Ky informacion u publikua nga Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i cili pretendon se numri i fëmijëve të mbytur përbën30 përqind të numrit të përgjithshëm (590) të të mbyturve në Detin Egje
GJENEVË – Në vitin 2015, në Detin Egje ndërmjet Turqisë dhe Greqisë kanë humbur jetën 185 fëmijë të refugjatëve.
Ky informacion u publikua nga Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i cili pretendon se numri i fëmijëve të mbytur përbën 30 përqind të numrit të përgjithshëm (590) të të mbyturve në Detin Egje.
Në shtator të këtij viti opinion botëror e kanë tronditur pamjet e fëmijës sirian, Aylan Kurdi i gjetur në brigjet e bregdetit turk të Bodrumit. Që nga atëherë, sipas zëdhënëses së UNICEF-it, Sarah Crowe, vetëm në tetor në Detin Egje janë mbytur 90 fëmijë. aa
Komentet