Copëza nga libri im: “Ah Shqipni, mos thuj mbarova”. Nȅ 33-vjetorin e vdekjes dhe 108-vjetorin e lindjes sȅ Rapsodit homerik, Dervish Shaqa.
Aksioni famȅkeq i armȅve nȅ vitin 1956, ishte njȅ projekt i nxitur nga Rankoviçi, pȅr shpërnguljen e shqiptarȅve nga Kosova, nȅ drejtim tȅ Anadollit, apo drejt Shqipȅrisȅ. I vetmi qȅllim i tyre ishte, çpopullimi i Kosovȅs nga shqiptarȅt dhe popullimi i saj me serb e malazez. Kȅshtu qindra-mijȅ shqiptarȅ, morȅn udhȅn pa kthim, duke mos patur armȅ pȅr tȅ dorzuar, vetȅm tȅ dorzonin shpirtin. Shumicȅn prej tyre fati i solli nȅ Shqipȅri.
Brenda trojeve të Kosovës dardane, prehen eshtrat e stȅrgjyshȅrve. Po tȅ shtrydhȅsh koren e tokȅs shqiptare të Kosovës, do tȅ pikojȅ gjaku i tȅ rȅnȅve. Çdo thȅrmijȅ e tokȅs ruan ninulla, kȅngȅ pȅr jetȅn dhe vdekjen. Qindra e mijȅra vocrrakȅ, qȅ mbetȅn jetim nȅ Kosovȅ, pa babȅ e baba gjallȅ. Libri përmend vetëm disa prej tyre: Ali e Shpend Dervish Muçaj, qȅ u rritȅn jetima, si kollomoçi n’ hije? Cyma, Gania e Binak Molliçaj. Rusha, Isufi dhe Hasan Molliçi. Xheladin e Miftar Brahimi e Hysen Fejza të Radafcit, etj, etj.
Miftarin, Brahim Miftarri nga Radafci i Pejȅs, e kishte lënë në djep të sëmurë pa shpresa se do ngrihej më. Bile deri vonë Brahimi s’kishte pyetur fare për ‘të, duke menduar se kish vdekur e ishte harruar. Por Zoti bën mrekullira. Miftari ishte rrit e kish filluar ta kërkonte babën. Mbas 40-vjetȅsh, u takuan at e bir.
Po mȅsuese Zejnija nga Jabllanica e vogël. Cila ishte tragjedia e saj familjare?! Mos e pyet fare! Ajo ka kaluar në pesimizëm, tani mbas më se 60-vjet.
Tek flet për babën e saj ka shumë emocione, ka dhimbje, ka trishtim, ka mosbesim,! Është e zhgënjyer nga realiteti. Ja dhe emocionet e saj:………
– S’e njoha kurrë babën ! S’e pashë kurrë babën ! S’e di kue ka vorrin baba! Nuk thirra një herë babë ! E pata mallë të më merrte për dore, të më pëcillte për në shkollë, të më shihnin shokët se dhe unë kam babë. Vdiq në baltën e Myzeqesë. Sot e asaj dite nuk ja di as varrin. Ua kisha zilinë shoqeve të mia tek varrosnin prindërit e tyre. Unë ulesha te shkallët e kullës dhe shikoja, se mos po del diku baba im, po ehe …s’e pata at’ fat .
Dy simbolikat e Demush Nezirit,
Dyka në Llukë nȅ 1956 dhe Ajsha nȅ Shȅnavlash, nȅ 1967.
Demushi kishte kaluar kufirin bashkȅ me Dervish Shaqen, kishin mbȅrritur nȅ “parajsȅn” e Llakatundit në Shqipëri, ndërsa udbashȅt serb nȅ Llukȅ, u kȅrkonin Dykȅs, Zojȅs dhe Nushȅs”, qiqrra nȅ hell”.
Dyka në Llukë kishte hequr të zit’ e ullirit nga UDBA.
`- Nxirre Demushin! Ku e ke Demushin?
– Ka shkue në dasëm, a ka shkue me ble armën tjetër me ua sjellë juve! S’e di ku ndodhet. Kur të kthehet do u tregoj. Demushi kish tre ditë që kish lajmëruar se kish kaluar kufirin. – Por Udbashët s’donin t’ja dinin!
