Në faqet e para i quajnë presidenti, kryeministri ose kryeparlamentari i R. Kosovës dhe kështu me radhë, në kuader të të ashtuquajturave “studimëve”, “analizave” ose “hulumtimëve” të tyre editoriale, redaksionale dhe të tjera, ndërkaq i quajnë “vrasës të aktivistëve ose patriotëve të LDK-s, hajna (hajdutë), kriminelë ordinerë ose ambulant, matrapazë, nipa ose stërnipa të boshnjakëve, shkijeve (serbëve), bij kurvash, të paditur, nebulozë, analfabet”, përditë ua shajnë gruan, familjen, nanën e babën përmes skribomanëve, “analistëve” ose komentuesve të ndryshëm anonim ose klandestinë që komentojnë për redaksitë e tyre… Lansojnë “lajme senzacionale” ose “bombastike” mbi “aferat seksuale të gruas së Hashim Thacit me Kadri Veselin”dhe plot shpifje tjera! Ua publikojnë fyryrat e shqyera, shtypura ose të përgjakura nga konfliktët e dikurshme me ushtarët rusë apo me dikënd tjetër. I akuzojnë për vrasjet ose krimet e ndryshme që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës në Kosovë të cilat i dijnë vetëm bordet editoriale ose redaksionale të “Bota Sot”, “Kosova Sot”, “Koha Ditore”, “Express” etj….!
Në anën tjetër ndërkaq, tek faktorët e ndryshëm vendorë dhe ndërkombtarë ankohen për cenzurë, mediokraci ose vrasje dhe kërrcnime të gazetarëve të tyre, për hudhje bombash ose granatash të ndryshme në redaksitë e tyre në Zvicër ose dikund tjetër nga bandat kriminale të Ramush Haradinajt, Hashim Thacit ose dikujt tjetër! Bubu!
Thonë se Hipokriti, pasiqë i kishte vrarë dhe masakruar të dy prindërit e tij në Antikë, nën parullat ose sloganet e ndryshme blasfemike dhe demagogjike të një të “ngeluri jetimë” ose “bonjak” në sytë e botës, dikur kishte zënë të kërkonte edhe lëmoshën ose mëshiren e të tjerëve në pretekstin e mesipërme të jetimit të ngelur pa prindër! Shih ti!
T’i akuzosh dhe kriminalizosh përditë presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj, kryeparlamentarin Veseli ose dikënd tjetër për vrasje ose akte të ndryshme kriminale dhe të tjera që kanë ndodhur gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë: në shtetët ose shqëritë e zhvilluara ligjore, konstitucionale dhe demokratike të Perëndimit, ose duhësh të kesh prova, fakte ose deshmi të fuqishme ligjore, burimore, materiale, konfidensiale, relevante dhe të tjera, ose shkon në burg dhe gjobitësh (denohësh) në menyrë maksimale dhe drakonike më të holla si dhe më sanksione dhe reperkusione të tjera. Kjo aq më tepër nëse dikujt ia shanë ose ofendon nanën (ëmën), gruan, familjen etj.
Thaçi, Haradinaj, Veseli ose dikush tjetër atje, nga komplekset e ndryshme rurale, tribale ose provincialiste të Edipit, inferioritetit dhe maliciozitetit, si duket nuk e kanë aspak dertë me ua sharë gazetat e ndryshme kosovare gruan, familjen, babën, nanën, familjen ose farefisin, vetëm më u thën ose më i quajtur z. president, z. kryeminister, z. kryetar kuvendi etj. Shumë keq kjo. Le të provojnë në Gjermani, SHBA, Francë ose dikund tjetër me ua sharë gruan, burrin, familjen ose farefisin, apo më shpifur dhe spekuluar pa fakte ose argumente kundër presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit ose qytetarit të thjeshtë si në Kosovë! E të shohm mëpastaj….! Por…
…!
