Siç dihet, shkenca, filozofia ose antropologjia, janë shumë të reja për t’i njohur dhe kuptuar çështjet, sekretët, misterët ose fenomenët e ndryshme fetare ose religjioze, ndërkaq, feja ose religjioni janë tepër të lashtma, mitike ose mitologjike për t’u njohur dhe ndërmjetësuar në çështjet ose aspektë moderne ose bashkohore të shkencës, teknikës, popullit (kombit), shtetit, pushtetit ose shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare.
Se këndejmi, njerëzit, popujt (kombet) ose shtetët e ndryshme, në instancë të fundit mund të jetojnë edhe pa fe ose religjion, ndërsa pa bukë, ujë, dritë ose enërgji elektrike, industri, teknologji ose arritje dhe rezultate tjera shkencore ose teknike-jo. Në kishë ose xhami njerëzit ose besimtarët e ndryshëm, në radhë të parë shkojnë për të mësuar, për t’u lutur, falur, celebruar ose sakramentuar për Jezu Krishtin, Shën Pjetrin, Shën Pakin, Maria Magdalenën, Anën Profeteshë, Dalilen, Esteren, Profetin Muhamet, Imam Aliun, Hazreti Fatimen, Ajshen etj. E jo për të lëxuar ose mësuar për Xhordano Brunin, Nikolla Kopernikun, Mikelangjello Bonarotin, Leonardo Da Vinçin, Alber Anshtajnin, Isak Njutënin, Nikolla Tesllen, Immanuel Kantin, Hegelin, Darvinin, Dekartin, Spinozen etj.
Ndryshe nga kjo, Sinantropët ose Pitekantropët e ndryshëm thonë se nuk i kanë njohur dhe mbajtur mend (kujtuar) as ditëlindjet dhe as ditëvdekjet ( mortet) e tyre. Dhe, lerë më ti mbi çështjet ose aspektët e ndryshme të besimit, moralit, karakterit, edukatës, kulturës, zhvillimit (evolucionit) disiplinës dhe emancipimit të përgjithëshem njerëzorë ose qytetarë që paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore ose substanciale në domenin e përgjithëshëm të holistikës dhe primatologjisë njerëzore.
Nderkohë që arritjet dhe përparimet e njohura shkencore, industriale ose teknologjike së basku me edukatën, kulturën, zhvillimin ( evolucionin), disiplinën dhe emancipimin e gjithëmbarëshëm global ose universal të njerëzve, popujve, feve ( religjioneve) ose kulturave të ndryshme “ekskluzive” dhe “ekzotike” gjithandej globit tonë tokësorë, kanë bërë që njerëzit ose popujt e ndryshëm të ndjehen sa me të afërt dhe sekularë me njeri tjetrin. Pa dallim race, ngjyre, gjuhe, gjine, etnie, populli, kombi, shteti ose përkatësie të tyre fetare (religjioze), kulturore, konceptuale, ideologjike etj.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndikimet, reflektimet ose interferimet e njohura të religjionit pozitivë, integral ose integrativë. Respektivisht, religjionin kognitivë, religjionin humanitar dhe religjionin integral ose pozitivistë në procesët e njohura të paqes, bashkëjetesës, koekzistences dhe harmonisë së preferuar fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, historike dhe kështu me radhë. Në çështjet e njohura fetare dhe kulturore të shqiptarëve- sidomos.
Vet fakti se njerëzit dhe populli ynë shqiptarë gjithandej, gjithmonë i kanë kremtuar bashkë, respektivisht, pa dallime të ndryshme fetare, lokale, rajonale, krahinore, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, festat e njohura të Bajramit, Pashkës ( Ringjalljes) dhe Krishtlindjës. Respektivisht, festat e njohura të botës muslimane dhe asaj kristiane ose ortodokse: Kjo flet dhe dëshmonë mëse qarti mbi dekorin dhe mozaikun e shkëlqyer fetarë dhe kulturorë të iliro-shqiptarëve. Respektivisht, për vitalitetin, ekskluzivitetin, kontinuitetin, kompaktibilitetin dhe unitetin e shquar shpirtërorë, fetarë, kulturorë dhe historiko-gjeografik të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë gjithndej.