– Gjeje nanën e fishekëve! Je gruaja e ballistit! Duam raki e pulë tȅ pjek!
– Si s’keni marre, nga gruaja e ballistit kȅrkoni mish e raki?!
Ndërsa gruaja e dytȅ, e Demushit, Ajsha nȅ Shȅnavlash, mbas10-vjetësh, çka hoqi nga sigurimi shqiptar? Njëlloj si Dyka në Llukë, të zit’ e ullirit: Demushi nȅ Shqipȅri, njȅlloj si nȅ Serbi. E internuan, si i pabesueshëm, nȅ Çermȅ tȅ Lushnjes. Kish humbur dokumentin e identifikimit si emigrant. Vetȅ sigurimi ja kishin vjedhur, vetȅm pȅr ta larguar nga familja dhe pȅr ta bȅrȅ tȅ pakȅnaqur.
S’e lanë rehat edhe Ajshen si grua tȅ Demushit, sepse sigurimi shqiptar me sigurimin jugosllav ishin si dy pika uji, vëllezër prej nane.
Bridhte Ajsha me fëmijë në krahë, ”shko e eja si Adem Peja!”. Në Lushnje, në Durrës, në Çermë, në Tiranë për ta nxjerrë Demushin nga internimi. Në fund i thanë: – Ndaje Demushin ç’e do? Celebrim me ‘të s’ke! Ai është emigrant jugosllav!
– Epo meqë me ‘të, nuk paskam celebrim, ç’dreqin keni që merreni me mu?
Ajsha kishte në shtëpi një radio “Sandërbeg” gjemane. Sigurimsi ia kish vënë syrin radjos.
– Atë radio do ta marim, është shitur gabimisht, – i kishe thȅnȅ!
– Eh more qyqan, – i thotȅ Ajsha, guxo preke me dorë, po kokën do lësh në këtë shtëpi!
Nusha, Ademin e ndoqi ”kȅmba kȅmbȅs: Mbas 8-vjetȅsh qȅ Ademi ish larguar nga Lluka nȅ njȅ ditȅ janari me akull e me borȅ, ajo mori udhȅn pa kthim, si Doruntina qȅmoti me tre vocrrakȅt nȅ ngryk dhe erdhi te nafaka e saj.
Nȅ kufi e munduan, e provokuan, e vonuan, po ajo s’donte t’ja dinte fare. – Ku do shkosh, – i thanȅ?
– Te baba i fȅmijȅve.
– Kush ȅshtȅ ai ?
–Adem Rama, i thonȅ pȅr emȅr.
– Po ne s’e njohim atȅ!
– Nuk asht me randȅsi, atȅ boll qȅ e njoh unȅ, nȅ Shȅnavlash tȅ Durrȅsit rrin me shpi. Kȅshtu Nusha shnosh si molla, mbas 8 vitesh ndarje, ky çift dha shembullin e bukur të bashkimit. Nȅ Shȅnavlash u dyfishua numri i fȅmijȅve me Bashkimin, Besimin dhe Ajshen.
33-vjet pas vdekjes se Dervish Shaqes:
Çka thonȅ bashkohanikȅt e Dervish Shaqes nȅ Kosovȅ dhe Shqipȅri?!
- Në Shqipni
Në Tiranë e në Durrës, si dhe në treva të tjera, ku Dervish Shaqa ka udhëtuar në podiume festivalesh, nëpër dasma e fejesa, deri në Malsi t’Gjakovës në Tropojë, në Pukë në rrethin e Krujës, Fush-Krujë, Mamurras, Laç, Gurzë e Derven, nȅ Elbasan, nȅ Lushnje e Fier, kudo ku kam shkelur kam zbuluar thesare, të fshehta të këtyre bylbylave të këngës popullore kosovare.
E vetmja pyetje ishte: ”A do tȅ mund t’ja dalȅsh?!
Besim Zekthi: Njefsha mirë për rodin tand, që të ka ra në mend të shkruash për Dervish Shaqen!
Hysen Dida,. rapsodi i spikatur i Hasit nȅ Krumȅ: Faleminderit, o Bajram Gashi, qȅ mbas 30-vjetȅsh, mȅ bane tȅ flas me Dervish Shaqen.
