Legjenda e burgjeve komuniste ,shembelltyra e misionarit te revoltave te perjeteshme,fytyra e vetemohimit qe mohoi diktaturen komuniste me guximin e tij drejt vetflijimit, drita qe ngjallte shprese kur gjithshkah rrethohej nga terri,klithmat dhe frika Xhelal Koprencka ( i riu) lindi ne Koprencke Skrapar ne nje familje me tradita e kontribut kombetar.Gjyshi i tij Xhelal Koprencka ( Plaku) ishte Firmetar i dokumentit te shpalljes se Pavaresise si perfaqesues i Skraparit dhe zevendes minister i luftes ne shtetin e pare te krijuar.Pas arrdhjes ne pushtet te bandes bolshevike te Tiranes,emri tij jo vetem qe u fsheh nga historiografia sllavokomuniste ,por u quajt nje familje reaksionare dhe i biri Samiu bashke me te shoqen Nerfuzen u denuan me burg politik.
Xhelal Koprencka i (riu ) u lind ne 1932 dhe ne moshen njezete e pese vjec ne 1957 arrestohet e denohet me shtate vjete e gjashte muaj per bisede arratisje sipas ligjit komunist. Pikerisht ketu do te marre rruge kalvari dhe odiseja e Martirit qe mbeti i skalitur ne kujtesen kolektive e ate historike duke u ngjitur ne altarin e kombit.
U arrestua dhe u denua pese here. Arrestimi i fundit ndodhi brenda burgut me 23 shkurt 1979 dhe nepermjet nje gjyqi te shpejte e te inskenuar ne daten 9 Maj do te denohej me vdekje,pushkatim me te vetmin faj se i kishte drejtuar nje leter diktatorit dhe udheheqjes se larte komuniste te shtetit.U akuzua per trradheti te lart si organizotar i grupit nacionalist qe kishte si qellim rrezimin e pushtetit popullor.Pjestar te tjere te grupit u denuan me nga njezete e pese vjet burg.
Denim me vdekje do tu jepej dhe dy gazetareve te tjere mbaruar studimet ne Bashkimin Sovjetik Vangjel Kokomanit dhe Vangjel Lezhos te cilet dhe ata i kishin nisur nje leter diktatorit dhe udheheqjes se lart te shtetit
Ne emer te popullit je i arrestuar – ju drejtuan hijenat e kuqe, kur e arrestuan para nje sheshi ku mblidheshin te burgosurit e qe ne e quanim sheshi i ”kurbaneve”, pasi atje beheshin arrestimet para se te ridenoheshin.
Jo ne emer te popullit – ju drejtua me ze te lart e me koken lart Heroi Koprencka- Ne emer te armiqeve te popullit.
Ai iku krenar,me koken lart perball toges se egzekutimit dhe hijenave te kuqe qe vinin verdall i bindur se e kishte kryer misionin e tij……dhe kishte len prapa qindra e mijera bashkevuajtes…..
Fatkeqesisht pas viteve 90 u mendua se krimet dhe autoret e tyre do dilnin para drejetesise, por kjo jo vetem nuk ndodhi,perkundrazi ne pushtet mbeten perseri pjella e krimineleve, por kete rradhe e ndihmuar dhe nga disa ”antikomuniste” qe kishin qene neper burgje e internime.
Ai iku me shpresen e patundur se nje dite e drejta dhe pafajesia do te triumfoj mbi pushtetin e krimit dhe per fat te mire, nuk e provoi zhgenjimin e kesaj bote te padrejte sikunder ne te pasmit.
Edhe sot nuk tregohet vendi i egzekutimit.Edhe sot legjenda e qendreses dhe vetmohimit ne burgjet komuniste nuk ka nje var e le me pastaj nje pllake monument apo rruge e institucion qe te ket emrin e tij, nderkohe, ata qe e denuan me vdekje dhe e egzekutuan jane gjalle e bejne nje jete lluksi e pjella e tyre eshte ne pushtet
Portretin dhe pavdekesine e ketij Heroi une e kam skalitur ne dokumentarin Spaci ,Simbol i Qendreses antikomuniste
Ata te burgosur qe u ben pjese e qeverive neokomuniste qe i lane pushtetin njera tjetres, jo vetem e harruan,perkundrazi u turren te marrin dekorata e teneqera per veten e familjaret duke ju ven emrat e tyre rrugeve e institucioneve..
Drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar. !
Mjere ai popull qe nuk nderon heronjte e tij !
Përshëndetje i nderuar miku im Pëllumb Lamaj,
Këto histori tmerri e martirie të bijvë më të mirë të familjeve patriotike Shqiptare,
Janë pjesë e një historie të vërtetë dramatike të kombit tonë,
Ku regjimi komunist si bisha e egër u merrte jetën Shqiptarëve padrejtësisht ,Lavdi heronjëve antikomunistë.