Quhet Simone Verdi, risia e listës së kombëtares italiane të futbollit, për ndeshjet kualifikuese të botërorit 2018 ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë. Italia luan shanset për një vend në Play Off, pasi për t’u kualifikuar në botëror duhet ta bëjë nga një ‘derë dytësore’ në grupin G, ku Spanja është forcë e parë. Ndërkohë në listë nuk mungojnë portierët e zakonshëm Buffon dhe Donarumma si dhe prapavija solide me Barzagli, Bonuçi, Kielini apo Darmian.
Në mesfushë trajneri Ventura i ka besuar sërish eksperiencës, me Daniele De Rosin, Marko Verratin, Insinje dhe Kandreva mes të tjerëve. Në repartin ofensiv, për sfidën e dyfishtë ballkanase, Italia ka grumbulluar 4 sulmuesë. Në një skemë që pritet të ndryshojë nga ajo e zakonshmja dhe do t’i jepet përparësi aksioneve që në fillim, Belotti dhe Immobile pritet të nisin ndeshjet si titullarë, ndërsa Gabiadini dhe Eder si alternativa nga stoli.
Ja lista e plotë e kombëtares italiane:
Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Genoa).
Mbrojtës: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonuçi (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Danilo D’Ambrosio (Inter), Matteo Darmian (Manchester United), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinazzola (Atalanta), Davide Zappacosta (Chelsea).
Mesfushorë: Daniele De Rossi (Roma), Marco Parolo (Lazio), Lorenzo Pellegrini (Roma), Marco Verratti (Paris Saint Germain).
Anësorë: Federico Bernardeschi (Juventus), Antonio Candreva (Inter), Stephan El Shaaraëy (Roma), Lorenzo Insigne (Napoli), Simone Verdi (Bologna)
Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Eder Citadin Martins (Inter), Manolo Gabbiadini (Southampton), Ciro Immobile (Lazio)
Komentet