Ilustrimi nga piktori Ilir Berhami
1
Ne dy bredharake dashurie, fituar ne jete,
u ngjitem pertej kopshtit te trendafilave,
drejt kishes, eja Dante, eja
kendojme qytetin ku engjejt
pa numer i fryne shpirtit te shenjte.
Ulemi mbi keto gure te lashte, eshte 2017..
Kullat krenare te shtepiave te fisme, i
shemben, dhe shume Beatrice,
me taka, Gucci, D&G, me ecje seksi
luajne kendshem vithet neper rruge. Kendo
me mua poeti i dimensioneve:
O Kupole e madhe, mbretereshe mbi te tera,
triumf mjeshterie, e mistershmja harmoni,
muzike perfekte ne forma harqesh te madherishem.
Ju kulla mermeri: drite e perthyer
ne gjeometrira sekretesh. Po ndizen fasadat
prej mermeri te kishave, eja Dante eja,
ja pafundesia. Apoteoze ngadhnjimi,
i dashuruar me kengen tende, ke rinovuar ekzaltimin
tim, tek bukuria tende
kam ngjyer buken e poezise,
limuar fjalen i mahnitur. Hajde Dante,
hajde. Engjejt: mase drite fatlume,
guardianet special te ligjit te se padukshmes,
bejne fluturimet e para te dashurise, ato
qe sjellin rregullin dhe mbajne disiplinen ne materie.
Jemi ne kohe paqje, kengetar suprem i qiellit,
grupet politike nuk vriten akoma,
mekanika e motorrave e ofendon krijimin me
ndotjen e helmeve, dhe shume
vajza diellore, lekure shndritshme,
kembe çokollate nga deti, fotografi bejne,
duke lepire akullore me luleshtrydhe.
2
Kendojme bashke, mik engjellor , jane
kohe te madherishme per Hyjnine, Dante,
fytyren e re te qytetit nuk po e njeh akoma?
Betoni e ka mbeshtjelle kudo, ne gracke,
çdo gje eshte aq ndryshe pas 700 vjetesh,
jemi ne prag te Drites. Kendojme Firencen.
Sheshet: madheshti gjeometrie te shenjte,
e mahnitshmja zonje me sekretet e saja. Eja
Dante, eja, kengetar i te padukshmes , siç ti
adhurove Virgjilin, une poezine tende
dashuroj, ecim bashke ne kete ag
veror. Te zbrazura jane sheshet,
rruget, kamaret, tempujt neper udhkryqe,
pa llomotitjet e bujshme te turmave turistike.
Aq shume i ke dashur keto rrugica,
– te padenjet fiorentin te 300 ti mohuan, –
sa me lote te hidhur dhe psheretima i qave, tani
te dua prane meje. E sheh auroren:
te shperbeshmen drite roze,
gishtat ngadhnjimtare te krijuesit i bekojne.
Mermeret e lavdise, te lagur jane nga drita e fresket
e mengjesit. Vetem ti dhe une Dante, kengetar
i prekur nga te derguarit e qiellit. Po,
vajza te shndritshme me veshtrime te embela,
gjokset prej enderre, dhe buze
qe te dehin ne puthje, do te enderrojme,
si adolescente te perhershem. E
shikon sheshin qendror me kullen e triumfit?
Streha e gjere me kollonat e Lanzeve
eshte strofkulla e te dashuruarve. Presin
auroren me krahe te hapur, duke uleritur
ne maje te kodres te dashuruarit, prej
te gjithe botes, ne qytetin e famshem, te pavella.
3
Jane te lodhur veshtrimet e statujave,
fama nuk i mahnit akoma, por
mahnitese je Firence perjetesie. Lule
triumfi, e plakur denjesisht, zonje e rende
ne mes te habive marramendese. Une
dashuroj ty qytet drite, pasioni
per ty eshte nje helm i embel, e
jashtzakonshme thirrja jote, qytet drite.
Duomo: zemra, sheshet: ijet e tua, Signoria: mendja jote,
kembet shtrire ne lume. Dante kam dashuruar ketu,
po pat nje parajse e dua me formen e saj, kam
vrapuar gezimi ne shpirt, me duar kam prekur
kaltersine, uleritur entuzjazmi. Le te vijne
engjejt, le te hapen qiejt, ne qytetin e drites
le te vershoje bukuria kudo! Eja
kengetar hyjnore, bejme nje selfie, ta fusim
ne rrjet, nje pershendetje njerezimit
ti bejme qe prej dimensionesh. Cdo mijvjeçare
vjen nje poet si ty mbi toke.
