voal.ch – Midis shkencëtarëve në Universitetin e Oksfordit që janë në kërkim të vaksinës kundër Covid 19 është edhe Martino Bardelli nga Lokarno, kantoni Ticino i cili për RSI thotë: “Faza klinike me vaksinimin tek vullnetarët e shëndetshëm duhet të fillojë deri në fund të muajit”
Faza e provës klinike do të fillojë shumë shpejt. Deri në fund të prillit, do të fillojë në Oksford testimi i mbi 550 vullnetarëve të shëndetshëm.
Një garë e vërtetë kundër kohës, ajo e Institutit Jenner, një strukturë brenda Universitetit prestigjioz të Oksfordit, bazuar në një teknologji të verifikuar tashmë në të kaluarën e fundit për koronaviruse të tjera, siç janë Sars dhe Mers. Që presupozon përdorimin e një vektori viral, të marrë nga majmunët, por të padëmshëm për njerëzit, dhe i aftë të shprehë proteinën Spike, e cila lejon që virusi të depërtojë në qelizat njerëzore.
Qëllimi i vaksinimeve është të nxisë reagimin e sistemit imunitar duke stimuluar prodhimin e neutralizuesve të virusit. Një rrugë e ndjekur tashmë nga “zhvilluesit” e tjerë të vaksinave Covid-19. Rruga mbetet e gjatë, por asnjëherë si tani komuniteti shkencor nuk po përshpejton të gjejë sa më shpejt të jetë e mundur një zgjidhje për një “emergjencë pa kufij”, sikur është definuar pandemia e koronavirusit./RSI.ch/EB
Komentet