Duket se droga nga Shqipëri për në vendet e tjera nuk ka të ndalur.
Pas 613 kg kokainë të sekuestruar ditën e djeshme nga policia shqiptare dhe 5 ton hashash ditën e sotme nga policia italiane, një tjetër sasi droge është kapur në Greqi.
Siç bëhet me dije nga mediat e vendit fqinj, nga policia greke është kapur një skaf me 424 kg marijuanë në Igumenicë, ndërsa është arrestuar edhe skafisti shqiptar.
42-vjeçari kur ka parë që është pikasur nga policia greke ka tentuar që drogën ta hedhë në det, por ai është arrestuar nga policia.
Policia greke po vijon hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Komentet