4
Kendojme bashke kembanoren e Xhotos,
prej drites se vet ndrit, te tejdukshme
mermeret, jemi tashme banoret e qiellit?
Shperthejne mermeret e gjelber, te bardhe
te kuq. E shikon vella i dashur ne shpirt,
erdhi ora:nen nje qiell te kalter violent,
çahet materia, si pelhura e tempullit kur
Krishti u ngjit ne qiell mes te 6 dhe te 9-es ore,
ngrehet e madherishme simfonia e drites,
shfaqen engjejt ne tre, shtate, nente.
Dante,
therrasim dhe te Madhin bankier,
me e mail, telefon, fax, hei, dil nga
humbnella e zeze e harreses, ketu tashme
çdo gje shkelqen fort: kisha, sheshe, kulla.
Po shperbehet atomi i materies, dallohen
tashme dimensionet, jetet paralele, botet
dhe qendra supreme nga ku i Madherishmi
rrezaton driten e universit.
Eja Dante, eja, kujdes hunden nga kjo
dega ketu qe nuk e sheh..
Marrin flake sheshet e Firences,
substance qiellore qe nuk e djeg materien
por ndriçon shpirtin deri ne skaje,.
Ndrin si mesdite sheshi Signoria. Te
perulem ty gezim i shpirtit, puth token, prej
Teje i bekuar shpirt i lartesive.
Lavdi e syve te mi,
ne grupe engjejt fluturojne
nen nje qiell rozeturkezekalteroshe, ndritur
nga e saja substance ajrore. Me uje
parajse ngrene dolli shenjtoret atje,
po vjen ora e mijvjeçareve, me ne fund.
5 Jo, pra, jo, nuk kam etje te kendoj
driten e zeze te ndjesise kobzeze te
pertej jetes se akullt. Te tjere kengetare
le ta bejne kete, una jam i dashuruar me driten,
duartrokas perjetesine, brohoras per
te pavdekshmen. Te tmerreshmen erresire me
rrathet e syve blu, buze te mavijosur jeshil
britme e pashtershme dhimbje,
le ta kendojne te tjere. Qe nga thellesite
ngrehet si nje i erret renkim. Jo, nuk dua
te kendoj ndyresine ku nje Jezus i rishfaqur
i bekon nje e nga nje. Pyllin tend te erret, poet
e gjeta ne te ftohten feshferime te eres ne kater
te mengjesit, mbi kartone, prapa kutive te
plehrave, poshte kollonave, ne stacjone, neper
metropolitana mbuluar me murales, ku flenin
te braktisurit. Aty ku ulerin mjerimi,
dhe deshperimi eshte nje djall
me dhembet qe i kerrcasin. Jo, nuk dua. Te
tjere le te kendojne te mjeret. Flen ushtria
e te pastreheve, dridhet shpirti nga te ftohtet, nje
muzike e erret ngrehet, si nje peshperime
ngushellimi, te refuzuarit, te papasurit, te ofenduarit,
peshperime ngushellimi. “Mami, po babai im?”
“Une jam per ty, dashuria ime, baba, teze, daje,
gjyshe dhe gjysh!” Hesht femija, i habitur.
Dante, lotet po mi shprishin imazhet nder sy!
Dashuria do te na shpetoje, vella i dashur i
drites se se nesermes, dashuria pa fund, per
kete njerezim te baterdisur.
Gjetur kam, rrathet e tua atje poshte, tek
femijet e violences sesuale, tek shpirti i goditur
nga kanceri qe sperdridhet nga dhembja e
bere lot, o trishtim njerezor, ngushellim
kerkon, asgje tjeter. Po, vdes shpirti me
pyetjen e ngrire ne buze:Perse? Ti kengetare
i se pakapshmes, profet i se ardhmes, nuk je
vetem sjelles i drites qe na jep lajmin e lumtur,
je: afrikani ne udhekryq qe me
pellemben e hapur kerkon lekun e pengut, je
i pergjumuri i Bangladeshit mbi shkallet
e kishes, turite nga qielli, syte qe enderrojne,
duart e zeza shtrengojne trendafilat, fikson
Jesusin femije dhe pyet Perse? O femije
i asnjerit, çfar ben larg nga toka jote, femije
jetim i se panjohures, edhe per ty engjejt
do te qajne dhembshurie, dhe do te pranohesh
ne deriçken e drites. Ti afrikan, celule kanceroze
e mishit te huaj, qesh duke mos pasur asgje,
djall paqesor me syte e kuq, gorrille perendimore.
