Voal – Frika se në diplomacinë shqiptare ka spiunë, apo ata që do të emërohen kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, ka bërë që të ndërmerret një kontroll në të gjithë strukturat e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të këtij institucioni, shkruan sot Shqiptarja.com. Të gjithë diplomatët që janë aktualisht në detyrë apo edhe ata që do të emërohen do të jenë të detyruar që të tregojnë me imtësi të shkuarën e tyre dhe lidhjet që mund të kenë pasur më parë.
Për këtë qëllim, në përfundim të këtij procesi të gjithë ata që do të emërohen do të pajisen me një certifikatë2 që do të vërtetojë që nuk kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Nëse do të vërtetohet e kundërta, mësohet se do të kërkohet largimi i tyre.
Komentet