Kujtim Buza: “Kur Grupi Kosovar futej në skenë dridhej skena. Të shoqëruar me instrumentin e tyre në dorë dukeshin sikur po po i ngjiteshin malit, shkonin në luftë. Tek i drejtonin instrumentat për të filluar këngën dukej sikur po jepej komanda: “zjarr”! Tirqet e tyre nuk ishin prej doku apo prej najlani, po prej shajaku. Ato nuk lejonin tȅ hidhje kȅmbȅn si nȅ balet. Kur konferencieri jepte programin, spektatorȅt pyesnin nȅ heshtje: – A ka ardhȅ Dervish Shaqa?
Kur njoftohej se po del grupi kosovar, spektatorȅt pȅshpȅrisnin: ”Sh…shshtttt, qetȅsi, qetȅsi, po del grupi kosovar, po del Devish Shaqa!! Mȅ parȅ shpȅrthenin duartrokitjet, se dilnin nȅ skenȅ. Momenti kur shpȅrthenin tingujt e çiftelive dhe sharkive tȅ jepej pȅrshtypja: Komanda ”Zjarr”, se u shpraz topi, filoi lufta. Dridhej skena prej atyre trupave tȅ Kosovȅs…….
Demush Neziri, i qȅndroi gjithȅ jetȅn pranȅ, ishte taman bodigard pȅr Dervish Shaqen.
Enver Plaku: ”Ishin grup i disiplinuar. Vendimi në grup për gjithçka ishte kolegjial. Vula e nderit e Grupit Kosovarë i mbetej Dervish Shaqes. Ishte grup civilizues dhe human.
Bardhyl Agasi: Grupi kosovar, ishin burra fisnik, të hijshëm, të pashëm e të gjatë si lisa, mbi180 cm.
Mirush Kabashi: Po a do jem unë gjendje të jap të gjitha ato merita, që gëzon burri i Kosovës, Dervish Shaqa?!
Naim Kërçuku: ”Dervish Shaqa dhe grupi i sharkive të Rrashbullit, më kujtojnë kreshnikët e legjendave shqiptare“.
Skender Haklaj: Dervish Shaqa ishte vetë Kosova, ishte simboli i Kosovës ishte ambasador pa dekret i Kosovës në Shqipëri.
- Nȅ Rrafshin e Dukagjinit: Pejȅ, Deçan, Istog dhe Gjakovȅ:
Bedri Tahiri: Dervish Shaqa ishte zëri që na i bënte zemrat mal. Dervish Shaqa ishte hisori e shkuar historie!
Ali Geci: Dervish Shaqa ishte pinjoll, flakadan që rrëmbeu zemrat e gjithë gjeneratave, nga plaku te i riu e deri te i vogli. Fryma dhe arti i jehut të Dervish Shaqes, zëri kombëtar, nuk njohën çensurë as kufinj. Me plot gojën meriton ta quajmë “Eshk’ e ndezur mbi Shelzen“. Ishte optimist si Naimi, “Ditë të mira paskëtaj vijnë “. I ngjante një skifteri! Me shook’ shall e plis të bardhë, siç i mbante Isa Boletini. Vigan me histori vigane!
“Shkamb Shkelzeni ,Burrë Dukagjini ,
Lis i rrallë me jeh’ kushtrimi “ !
Demush Neziri: Këngëtar i stafit t’ parë. Ishte përkrah Dervish Shaqes në këngë e në varg .
Ram Melaj :Një herë në 100-vjet, lindin burra si Dervish Shaqa! Sharkia e Dervish Shaqes ishte një ansambëi më vete !
Skender Tafa: “Pȅr mua një Zot është lart, në tokë Dervish Shaqa”! Siç buron uji nga bjeshka, Dervish Shaqa dhe kanga e tij burojnȅ si gurra”.
Zenun Maksutaj: Jam rrit’me këngët e Dervish Shaqes, jam frymzue me patriotizmin e tij!
Ushtarët e UÇK-s kanë rȅnȅ dëshmorë në llogore me këngët e Dervish Shaqes në gojë! Burrat si Dervish Shaqa, janë të rrallë nȅ shekuj! Me folȅ pȅr Dervish Shaqen duhet kohȅ e gjatȅ!
Bajram Halil Gashi
Shȅnavlash
Durrȅs më: 12. 04. 2018
Komentet