Të udhëhequr dhe udhërrefyer nga maksima (formula), psikologjia dhe filozofia e njohur reflektive, humaniste, integrale dhe pozitiviste sipas të të cilave çdo fe ose besim i njohur fetarë ose religjioz, e ngritë, projekton, përforcon, ravijezon, konturon, eksploron, konvencionalizon dhe avanson besimin, respektin, përkushtimin dhe rregullimin e përgjithshëm shtetërorë, shoqërorë (qytetarë), nacional dhe politik në vendët ose shoqëritë e ndryshme përkatëse ose respektive. Përkatësisht, paqen, respektin, mirëkuptimin, tolerancën, bashkëjetesën, koekzistencën ose harmoninë e preferuar fetare dhe kulturore ose njerëzore (qytetare) në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme së bashku me të drejtat dhe liritë e njohura individuale dhe kolektive në kontekstin e lartëpërmendur global dhe universal: Klerikët , misionarët ose udhëheqësit e njohur fetarë ose religjoz të shqiptarët (qofshin ata priftërinjë, famulltar, kardinal, hoxhallarë, imam të ndryshëm, shejhlerë, dervishë etj.): Në krye të herës i kanë mbjellur, kultivuar dhe avansuar respektiin, mirëkuptimin, atdhedashurinë dhe harmoninë e njohur fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike tek njerëzit ose besimtarët e tyre gjithandej pa asnjë dallim. Mbase, respektin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin e njohur esencial ose substancial ndaj kombit dhe atdheut. Duke ngritur, krjiuar dhe projektuar kështu fusha dhe hapësira të mjaftueshme shpirtërore, emocionale, fetare, kulturore, sakramentale, transcendentale, ontologjike, metafizike, gneseologjike, epistemologjike, etike, metaestetike, psikologjike dhe të tjera në kontekstin e lartëpërmendur të besimëve ose religjionëve të njohura reflektive, humane, integrale dhe pozitiviste të shqiptarëve dhe të tjerëve. Pa u vërbuar as infektuar kurrë nga çështjët ose aspektët e ndryshme dogamtike, reaksionare, anakronike ose demagogjike që nuk i përkasin natyrës dhe karakterit të njohur fetarë ose sociokulturorë. Aq me pak religjionëve të lartëpërmendura integrale, reflektive, intrinznike, kognitive, pozitiviste etj.
Dhe, kjo duke qenë të bindur se asnjë fe, kulturë ose religjion i mundshëm njerëzorë ose qytetar në këtë botë, nuk është një proces i përfunduar, i përkryer, i rafinuar ose final në të gjitha segmentët ose drejtimët e mundshme. Jo. Por, gjithmonë mund të këtë fusha dhe hapësira të mjaftueshme për rritje, zhvillime, përsosje, përmirësime ose përparime të ndryshme objektive dhe subjektive. Respektivisht, për bashkëpunim, koperim, harmoni, koekzistencë, mirëkuptim, dialog, kompromis ose konsenzus të përgjithshëm fetarë, kulturorë, nacional, politik etj.
U mor vesh se religjioni Integral ose Integrativë, në radhë të parë e ka për qëllim paraqitjen ose prezantimin e globalitetit ose universalitetit të përgjithshëm fetarë ose kulturorë në individualitetit. Gjegjësisht, të individualitetit në globabalitet ose universalitet. Duke menduar në “fenomenologjinë e shpirtit” dhe “metafizikën e moralit” te njohur fetarë dhe kulturorë së bashku me “substancialitetin antikë” dhe “subjektivitetin modern” ose bashkohorë në themel të të gjitha feve ose religjioneve të ndryshme kudo në botë.
Me fjalët ose leksikun e filozofisë së përgjithshme fetare ose kulturore, në radhë të parë i nënkuptojmë respektin, mirëkuptimin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin tonë fundamental ose substancial- ndaj fillimit ( jetës), ndaj dijes (diturisë), ndaj qenies, krijesës, natyrës, materies dhe ekzistencës sonë në këtë botë të përhershme ose të përbotshme. Pra, respektiin, devocionin, dashurinë dhe përkushtimin tonë esencial ose substancial ndaj Zotit ( Hyjit). Respektivisht, ndaj Arkitektit ose Gjeniut të Madh dhe Kryesorë të jetës, botës, natyrës dhe shpirtit tonë mbi këtë tokë.
