Mbase shkrimi analitik “Sekserët e Diasporës levë e pushtetarëve të inkriminuar” në shumë gazeta online dhe portale gjithandej trojeve shqiptare dhe diasporë, ka shqetësuar dhe trembur tej mase shumë persona të inkrimunuar.
Një fjalë e urtë popullore e thotë; “Ai që e ka mizën nën kapelë i djeg”!
Dikujt mund t’i ketë djegur pak, e dikujt tjetër më shumë, por ata që e kanë mizën nën kapele, është mirë që fillimisht ta shqyrtojnë pozicionin dhe të ballafaqohen me ndërgjegjën e tyre e tek pastaj të thonë diçka për të tjerët.
Arsyeja e vetme pse i përgjigjem një reagimi anonim, krejt banal, tendencioz dhe fyes është fakti se, autori anonim përveqse ka abuzuar me shoqata dhe subjekte për të cilat kam pasur dhe kam bashkëpunim, ka abuzuar në emrin e shoqatave të saporformuara.
Ndër 17 subjektet e përmendura në reagim, në 14 prej tyre kam qënë prezent, dhe e pasqyruar aktivitetin e tyre në mënyrë besnike në mediet e shkruara dhe elektronike.
Nuk është hera e parë që personi anonim abuzon me 17 subjekte të respektuara në pjesën veriore të Italisë, duke më sulmuar me komente anonime në portale të caktuara, herë si “Dardi” e herë si “Profesor Dardan Molla”.
Kësaj radhe sekseri nuk u fsheh vetëm pas një emri të vetëm, por i zgjodhi 17 emra të përgjithshëm për t’u fshehur dhe shpërndarë përgejgjësinë e turpit për sjelljen arrogante dhe jo civilizuese.
Të pa sinqertit dhe pa dinjitetshmit anonim “prof. Dardan Molla” do të vijë dita kur do t’ia përplasi të gjitha në fytyrë në praninë e qindra bashkatdhetarëve.
Realiteti i hidhur
Shkrimi im analitik “Sekserët e Diasporës, levë e pushtetarëve të inkriminuar” është rezultat i një analize të gjatë (rreth gjasht vjeçare). Shkrimi nuk është i fokusuar në një shtet e as në një shoqatë, pra fokusi i analizës time nuk është i përqendruar vetëm në Itali, por më gjërë në nivel europian!
Shkrimi nuk është fyes siq thuhet “për shoqatat shqiptare në Itali”, për shkak që në shkrim as që përmendet Italia dhe as një emër shoqate në veçanti.
Mbase është e vërtetë se shkrimi ka shqetësuar individët e caktuar që kanë mungesë vlerash apo sekserë që mund të jenë të implikuar në afera korruptive.
Mësuesit “gjysëmanalfabet” nuk janë shpikje imja, por realitet i hidhur i ditëve të sotme si në Kosovë ashtu dhe Diasporë! Fundja, janë vlerësimet e “PISA”-s. ato që vërtetojnë nivelin e ulët intelektual dhe edukativ të mësuesve e profesorëve tanë.
Nuk ke si ta quash ndryshe një mësues me titull “profesori” që i bënë mbi 100 gabime gjuhësore dhe drejtshkrimore në një faqe shkrim, apo më keq se kaq, të mos jetë në gjëndje ta formuloj asnjë fjali të vetme pa gabime,…sikurse që nuk mund të jetë i denjë për shërbimet diplomatike një “profesor” apo “fakultetli” tjetër që nuk është në gjëndje ta bëjë një kërkesë për autoritetet shtetërore për pranim në stafin diplomatik.
Një mësues që ka mangësi të theksuara në shkrim-lexim, reflekton mangësi në mësimdhënje dhe mësimnxënje si dhe nuk mund t’i mësoj nxënësit të folin rrjedhshëm e bukur gjuhën shqipe.
Pra, një mësues gjysëmanalfabet, më shumë i dëmton se sa i edukon fëmijët e mërgatës sonë. Më i mirë është një prind i arsimuar dhe edukuar se sa 100 mësues të tillë në Diasporë.
Reagimi qyqar
I ashtuquajtori “REAGIM I KOMUNITETIT SHQIPTAR NGA TREVIZO E MË GJERË”, përveq injorancës dhe urrejtjes patologjike të autorit të shkrimit ndaj personalitetit tim, shpërfaqi shumë të vërteta të thëna në shkrimin tim autorial “Sekserët e Diasporës, levë e pushtetarëve të inkriminuar”.
Në reagim u vërtetua se Sekserët e Diasporës nuk janë shoqata, por janë individ dhe grupe të interesit, të cilët janë të lidhur drejtëpërdrejt me segmentet e krimit të organizuar, përkatësisht me pushtetarët e inkriminuar.
Po të mos ishte kështu, autori anonim në reagim përveq vendit ku nuk ekziston asnjë lloj organizimi( Ponte Della Priulla) , do duhej të përmendte iniciatorin e takimit dhe të gjithë pjesëmarrësit me emër e mbiemër!
Kjo dëshmon, se këtu nuk bëhet fjalë për reagim të subjekteve të cekura në reagim, por për fshehje të individëve të caktuar pas tyre.
Me këtë rast, i ftojë të gjithë drejtuesit e subjekteve të cekura në reagim, që të distancohen nga etiketa e padrejtë që u ka vënë autori anonim për të fshehur veprimet e tij skandaloze, nxitëse, ndarëse e përçarëse në mërgatën tonë.
Janë me dhjetra shkrime për shoqatat dhe organizimet në pjesën veriore të Italisë e më gjërë, që flasin për pozicionin tim unifikues, gjuhën e bashkimit e jo të urrejtjes siq e demonstroi autori anonim në reagimin e tij.
