VOAL – KUR – Numri i drerëve në Kantonin e Graubyndenit është 16 000 kokë, duke e tejkaluar në disa zona të kantonit pragun e pranueshëm pë pyjet.
Nëpërmjet gjuetisë synohet të shmangen pasojat negative për hapësirën jetësore, sidomos për pyjet në mbrojtje, por edhe për vetë kafshët. Synimi është që të paktën 4975 drerë të gjuhen, njofton Zyra e Gjuetisë dhe Peshkimit e kantonit në një komunikatë ditore.
Do pasur parasysh se dy të tretat e pyjeve të këtij kantoni kanë një funksion mbrojtës ndaj rreziqeve natyrore, por vitet e fundit kjo nuk arrihet në masën e nevojshme.
Dimrat e shkuar, të thatë e kryesisht pa shumë borë, kanë bërë që sidomos në zonën veriore të shtohet numri i drerëve dhe i kaprojve. Drerët kanë arritur në 16 000 kokë, numër tej mase i madh. Në gjashtë rajone të kantonit kuota e femrave për t’u eleminuar është 55% (2548 nga 4975 drerë).
Gjatë stinorit të ardhshëm të gjuetisë do të jenë në veprim mbi 5 000 gjahtarë, saktëson Zyra kantonale për Peshkim dhe Gjueti.
sda-ats
Komentet