ANNE SEXTON
( 1928 – 1974)
Anne Sexton (9 nëntor 1928 – 4 tetor 1974) është një poete amerikane e thënë për vargun e saj shumë personale, rrëfimtar. Ajo fitoi Çmimin Pulitzer për poezi në vitin 1967 për librin e saj Live ose Die.
- NE
Isha e mbështjellur me peliçe
të zezë, me lesh të bardhë
dhe ti më çmbështillje
dhe në një dritë të artë
pastaj më kurorëzove,
ndërsa jashtë shigjeta dëbore
diagonalet rrihnin në derë.
Ndërsa njëzet centimetra dëborë
binin si yje
në fragmente kalciumi,
ne qëndronim në trupin tonë
(dhomë kjo që do të na varros)
dhe ti qëndroje në trupin tim
(dhomë që do të na mbijetojë)
dhe në fillim t’i thava vetë
këmbët me një leckë
sepse isha skllavja jote
dhe ti më quaje princeshë.
Princeshë!
Oh, atëherë
U ngrita me lekurë të arte,
dhe më shpalose psalmet
dhe hoqa rrobat
dhe ti hoqe kapistallet
lirove frenat,
dhe unë zbërtheva kopsat,
dhe kalba eshtrat, çoroditjet,
kartolinat e New England,
netët e janarit përfunduan në orën dhjetë,
dhe si kallinjtë u ngritëm,
për hektarë e hektarë të tërë ari,
dhe pastaj korrëm, korrëm,
korrëm.
Firenze 1996

Përktheu: Faslli Haliti
Komentet