VOAL – KANBERA, 12 NËNTOR – Astronomët australianë dalluan yjet më të vjetër të njohur deri tani, të kohës para se të formohej Udha e Qumështit, kur mosha e Universit ishte 300 milionë vjeç, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch.
Trupat e rinj qiellorë, të ndodhur në qendër të yllësisë sonë, nga ku mund të jetë lindur bërthame primordiale, janë në mënyrë befasuese të pastër, por mbajnë materiale të një paraardhësi të tyre, vdekur nga një eksplozion i madh.
Për t’i zbuluar, pasi u investuan 5 milionë dollarë, u përdor teleskopi SkyMapper, syri që hulumton hapësirën në afërsi të Kanberës. ats
Komentet