Don te na mesosh lumturine ndoshta duke
mos pasur asgje?
Zbres spiralet e kobshme te ferrit tend te zi,
ja ku eshte ushtria e te papuneve, pirunj plastike
gelltisin ne mencat e Karitasit, shpresen tek nje
zot e kane humbur prej kohesh,
dehen duke qeshur pa dhembe morracaket,
dinjitet kerkojne, respekt per njeriun. Ngushellim
ngushellim, ngushellim, muzika e fundme
e mjerimit. Ti qytet i drites qe do te vije, ti
nuk je vetem: spektakel i se bukures qe ne
gjeometri perfekte, mposht çdo mermer, skulpture,
kishe nen driten e zbehte si fantazme, ti je
edhe melodi e pafunde jevgjish qe i bien violines,
je marrokin abuziv qe vrapon kur vjen ligji,
femija i abuzuar qe nuk do te rritet me kurre, rob
i fatit, me djajte do te bashkjetoje edhe
pertej materies.
6
E madherishmja, e famshmja Firenze, e jona.
Deri ne Fiezole, pertej shen Miniatos, pertej shen Gjergjit,
Bagno a Ripoli, Cure Alte, nje fryme e fresket
mengjesi prej aurore qiejsh, prej Hyjnise
bekuar, poshte zbret shpesh, muzike qe te ngren lart, mahnitshem..
Shembelltyra i ka ndryshuar
i paarritshmi kengetor, por guret jane po ato. Hyjnori
vjershetor qe u shkrive me perjetesine. I
degjon te lashtat mermerima te
lavdise se shkuar? Cdo mermer e din, çdo
dru shekullor strehe e din, çdo kangjelle hekuri
e din, çdo embleme familje, kujton! Syte e
tyre te padukshem kane regjistruar
kujtesen e shekujve, deshmitare. Eja Dante.
O Ure Mbretereshe: i dridhshem refleksi yt,
gjeometri dopje, qe e pakapshme si iluzioni,
perhapesh me dritaret e drites, ne eren e
lehte regetitese mbi ujin e qete.Ketu ti
prisje qe te kalonte vajza? Shkojme edhe drejt
shtepiave te Portinareve?
Vellai im i madh ne shpirt, mos me
shih habitshem! Une jam me shume se ty
i habitur, mos me shih ashtu, une, me shume
se ty lote te nxehte kam derdhur, qiellori
poet. Ashtu mos me kundro! Po te
shihje ti sot vajzat e drites, frymen do
ta mbaje, qeshin me adhurimin e mistershem
te sirenave, zera muzike,
te bejne te enderrosh veshtrimet e tyre.
Syte e tyre: dritare nga ku mund te
shohesh perjetesine, vithet e tyre:
enderra deshirash ku rilind jeta. Cdo gje
e ndriçuar si dita, mrekullisht. Engjejt
mbi globin e arte te Verrochios jane
mbeshtetur, ti pra, ti qe psheretije per
te ripare kete qytet larg ne mergim, para
se te ndroje jete. Ja momenti i triumfit,
stacjoni i fundit i udhetimit njerezor. Po
shperbehet atomi, substanza po shkerrmoqet,
iluzioni i mishit po len vendin te vertetes
shpirterore. Muzike
e hyjnishme triumfale, pikon drita si
linfe jetesore, nektar hyjnishe. Oh
mengjes lartesishe: njemije puthje drite
bekojne habine tone, ja triumfi mijevjeçare!
Eja Dante, eja pergjate Arnos.
Marrim nje kafe ne kete bar
ndoshta e gjen Beatriçen tende.
7
Jam i teri prej drite kete mengjes. Ndoshta
sinergjia e shpirterave tek perfektja
na katapulton, por jam i teri prej drite sot.
Loti i shndritshem me shket neper faqe
dhe kam zemren: pellumb te bardhe bukurie.
