Prishtinë, 15 nëntor 2015
Kisha katolike në Prishtinë ka organizuar sot një meshë për viktimat e sulmeve të së premtes mbrëma në Paris.
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka thënë se për paqe në botë, fati i gjithë njerëzve nuk është në forcën e urrejtjes, por në forcën e paqes dhe dashurisë.
Duke u lutur për shpirtrat e të gjitha viktimave në Paris, ne e duam paqen dhe jo aktet qyqare, ka thënë Dodë Gjergji.
“Nuk duhet dhe nuk guxojmë të hutohemi me të mirat që i kemi për ta harruar Zotin, sepse me të mirën e tij është pavarësia shpirtërore”, ka theksuar ai.
Në emër të Ipeshkvisë së Kosovës, ai ka thënë po ashtu se i ka dërguar një letër ngushëllimi kryeipeshkvit të Parisit, në të cilën ka shprehur atë që ndjen populli i Kosovës ndaj asaj që ka ndodhur në Paris.
Komentet