Reth 270 pjesëmarrës dhe dhurues të drejtpërdrejtë ju përgjigjën ftesës së lëvizjes më të re “Bashkësia Shqiptaro-Amerikane për parandalimin dhe shërimin e kancerit”. Kjo veprimtari shquhet tepër dinamike përsa i përket zhvillimit të saj pasi brenda këtij viti dëshira për të ndërgjegjësuar, qartësoi edhe më shumë misionin e kësaj lëvizjeje ku dallon bashkëpunimi i grupit organizator, të të mbijetuarve, pacientë që po trajtohen për shërim dhe grupi i gjerë i mjekëve të njohur nga “Brigham & Women’s Hospital” të Bostonit.
Njohuritë dhe përvoja e jetës për nismëtaret e Komitetit Organizator “Shqiptarët Mundin Kancerin” (Roberta Nashi, Mimoza Papargjir dhe Brunilda Shosho), shprehën më së miri qëllimin e këtij organizimi ku vemendja u pëqëndrua në njohjen dhe përpjekjet për ta mundur kancerin të cilat mund të arrihen së pari duke patur parasysh çështjet; 1- Kujdesi, 2- Parandalimi, 3- Kurimi Shërues, 4- Mbështetja, 5- Rrjeti i Bashkëpunimit, 6- Dhurimi, 7- Fusha Kërkimore, 8- Fitorja dhe të Festuarit, për një jetë sa më të shëndetshme.
Fjala përshëndetëse nga Roberta Nashi mbi këto qëllime të nismës dhe veprimtarisë u pasua nga ligjëratat e mjekëve specialistë të kësaj fushe, dr. Agim Aliaj, dr. , John Goldberg, dr. Philip Çaushaj, dr. Ivi Kasimati, dr. James M. Cleary të cilët paraqitën histori të pacientëve dhe ndërhyrjeve për shërimin e tyre për femra dhe meshuj mbi diagnostikime si, kanceri i gjirit, i mitrës, i zorrëve, prostati, kanceri i lëkurës etj.
Pra me një trajtesë kaq të gjerë veç informacionit historik dhe shkencor për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes që sollën mjekët me interes të veçantë u ndoqën ligjëratat e Roberta Nashi dhe Mimoza Papargjir që sollën përvojat familjare dhe personale të tyre për kapjen në kohë dhe ndjekjen e trajtimit të sëmundjes, formimin e një rrjeti shoqëror ndihme për ta përballuar dhe mundur kancerin.
Gjesti bujar i këtij takimi veç ndihmës financiare të dhënë nga shumë biznese shqiptare pati dhe dhuratat e menjëherëshme nga pjesëmarrësit duke e tejkaluar parashikimin e organizatorëve me arritjen e një shume prej 15, 300 dollarë një shumë kjo që i jepet BWH në fushën e kërkimit shkencor.
Organizatorët kishin rastin të falenderonin pjesëmarrësit për këtë mbështetje duke ndërtuar një atmosferë feste dhe gëzimi e cila u përshkua nga muzika e luajtur dhe e kënduar prej disa artistëve të njohur shqipëtar si Brunilda e Rik Hoxha, Petrika Mele, Valentin Veizi, Rachel Stoja.
Ju falenderojme Voice of Albania qe percollet mesazhin tone edhe jashte kufijve te Amerikes. Kauzat e medha nuk njohin kufij.
Falenderojme Ardian Murraj videographer dhe gazetar me përvojë, që sot jeton dhe punon në Worcester, MA qe iu pergjigj “PO” kërkesës sonë duke dhuruar talentin e tij në filmimin dhe paraqitjen e eventit Shqiptarët Mundin Kancerin. E falenderojmë për profesionalizmin dhe përkushtimin në punën e tij te shkelqyer për të sjellë në dritë këtë event.
Frymë reagimi
Profesori me gradë shkencore(dr)nga Kërçova:Leni librat shqip se prej tyre nuk ka bukë e,mësojeni gjuhën angleze…!
Para do kohe,erdhi në Çikago, profesore i shtyer . . .
Lajmërim: Sado degë të rreme të krijohen nga “perandori”, do të vijë momenti kur asnjëra prej tyre nuk do të njihet, pasi ato janë në shkelje të plotë me Kanunoren e vitit 1926, s . . .
Koncert nga AMA- Sa të mrekullueshëm!
Ja çfarë shkruan maestro Afrim Shabani:
“Ka njerëz që nuk janë thjesht dëshmitarë të kohës së tyre, por gurë themeli të kujtesës kombëta . . .
Biblioteka dhe arkivi personal i Arshi Pipës në Muzeun e qytetit të Shkodrës
VOA Pëllumb Sulo
Profesori shqiptaro-amerikan Arshi Pipa në vitin 1996, para se të ndahej nga je . . .
Shumë nga ata që nuk kanë parë asnjë ditë të jetës internimin apo burgun, sot dalin si “ish të përndjekur politikë” aktorë të vërtetë.
Ndërkohë, ata që vërtet vuajtën interrnimin e bur . . .
‘Thinking Machines Lab’ është një startup i ri dhe premtues në fushën e inteligjencës artificiale, i themeluar nga shqiptarja Mira Murati, ish-Drejtoreshë e Teknologjisë në OpenAI. . . .
Për shkak të skenarëve shfarosës,denigrues,të dhunës dhe të projektit për tokën pa shqiptar në Kosovë,regjimi i Serbisë e hapi portën për shpërngulje në tokën e largët të Anadollit n . . .
Sot festojmë me krenari një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë – shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë është simbol i sakrificës, qëndresës dhe aspi . . .
Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull në krah të çështjes kombëtare ,me një zë të fuqishëm para administratës amerikane në Washington,në kërkim të lirisë dhe pavarësisë s . . .
Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u d . . .
On January 19, 2025, at the Allendale Steakhouse in Allendale, NJ, owned by the Veseli brothers, the Albanian American Civic League Board held its first meeting in 2025, where they di . . .
Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, ishin qendrat e fundit të votimit të diasporës, në të cilat ka përfunduar procesi zgjedhor.
Qytetarët e Kosovës jashtë v . . .
Ju falenderojme Voice of Albania qe percollet mesazhin tone edhe jashte kufijve te Amerikes. Kauzat e medha nuk njohin kufij.
Falenderojme Ardian Murraj videographer dhe gazetar me përvojë, që sot jeton dhe punon në Worcester, MA qe iu pergjigj “PO” kërkesës sonë duke dhuruar talentin e tij në filmimin dhe paraqitjen e eventit Shqiptarët Mundin Kancerin. E falenderojmë për profesionalizmin dhe përkushtimin në punën e tij te shkelqyer për të sjellë në dritë këtë event.