E kendeshme kafeja, e embel po me duket
jeta sot ne mengjes, i mbeshtetur ne parmak
te lumit, ngre kryet dhe substancen e lehte
te se kaltres me nje gisht e prek,
perqafoj horizontet dhe bukurie ekzaltohem.
I perjetshem ky moment, do te mbetet
e paprekur lavdia e drites, i çmuari thesar
me shtate çelesa ari mbyllur, ky
nektar hyjnore.
8
Po perse, perse nuk mund te fluturojme gjithmone?
Perse, perse nuk mund te jetojme çdo çast ne dashurine?
Perse, perse nuk mund te jemi perhere te kristalte?
Pershendesim driten, dhurate qielli!
Nje urrah per driten!
Nje urrah per lavdine e shpirtit!
Nje urrah per lehtesine qiellore, lumturine!
Nje urrah per hovin e gezimit!
Hyjnia ime
uleret nga fundet loti i kalter.
9
Po, i pamatshmi rapsod i perjetesise, zbresim
akoma neper rrathet e tua te humbjes, gri
e papercaktueshmja substance, bryma
e perhumbjes me turbullon mendjen, dridhem
tmerrit, i akullt shpirti: atje ku ti gjeje epshoret,
te babeziturit, mashtruesit, violentet, ne spiralet
e materies, une kam gjetur femijet e urrejtjes,
te pa ngushellueshmit. Zbrit Jezus, ngushello
te semurin psiqik, i cili me tre femije per te rritur,
ka humbur timonin e anijes se vet, ngushello
vetmitarin gati per te vrare veten, engjejt
e kane braktisur? Ngushello te ofenduarin
e pafajshem qe te drejten nuk e gjen, shtrengon
grushtat nga urrejtja, ka humbur besimin
ne qiell? Dante, ti, sbrite rrathet e humbjes,
prej poetit udheheqes i marre per dore, ne
substancen gri te papercaktueshme, ne te
akullten mjergull te asgjese, une po humb ne
dhimbjen e femijve te urrejtjes, ne epshin e
te pa ngushellueshmeve. Aty, ku muzika e
bukurise nuk arrin kurre, dhe ngushellimi
e humb zerin qiellore. Ngjitemi, profet i lartesive,
ketu, tmerri me ben te me ngjitet ne gryke
farmaku nga rropullite, shkume jeshile
zorret, çfar te vjelle e ethshme! Dridhem
nga akulli i djerses, ngjitemi, pash driten,
o ze i prekur nga majat, jashte nga ketu! Larg
nga kjo humbje qe kendove, drejt shkalleve,
permes mjergulles se zymte, i ngjitemi spirales,
ulerimave. Une dashuroj
driten e lavdise se dimensioneve.
10
Dolem nga tmerri i zi, une
filloj prap te ekzaltohem:
Kush me ngren kaq lart?
Kush me ndrit kaq shume?
Kush me ben te fuluroj keshtu?
Kush ma ka bere kete dhurate?
I marre, i krisur, i çmendur?! Oh
substance energjike qe
ne rrathe, nga qendra shperhapesh,
nga gjoksi çlirohesh si nje melodi drite,
bokse shperndarje te se padukshmes,
e pa prekshmja antene e te bukures,
vibracjon i te vertetes,
dashuri, qe nga gjoksi perhapesh
si nje hyjni e vogel. Don
te jetosh perhere
vella drite?!
11
Me kallzo Dante, provove
te njejten gje? Me thuaj vellau im
ne shpirt, tek ty gjej vetveten.
Me thuaj, trego, shprehu. Dhe
ti Kupole meme, qe pak nga pak shfaqesh
ndersa ecim. Tej degeve te shelgut
perflakur nga dielli, ti shfaqesh madherisht. Jane
te zinj qiparisat ne kundradrite, nuk
pengojne forcen hyjnore te drites.
Nje sekret ne ajer. Shpirti eshte
aq solemn, fluturon lart fjala. Eja Dante,
eja, i nderuar te jem me ty tani, hajde,
ti ngjitemi murit te qytetit deri ne Belvedere,
nje Brunello le te pijme duke e tokur
per triumfin. Une veshur me xhins,
kemishe lini, atlete Nike, ti kapele
arkaike, mantel te purpurt, kepuce
prej gjimnasti, streçe te atehershme,
hije njemijetreqindeshe. Eja Dante, eja
le ta shkrijme dashurine per
kete qytet, erdhi ora e drites.
19 10 2017
Komentet