VOAL – Në FRAUENFELD – Për të tretën ditë vazhdon në Frauenfeld të Zvicrës Festivali i 21 më i madhi hip-hop në Qiell të Hapur – Open Air – non stop 24 orë rresht, në fakt 72 orë pa u ndalur. Me emra të formatit gjigand si Nicki Minaj, Kendrick Lamar, Deichkind, Ludacris, Cypress Hill. Mbrëmë performoi Nicky Minaj, sonte pritet Kendrick Lamar. U fol edhe për një prani të Eminem. Deri tani nuk është shfaqur, por rinia e pret. Është një aktivitet i përvitshëm në Zvicër, që mbledh rininë e shteteve për rreth, adhurues sa të duash të yjeve më në zë. Me mijra, 50 mijë në ditë, edhe më shumë. Qyteza e vogël e Frauenfeldit merr një rëndësi të paparë.
Kur i pyesim të rinjtë në se u vjen keq që edhe këtë vit Open Air po i vjen fundi, atyre u vjen për të qarë, por vetëm një çast dhe pastaj ia marrin gazit me 200 km ora në Open Air, nën qiell, yje dhe diell, non stop, pa pushim, pa gjumë !
Po ju sjellim foto që të kuptoni pak se ç’bëhet.










Festivali 21 i Open Air u mbyll në mënyrë shumë fantastike me koncertin e Kendrick Lamar
Komentet