Te Dielën që shkoi, në ditën e Rrëshajeve, ditën kur shpirti shenjt derdhet mbi apostujt, në Kishën e Zojës Pajtore në Michigan, mesha qendrore e mesditës u shërbye për shpirtin e të ndjerëve Zef Balaj dhe Gjon Buçaj, si dhe u përkujtua ne lutje i ndjeri Dalip Greca.
Në hapje të Meshës Shenjte, në fjalën e tij, famullitari Dom Ndue Gjergji tha: “Federata Vatra në një periullë të shkurtër kohe humbi tre titullarë të saj të mirënjohur në komunitet për aktivitetin e tyre drejtues, bamirës dhe intelektual, Zef Balaj, Gjon Bucaj dhe Dalip Greca. Ata nuk kanë qenë anëtarë te famullisë tonë apo të komunitetit këtu, por kanë qenë dashamirës të Kishës tonë. Nuk mund të harroj kurrë të ndjerin Zef Balaj, këtë bamirës te madh, i cili vetëm në një rast të nevojës të Kishës tonë, ai dhuroi $10000. Gjithashtu, dr. Gjon Buçaj, ky njeri i mire dhe me kulturë të gjerë, i dilomuar në Romë, mik i ngushtë i themeluesit të Kishës tonë Dom Prek Ndrevashës, na ka kujtuar gjithmonë, na ka derguar letra. Gjoni ka qenë drejtues për shumë vite i Vatrës.
Kujtojmë po ashtu në lutjet tona edhe të ndjerin Dalip Greca, mik i përhershëm i Kishës tonë, pjesëmarrës disa herë në aktivitetet tona, ish drejtor i Gazetës Dielli, njeri i letrave dhe shkrimeve shqipe.
I lutem Zotit që shpirti i tyre të pushojë në paqe dhe familjeve i shpreh ngushellime”.
Më pas u lexua një përmbledhje e shkurtër e jetës së tyre:
“Zef Balaj Vdiq më 13 Prill 2022 në moshën 80 Vjecare i rrethuar nga familjaret dhe miqtë e tij.
Zef Balaj ishte një njeri shumë i njohur ndër shqiptarët e Amerikës. Ai njihet si një pjesemarrës në protesta e levizje antikomuniste dhe protesta të tjera ne mbrojtje te te drejtve të shqiptarëve.
Zef Balaj ka qenë nje kontributor dhe donator i vazhdueshëm në të gjitha projektet dhe iniciativat e Diasporës, per institucionet fetare, shkollave të gjuhës shqipe, financues i lëvizjes çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës. Zefi ka bashkëpunuar me udheheqësit politikë shqiptar si Ibrahim Rugova, Arber Xhaferi, Azem hajdari, Pjeter Arbnori etj.
Zef Balaj po ashtu ka qenë një lobues i çështjeve shqiptare ne institucionet Amerikane dhe donator i fuqishëm senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, miq të shqiptarëve.
Zef Balaj vdiq dhe u varros në New York.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”
“Dr. Gjon Bucaj lindi në një fshat të Pukës dhe vdiq në Washington D.C. në moshën 88 vjeçare.
Ai mbaroi studimet universitare për mjeksi në Prishtinë. Nën kujdesin e Prof. Ernest Koliqi po ashtu edhe te kushërit të tij Zef Balaj, përfundoi studimet në fakultetin e Mjekesisë në Romë.
Në Amerikë, Gjon Bucaj ka qenë anëtar i Bllokut Kombëtar Independent, një lëvizje patriotike në ndihmë të proceseve demokrtike në Shqipëri.
Në vitin 1992 Gon Buçaj iu bashkua Federatës Vatra, të cilës së bashku me ing. Agim Karagjozi, atëherë kryetar, iu kushtuan punës për rimbëkëmbjen e Vatrës. Më vonë, Dr. Gjon Bucaj u zgjodh kryetar i Federatës Vatra, detyrë të cilën e kreu me ndershmëri dhe dinjitet për më se një dekadë.
Dr. Gjon Buçaj, do të mbahet mend gjatë për ndershmërinë, nivelin intelektual dhe përkushtimin e çmueshëm në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.”
“Dalip Rexhep Greca u lind në Lushnjë, u nda nga jeta në moshën 71 vjecare dhe u varros në New York. Studioi për Gjuhë Letërsi shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër. Ka punuar si arsimtar, me pas si redaktor në Gazetën lokale “Shkëndija”, inspektor i Letërsisë në Drejtorinë Arsimore të Rrethit Lushnje, drejtor dhe botues i gazetën lokale të përjavshme”Ora e Fjalës”, Kryeredaktor i gazetës së përditshme “Republika”.
Më 20 korrik 1999 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe filloi detyrën e redaktorit të gazetës ILLYRIA. Në vitin 2009, Dalip Greca filloi drejtimin e Gazetës Dielli, e cila nuk botohej prej më shumë se 2 vite e gjysmë. Ai e ringjalli gazetën më të vjetër shqiptare dhe për 12 vite e ktheu atë në lavdinë e dikurshme të themeluesve. Dalip Greca ka qenë anëtar i Kryesisë dhe i Këshillit të Federatës Panshqiptare Vatra. Greca ka qenë në dekadën e fundit derisa u nda nga jeta një zë kryesor në drejtimin dhe aktivitetet e Vatrës si: 110 Vjetorit të Gazetës DIELLI, Vitit të FAIK KONICËS, Simpoziumin për Arshi Pipën, Mit’hat Frashërin, Revoltën e Spaçit, bashkorganizator dhe drejtues i konferencës “Demokracia nuk pret”, dhe së fundmi pjesë e projektit-Historia e Vatrës sipas arkivave. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.”
Michigan më 7 Qershor 2022
Komentet