Pasi e shkërmoqën Ministrinë e Diasporës dhe e katandisën në një drejtori të dorës së tretë në Ministrinë e Integrimit dhe Punët e Jashtme, qeveria e Rilindjes dhe administrata përdoruese e aplikacioneve të botës së krimit mblidhen për dy ditë në Samitin e Diasporës, por pa diasporën.!
Në Samitin e mbajtur me Dt. 23 dhe 24 Nëntor çuditërisht morën pjesë 130 persona nga Diaspora dhe plotë 2.000 punonjës të shtetit përfshirë (presidentët e ish presidentët, kryeministër, ministra e ish ministra, deputet e punonjës të administratës publike nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës) , që të gjithë banues në copëzat e Shqipërisë etnike.
E pagëzuan Samiti i Diasporës, por asnjërit nga diaspora, nuk i dhanë fjalën të përshëndeste Samitin e pse jo të shpalosin ide për Nënën Shqipëri edhe pse me dhjetëra prej tyre janë mjek të talentuar e shkencëtarë të cilët gjatë kohës së pandemisë Covid-19, treguan me profesionalizëm se e duan Shqipërinë dhe shqiptarët shumë më shumë se qeveritarët e korruptuar që kishin mendjen te tenderat sekretë dhe vjedhjet edhe me të sëmurët.
Pra Diasporën e duan për reklama e propagandë, por nuk i lejojnë të flasin e tu dëgjohet mendimi profesional, Emigrantët i duan për reklama, por nuk bëhet përpjekja më e vogël për të siguruar të drejtën për të votuar e kontribuar për Shqipërinë dhe integrimin e sajë në BE.
Fjalë madje nuk ja dha as të vetmit deputet që futën në Parlament si prurje të diasporës
Të gjithë folësit në Samit ishin me banim ose shërbim në Surrel ose pronarë të vilave luksoze në komplekset e oligarkëve në Tiranë e bregdet.
Kështu si është katandisur situata në Shqipëri me korrupsionin më të lartë në rajon dhe me implikimin e punonjësve të organeve dhe strukturave ligj zbatuese si anëtar dhe drejtues të grupeve të strukturuara kriminale, duhet thënë:
Në emër të Diasporës çfarë nuk po bën Rilindja, por shyqyr që nuk iu dhanë fjalën sepse do i njollosnin me zullumet e qeveritarëve të inkriminuar.
Ndaj edhe ti miku im Doktor Dika, që shërben prej 20 vitesh si mjek i talentuar në SHBA, mos u mërzit pse nuk të ftuan edhe pse je pjesë e Rilindjes pasi Ju nuk e meritoni njollosjen me batakun e Rilindjes qeveritare në Shqipëri.