Kam mësuar se sytë e një gruaje të bukur, të mençur, tè ditur dhe të thellë, flasin në distancë dhe shkruajnë faqe ose kronika të shkëlqyera për jetën, njeriun, popullin (kombin), shtetin, dashurinè, bukurinë dhe profecinë e brendshme që e prekin dhe arrijnë të lartën, sublimen ose madhështoren.
Gjithashtu, kam mësuar se si sytë e femres ose gruas shqiptare shohin ose shikojnë dikund largë përtej barierave ose barrikadave të ndryshme politike, partiake, rajonale, krahinore, patriarkale, provincialiste dhe të tjera..dhe së brenda algjebres dhe alfabetit të tyre e kanë fizikën, kiminë ose biokiminë e brendshme të gjakut, trurit, zemrës dhe të shpirtit.
Në algjebren dhe alfabetin e syve tè saj, kam mësuar edhe për shiun e lotëve, frakturat, lëndimet, plagët dhe pezmatimet e brendshme skeletore ose gjenetike. Edhe për gjuhën dhe gjakun e cenzuruar, zemrën, shpirtin, palcën dhe limfën.
Edhe për prushin ose zjarminë e saj qè i djegin dhe kallin flakë madje edhe tokèn, detin dhe qiellin.
Në algjebren dhe alfabetin e syve t’saj, kam mësuar edhe për angazhimin e saj “n’pollitikën e burrave t’ fortë” si dhe ato rropatje ose “përplasje indiferente” qerpikësh që mezi i presin rrezet e diellit- menjëherë pas shiut, struherès ose furtunes.
Në algjebren ose alfabetin e syve t’saj, i kam parë, njohur, lëxuar dhe kuptuar fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heroniave, aktereve ose protagonisteve të njohura antiko-mitike… Sytë, portretët ose fotografitë e Elenës, Olimpisë, Teutës, Euridikës, Donikes, Penelopës, Kleopatreses, Lavinies së bukur nga Roma Antike ose Rea Silvisë.
Edhe sytë e Psihës dhe Afërdites….)))
Në algjebren dhe alfabetin e syve t’saj kam lëxuar dhe mësuar shumë numra, shifra, ngjarje dhe data.
Në algjebren dhe alfabetin e syve t’saj, kam parë, lëxuar dhe mësuar se si femrat ose gratë i lindin burrat, trimat ose heronjtë e vërtetë, ndërsa burrat i bëjnë ose krijojnë veprat.
Gjithashtu kam parë, lëxuar dhe mësuar se yjet e panumërt në qiellin e pafund, asnjëherë nuk kanë frikë nga sytë e bukur të një femre ose gruaje të ditur, t’guximshme, misionare dhe ekselente.
Në algjebren dhe alfabetin e syve të femres ose gruas shqiptare kam lëxuar dhe mësuar se vetëm arti i gruas dhe arti i luftës, të bëjnë ushtar, mëshkull ose burrë të vërtetë.
Edhe për faktin se gjinia e bukur ose poli i butë, përbejnë 5O përqind të familjes, popullit (kombit), shtetit ose atdheut tonë që e lindin, rritin, udhqejnë, frymëzojnë dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mëshkullore.
Kam mësuar edhe për “dekalogun” e Maria Magdalenes”, “kodin” e Leonardo Da Vinçit ose “urdhëresën e pestë”…!
Sot është 6 Zetor 2O19….
Po thonë se nesër do jetë 7 tetor 2O19…Një ditë e re…Edhe për Ju!
Komentet