Te Frashni i Katrin’ Tomes, n’ Zallkolec
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Dielli i ra skiç Frashnit t’ Katrin’ Tomes,
Vorret e vjetra te Trojet e Sh’Njergjit,
N’nji pranvere me uji shume rruxhani i ka zbulua,
Eshtnat rrin’ varun si cokla n’ per sllat,
Hija e frashnit asht’ e qete si Madja n’Va t’Motorrit,
Si mbulesa bojkamile mbi Elter.
Xhingallat nar gjethe zukasin,
Njiherit, n’zheg si britmtaret,
Me ruba t’zeza mbulua ftyren,
Kur Dielli gati tu’ ra n’det,
Hija e Frashnit rritet e kapet per fushe,
Si rrshaja nper livadin e kositun.
Mrraglat tanditen punuan pa u lodhe,
Hija e Frashnit asht’ e lehte,
Batia njitet deri nalt zallit,
Dy nuse e tri varza tu qesh vine shtegut vone,
Xhubletat bukur i lane mbi kapercyell,
Me rasha te bardha tash me pulbardhat
Ende nuk jane larguar prej egoizmit,
Syni nuk mund ti ndaj,
Prandej na msonin kur te shkoni me mbush uji,
Me hedh ma par’ nji guralec…me tremb shtojzavallet,
Se rrine te truma e n’Made me i shkel asht’ keq.
Qyrylykt’ nuk e harrojn’ kangen kurr’,
Frashnat prap’ do t’hijezojne….livadeve, megjave, bukur.
Hija e Frashnit t’Vjeter nuk na tremb….
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Katrin’ Tomja, ishte nje grua fisnike e lindur ne Ishull te Lezhes. rridhte nga familje e pasur dhe kishte lindur e edukuar disa femi te gjithe me shkolle dhe me kulture. Kishte toka dhe ne Gurez. Sot nje mikrotoponim mban emrin e sa, Frashni i Katrin’Tomes. Per shkak te prejardhjes se saj familje e shpallur kulake si dhe te bijve te saj <<Thani>> si ushtarake e drejtues te administrates ne mbreterine shqiptare, u u vrane e burgosen edhe nipat ne lokalitetin e Gurezit. Nje nga nipat e saj ishte Nikoll Ded Koleci i pushkatuar pa gjyq ne masakren e Gurezit te 27 gushtit 1946 si dhe i sternipit te saj Gasper Gaspri denuar dy here duke kryer denimet ne burgjet me te veshtira te Shqiperise. Si Nikolla dhe Gaspri, te dy djem deshiri, te vetem. Ktrine Tomja, gjyshja e atletes se njohur Pina Thani dhe artistes Tinka Thani-Kurti. Pina dhe Tinka disa here pushimet e shkolles i kalonin prane gjyshes Katrine e halles Prene. Ato rrethoheshin me kuriozitet e dashuri nga vajzat e Alkut, Gurez per shkak te moshes dhe civilizimit qe sillnin ne fshatin e thelle fushor. Fotot i shkeputa nga nje liber i dhuruar nga nje mik i imi.
Ne foto : Katrine Tomja, Katrine Tomja me te bijen Prenen, Dy djem oficera te pushkatuar te Katrine Tomes.
Prena e Ded Kolecit, e ama e Nikoll Ded Kolecit, e reja e deshmorit te atdhet per liri e pavarsi Kolec Marku per te cilin Franc Nopca flet me superlativa. Nje volum me poezi e ka titulluar “Gedichte von Kolez Marku”.