Kur kemi lindur ose kur kemi ardhur dhe jemi krijuar në këtë botë ose mbi këtë tokë; nuk ka ka pyetur askush as “mua” dhe as “ty”! Apo, as “ne” dhe as “ju”….!
E njëjta do vlej edhe kur do ndahemi ose shkëputemi një ditë nga ky proces i pandryshuar dhe tepër harmonik i ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, edhe “une”, edhe “ti”, ose, edhe “ne”, edhe “ju”. Rrugë tjetër nuk ka.
Në të kundërten, filozofia është shkenca e njohur (universale) mbi rendin e natyrshëm ose ordinarë . “Filosofiae est sciencia universalis ordinis naturalis”.
Pa i harruar kurrë në këtë suspekt edhe degët ose disiplinat tjera shkencore ose filozofike si ontologjia, epistemologjia, gneseologjia, metafizika, antropologjia, logjika, etika, estetika etj. Akëcila ose secila prej tyre me tiparët, specifikat dhe karakteristikat e njohura shkencore ose humaniste.
Shih për këtë; në varësi (varshmëri) , përputhshmëri (pajtueshmeri) dhe rezonansë të plotë ekskursive dhe diskursive me marëdhëniët ose raportët e njohura në relacionin ose dimenzionin e transcendentuar njeriu-Zoti (Hyji)-natyra- jeta (fillimi)-mendja (logjika)-qenia-krijesa-materia-ekzistenca etj. I kemi edhe dy drejtimet ose orjentimet e njohura sociofilozofike. Përkatëesisht, dtrerjtimin materialist dhe drejtimin idealist. Respektivisht, materializmin dhe idealizmin që janë në funksion të “luftërave”, por edhe të faljeve ose pajtimëve të ndryshme klasore, sociale, politike, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare kundo nepër botë.
Në këtë kuadër filozofia dhe antropologjia,, për dallim të “degëve” ose “disiplinave” të tjera si mitologjia, eshatologjia, animizmi, tothemizmi, shamanizmi, gnosticizmi, agnosticizmi, misticizmi, hedonizmi, alkimia, ezoteria etj. Dallojnë ose janë të veçanta ose specifike për nga forma dhe menyra e njohur e qasjëve konkrete, praktike, teorike, skematike, pragmatike, rekonstruktive, diakronike, paradigmatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe natyrën dhe karakterin e njohur të studimit, analizës dhe përkushtimit të njohur esencial ose substancial të lëndës ose materies së njohur shkencore ose metodologjike- ndaj zgjidhjës praktike dhe teorike të pyetjeve, nëvojave ,kërkesave, problemëve dhe parashtresave të përgjithshme ( esenciale ose substanciale ) në kontekstin e njohur global ose universal.
Në fund të fundit ligji themelor i jetës së njeriut, është ligji i besimit, devocionit, respektit, mirëkuptimit, paqës, dashurisë ,tolerancës, harmonisë dhe solidaritetit të lartë fetar, kulturor, njerëzor ose qytetar. Dhe, jo ndasitë ose përçarjet e ndryshme mbi “baza” fetare, kulturore, rajonale, krahinore etj.
Ndaj, nuk është aspak e rastit që ata të cilët deri dje mëse tepërmi u kanë shërbyer sistemëve (regjimëve) dhe ideologjive të egra bolshevike ose totalitatiste në Shqipëri, ish Jugosllavi, Bashkimin Sovjetik etj., të jenë sot linçuesit ose denoncuesit me të egër dhe kryesorë të religjionit musliman ose islamik në përgjithësi, si dhe të shqiptarëve të religjionit muslimsn në veçanti. Duke e paraqitur ose prezantuar vetën si “kalorës”, “gardian” ose “atlet të ri” të Krishtit dhe Krishtërizmit! Bla-ba-bla!
Sidoqoftë, për të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare të religjionit musliman: G’zuar dhe me Fat Festa e njohur e Kurban Bajramit!
Komentet