Van Gaal në 78 ndeshjet e deritanishme me Manchesterin ka realizuar 31 fitore, 29 barazime dhe 18 humbje
LONDËR- Në kohën e kritikave të ashpra të tifozëve dhe pasigurisë nëse për shkak të rezultateve të dobëta do të mbetet në pankinën e Manchester Unitedit, eksperti holandez Luis van Gaal dje udhëtoi për pushime në Holandë dhe u dha lojtarëve dy ditë të lira.
Klubi anglez me më shumë trofe Manchester United assesi të tejkalojë krizën e rezultateve të këqija pas shkuarjes së Alex Fergusonit. Pas rezultateve të këqija në vend të pasardhësit të Fergusonit, David Moyes në vitin 2014 erdhi Luis van Gaal, por edhe e ardhmja e tij në pankinën e “djajve të kuq” mbetet gjithnjë e më e pasigurt pas disfatës nga Liverooli javën e kaluar, por edhe pas humbjes të së shtunës në terrenin vendas nga Southamptoni.
Pas humbjes në Old Trafford, Van Gaal dje ka anuluar stërvitjet e lojtarëve dhe ka udhëtuar në ahengun e ditëlindjes së vajzës së tij në Holandë. Futbollistët edhe sot janë të lirë, që, gjykuar në bazë të reagimeve në rrjetet sociale, më së shumti i ka zemëruar tifozët.
Van Gaal në 78 ndeshjet e deritanishme me Manchesterin ka realizuar 31 fitore, 29 barazime dhe 18 humbje.
Mediat britanike veç më kanë paralajmëruar se Van Gaal së shpejti mund të japë dorëheqje ose të shkarkohet nga United, ndërsa me klubin deri në fund të sezonit do të udhëheq ndihmës trajneri Ryan Giggs.
Mediat shkojnë edhe më larg duke shkruar se “djajtë e kuq” nga sezoni i ardhshëm mund ti udhëheq Pep Guardiola ose Jose Mourinho.
Pasi e udhëhoqi 26 vite Manchester Unitedin, Ferguson pas shkuarjes në pension në vitin 2013 shkroi libër në të cilën ka theksuar Guardiolën si zgjedhje të parë për pasardhës të tij, por se ai megjithatë vendosi të drejtojë Bayernin e Mynihut.
Ferguson ka potencuar se edhe Moyes është zgjedhur pasi për shkak të arsyeve të ndryshme nuk ka ardhur deri tek marrëveshja me Mourinhon, Carlo Ancelottin, Jurgen Kloppin dhe Van Gaalin. aa
Komentet