Një sqarim i shkurtër, para se të kujtohet e trajtohet shkurtimisht Kundërshtimi i parë (Demonstrata e parë) në Prizrenin historik më 6 Verdhor(Tetor) 1968.
Më 8, 9 e 10 Korrtor(Korrik) 1945 në rrethana të shtetrrethimit dhe kontrollit ushtarak u mbajt mbledhja e Këshillit Krahinor për Krahinen Autonome për Kosovë e Dukagjin(ndërsa për pushtuesit Serbo-sllav quhej Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë –KAKM, kuptohet pa autonomi, por, në robri të plotë që rrjedhat e ngjarjeve të më vonshme dëshmojnë me të dhëna e dëshmi të mjaftueshme, që me dhunë e përmes kërcënimeve, Ju bashakngjit Kosova Serbisë Federale si pjesë përbërse..!
Delegatët që kundërshtuan këto vendime u burgosen dhe u zhdukën..!
Menjëherë pas kësaj mbledhje filloj të jetësohen në jetën e përditëshme të gjitha elaboratet dhe programet e KOS (Kishës Orthodokse Serbe) dhe akademikëve si Vaso Çubrilloviqit, Ivo Andriqit dhe Ivan Vukotiqit etj.
Viti 1948 në popull njihet si viti i URISË dhe i vdekjeve nga URIA, nga se pushteti, hambaret me drith e magjet me miell ua lanë that,pas asnj kokërr miser e grur dhe pamiel as për një bukë, se sipas pushtetit ishin TEPRICA për shqiptarët dhe pushtetit i duheshin..!
Sipas planeve dhe programeve, vazhduan burgosjet, keçtrajtimet dhe dënimet e organizatorëve si të NDSH (Nacional Demokratikës Shqiptare) etj, shpifni e shpiknin procese gjyqësore siç ishte Procesi i Prizrenit dhe Aksionin e mbledhjes së armëve në vitin 1955-1956, ku u keçtrajtuan, shumë shqiptar, nga pasojat e dhunës fizike dhe psiqike që shumica mbeten të pa aft tërë jeten ose vdiqen gjatë keqtrajtimeve ose më vonë..!
Të gjitha bëheshin me qëllim për t’u shpërngulur për në Turqi sipas marrëveshjes që kishte bërë aso kohe Jugosllavia me shtetin Turk..!
Foto dëshmi nga Libri i Mikel Ndecës 87 vjet terror dhe gjenocid shtetëror
E gjithë kjo dhunë për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë mbikqyrej nga Aleksandër Rankoviqi Minister i Punëve të Brendshme në Federatën Jugosllave dhe bashkëpunëtoret e tij në bashkërenditje të veprimeve mes KOS dhe LKS, AASHS..! Kryeçetniku Aleksandër Rankoviqi është dekoruar me Dekoratë të lartë gjatë kohës së LDB-re nga udhëheqësia Shqiptare e Shqipërisë në Tiranë..!
Kështu që:
Shqiptarët në vazhdimsi kanë qenë të detyruar me bërë kundërshtime ndaj pushtuesëve, sipas mundësive dhe rrethanave ekzistuese, për të mbrojtur ekzistencën e qeniesë së tyre bilogjike dhe kombëtare të rrezikuar nga shfarosja në trojet e tyre historikisht vendore, për të mbrojtur pragun e shtëpisë, të drejtat vetanake, familjare dhe kolektive, nga pushtues e pushtete të huaja..!
Para 53 vitesh në Prizrenin historik, më 6 Verdhor (Totor)1968, filluan Kundërshtimet(Demonstratat) e para të organizara nga intelektual, student dhe zejtarë të Prizrenit, 23 vite pas viti 1945, ku dhuna për shfarosjen e shqiptarëve s’u ndal asnjëherë..!
Pikërisht nga Prizreni historik vazhduan kundërshtimet (Demonstratat) gjatë muajt Brymor(Nëntor)në tërë Kosovën tue përfshi Tetovën në Maqedoni gjatë muajt Dimror (Dhjetor) 1968, me kërkesatë e arsyeshme për të drejta të barabarta njerëzore dhe kombëtare dhe për Kosovën Republikë.