Shkrimet, dëshmi e kohës
Për t’i rikujtuar reaguesit anonim dhe dëshmuar lexuesve të këtyre rreshtave po i përmendi vetëm disa prej shkrimeve për shoqatat dhe organizatat e përmendura në reagim; “Shpërthim kulturor i shqiptarëve në San Vendemiano-TV” (Shoqata “ILIRIA në Treviso)”, botuar më 06.06 2013 në gazetën Bota Sot, “Festohet ditëlindja e shtetit sipas traditave popullore” (Shoqata “Dardania” në Montebelluna), botuar më 19.02.2014 në gazetën Bota Press, “Bashkimi kombëtar jo vetëm emërtim, realitet i prekshëm në Bassano” (Shoqata “Bashkimi Kombëtar” në Bassano), botuar më 14.04.014 në gazetën Bota Press, “UNIKOMB-i përçues i unitetit ndër mërgimtar” (Organizata “UNIKOMB” në Treviso) botuar më 01.02.2015 në gazetën Bota Press, “Gjuha shqipe, pasuri i patundshme kombëtare” (nga aktivitetet e shkollave shqipe në Itali), botuar më 15.10.2015 në portalin Kosova Info), “Flaka e Janarit, bashkoi krijuesit shqiptar në Itali” (Shoqata “ILIRIA në Treviso), botuar më 03.02.2016 në gazetën Kosova Sot,…e dhjetra shkrime të tjera që vërtetojnë kontributin tim për shoqatat shqiptare.
Jo vetëm kaq, janë edhe shumë shkrime për shoqata e organizime në shtetet tjera europerëndimore si: në Slloveni, Austri, Gjermani, Zvicër, etj, që kam pasur fatin e nderin për t’i përcjellur nga afër aktivitet e tyre kulturore.
Për mungesën e theksuar të pjesëmarrjes së mërgatarëve në aktivitetet e shoqatave të ndryshme nuk jam unë shkaktari siq më akuzon autori anonim në reagim, por janë veprimet përçarëse dhe prapaskenat që i bëjnë “intelektualët” dhe sekserët njëri-tjetrit për të dalë të parë të “gjahu” (paratë e shtetit),…veprime këto që kanë irrituar mërgatën dhe nxitur atdhetarët e vërtetë që të organizohen në shoqata të reja.
Individët që pretendojnë të jenë “tharmi” i patriotizmit dhe “elita” intelektuale janë njerëz pa integritet dhe pa kredibilitet në mërgatën tonë.
Sikur të ishin të tillë çfarë pretendojnë “intelektualët”, në një territor të ngushtë ku jetojnë mbi 35 mijë shqiptar, në organizimet e tyre do duhej të tubonin së paku 10 %-in e tyre, e jo të mbetën me disa dhjetëra pjesëmarrës dhe me familjarët e tyre.
Nëse shkrimi “Sekserët e Diasporës, levë e pushtetarëve të inkriminuar” e nxori në shesh sekserin e parë, dalja në shesh me emër dhe mbiemër e autorit të reagimit anonim, mund të nxjerr sheshazi edhe sekserët e tjerë…
Në fund të këtij shkrimi e kam një thirrje të sinqertë për të gjitha shoqatat dhe organizimet e shëndosha të shqiptarëve në mërgatën tonë, që t’i bojkotojnë “produktet e prishura” nga Kosova, përkatësisht liderët shtetëror dhe partiak, ministrat dhe zv, ministrat që kanë dosje të ngritura për korrupsion dhe krim të organizuar.
Vetëm në këtë mënyrë i bëjmë argatin më të mirë shtetit tonë-Republikës së Kosovës, e jo duke vrapuar pas ministrave të korruptuar apo ambasadorëve të kontrabanduar, duke iu rënë në përqafim sa për të marrë foto për ekspozim me në rrjetet sociale.
Autori anonim i “reagimit” ndaj shkrimit tim autorial, përveq fshehjes qyqare, tregon edhe paqartësi rreth subjekteve në të cilat thirret,…e fillon me komunitetin shqiptar, kalon tek diaspora shqiptare, shoqatat dhe përfundon tek veprimtarët e çështjes kombëtare!
Le të tregon çartë sekseri anonim, nëse nuk e ka guximin të flas në emrin e tij personal, në emrin e kujt flet dhe kë pëfaqëson!?
Mbetëm fuqishëm i përkushtuar në projektin tim për unifikimin e të gjitha shoqatave nën një ombrellë të përbashkët, si dhe për krijimin e një Levizje të re politike nga mërgata, për bashkimin e të gjitha forcat progresive pa dallime rajonale, partiake, ideologjike apo fetare për ta shpëtuar vendin nga katandisja e politikanëve aktual dhe për ta shpëtuar shtetin e Kosovës nga zhbërja fizike e armiqve shekullor.
Lëvizja e re politike nga mërgata dhe ardhja në pushtet e një klase të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijojë kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare, do të krijojë kushtet e favorshme për investime kapitale të mërgatës e cila do të gjeneroj zhvillim ekonomik dhe kthejë shpresën e qytetarëve për jetë në trojet etnike si dhe kthimin e qindramijëra mërgimtarëve në vendlindjen e tyre.
P.S. Me respektin më të madh ju drejtohem portaleve mike që të mos marrin në konsideratë pamfletet pa autorësi të shkrimit, për shkak se dëmtojnë në radhë të parë imazhin e tyre dhe lëndojnë vlerat e atdhetarëve të vërtetë që kurrë në jetën e tyre nuk kanë marrë gjë nga shteti, por vetëm kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre për çlirimin e vendit dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Komentet