VOAL -Përvjetori i Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar në mënyrë të veçantë në qytetin e Fierit. Bashkia e këtij qyteti, në bashkëpunim me Misionin Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, organizuan ceremoninë e vendosjes së bustit të personalitetit politik dhe diplomatit amerikan Richard Holbrooke. Busti i përgatitur nga skulptori Idriz Balani sjell në bronx një mik të Ballkanit. Ishambasadori amerikan Richard Holbrooke njihet për diplomacinë e tij dhe kontributin e madh që ka dhënë për paqen në Ballkan, për çështjen shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për popullin e Kosovës.
Në këtë ceremoni festive merrte pjesë kryetari i bashkisë së Fierit, i cili tashmë do të lërë detyrën, Baftjar Zeqaj, Armando Subashi që sapo është zgjedhur si kryebashkiak, por edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, deputetët Koço Kokëdhima, Ervin Koçi, Kozma Dashi, kryetari i Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Shefki Hysa, skulptori Idriz Balani si dhe pushtetarë të tjerë vendorë. Në ceremoni merrte pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci.
Ambasadori Richard Holbrooke kishte filluar karjeren e tij diplomatike me 1962 dhe ka punuar per çdo president demokrat duke filluar nga Presidenti John Kennedy. Si nje diplomat me kariere
te gjate, ai admirohej por edhe kritikohej per menyren e veprimit, pasi ai ishte me shume se çdo gje tjeter i interesuar ne rezultate konkrete diplomatike. Sukseset e tija ne politiken e jashtme amerikane jane te shumeta per tu numeruar, por sipas verejtesve diplomatike, ambasadori Holbrooke do te mbahet mend vecanerisht per rolin e tij gjate lufterave ne Ballkan, pikerisht per suksesin e tij ne bisedimet per paqe ne Bosnje qe me ne fund cuan ne marreveshjen e Dejtonit dhe ne pushimin e luftes ne Bosnje.
Si kryedipomati i Presidentit Clinton per Ballkanin, Ambasadori Holbrooke kryesoi negociatat me 1988 per nje marreveshje me Slobodan Miloseviqin per terheqjen e forcave terroriste serbe nga Kosova ku kishin ndermarre fushaten e spastrimit etnik me qellim per te shperngulur shqiptaret nga trojet e tyre shekullore dhe per te lejuar vendosjen e pranise se verejtesve nderkombetare ne Kosove. Pasi qe Miloseviqi nuk zbatoi kete marreveshje, ishte Richard Holbrooke ai i cili ne emer te Shteteve te Bashkuara dhe NATO-s i dorezoi ultimatumin Miloseviqit me te cilin i kerkohej Serbise qe te terheqe menjehere forcat e saj nga Kosova ose te ballafaqohej me sulmet ajrore te Organizates se Atlantikut Verior, NATO.
Ai, sic duket kishte studjuar mire udheheqsin serb dhe taktikat e tija. Ambasadori Holbrooke deklaroi per rrjetin televiziv amerikan ABC ne vere te 1998 se “Diplomacia me Miloseviqin eshte e sukseshme vetem neqoftse perkrahet nga forca ushtarake. Milosheviqi duhet ta kuptoje se — dhe ky eshte thelbi i ceshtjes — se Kosova nuk eshte nje perseritje e asaj qe ndodhi ne Bosnje. Tani NATO eshte gati te veproje dhe eshte i interesuar per ato qe po ndodhin ne Kosove, ne nje menyre qe nuk ishte (e interesuar) kater vjete me pare ne Bosnje. Neqoftse ai (Milosheviqi) mendon se kejo qe po ndodhe eshte vetem teater i parendesishem, ai eshte duke bere nje gabim te madh.”