NJË DUKURI E SHËMTUAR APO SËMURJE E PA SHËRUAR..!?
Një dukuri e shëmtuar apo sëmurje e pa shëruar, tek disa që mendojnë e dëshirojnë të jenë të parë, të tregohen organiztor të ngjarjeve apo edhe prijsa e kmandanta, tue mendue se s’ka mbetur gjallë askush që e din të vërtetën që ka të dhëna e dëshmi që tregojn të vërtetën..me të dhëna e dëshmi..!
Edhe për ngjarjet e 6 Verdhorit(Tetorit) 1968 në Prizrenin historik ka zëra të till kohëve të fundit që po i bien tupanit nëpër organizime të ndryshme se janë organizator kryesor… të këtyre ngjarjeve ndoshta i ka lënë kujtesa apo ua ka trazuar mendjen lakmia për nam e për lavd, apo ndoshta tue mendues se ndonjëri nga organizatorët kryesor ka ndërruar jetë dhe s’ka mbetur gjall askush prej bashkëveprimtarëve dhe organizatorëve, për të dëshmuar e treguar të vërtetën ashtu siç ka qenë dhe si ka ndodhur në kohë dhe hapësirë..!
Në vijim të vërtetën mund ta dëshmojnë edhe shkrimet po edhe rrëfimet e organizatorëve që janë ende tue jetue e me mendje dhe kujtes të kthjellt dhe me shkrime të publikuara edhe të tregojnë edhe për ata që kanë kaluar në amshim dhe tani më s’ flasin por flasin veprat e tyre dhe dëshmitarët e gjall..!
Meriman Braha, gjatë vitit 1968 ishte student i SHLP ” Xhevdet Doda”në Prizren njëri ndër oraganizatorët e kundërshtimit të parë (demonstratës së parë) 6 Verdhor (Tetor)të vitit 1968 në Prizren.
Gjat një bashkëbisedimi me Manin (Merimanin) gjatë verës në këtë vit pandemie, ra biseda edhe për ngjarjet e Prizrenit të sipër shënuara për organizimi i tyre dhe organizatorët e ndër ta më tepër u bë fjalë për zejtarin e mirënjohur Pashk Laçin, tani më në përjetësi, si arëpunues dhe mjeshtër i përkryer jo vetëm në këtë drejtim si zanatli…
Meriman Braha gjatë bashkëbisedimit rrëfeu edhe për rrethanat e asaj kohe, ku mes tjerash tha se:
Kemi provuar organizimin për kundërshtimin e parë(demonstratën e parë) ta bëjm me 10 Qershor të vitit 1968, që ishte një lidhshmëri me datën historike të LSHP(Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) , kërkesaat dhe programin e qëllimet e saja kombëtare.
Mirpo pas një analize të hollësishme në dyqanin e argjentarit Pashk Laçi, ku ishte pikë takimi i të gjitha organizimeve aso kohe erdhem në përfundim s’bashku me Pashkun se : Përgatitjetduhet bëhen ende më mirë dhe kishim shenja e dyshime se organet e sigurimit të shtetit, kanë nuhatje rreth organizimit, ishte edhe e arsyeshme të dyshonim se mos po na dështon veprimi, kështu që e pam të arsyeshme të organizohemi më mirë tue përcjellur rrethanat për të vepruar në kushte e rrethana më të përshtatshme sipas vlerësimeve.
Tregonte për pjesëmarrjen e studenteve dhe studentëve, vullnetin dhe guximin e tyre si dhe përkrahjen e zejtarëve në veçanti dhe të qytetarëve të Prizrenit në përgjithësi, që nga nisja e pjesëmarrësve dhe valvitja e Flamurit kombëtar deri tek LSHP, ku sipas programit janë lexuar Kërkesat që i kishim përgatitur gjatë organizimit, tregonte edhe për përkrahjen e qytetarëve gjatë gjithë parakalimit deri në shpërndarjen e pjesëmarrësve.
