Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë luhet nesër në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë, për të festuar kualifikimin e kombëtares Shqiptare në “EURO 2016”
PRISHTINË – Në prag të ndeshjes së nesërme vëllazërore mes ekipeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Prishtina është e dekoruar me ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar).
Udhëheqës i tifozëve shqiptarë nga Kosova “Plisat”, Albert Kastrati tha për mediat se e tërë Prishtina është stolisur me 5000 flamuj kombëtarë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë luhet nesër në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë, për të festuar kualifikimin e kombëtares Shqiptare në “EURO 2016”.
Rreth 17.000 bileta janë shpërndarë për shitje sot në mbarë Kosovën, ku çmimet varioojnë nga tre deri në 10 euro.
Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biassi do të mbajë një konferencë shtypi sonte.
Komentet