Qindra qytetarë janë mbledhur te “Newborni” për të marshuar deri te ambasada franceze në përkrahje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili të mërkurën është arrestuar në Francë.
Marshi protestues me moton “Ramush Haradinaj është Kosova” është organizuar nga AAK, dhe është përkrahur nga veteranët e luftës dhe organizata tjera.
Marshi po vazhdon deri te ambasada franceze në Prishtinë në lagjen “Arbëria”.
Nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova”,marshi nisi sot nga Pallati i Rinisë, konkretisht “NewBorn” dhe pjesëmarrësit do të parakalojnë rrugëve të qytetit e deri te Ambasada Franceze në Prishtinë.
Haradinaj po mbahet në paraburgim në Francë, kjo sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Ndalimi dhe mbajtja e Haradinajt, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në Kosovë, në Shqipëri dhe në Diasporë”, shkruan në komunikatën e AAK-së.
Komentet