Për të mos u ndalur në hollësi të tjera si plotësim shëerben edhe shkrimi i autorit Sheradin Berisha i datës 2021-10-06 si në vijim:
“Demonstrata e parë, pas Luftës së Dytë Botërore, u organizua më 6 tetor 1968, në qytetin e Besëlidhjes Shqiptare në Prizren. Vatër kryesore e saj ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike ”Xhevdet Doda” në këtë qytet. Në organizimin e demonstratës u shquan studentë, nxënës e arsimtarë të Gjimnazit:
- Meriman Braha,
- Isa Demaj,
- Pashk Laçi,
- Haxhi Maloku,
- Zymer Neziri,
- Gjergj Camaj,
- Shpresë Elshani,
- Simon Kuzhnini,
- Rafet Rama,
- Lemane Braha,
- Pjetër Dreshaj,
- Isë Morina etj., ndërsa u përkrahën edhe nga intelektualë, zejtarë të qytetit dhe fshatarë të fshatrave përreth.
Demonstruesit e grumbulluar në afërsi të SHLP – ”Xhevdet Doda”, tek vendi Qafa e Pazarit (tani Qafa e Kishës), të prirë nga flamuri kombëtar, që mbanin lartë vajzat Shpresë Elshani dhe Lemane Braha, marshuan në drejtim të sheshit ”Shadërvan” dhe kaluan rrugës kryesore duke brohoritur parullat:
– ”Rroftë flamuri kuq e zi!”,
– ”Rroftë populli shqiptar!”,
– ”Duam Universitet!”,
– ”Duam barazi!” dhe
– “Kosova Republikë!”.
Masa e demonstruesve që tashmë kishte arritur në rreth 3 mijë vetë, pas parakalimit rrugëve të qytetit u grumbulluan në sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Para demonstruesve në shesh, organizatorët: Meriman Braha, Isa Demaj e Zymer Neziri shpalosën Flamurin Kombëtar, ndërsa Haxhi Maloku e mbante në duar me krenari. Pasi iu bënë nderime drejtuesve të LSHP-së, Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit, para shtatoreve të tyre, Pashk Laçi lexoi edhe një referatë ( të përgatitur nga Zymer Neziri etj)., ku u paraqitën synimet e popullit shqiptar:
– që të jetojë i lirë si popujt e tjerë;
– t´i gëzojë të gjitha të drejtat ashtu si popujt tjerë në Federatë;
– të flasë lirisht kudo gjuhën e vet shqipe;
– t´i përdorë lirisht simbolet e veta kombëtare;
– të shkollohet në gjuhën amtare nga fillorja e deri në universitet;
– të ketë punë edhe për shqiptarët;
– në administratë të përdoret gjuha shqipe etj.
Masa e tubuar për të manifestuar kërkesat për barazi kombëtare, nga sheshi i lidhjes, marshuan rrugëve të qytetit për t´u kthyer mëpastaj sërish në sheshin e selisë së LSHP-së dhe nga aty u shpërndanë të qetë.
Gjatë tërë kohës, demonstruesit ishin nën vëzhgim të forcave të mëdha policore, të cilat për të mos eskaluar situata në përmasa të paparashikueshme, nuk intervenduan për shpërndarjen e tyre. Pas kësaj demonstrate u arrestuan disa nga organizatorët e saj, të cilët pasi u mbajtën 2-3 javë në izolim u liruan, me qëllim që të mos i jepet publicitet kësaj ngjarje të madhe historike.
___________
Shkëputur nga studimi im: “Roli historik i demonstratave shqiptare, tetor – dhjetor 1968” i botuar në vëllimin II të librit “Demonstratat e vitit 1968”, ku janë përmbledhur kumtesat nga konferenca shkencore, mbajtur me rastin e 40-vjetorit, në Prishtinë, më 24 – 25.11. 2008.
Komentet