Furtunë mbi Bashkinë e Lezhës. Kryetari i saj, Fran Frrokaj, i zgjedhur i Partisë Demokratike, është arrestuar së bashku me zëvendësin e tij Enver Hafizi.
U arrestua po ashtu edhe kryetari socialist i Qarkut, xhaxhai i ish-deputetit Arben Ndoka.
Në pranga ka përfunduar dhe ish përgjegjësja e Zyrës së Hipotekave Gjelina Bacaj, e cila mësohet të jetë dorëhequr disa javë më parë, si dhe dy punonjës të tjerë të kësaj zyre, juristët Eduard Leka dhe Armando Dakaj, dhe dy topografë.
Ata akuzohen për abuzime me ndarjen e pronave në bregdet. Në pranga mësohet se është vënë dhe një nga përfituesit e skemës së abuzimeve.
Arrestimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda, e cila mësohet se ka lëshuar fletë arresti dhe për 15 persona të tjerë.
Sipas të dhënave të para dyshohet se ky grup i madh personash është përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdet. Përmes falsifikimit të dokumentave, sipërfaqe ranishte ose pyjore, janë konsideruar tokë bujqësore për t’u shpërndarë më pas në formë kompensimi.
Vitin e kaluar Prokuroria vuri nën sekuestro 285 mijë metra katrorë në zonën e “Ranës së hedhun” në bregdetin e Lezhës. Sipërfaqja e ndarë në 5 parcela, dyshohej pikërisht se ishte ndryshuar në zërin kadastral, nga tokë pyjore në tokë bujqësore për t’ju dhënë më pas si pronë, personave që nuk i përkisnin kësaj zone.
Mësohet se arrestimet e sotme mund të lidhen pikërisht me këtë sipërfaqe. Për momentin nga Prokuroria nuk ka asnjë informacion zyrtar.
Veprimbdy here selektivvvnje bashful edhtevvdemek democratize’ra social komunisftetbinmbronnbija me evrevarta m.e dytanuk kapenpeshkaqenet app galena e rams qe Rene per gjithshka e cdi diet
Shiptaret hane bare.po I kab measure push, posh.