Takimet e Ambasadorit Holbrook me Presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova ishin te shpeshta, is ne Prishtine ashtu edhe ne SHBA ne perpjekje per te ndaluar masakrat e forcave serbe kunder popullesise shqiptare si edhe per nje prani te perhershme nderkombetare ne Kosove. Ai kishte takime edhe me perfaqsues te tjere shqiptare nga Kosova, por ne veren e vitit 1998, Ambasadori Holbrooke beri ate qe uk e kishte bere asnje perfaqsues amerikan deri atehere, duke u takuar per here te pare me luftetaret e UCK-es — gje qe ne ate kohe u interpretua si nje njohje e rolit dhe forces se saj ne rritje e siper ne Kosove. Pas takimit privat me perfaqsuese te UCK-es ne Junik, ambasadori Holbrooke deklaroi se gjendja ne Kosove ishte eksplozive dhe se duhej bere c’mos qe te parandalohej masakra dhe gjenocidi kunder shqiptareve.
Ambasadori Richard Holbrooke i prine listes se diplomateve amerikane, qe ne nje menyre a ne nje tjeter gjate dekadave, kane kontribuar aq shume per mireqenjen dhe mbijtetesen e kombit shiqptar. Ai ishte gjithashtu edhe mik i diaspores shqiptare ne Amerike dhe shpesh takohej me perfaqsues te komunitetit shqiptaro-amerikan per te degjuar dhe marre pararsyshe edhe pikepamjet e tyre ne lidhje me ato qe po ndodhenin ne Ballkan, vecanerisht gjate luftes ne Kosove. Sidomos shqiptaret e Kosoves, por i gjithe kombi shqiptar ka humbur nje mik te madh, prandaj nuk duhet te harrojme kurre veprimtarine dhe kontributin diplomatik e politik te Ambasadorit Holbrooke — veprimatri kejo pa te cilen zor se Kosova do te kishte lirine dhe pavaresine qe gezon sot. Prandaj, te gjithe Shqiptaret kudo qe jane, duhet t’i jene atij mirenjohes per rolin e gjithanshem qe ai ka luajtur per paqen e sigurine ne Ballkan. Kontributi i tij per mbijetesen e shqiptareve te Kosoves dhe per lirine e tyre si edhe per nje te ardhme me te mire ne nje shtet te lire e te pavarur per ta dhe per nje te ardhme me te mire per kombin shqiptar ne pergjithesi, Ambasadori Richard Holbrooke do te mbahet mend dhe do te nderohet brez pas brezi nga kombi shqiptar.
Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars 2025, akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar kalimin në orën verore. Kjo do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit . . .
Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pasi analizat treguan përmbajtje të Chlorpyrifos – një pesticid i ndaluar nga Bashkimi Europian që në . . .
The tide is beginning to turn away from European support for the government of Serbia and towards European recognition of the role that the government of Kosova plays as a democratic . . .
Vala ka filluar të largohet nga mbështetja evropiane ndaj qeverisë së Serbisë dhe ka filluar të shkojë drejt njohjes evropiane të rolit që luan qeveria e Kosovës si një komb demokratik . . .
Tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina do të ishte njëri nga kushtet kryesore për heqjen ose ndryshimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës, tha të mërkurën një zëdhë . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për vendimin e Republikës së Kenias që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ajo ka njoftuar se ky vendi . . .
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli (djathtas) pranë presidentit të Kenias, William Ruto (në mes).
Radio Evropa e Lirë
Kenia – shtet afrikan – e ka njohur pavarësinë e . . .
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Radio Evropa e Lirë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri q . . .
Deklarata për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës i ka katër pika, njëra prej të cilave i referohet promovimit të bashkëpunimit në indu . . .
“Çelësi për në BE”, është diçitura e skicës më të fundit nga LD-NY24 mbi marrëzinë e fundit elektorale që po sajon kryeministri Rama.
Heshtja dhe eliminimi i kundërshtarëve, izolim . . .
Në përvjetorin e 26-të të masakrës në Tërnje të Therandës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi të rënët dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varrezave të a . . .
Ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se bashkëpunimi ekonomik në mes të d . . .
Komentet