Si dukët në mendjen (koshiencën) ose “logjikën” e sëmuar violente, iracionale, infantile dhe patologjike të secilit(akëcilit) botues (editor), kreredaktor, redaktor ose moderator të disa gazetave, agjensive të lajmëve ose mediumëve kosovare, edhe sot e kësaj dite sikur ndodhën ose ekzistojnë muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës-kundër Kosovës dhe shqiptarëve!? Mbase, si shfaqje, toteme ose “relikte” të trashëguara nga e kaluara e hidhur nën serbin. Si recidive dhe fiksione të njohra komplotiste, autoritare dhe totalitariste që i kanë mësuar dhe ushtruar dikur nepër “shkollat” e ndryshme të UDB-s, KOS-it ose shërbimëve tjera sekrete të Serbisë etj. Ndonëse, jetojmë në epokën e e re të dritës, edukatës, kulturës, zhvillimit, civilizimit, arsimimit dhe emancipimit të gjithëmbarëshem global ose universal. Kjo si duket nuk u bën aspak pështypje gazetarëve, redaktorëve dhe editorëve të gazetave ose mediumëve të ndryshme kosovare të cilët pjesën më të madhe të kohës ose jetës e kalojnë ose e kanë kaluar në Beograd ose Serbi. Ndërkohë që shumë prej tyre thuhet se janë të varur finansiarisht dhe në forma të tjera nga Behgjet Pacolli dhe nëntoka ruso-serbe.
E tërë kjo në një periudhe të fluidshme dhe tepër hektike ose turbulente të raportëve dhe marëdhëniëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare ku Rusia dhe Presidenti i saj, Vladimir Putin, gjithënjë e më shumë po vazhdojnë të lozin ose kërkojnë rolin ose “misionin” e dikurshëm të ish BRSS-së në ‘masivin’ ose ‘parketin e ri’ të konstelacioneve ose marëdhënieve botërore ose ndërkombtare në të cilat, Rusia dhe Serbia ka kohë që i kanë drejtuar shtizat ose shigjetat e tyre kundër Kosovës dhe shqiptarëve në të gjitha frontët ose drejtimet e mundshme. Sidomos në arsenalin e tyre agjitues dhe propagandistikë në kuader të luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, subverzive ose propagandistike kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
Se këndejmi, ka zëra të ndryshëm që thonë se zhvillimët e fundit në Kosovë, gjegjësisht “lojërat” e njohura mbi “ndryshimin” ose “korigjimin e kufijve shtetrorë ose nacional” në mes Kosovës dhe Serbisë, janë kurdisur dhe projektuar në takimet ose “samitët” e fshehëta ose tepër sekrete të Behgjet Pacollit dhe disa botuesve (editorëve) ose publicistëve të ndryshëm shqipfolës nga Kosova, Presheva ose Bujanoci me Vladimir Putinin e Rusisë, Erdoganin e Turqisë dhe Vuçiqin e Serbiseëëëë?!
E tërë kjo për të shpëtuar si thuhet Hashim Thaçin dhe Xhavit Halitin & Company nga ndjekjet e mundshme nga tribunali ose gjykata speciale. Kush e di…?!
U mor vesh se Behgjet Pacolli me “zonat e lira tregtare ose ekonomike” në mes Kosovës dhe Serbisë, është atuja ose xhokeri kryesor i atij ‘pokeri’ ose ekuacione të rrezikshëm më shumë të panjohura dhe të papritura.
Në Kosovë, të marrë, të paditur, të çmendur dhe tëe marre janëëë vetëm ata qëëëëëë janë më të marrë, më të paditur dhe më të çmendur se të gjithë.
Kohëve të fundit psikologjia është futur ose ka depërtuar si të thuash në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, drejtësi, shtet, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Sidomos psikologjia sociale dhe psikologjia politike. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu në shëndetin e përgjithëshëm mental ose psikologjik të personit ( individit), grupit të caktuar politikë ose parapolitikë dhe kolektivitetit. Psikologjia moderne ose bashkohore, si të thuash më tepër është shkencë globale ose universale ku ndikimet, interferimet ose reflektimet e saj determinante dhe paradigmatike në jetën e njeriut modern ose bashkëkohorë, janë të mëdha, të fuqishme, të shumëta ose të shumëfishta.
Komentet