Ka në pllakën e kaltër të qiellit
Prej resh të verdha një tym prej mjalti,
Nata sheh ëndrra. Burrat po flenë,
Mua më mundon vetëm ankthi.
Pylli thith një tym të ëmbël,
I kryqëzuar nga retë.
Brenda unazës së çarjeve qiellore
Pjerrësia shtrin gishtat e vet.
Nga këneta vjen klithma e çafkës,
E ujit gurgullima e kulluar,
Dhe nga retë diku përpëlitet,
Si një pikë, një yll i vetmuar.
Në atë tym të turbullt, me atë yll
Sikur të mundja një zjarr ta ndez në pyll,
Dhe bashkë me vdekë si vetëtimë në qiell.