Ligji i ri hyri në fuqi për shkak të shqetësimeve nga plakja e popullsisë dhe rënia e numrit të njerëzve të aftë për punë
PEKIN – Çiftet e martuara në Kinë të cilët kanë fëmijë duke mos iu përmbajtur politikës së një fëmije, kanë protestuar para ndërtesës së Komisionit për Planifikim Familjar që t’ju anulohen gjobat.
Që nga fillimi i këtij viti, çifteve kineze u është lejuar të kenë dy fëmijë. Politika e një fëmije, e vendosur para më shumë se tre dekadash, ka kufizuar shumicën e çifteve në vetëm një fëmijë përmes sistemit të gjobave në para për kundërvajtësit. Disa autoritete lokale madje kanë refuzuar të regjistrojnë fëmijën e dytë, nëse prindërit nuk kanë paguar gjobën për shkeljen e ligjeve. aa
Komentet