Ne Konice Gjeneral Gramafoni hap festivalin nderkombetar te filmit me rol kryesor të madhin Bujar Lako.
Një film ku disa plane krejt të ndryshme, si një kornizë historike e precizuar në mes vitet ’30,e ndodhur mes një gjysmë fushe e gjysmë kodre e mbarsur petroliferë, një gjallesë jete tradicionalisht popullore e me kumbime të forta instrumentore, ndjekur nga grimca këngësh fanfareske të regjimit të fashios liktoriane që e kundronte mjedisin autokton si prenën e ardhëshme të saj,ja çfarë ngërthehet në kohëzgjatjen e pelikulës kinematografike që në titull bashkon Gjeneralin me një gramofon disqesh të prodhuara dhe me ato që zgjidhen për t’u prodhuar.
Duket një kermes – një ngjarje – apo është një i tillë?!
Estetikisht, muzikën tepër magnetike e sheh e dëgjon dhe pse jo,e guston përmes një gërnete, siç e quan populli instrumentin “clarinetto” që ka sipërvënë pasazhe herë të stolisur si dasmore,herë të trishta e të lotueshme dhe herë si hingëllima në ekstrem sipërore,një kaleidoskop xixëllues i pa shoq.
Është në të vërtetë një mozaik xhixhash muzikore të kombinuara mbi lartësinë e krijimit të bardit etnik nga një krijues kult, ekstremisht i mbartur me trajtat e mjeshtrit Virtuoz, saqë e ka absorbuar tërësisht dellin e tij dhe e ka lëmuar atë sa ska më!
Aleksandër Peçi,që është pak ta konsiderosh “të dashuruar”, më e saktë do ishte “i marrosur” pas Kabasë, këtij krijimi instrumental që e ka trashëguar emrin nga bota muzikore arabe,sa pas këtij rasti e tërë këto vite ska rreshtuar së krijuari Kabaistikën e tij. Me Maestro A.Peçin
Kabaja është purifikuar dhe lartësuar si gjini një formëshe me dy nën ndarje pasuese:e qara dhe vallja,po kur i intereson mbetet dhe vetëm tek sejcila veç.
Elementët e tjerë të përmendura në fillim si fanfarat,canzonetti,un tango etj.bashkë me zhurmat,I përkasin kuadrit politiko-historik të përgatitjes së pushtimit që sdo të vononte.
Artistikisht muzika e Aleksandër Peçit lartëson rrënjët tona tradicionale dhe virtuozitetin e bardëve virtuozë transmetues në shekuj të bravurës së tyre.
E veshur brenda një manteli simfonik, muzika e filmit”Gjeneral Gramofoni”është një krijim serioz që madje përmirëson dhe aspektin përmbajtësor të filmit,duke nxjerrë në pah promovimin e traditës muzikore tonën dhe jo kundërvënien e saj ndaj integrimit,siç mund të keqkuptohet duke ju referuar të shkuarës.
Muzika e mirë është gjithmonë shprehje e qëllimeve të mira.
Zhani Ciko
11.06.2024