarata e Rrahman Jasharit, Rrahman Grevës, kur sfidon dhe kërcënon, publikisht, shtetin, duke thënë se “sa të jam unë kryetar e SBASHK-ut, nuk do të lejoj të bëhet testitimi i mësimdhënësve në asnjë nivel!” Ndërkohë që dihet se testimi është i paraparë me ligj, ka qenë dhe mbetet i gjithmonshëm dhe i përbotshëm. Një testim serioz, është garanci e suksesit në arsim. Dhe, kjo bëhet, kryesisht, me shkrim. Cilido që nuk realizon përqindjen e normuar të pikëve, e humbet të drejtën e mësimdhënies. Dhe, për ta rifituar të drejtën e sërishme, duhet kaluar për një proces riaftësimi, sa të gjatë, aq edhe  të vështirë.
     Janë 4 (katër) arsye bazë, që i japin të drejtë ministrës Arbërie, që të mos pranojë asnjë bisedë me kryesinë e SBASHK-ut:
      1. Krerët e SBASHK-ut, me argatët e tyre servil e të pa integritet, janë kuadro të një organizate ilegale e vrastare, SHIK, e cila ka përgjakur Kosovën;
        2) Krerët e SBASHK-ut kanë shkelur ligjin, duke refuzuar, përkatësisht, sabotuar testimin e mësimdhënësve, duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në cilësinë e dobët të procesit mësimor;
      3) Krerët e SBASHK-ut kanë mashtruar e tradhtuar marrëveshjen për plotësimin e shumë mijëra orëve të mësimit të humbura, edhe pse janë paguar. Pra, mashtrim dhe vjedhje – njëherësh;
     4) Krerët e SBASHK-ut, si dhe krerët e sindikatave tjera, konkretisht, të organizatës të OVL të UÇK-së, duke qenë të shantazhuar me dosjest kriminale, për -të bëmat- e tyre vrastare, janë vënë në shërbim të partive-banda të PAN-it, për ta destabilizuar vendin, për interesa të PAN-it. Ata u kanë bërë thirrje edhe sindikatave, për t`u solidarizuar në greva e protesta, për ta shantazhuar dhe kërcënuar shtetin e Kosovës, në vijimësi.
 
     Kupa është stërmbushur dhe shkarkimi i Kryesisë të SBASHK-ut, është imperativ, kërkesë e kohës.

     Si motër e SBASHK-ut është OVL e UÇK-së, përkatësisht, krerët e saj me bashkëpunëtorë, madje prej krijimit të kësaj organizate dhe deri më sot. Të bëmat e kësaj organizate me emër shenjtëror, por me veprime të pista, qofshin ato hajnore, grabitçare, haraçiste dhe pjesëmarrës në krime makabre.

     Sjellim vetëm disa nga të bëmat e krerëve kriminale të organizatës të OVL të UÇK-së:
     1) Duke i bashkuar të ashuquajturat “Shoqata të dala nga lufta”, bëri përçarjen e madhe ndërshqiptare;
      2) Në mars-prillin 2004, krerët politikë të partive-banda të PAN-it, në bashkëpunim të ngushtë me krerët e OVL të UÇK-së, të vëna në shërbim të Serbisë, organizuan dhe zbatuan projektin kriminal e famkeq të Beogradit zyrtar, protestat vandaliste, me sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur; shtëpive dhe të kishave serbe, duke u vënë zjarrin. Rrjedhojat ishin fatale për Kosovën. Që këtej lindi ideja e “pamundësimit të bashkëjetesës me shqiptarët!” Për pasojë, ndërkombëtarët krijuan fshat e komunë serbe; demarkacionin e deri ke Asociacioni njëetnik, i cili ka bllokuar Kosovën edhe sot, duke rrezikuar ndarjen e saj.
     3) Krerët qendrorë dhe lokalë të OVL të UÇK-së, në mënyrë të organizuar, nga 4.500 veteranë meritorë, i bënë 12.700 veteranë të dyshimtë  dhe krejt të rrejshëmn, plot 42.000. Dhe, për ta shtuar dozën e krimit, përveç abuzimit material-buxhetor, mijërat e veteranëve i bënë pjesë të klientelës elektorale të partive të PAN-it!
     4) Kulmon tradhtia e krerëve të OVL të UÇK-së, në bashkëpunim me Beogradin zyrtar, duke pranuar dosjet e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, në Zyrën Qendrore të OVL të UÇK-së, për t`i shpërndarë në media dhe publik. Qëllimi ishte sa i poshtër, aq edhe kriminal: Nxitja e përçarjeve dhe të vrasjeve ndër shqiptare, për arsye të dëshmive faktike, për krimet e bëra nga disa “biçim komandantësh” pa ushtarë!
     Rrjedhimisht, qoftë  Qeveria aktuale e Kosovës, si dhe të tjera , që do të pasojnë, pa u bërë spastrimi radikal, nga eksponentët krimimnalë, në radhët e SBASHK-ut dhe të OVL të UÇK-së, si dhe shumë mijëra “veteranëve” të rrejshëm, zhvatës të buxhetit të Kosovës, nuk duhet të pranojnë asnjë kontrakt dhe asnjë konsultim me këtë organizatë, e cila ka strehuar kriminelë dhe “veteranë” të rremë. Pra, duhet injoruar plotësisht, ashtu siç e meritojnë.

Send this to a friend