KONCERT HUMANITAR PËR UKRAINËN
Me sopranon e mrekullueshme Marie Saadi dhe pianisten e mirënjohur Maniola Camuset-Trebicka ju ofrojmë koncertin
“NËN ERASHKËN E ARGJENDTË” – “SOUS L’EVENTAIL D’ARGENT”
Ku do të interpretohen veprat e H. BERLIOZ – VICTOR HUGO, G. BIZET-VICTOR HUGO, DUPARC-CHARLES BAUDELAIRE, DEBUSSY, M. BURG, L.M.GOTTSCHALK, F. IBRAHIM
E gjithë receta do t’i paguhet ndihmës humanitare për Ukrainën nëpërmjet një llogarie bankare specifike të Bibliotekës Polake të Parisit (detaje më poshtë).
Në ftesë shënohet se të dyja artistet e shquara edhe Marie Saadi, edhe Maniola Camuset-Trebicka vijnë nga vende që kanë vuajtur nga luftrat dhe shtypja. Këngëtarja Marie Saadi u qendron besnike rrënjëve të saj libaneze, sikur edhe Maniola Camuset-Trebicka vendlindjes së saj.
Ky koncert mbahet për të dënuar invazionin barbar të Ukrainës dhe për të mbështetur popullin e Ukrainës si dhe të gjitha të ardhurat, honoraret dhe gjithçka do të derdhen në Shoqërinë Historike dhe Letrare polake në Paris që ka hapur një konto bankare që i dedikohet mbështetjes për Ukrainën.
E ENJTE 31 MARS NË ORA 19:00
Hyrja e lirë
Në Bibliotekën Polake të Parisit – Bibliothèque polonaise de Paris – si dhe Shoqëria Historike e Letrare Polake -Société historique et littéraire polonaise
Me adresën Bibliothèque Polonaise de Paris 6, Quai d’Orléans 75004 Paris
Në të njëjtën ndërtesë, ndodhen gjithashtu edhe Muzeumi kushtuar Adam Mickiewicz dhe salloni Frédéric Chopin.
Pjesëmarrje është falas dhe të gjitha të ardhurat e mbledhura do të paguhen në një llogari bankare specifike të hapur nga Biblioteka Polake e dedikuar për ndihmën humanitare për Ukrainën.
****************
Për koncertin në fjalë lajmëron përmes rrjetit social edhe pianistja e mirënjohur shqiptare Maniola Camuset-Trebicka përmes një ftese si më poshtë:
“Te dashur miq
Se bashku me sopranon e mrekullueshme Marie Saadi, kemi nderin t’ju ftojme ne koncertin humanitar per Ukrainen që do të shfaqet ne Paris :
Ditën e enjte 31 mars ne oren 19
Ne Biblioteken Polake te Parisit
6, Orleans Pier 75004 Paris
Të ardhurat e mbledhura destinohen për një konto bankare në mbështetje për Ukrainën (foto me poshte).
Midis 12 veprave te koncertit do te luaj me kenaqesi te veçante Tokaton e Feim Ibrahimi !”

Komentet