Presidenti amerikan dhe ai turk kane zhvilluar mbreme nje bisede telefonike mes tyre. Sputnik shkruan se dy lideret paten ne qender te bisedes se tyre pikerisht Sirine dhe zhvillimet me te fundit qe lidhen me te ne nje kohe kercenimesh dhe perplasjesh te medha mes SHBA dhe Rusise.
Duke iu referuar nje deklarate te Shtepise se Bardhe, Sputnik shkruan se Trump dhe Erdogan ranë dakord të qëndronin në kontakt mes tyre.
Presidenti Donald J. Trump foli me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë për të diskutuar krizën aktuale në Siri. Të dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë rreth situatës, thuhej në deklaratë.
Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi Sirinë këtë javë në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik të së shtunës së kaluar në qytetin militant të Doumës, që thuhet se vrau dhe plagosi civilë.
Të mërkurën, Trump me nje postim ne Twitter porositi Rusibe të përgatitet për te pritur raketat e saj, pasi Moska njoftohet se u zotua se do ti shkaterronte ato.
Në janar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se nuk po planifikonte të diskutonte qëllimet e SHBA për të krijuar “forcat e sigurisë kufitare” në Siri veriore me presidentin amerikan Donald Trump, por do të mbante kontakt me Vladimir Putinin.
Megjithatë, të dy presidentët ne biseden telefonike, Trump i kerkoi Turqise, “të bëjë kujdes dhe të shmangë çdo veprim që mund të rrezikojë konfliktin mes forcave turke dhe amerikane”, tha Shtëpia e Bardhë.
PANORAMA
Komentet